Tag: oshee

  • Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

    Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

    Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë një bilanc lidhur me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike për këtë sezon veror.
    Nëpërmjet një video-mesazhi, Balluku është shprehur se krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ka një rritje me 20% të kërkesës për energji.
    Balluku thekson se pavarësisht kërkesës së lartë OSHE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent, ndërsa shkëputjet kanë qenë minimale.
    Reagimi i plotë:
    Uroj që të jeni të gjithë mirë në një ditë të nxehtë korriku. Sot mora raportin e 6 ditëve të para të konsumit të energjisë elektrike nga OSHEE Group. Duke e krahasuar korrikun e vitit 2024 me korrikun e vitit 2025, vetëm në javën e parë, kemi 20% rritje të kërkesës. E gjitha kjo, e thënë ndryshe në shifra dhe duke e krahasuar, është që 6 ditët e para të korrikut 2024, mesatarisht shkonin 18.6 milionë kilovatorë kërkesë, ndërkohë që në korrik 2025, në këto 6 ditë të para, kemi pasur një kërkesë prej 22.4 milionë kilovatorë.
    E gjitha kjo padyshim reflekton edhe ditët e nxehta, por duke ju referuar historikut edhe një vit më parë, korriku dhe gushti kanë qenë dy muaj shumë të nxehtë, por nga ana tjetër reflekton edhe kërkesë që vjen në rritje për shkak të njësive të reja të hotelerisë apo banesave të cilat kanë filluar të jenë të përdorshme apo edhe njësive të biznesit operacional.
    Me gjithë kërkesën e rritur me 20%, krahasuar me vitin 2024, puna që po bëhet sot në terren nga grupet e OSSH është një punë që e konsiderojmë shumë të mirë, pasi shkëputjet kanë qenë minimale dhe nga ana tjetër të gjitha ato avari që kanë ardhur për shkak të ngarkesës së rritur, sigurisht janë sistemuar dhe rregulluar në një kohë rekord.
    Unë uroj që të jeni të gjithë shumë mirë dhe ju siguroj që mbi 1600 punonjës të OSHEE Group ndodhen në krye të detyrës për të ofruar një shërbim sa më cilësor.

  • 20% kërkesë më shumë se një vit më parë për energji, Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë

    20% kërkesë më shumë se një vit më parë për energji, Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë

    Ministrja Belinda Balluku: Pavarësisht ngarkesës së shtuar gjatë muajit korrik, me 20% më shumë kërkesë për energji, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent, ndërkohë skuadrat e terrenit janë në gatishmëri për riparimin e çdo avarie

    Top Channel

  • DOSJA/ Grushta dhe shkopa bejsbolli- Si u dhunua barbarisht faturistja e OSHEE nga vëllai i biznesmenit Ylli Cara

    DOSJA/ Grushta dhe shkopa bejsbolli- Si u dhunua barbarisht faturistja e OSHEE nga vëllai i biznesmenit Ylli Cara

    Foto ilustruese

    TIRANË- Zbardhen detaje nga dosja hetimore për dhunimin e një punonjëseje të Operatorit Shpërndarës së Energjisë Elektrike (OSHEE), e cila identifikohet si Rubena Hasa. I pandehur për dhunimin e punonjëses së institucionit është marrë Spartak Cara, i afërmi i biznesmenit Ylli Cara.

    Ylli Cara

    Por si ka ndodhur ngjarja? Si dhe pse u dhunua punonjësja e OSHEE teksa kishte shkuar për të kontrolluar matësin, detyrë që ajo e bënte si çdo ditë…

    Si ndodhi ngjarja?
    Ngjarja ka ndodhur më 25 prill të këtij viti, ku rreth orës 12.00 është marrë njoftimin se në spitalin e Traumës ishte shtruar Rubena Hasa, e cila kishte dëmtime të rënda në pjesën e fytyrës dhe të trupit. Atë ditë ajo kishte shkuar tek bar-kafe “Foleja 24 BS”, me vendndodhje midis rrugës “Artan Lenja” dhe rrugës “Studenti”, për të kontrolluar sahatin. Sipas dosjes së publikuar nga “VNA”, në vendin e ngjarjes, u konstatuan dhe u shënuan si prova shishe birre të thyera dhe një vëth që i kishte rënë Hasës teksa dhunohej. Bashkë me vathin u gjetën edhe “mjetet e dhunës”. Njolla gjaku, një shkop bejsbolli dhe dorezë e mbështjellë me natriban me ngjyrë të zezë.
    Nga vendi i dhunës për në spital
    Punonjësja e OSHEE-së është dërguar e vetme në spital…me një taksist! Punonjësi i një kompanie taksish në Tiranë tregon para Policisë se rreth orës 12.11 ka marrë një telefonatë për të shkuar në rrugën “Studenti”, e aty një person me kapuç i ka futur në mjet një vajzë të dhunuar. Taksisti tregon se vajza ishte në gjendje të keqe dhe me sy të nxirë. Në këtë moment, personi me kapuç i ka dhënë vetëm një urdhër: Dërgoje në spital! Teksa shkonte për tek Trauma, e lënduara që kishte në makinë i kishte kërkuar vetëm diçka, që taksisti t’i njoftonte bashkëshortin. 
    “I.L., taksist, ka deklaruar se ka qenë në punë si zakonisht dhe rreth orës 12:11 minuta e ka telefonuar salla e kompanisë që të shkonte të merrte një klient në rrugën “Studenti”. Pasi ka vajtur, ka qëndruar rreth 10 minuta duke pritur dhe ka ritelfonuar sallën për të vënë në dijeni se nuk po paraqitej askush. Pas 2 minutash nga telefonata në sallë, papritur hapet dera e pasme e makinës, e krahut të djathtë, dhe ka konstatuar një djalë të veshur me kapuç, i cili ka futur në mjet një vajzë që ishte në gjendje të keqe, me sy të nxirë, duke krijuar idenë se ishte dhunuar. Personi që e futi në makinë i tha: “Dërgoje në spital” dhe mbylli derën. Është nisur menjëherë për Spitalin e Traumës dhe ndërkohë shtetasja e dëmtuar i kishte thënë me vështirësi që të lajmëronte bashkëshortin e saj.”
    Rrëfimi i të dhunuarës
    Rubena Hasa, pasi merr veten në spital, tregon se më 25 prill ajo kishte shkuar për të lexuar matësin e energjisë elektrike në një lokal. Aty tregon se ishte futur brenda, por shton se nuk kishte parë asnjë njeri, derisa nga tualeti del një person që nuk i foli fare. Në këtë moment, ajo futet në tualet, lexon matësin dhe del. Por përballet me një tjetër person. Pikërisht në këtë moment zbulon se dy burrat kanë nisur që ta godasin me grushte dhe shkop bejsbolli deri në momentin që i ka rënë të fikët. Në rrëfimin e saj tregon është përmendur vetëm në taksi.
    “Rubena Hasa, nga ambientet e Spitalit Universitar të Traumës, ka deklaruar se kishte rreth 9 muaj që punonte si lexuese e OSHEE në qendrën nr.1 në Laprakë dhe se më datë 25 prill 2025 rreth orës 09:00 ka shkuar për të lexuar matësin e energjisë elektrike që i përkiste me kontratë shtetasit S.S. Konkretisht ishte një lokal në rrugën “Artan Lenja”. Pasi ka mbërritur, ka pasur të veshur jelekun e punës me mbishkrimin OSHEE dhe në qafë kishte të varur dokumentin e dukshëm të punës, ku shkruheshin të dhënat personale dhe pozicioni i punës. Ka shpjeguar se lokali ishte dykatësh. Është futur brenda lokalit dhe ka thirrur: “A ka njeri këtu?”. Është ngjitur në katin e dytë nga shkallët e jashtme dhe ka parë se brenda nuk kishte njeri. Në atë moment nga banjoja ka dalë një djalë i ri rreth 33-35 vjeç, trup mesatar, i imët, i dobët, me flokë të zeza, i cili e ka parë dhe nuk i ka thënë asnjë fjalë, por ka vajtur te banaku i lokalit. Deklaruesja ka shpjeguar se është futur për të lexuar matësin në banjo dhe sapo ka mbaruar, ka dalë nga banjoja dhe është nisur për të dalë nga lokali. Ka konstatuar se dera e lokalit ishte e mbyllur, duke mos pasur mundësi të dilte dhe aty ka parë një tjetër djalë që ishte me personin e parë, rreth 35 vjeç, qeros, pak i mbushur, që i është drejtuar asaj duke i thënë: “Çfarë do ti te shtëpia ime?” Deklaruesja i është përgjigjur se ishte punonjëse e OSHEE-së dhe se kishte detyrë të kontrollonte sahatin e dritave, por ndërkohë dy personat kanë filluar ta godasin me grushte dhe me shkop nga trupi, duke e lënduar derisa i ka rënë të fikët. Deklaruesja thotë se është përmendur pak çaste dhe ka parë që ishte brenda një automjeti dhe drejtuesi i tij i kishte thënë se ishte në taksi dhe po e dërgonte në spital.”
    Nga e gjithë kjo ngjarje e rëndë, Prokuroria e Tiranës ka mundur që të identifikojë vetëm Spartak Carën, i cili edhe pse akuzuar se ka dhunuar një punonjëse të shtetit, është lënë në “arrest shtëpie”. Kjo sepse dëmtimet e Rubena Hasës janë klasifikuar se nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën. Kështu, vepra penale nga “plagosja e rëndë me dashje”, po hetohet për “plagosje e lehtë me dashje”. Vepra e parë penale, dënohet tre gjer në dhjetë vjet, ndërsa e dyta me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Në “mbrojtje” është edhe një dokument mjekësor, që “provon” se Cara ka varësi nga abuzimi me substanca. Për të vërtetuar këtë pretendim është dorëzuar një kopje të një dokumenti mjekësor të lëshuar nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sipas të cilit rezulton se i dyshuari Spartak Cara ka qenë i shtruar në këtë spital në 2017 me diagnozë “çrregullim psikotik në terren të abuzimit me substanca”./ZËRI

    whatsapp image 2025 07 07 at 64050 pm 1

    da008c52 aa46 42ea 8d08 91ee2bbea88a

    1754222f f648 4d61 99bd 766663b65b73

    2ded518d 9f38 4bb1 9d9a 5553e1e25529

  • Ngarkesa gjatë muajit korrik/ Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent

    Ngarkesa gjatë muajit korrik/ Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent

    Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent.
    Reagimi i plotë;
    Uroj që të jeni të gjithë mirë në një ditë të nxehtë korriku. Sot mora raportin e 6 ditëve të para të konsumit të energjisë elektrike nga OSHEE Group. Duke e krahasuar korrikun e vitit 2024 me korrikun e vitit 2025, vetëm në javën e parë, kemi 20% rritje të kërkesës. E gjitha kjo, e thënë ndryshe në shifra dhe duke e krahasuar, është që 6 ditët e para të korrikut 2024, mesatarisht shkonin 18.6 milionë kilovatorë kërkesë, ndërkohë që në korrik 2025, në këto 6 ditë të para, kemi pasur një kërkesë prej 22.4 milionë kilovatorë.
    E gjitha kjo padyshim reflekton edhe ditët e nxehta, por duke ju referuar historikut edhe një vit më parë, korriku dhe gushti kanë qenë dy muaj shumë të nxehtë, por nga ana tjetër reflekton edhe kërkesë që vjen në rritje për shkak të njësive të reja të hotelerisë apo banesave të cilat kanë filluar të jenë të përdorshme apo edhe njësive të biznesit operacional.
    Me gjithë kërkesën e rritur me 20%, krahasuar me vitin 2024, puna që po bëhet sot në terren nga grupet e OSSH është një punë që e konsiderojmë shumë të mirë, pasi shkëputjet kanë qenë minimale dhe nga ana tjetër të gjitha ato avari që kanë ardhur për shkak të ngarkesës së rritur, sigurisht janë sistemuar dhe rregulluar në një kohë rekord.
    Unë uroj që të jeni të gjithë shumë mirë dhe ju siguroj që mbi 1600 punonjës të OSHEE Group ndodhen në krye të detyrës për të ofruar një shërbim sa më cilësor.

  • “Ç’të bëjmë, presim…”/ Braçe i revoltuar ndaj OSHEE: Prenë asfaltin dhe e lanë me çakull e pluhur

    “Ç’të bëjmë, presim…”/ Braçe i revoltuar ndaj OSHEE: Prenë asfaltin dhe e lanë me çakull e pluhur

    Erion Braçe nuk ka pritur fillimin e legjislaturës së re për të ngritur zërin për problematikat e Tiranës, si deputet, ndër më të votuarit, e kryeqytetit.
    Përmes rrjeteve sociale, deputeti socialist, ankohet për rrëmujën dhe papastërinë në lagjien e Nënstacionit në Selitë, të shkaktuar, sipas tij, nga OSHEE, për të cilën thotë se nuk ka rehabilituar rrugën, pas nxjerrjes së një linje nga nënstacioni dhe shtrirjen nën rrugë, duke prerë asfaltin.
    PRESIM OSHEEne!
    Ka nxjerre nje linje nga nenstacioni-pune e saj, e ka shtrire nen trupin e rruges-duke prere rrugen anash e permes, por ka lene rrugen keshtu ne gati 30% te seksionit te saj;
    Cakull e doemos pluhur!
    5 jave me pare i gjeta ketu punetoret e nje kompanie nen kontrate me OSHEE; me thane qe do prisnin dy jave qe cakulli te zinte vend dhe te asfaltonin; Kane kaluar 2 javet e tyre dhe 3 te tjera plus dhe rruga eshte sic e shihni, E PA RREGULLUAR!
    PRESIM OSHEEne! CTE BEJME, PRESIM, KOHA KETU NUK ESHTE FLORI, KOHA ESHTE PLUHUR’,- shkruan Braçe.

  • VIDEO/ Braçe denoncon neglizhencën e OSHEE në Selitë: Prenë asfaltin, pas lanë çakull dhe pluhur

    VIDEO/ Braçe denoncon neglizhencën e OSHEE në Selitë: Prenë asfaltin, pas lanë çakull dhe pluhur

    Deputeti i PS-së Erion Braçe, vijon që të bëjë opozitën si pjesë e qeverisë. Ai ankohet për rrëmujën dhe papastërinë në lagjien e Nënstacionit në Selitë, të shkaktuar, sipas tij nga OSHEE, për të cilën thotë se nuk ka rehabilituar rrugën, pas nxjerrjes së një linje nga nënstacioni dhe shtrirjen nën rrugë, duke prerë asfaltin. ”Pesë javë më parë gjeta këtu punëtorët e një kompanie të kontraktuar nga OSHEE. Do prisnin dy javë, që çakulli të zinte vend, e më pas do ta asfaltuanin”,-shkruan Braçe.
    Postimi i plotë

    Në Selitë, lagjja e Nënstacionit, presim OSHEE-në
    Ka nxjerrë një linjë nga nënstacioni, punë e saj dhe e ka shtrirë nën trupin e rrugës, duke e prerë rrugën anash e përmes. Por e ka lënë rrugën në këtë gjendje, me rreth 30% të seksionit të saj të dëmtuar: vetëm çakull, e sigurisht, shumë pluhur!
    Pesë javë më parë gjeta këtu punëtorët e një kompanie të kontraktuar nga OSHEE. Më thanë se do të prisnin dy javë, që çakulli të zinte vend, e më pas do ta asfaltuanin. Kanë kaluar dy javët që premtuan dhe edhe tre të tjera mbi to dhe rruga është ende ashtu siç e shihni: e parregulluar!
    Presim OSHEE-në!
    Ç’të bëjmë? Presim
    Koha këtu nuk është flori, koha është pluhur!

  • Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

    Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

    Goditi me sende të forta një punonjëse të OSHEE, pasi kishte shkuar për të parë matësin e energjisë elektrike në ambientet e lokalit të tij, ndalohet nga policia 38 vjeçari.
    Siç bëjnë të ditur uniformat blu është ndaluar shtetasi S. C., 38 vjeç i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
    -ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. C., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, sepse dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, ka goditur me sende të forta, një punonjëse të OShEE-së që kishte shkuar në këtë subjekt, për të parë matësin e energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Shkoi të kontrollonte matësin e energjisë në lokalin e tij, 38-vjeçari dhunon punonjësen e OShEE

    Shkoi të kontrollonte matësin e energjisë në lokalin e tij, 38-vjeçari dhunon punonjësen e OShEE

    Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 38-vjeçar, me inicialet S. C., i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte dhunuar një punonjëse të OShEE-së.
    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30.04.2025, i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjëseje të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OShEE).
    Ngjarja ka ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të 38-vjeçarit, ku punonjësja e OShEE-së kishte shkuar për të kontrolluar matësin e energjisë elektrike. Gjatë këtij momenti, shtetasi S. C. dyshohet se e ka goditur atë me sende të forta.

  • Dhunoi punonjësen e OSHEE, ndalohet 38-vjeçari në Tiranë

    Dhunoi punonjësen e OSHEE, ndalohet 38-vjeçari në Tiranë

    Një 38-vjeçar është ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. Gjykata e Tiranës më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
    Dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, ka goditur me sende të forta, një punonjëse të OShEE-së që kishte shkuar në këtë subjekt, për të parë matësin e energjisë elektrike.
    “ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. C., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, sepse dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, ka goditur me sende të forta, një punonjëse të OShEE-së që kishte shkuar në këtë subjekt, për të parë matësin e energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Goditi punonjësen e OSHEE-së në biznesin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

    Goditi punonjësen e OSHEE-së në biznesin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

    Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të shpallur më herët në kërkim, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj një punonjëseje të OSHEE-së gjatë detyrës.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur ndalimin e shtetasit S. C., 38 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
    Sipas njoftimit zyrtar, 38-vjeçari dyshohet se në ambientet e lokalit të tij ka goditur me sende të forta një punonjëse të OSHEE-së, e cila kishte shkuar në subjekt për të kryer verifikime në matësin e energjisë elektrike.
    Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që materiali i ndaluarit i është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

    Top Channel