Tag: oshee

  • Shlyerja e faturave të papaguara, OSHEE miraton paketë të re për t’i paguar me këste

    Shlyerja e faturave të papaguara, OSHEE miraton paketë të re për t’i paguar me këste

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar një paketë të re aktmarrëveshjesh që lehtësojnë pagesën me këste të faturave të pashlyera të energjisë elektrike deri në fund të vitit 2023.

    Masat synojnë mbështetjen e shtresave në nevojë, mbeshtetjen e biznesit te vogël, si dhe garantimin e qëndrueshmërise financiare te kompanisë.

    Përfitues janë familjarët me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë që mund të shlyejnë detyrimet me këste nga 1,200 lekë në muaj. Klientët e tjerë familjarë përfitojnë këste nga 2,800 lekë nderkohe qe kufiri maksimal është 240 këste.

    Klientët jofamiljarë – bizneset private dhe entitetet buxhetore – do të ndjekin një skemë të diferencuar sipas vlerës së detyrimit:

    Për klientët që shlyejnë detyrimin menjëherë, OSHEE ofron ulje të kamatëvonesës: 70% për familjarët, 50% për jofamiljarët dhe 100% për bizneset e vogla.

    Për t’u përfshirë në skemat e reja, klientët duhet të kenë paguar detyrimet për vitin 2024 dhe të kryejnë këstin e parë brenda 7 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes.

  • Prej 8 vitesh jetonte me frikë poshtë linjës së tensionit të lartë, Fiks Fare vë në lëvizje institucionet

    Prej 8 vitesh jetonte me frikë poshtë linjës së tensionit të lartë, Fiks Fare vë në lëvizje institucionet

    Një banor në zonën e Bathores ka jetuar për plot 8 vite me rrezikun e përhershëm të kabujve të tensionit të lartë, të cilët kalojnë brenda hapësirës së shtëpisë së tij.

    Që prej vitit 2017, ai ka dërguar dhjetëra shkresa pranë Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së në Tiranë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje apo ndërhyrje për zgjidhjen e problemit.
    Lutfi Danci tregon se fammilja e tij rrezikohet nga tensioni i  lartë i energjisë elektrike .Situata u bë edhe më e rrezikshme një vit më parë, kur një nga kabujt ra në oborr dhe shpërtheu në flakë. Zjarri përfshiu një pjesë të territorit  përpara shtëpisë dhe ndërhyrja e zjarrfikëses dhe policisë u bë e domosdoshme për të shmangur ndonjë fatkeqësi të mundshme. Banori tregon se nipërit dhe mbesat e tij luajnë çdo ditë në këtë oborr dhe se rreziku është real për jetën e tyre.
    Edhe pse ka bërë dhjetëra kërkesa për zhvendosjen e linjës së tensionit të lartë, nuk është marrë asnjë masë. Kështu z. Danci i është drejtuar emisionit Fiks Fare.
    Pas verifikimit të rastit në terren, ekipi i Fiks Fare iu drejtua  Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së në Tiranë. Brenda një kohe të shkurtër, inxhinierët e institucionit mbërritën në vendngjarje dhe konfirmuan se situata kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.
    Megjithatë, sipas tyre, problemi kishte hasur vështirësi edhe më herët, pasi banori kishte refuzuar vendosjen e një shtylle ndërmjetëse, duke kërkuar në vend të saj zhvendosjen e të gjithë linjës. Sipas shpjegimeve të OSHEE-së, linja e tensionit të lartë ka qenë aty që më parë, ndërsa banori ka ndërtuar shtëpinë në afërsi të saj e më pas e ka legalizuar.
    Edhe pse tani e ka privatizuar pronën, rreziku mbetet.
    Pas ndërhyrjes së Fiks Fare, OSHEE vendosi më në fund shtyllën e re, duke larguar rrezikun nga banesa.

    Top Channel

  • Shqiptarët paguan 3 milionë euro kamatëvonesa në faturat e energjisë elektrike për janar-prill

    Shqiptarët paguan 3 milionë euro kamatëvonesa në faturat e energjisë elektrike për janar-prill

    Shqiptarët paguan rreth 3 milion euro si kamatvonesa për faturat e tyre të energjisë që nuk u paguan në kohë, sipas të dhënave të raportuara nga OSHEE Group për periudhën janar-prill.Numri i faturave për të cilat është arkëtuar kamatëvonese është 1.36 milionë.Kamatëvonesat lindin në një faturë në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës. Pra nëse fatura është lëshuar për muajin janar ajo mund të paguhet pa kamatë deri në fund të shkurtit.Përpos këtyre, OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite. Këto aktmarrëveshje u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste.Deri në fund të prillit arkëtimet totale të Furnizuesit të Shërbimit Universal që është pjesë e OSHEE Group ishin 27 miliardë lekë apo rreth 270 milionë euro. Pagesat e faturave brenda afatit ka rezultuar në nivelin 96 për qind për katër muajt e parë të vitit.Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.34 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në 4 muajt të këtij viti ishin 4.1 milionë.Numri i faturave të emetuara pa lexim pra dëm ekonomik në total për 4 muaj ishte në një shifër prej 79 ndërkohë që nga raportimi standard i dikurshëm është hequr shifra e faturave me konsum zero. Një tjetër tregues i raportuar për janar-prill është ajo e numrit të faturave të emetuara pa lexim (energji e pa matur) ishte 1.2 milionë ku shifrën më të lartë e mban muaji shkurt me 308 mijë./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Për një faturë të papaguar i futën në burg, ndërsa borxhi i ujësjellësve ndaj OSSHE arrin 330 milionë euro

    Për një faturë të papaguar i futën në burg, ndërsa borxhi i ujësjellësve ndaj OSSHE arrin 330 milionë euro

    Shqipëria është në kulmin e sezonit turistik dhe furnizimi normal me ujë është kthyer në sfidë për qytetet bregdetare sidomos, por nga ana tjetër ndërmarrjet e publike të ujësjellës-kanalizime (UK) e kanë thelluar më tej keqmenaxhimin.
    Në fund të 5-mujorit të parë 2025 borxhet e UK-ve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) u rritën më tej në 33.3 miliardë lekë ose 2.6 miliardë ose 8.4% më shumë se një vit më parë në këtë periudhe.
    Rritja e detyrimeve tregon përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes financiare të këtyre institucioneve publike, ndonëse një reformë për ristrukturimin e tyre është drejt përfundimit..
    Rritja e borxheve ndaj operatorit të energjisë jo vetëm që rëndon bilancin financiar të OSHEE-së por njëkohësisht reflekton edhe problematika më të thella të lidhura me eficiencën e menaxhimit dhe mbledhjen e të ardhurave nga ndërmarrjet e ujit. Gjithashtu ato kanë minuar përpjekjet e qeverisë për të kthyer në binar borxhet e prapambetura që administrohen ose krijohen nga shoqëri me pronësi publike.
    Shumë prej këtyre ndërmarrjeve funksionojnë me sisteme të vjetra dhe jo-eficiente, të cilat kërkojnë sasi të mëdha energjie për të pompuar ujin në zonat e furnizimit, duke rritur ndjeshëm kostot mujore, të cilat nga ana tjetër nga mbulohen nga të ardhurat.
    Ndërkohë që borxhet e tyre ndaj OSHEE-së janë në rritje të vazhdueshme dhe treguesit financiarë përkeqësohen, numri i të punësuarve në shumë prej tyre vazhdon të zgjerohet.
    UK në të gjithë vendin vazhdojnë të kenë produktivitet të ulët për shkak të mungesës së automatizimit dhe reformave teknologjike, ndërsa numri i të punësuarve shtohet pa një strategji të qartë. Treguesi i Eficencës së Stafit edhe për vitin 2024 është 4.51 punonjës për 1000 lidhje, teksa ky tregues në shumë vende të BE është më pak se 2 punonjës për 1000 lidhje.
    Raportet e monitorimit kanë treguar se zgjerimi i administratës në ndërmarrjet e ujësjellësit është rrjedhojë e ndikimeve politike apo punësimeve të favorizuara, dhe jo e nevojave reale të shërbimit apo planeve të eficiencës.
    UK janë një proces reformimi dhe riorganizimit të sektorit të Ujit, i startuar në 2022 që synon ridimensionimin e 58 ndërmarrjeve 15 shoqëri me kompetenca të përbashkëta rajonale.
    Kjo reformë sipas Ministrisë së Financave ndër të tjera ka si qëllim të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara. Deri në Mars 2025 janë arritur marrëveshjet e transferimit të aktivitetit të shërbimeve UK dhe si rrjedhojë janë krijuar 14 shoqëri UK rajonale nga 15 të parashikuara sipas reformës./Monitor

  • 5-mujori, thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro

    5-mujori, thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro

    Shqipëria është në kulmin e sezonit turistik dhe furnizimi normal me ujë është kthyer në sfidë për qytetet bregdetare sidomos, por nga ana tjetër ndërmarrjet e publike të ujësjellës-kanalizime (UK) e kanë thelluar më tej keqmenaxhimin.Në fund të 5-mujorit të parë 2025 borxhet e UK-ve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) u rritën më tej në 33.3 miliardë lekë ose 2.6 miliardë ose 8.4% më shumë se një vit më parë në këtë periudhe.Rritja e detyrimeve tregon përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes financiare të këtyre institucioneve publike, ndonëse një reformë për ristrukturimin e tyre është drejt përfundimit..Rritja e borxheve ndaj operatorit të energjisë jo vetëm që rëndon bilancin financiar të OSHEE-së por njëkohësisht reflekton edhe problematika më të thella të lidhura me eficiencën e menaxhimit dhe mbledhjen e të ardhurave nga ndërmarrjet e ujit. Gjithashtu ato kanë minuar përpjekjet e qeverisë për të kthyer në binar borxhet e prapambetura që administrohen ose krijohen nga shoqëri me pronësi publike.Shumë prej këtyre ndërmarrjeve funksionojnë me sisteme të vjetra dhe jo-eficiente, të cilat kërkojnë sasi të mëdha energjie për të pompuar ujin në zonat e furnizimit, duke rritur ndjeshëm kostot mujore, të cilat nga ana tjetër nga mbulohen nga të ardhurat.Ndërkohë që borxhet e tyre ndaj OSHEE-së janë në rritje të vazhdueshme dhe treguesit financiarë përkeqësohen, numri i të punësuarve në shumë prej tyre vazhdon të zgjerohet.UK në të gjithë vendin vazhdojnë të kenë produktivitet të ulët për shkak të mungesës së automatizimit dhe reformave teknologjike, ndërsa numri i të punësuarve shtohet pa një strategji të qartë. Treguesi i Eficencës së Stafit edhe për vitin 2024 është 4.51 punonjës për 1000 lidhje, teksa ky tregues në shumë vende të BE është më pak se 2 punonjës për 1000 lidhje.Raportet e monitorimit kanë treguar se zgjerimi i administratës në ndërmarrjet e ujësjellësit është rrjedhojë e ndikimeve politike apo punësimeve të favorizuara, dhe jo e nevojave reale të shërbimit apo planeve të eficiencës.UK janë një proces reformimi dhe riorganizimit të sektorit të Ujit, i startuar në 2022 që synon ridimensionimin e 58 ndërmarrjeve 15 shoqëri me kompetenca të përbashkëta rajonale.Kjo reformë sipas Ministrisë së Financave ndër të tjera ka si qëllim të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara. Deri në Mars 2025 janë arritur marrëveshjet e transferimit të aktivitetit të shërbimeve UK dhe si rrjedhojë janë krijuar 14 shoqëri UK rajonale nga 15 të parashikuara sipas reformës./ B.HoxhaBurimi: Ministria e Financave  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Jo më energji për ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do ketë linja elektrike për objektet që nuk kanë dokumentacion

    Jo më energji për ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do ketë linja elektrike për objektet që nuk kanë dokumentacion

    Në vijim të aksionit të qeverisë për të liruar hapësirat publike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se për ndërtimet pa leje nuk do të lidhet energjia elektrike. OSHEE thotë se do të forcojë kontrollet në këtë drejtim për të identifikuar rastet që janë në shkelje me ligjin.

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike:
    “OSHEE është angazhuar për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave për lidhje të reja, me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin. OSHEE nuk do të pranojë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes së ndërtimit”,

    Ky reagim vjen në një kohë kur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me bashkitë, po ndërhyn në disa zona urbane dhe bregdetare, duke shembur ndërtimet pa leje që kishin zënë trotuare apo parqe. Aksioni i ndërmarrë nga qeveria është shtrirë aktualisht në Tiranë, Theth, Vlorë, ku janë shembur ndërtime pa leje që pengonin aksesin e qytetarëve në hapësirat publike.
    /vizionplus.tv

  • Pas paralajmërimit nga Rama, reagon OSHEE: S’ka energji nëse ke ndërtuar pa leje

    Pas paralajmërimit nga Rama, reagon OSHEE: S’ka energji nëse ke ndërtuar pa leje

    Asnjë Ndërtim pa Leje Nuk Do të Pajiset me Energji Elektrike – OSHEE Zbaton Paralajmërimin e Kryeministrit Rama
     
    Në vijim të paralajmërimit të bërë nga Kryeministri Edi Rama për të ndalur paligjshmërinë në sektorin e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dalë me një deklaratë të prerë: asnjë objekt pa leje ndërtimi apo që ka shkelur kushtet e lejes ekzistuese, nuk do të lidhë kontratë për energji elektrike.
     

     
    Në njoftimin për mediat, OSHEE thekson se është angazhuar në këtë aksion të përbashkët institucional për të forcuar kontrollin dhe për të parandaluar çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin, përmes lidhjeve të paligjshme me rrjetin elektrik.
     
    “OSHEE nuk do të pranojë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes ndërtimit”, thuhet në deklaratë.
     
    Ky vendim vjen në kuadër të një aksioni të gjerë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të goditur ndërtimet e paligjshme dhe për të rivendosur rendin urban në të gjithë vendin. OSHEE konfirmon se vëmendje e veçantë do t’u kushtohet të gjitha kërkesave për lidhje të reja, duke garantuar që çdo aplikim të kalojë përmes një kontrolli rigoroz ligjor.
     
    Kjo lëvizje pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në frenimin e ndërtimeve pa leje dhe në rritjen e përgjegjshmërisë ligjore të subjekteve ndërtuese. OSHEE shprehet se mbetet e angazhuar për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të ndërtuar të ligjshëm, të sigurt dhe në funksion të interesit qytetar.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

    OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

    Në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur të marrë masa për të ndaluar lidhjet e reja me rrjetin elektrik.
    Përmes një deklaratë zyrtare, OSHEE thekson se nuk do të pranojë asnjë kërkesë për lidhje të re me rrjetin elektrik nga ndërtesa që nuk kanë leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e përcaktuara në lejen ekzistuese.
    Sipas OSHEE, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave të reja për lidhje, me qëllim që të parandalohet çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin dhe për të garantuar një sistem të drejtë e të sigurt për të gjithë qytetarët.
    Njoftimi i OSHEE:
    Në kuadër të aksionit të nisur nga qeveria shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) shprehet i vendosur për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët institucionale.
    OSHEE është angazhuar për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore.
    Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave për lidhje të reja, me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin.
    OSHEE nuk do të pranojë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes ndertimit.
    OSHEE mbetet e angazhuar të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe të kontribuojë për një mjedis të ndërtuar të sigurt, të ligjshëm dhe në shërbim të qytetarëve.

  • Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, OSHEE: Nuk do ketë lidhje energjie për këto ndërtesa

    Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, OSHEE: Nuk do ketë lidhje energjie për këto ndërtesa

    Në kuadër të aksionit të nisur nga Qeveria Shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, OSHEE thotë se është e vendosur për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët institucionale.

    OSHEE, bënë të ditur se është angazhuar për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore.

    Vëmendje e veçantë sipas OSHEE do t’u kushtohet kërkesave për lidhje të reja, me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin.

    Në njoftim thuhet se, OSHEE nuk do të pranojë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes ndertimit. OSHEE thotë se mbetet e angazhuar të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe të kontribuojë për një mjedis të ndërtuar të sigurt, të ligjshëm dhe në shërbim të qytetarëve.

  • Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

    Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

     
    Një qytetare nga Tirana, e cila banon në zonën e Komunës së Parisit, ankohet në redaksinë e emisionit “Stop”, se kur kishte shkuar të paguante energjinë, e kanë njoftuar se është debitore me 350 mijë lekë për një apartament në Shkozet të Durrësit.
    Zonja thotë se ka dy apartamente, një në Tiranë dhe tjetrin në Gjirin e Lalzit, por nuk ka asnjë lidhje me apartamentin e Shkozetit, që i faturojnë. Sipas saj, debia ishte për periudhën 2006-2013, ndërsa zonja shtëpinë te Gjiri i Lalzit e ka blerë në 2021-shin.
    Ajo shprehet e shqetësuar, që debia është në emrin dhe mbiemrin e saj, bashkë me të dhënat e kartës së identitetit. Zonja është interesuar në zyrën e kujdesit ndaj klientit tek “Komuna e Parisit”, po nuk i kanë dhënë zgjidhje.
    Specialistja: Kjo kartela del në Durrës.
    Qytetarja: Po!
    Specialistja: Nuk del fare këtu tek ne!
    Qytetarja: Pikërisht, pra! Unë mendova, se është…, thashë do jetë ndonjë keqkuptim, pse rastësi emri, mbiemri, dhe emri i babës.
    Specialistja: Tani, s’është kontrata jote kjo?
    Qytetarja: Jo, absolutisht! S’kam asnjë lidhje me atë zonën aty! S’paguhen?
    Specialistja: Paguhen!
    Qytetarja: Paguhen? Shumë mirë! Të shkojnë, ta gjejnë, ta shohin një çikë, se kush është personi, që e ka këtë dhe kush e ka bërë? S’kam asnjë lidhje me këtë zonë!
    Specialistja: Është ideja, përderisa ti se ke me dokumente, që shtëpia është e jotja…
    Qytetarja: Edhe?
    Specialistja: Duhet të kesh një kontratë energjie, duhet ta vërtetosh me hipotekë për këtë! Kjo nuk është objekti jot.
    Qytetarja: Më fal pak, atëherë unë nuk duhet ta ndjek këtë, meqë kjo është në emrin tim, me kartën time, me gjithë të dhënat, përse duhet të dali e bërë aty, ndërkohëqë unë nuk jam fare?! Kush e ka bërë, ta mbajë! Më fal pak, a janë të dhënat e mia?
    Specialistja: Po, ID e jote del.
    Qytetarja: Atëherë, si më thoni ju mua, që s’ke lidhje?
    Specialistja: Përderisa nuk është prona juaj, nuk është prona, nuk të vjen OSHEE-ja, të kërkojë llogari. Atij personit ia ka prerë energjinë në objekt!
    Qytetarja: A janë të dhënat e mia këto?
    Specialistja: Po, të dhënat e tua janë!
    Qytetarja: A dal debitore unë në OSHEE?
    Specialistja: Lër një numër kontakti, do t’ju njoftojmë!
    OSHEE Durrës
    Qytetarja: Ka dalë një faturë në Tiranë. S’e di unë, nuk kam shtëpi aty!
    Specialistja: Kjo kontrata ka numër ID të ngjashëm.
    Qytetarja: Më thonë, që je i njëjti person! S’kam lidhje fare! Unë kam një hyrje, por e kam tek Gjiri i Lalzit, është blerë në 2021-shin.
    Specialistja: Kush është bërë në 2021-shin?
    Qytetarja: Hyrja atje tek Gjiri i Lalzit, dhe nuk ka dalë akoma në emrin tim! Unë nuk mund ta di, se kush e ka këtë.
    Specialistja: Është një person, që ka edhe emrin tënd. Të kesh emër dhe mbiemrin tënd!
    Qytetarja: Jo, jo nuk është ashtu, sepse është me kartën time.
    Specialistja: Po pra, por thjesht kanë fut kartën tënde. Ti do ikësh, do merresh në telefon, nuk ke pse rri këtu!
    Pas saj, në lojë hyn gazetarja e “Stop”, duke u interesuar në të gjitha hallkat e OSHEE-së, ku premtojnë interesim dhe zgjidhje për rastin. Drejtori për median në OSHEE, Ardi Kola, shpjegon se është bërë një gabim dhe pa verifikimit, zonjës në fjalë iu hoq debia dhe i shkoi personit, që disponon objektin në fjalë, në Shkozë të Durrësit./tvklan.al