Tag: oshee

  • OSHEE ndërpret energjinë elektrike, Vora dhe Bërxulla zhyten në errësirë

    OSHEE ndërpret energjinë elektrike, Vora dhe Bërxulla zhyten në errësirë

    Prej afro 2 orësh qyteti i Vorës dhe Njësia Administrative Bërxullë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike. Qytetarët raportojnë se nuk po furnizohen me energji elektrike që prej orës 18:00, ndërsa bëjnë të ditur se situata përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu.
    Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Balkanweb, të vetmet drita që duken në horizont janë ato të makinave që qarkullojnë në autostradën Durrës-Tiranë.
    Abonentët kërkojnë nga operatorët e OSHE-së të ndërhyjnë menjëherë për rikthimin e energjisë elektrike.

    gijotina.com/

  • I kishin faturuar 420 mijë lekë në 1 muaj, OSHEE tërhiqet dhe pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web

    I kishin faturuar 420 mijë lekë në 1 muaj, OSHEE tërhiqet dhe pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web

    I kishin faturuar 420 mijë lekë për 1 muaj, OSHEE pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web
     
    Përshëndetje Saranda Web,
     
    Në lidhje me postimin tuaj të datës 20.03.2025 mbi mbi-faturimin e OSHE Sarandë në fshatin Livadhja, dua t’ju falënderoj që jeni gjithmonë pranë problemeve të qytetarëve dhe zgjidhjes së tyre. Një falënderim i veçantë shkon edhe për përfaqësuesin e Avokatit të Popullit në Sarandë, i cili që nga data 03.07.2024 është përpjekur për zgjidhjen e problemit tim dhe vazhdon ende deri në lidhjen e energjisë elektrike. OSHE Livadhja më ka hequr të drejtën ligjore të furnizimit me energji elektrike, edhe pse jam invalid me 88%. Për mua energjia është jetike, pasi më nevojitet për ruajtjen e një sasie ilaçesh të ndryshme.
     

     
    Prej dy vitesh unë dhe familja ime, sa herë kthehemi në Shqipëri, përballemi me mashtrimet dhe abuzimet e OSHE Tiranë – Gjirokastër, të cilët kanë grabitur shumë emigrantë shqiptarë me mbi-faturime të energjisë elektrike dhe madje edhe në sahatet e ujit! Për këto raste, këmbëngulja e Avokatit të Popullit ka qenë deri më sot shembullore. I kërkoj atij vijimin e zbatimit të ligjit deri në fund, përfshirë edhe ndjekjen penale ndaj personave përgjegjës.
     
    Një pyetje tjetër që kam për OSHE: shuma prej 340 lekësh, që më dërgoni çdo muaj, a do të më kthehet?Në shkresë thoni se në qershor 2024 numri i matësit ishte 1144 kW, ndërkohë që pretendoni se kam konsumuar edhe 544 kW shtesë. A nuk është ky sërish mbi-faturim?
     
    Kjo duket si një mënyrë e përdorur nga qeveria shqiptare për të larguar shqiptarët nga vendi i tyre.
    Zoti Kryeministër, dua një përgjigje: kjo nuk është vjedhje?
     
    Me respekt, Z. Avokat dhe ju Saranda Web.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Nga pensionistët tek invalidët, skema si mund të shlyhen borxhet e energjisë elektrike, ja kategoritë përfituese

    Nga pensionistët tek invalidët, skema si mund të shlyhen borxhet e energjisë elektrike, ja kategoritë përfituese

    Kategoritë në nevojë, pensionistë kryefamiljarë, personat me status të veçantë dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike kanë një mundësi të re për të shlyer me lehtësi detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike.
    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar një skemë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, që synon jo vetëm të lehtësojë barrën financiare të qytetarëve, por edhe të shëndoshë të ardhurat e tij institucionale si të vetmen mundësi për të akumuluar borxhet e vjetra. Nisma, e cila ka hyrë në fuqi që në muajin korrik, ofron mundësinë e pagesës së debive të akumuluara deri më 31 dhjetor 2023 përmes kësteve mujore të përcaktuara sipas kategorisë së klientit dhe mundësisë financiare të secilit.
    Dhe mbi të gjitha me këste minimale që fillojnë nga 1200 lekë. Sipas statistikave, gjatë vitit të fundit, rreth 1000 subjekte kanë aplikuar për këto skema duke përfituar reduktim të kamatëvonesave nga 50% deri në 100%, si rezultat i shlyerjes së detyrimeve të energjisë elektrike me një këst të vetëm.
    KUSH PËRFITON
    Përfitues nga kjo skemë janë të gjitha kategoritë e klientëve – familjarë dhe jo familjarë, duke përfshirë edhe bizneset e vogla dhe individët me status të veçantë. Për më tepër, për klientët vulnerabël, si pensionistët apo familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike janë përcaktuar kritere më të lehta shlyerjeje. Plani standard lejon shlyerjen e borxhit deri në 240 këste mujore – një afat që praktikisht u jep konsumatorëve që iu duhet shumë kohë për të mbyllur llogaritë pa u rënduar ndjeshëm çdo muaj.
    Për qytetarët që kanë mundësi të përballojnë një shlyerje të menjëhershme të borxhit total, OSHEE ka parashikuar një tjetër lehtësi të rëndësishme: ulje të ndjeshme të kamatës, që në disa raste mund të shkojë deri në 100%. Përfitimi i kësaj zbritjeje varet nga kategoria ku bën pjesë klienti, por qëllimi mbetet i qartë – inkurajimi i pagesës së borxheve pa penalitete shtesë. Por çfarë ndodh me borxhet e krijuara në 2024 dhe 2025? Është vendosur një kufi i qartë kohor për borxhet që përfshihen në këtë marrëveshje. Sipas zyrtarëve të OSHEE-së, vetëm detyrimet e krijuara deri në fund të vitit 2023 mund të shlyhen përmes kësaj skeme.
    Ata klientë që kanë borxhe të krijuara gjatë vitit 2024 apo edhe në 2025, duhet t’i shlyejnë ato paraprakisht për të qenë të pranueshëm në programin e ri të pagesës me këste. “Që një klient të përfitojë nga aktmarrëveshja për borxhin e kaluar, duhet që fillimisht të ketë zero borxh për vitin aktual dhe vitin pararendës. Vetëm atëherë mund të hyjë në skemë”, – sqaron OSHEE.
    PROCEDURA DHE DOKUMENTACIONI
    Procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe i strukturuar në mënyrë që të shmangë burokracitë. Abonentët familjarë duhet të paraqesin vetëm kartën e identitetit. Ndërsa bizneset e vogla duhet të dorëzojnë NIPT-in, ekstraktin e regjistrimit të subjektit dhe vërtetimin e përgjegjësisë tatimore nga organet përkatëse. Për individët që janë pjesë e skemave të ndihmës ekonomike apo që kanë status të mbrojtur (si invalidë, veteranë apo familje me ndihmë sociale), kërkohet dokumentacioni përkatës që vërteton përfshirjen e tyre në këto kategori. Me këtë nismë, OSHEE dëshmon se është e vetëdijshme për sfidat që përjetojnë konsumatorët, veçanërisht ata që janë goditur nga krizat ekonomike, papunësia apo rritja e çmimeve të jetesës.
    Nga ana tjetër, kompania ka nevojë për arkëtime të rregullta për të ruajtur qëndrueshmërinë financiare të sektorit energjetik dhe për të vazhduar investimet në rrjetin e shpërndarjes. “Ky është një model bashkëpunimi që synon të jetë i ndershëm dhe i dobishëm për të dy palët – si për operatorin, ashtu edhe për qytetarët”, – thekson OSHEE. Skema është një apel i qartë për të gjithë qytetarët debitorë që të marrin përgjegjësinë e shlyerjes së detyrimeve, por në një mënyrë të arsyeshme dhe të menaxhueshme. Duke përfituar nga kjo mundësi, qytetarët jo vetëm që shmangin rreziqet e bllokimeve apo ndërprerjeve të energjisë, por edhe krijojnë një raport më të besueshëm me shërbimin publik.
    KATEGORITË QË PËRFITOJNË
    Klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë e personat me status të veçantë përfitojnë reduktim në masën 70% të kamatëvonesës.
    Klientët jofamiljarë (buxhetorë dhe jobuxhetorë), përfitojnë reduktim në masën 50%.
    Biznesi i vogël, përfiton falje të plotë (100%) të kamatëvonesës, nëse likuidon të gjithë detyrimin menjëherë.

  • Energjia, 2 milionë euro për përmirësimin e sistemit të faturimit

    Energjia, 2 milionë euro për përmirësimin e sistemit të faturimit

    OSHEE Group parashikon të përmirësojë dhe përditësojë sistemin e faturimit në katër kompanitë që janë pjesë e tij.Kompania çeli në sistemin e prokurimeve këtë javë tenderin me objekt kontrate “Upgrade i teknologjisë Hardware/Software si dhe përditësim të funksionaliteteve te Sistemit Billing dhe CRM” që parashikon disa ndërhyrje me një fond limit prej 199 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro.Në dokumentet e procedurës kompania sqaron se sistemi aktual mbështet një gamë të gjerë funksionalitetesh që lidhen me: Regjistrimin dhe menaxhimin e klientëve; lidhjen dhe ndërprerjen e kontratave të energjisë; Përllogaritjen dhe gjenerimin e faturave; Menaxhimin e pagesave dhe detyrimeve; Trajtimin e ankesave dhe kërkesave të konsumatorëve; Raportimin teknik dhe financiar.“Qëllimi i këtij projekti është modernizimi i platformës ekzistuese të Sistemit Informatik Billing & CRM, nëpërmjet përmirësimit të teknologjisë që e mbështet dhe përditësimit të funksionaliteteve të tij kyçe, me synimin për të rritur efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe përputhshmërinë me nevojat aktuale të operimit dhe zhvillimit të shërbimeve energjetike në kuadër të OSHEE Group sh.a” nënvizohet në dokumente.Projekti në fjalë ka disa prioritete ku, së pari rritja e performancës së përgjithshme të sistemit në nivel hardware dhe software për të përballuar fluksin në rritje të të dhënave dhe transaksioneve ditore.Së dyti përmirësimi i funksionaliteteve të sistemit CRM dhe Billing, në mënyrë që të ofrojë një përvojë më të mirë për përdoruesit dhe konsumatorët.Së treti zgjerimi i kapaciteteve të sistemit për integrim me sisteme të tjera, për të garantuar një arkitekturë IT të ndërveprueshme dhe fleksibël.Së katërti rritja e sigurisë kibernetike dhe përputhshmërisë me standardet më të fundit të menaxhimit të të dhënave, privatësisë dhe auditimit.Së pesti zvogëlimi i ndërprerjeve në shërbim dhe përmirësimi i cilësisë së operimeve, nëpërmjet automatizimit dhe optimizimit të proceseve ekzistuese. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama: Ndërmarrjet e Ujësjellësit janë të mbushur me punonjës parazitë, janë futur nga politika

    Rama: Ndërmarrjet e Ujësjellësit janë të mbushur me punonjës parazitë, janë futur nga politika

    Kryeministri Edi Rama ka goditur ashpër mënyrën se si janë menaxhuar ndër vite ndërmarrjet e ujësjellësit në Shqipëri, duke i cilësuar ato të mbushura me “punonjës parazitë” të futur përmes lidhjeve familjare dhe politike.
    Rama Ndërmarrjet e ujësjellësit të mbushura me punonjës parazitë, janë futur nga politika
    Gjatë një deklarate publike, Rama theksoi se një nga problemet kryesore të furnizimit me ujë në vend është niveli i ulët i burimeve njerëzore në këto shoqëri. Ai nënvizoi se shumë punonjës nuk kanë lidhje me aftësitë profesionale, por janë vendosur aty si rezultat i krushqisë, politikës apo miqësive lokale.
    “Drejtuesit e shoqërive e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca të përgatitura bëjnë punën dhe se sa forca parazite ka nëpër ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, i politikës, i fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit”, tha Rama.
    Kryeministri shtoi se Operatori Kombëtar i Ujit do të funksionojë mbi bazën e meritës dhe do të shkëputet përfundimisht nga ndikimet politike dhe nepotike, ashtu siç ndodhi më herët me OSHEE.
    Ai kujtoi se tashmë OSHEE nuk është më nën kontrollin e partive politike, por drejtohet mbi standardet e një korporate, duke arritur rezultate konkrete.
    “Nuk bën vaki që drejtuesit e OSHEE t’i vendosë partia, të lëvizin lart e poshtë se do partia. Është epokë e mbyllur. OSHEE është një ndërmarrje që funksionon me rregullat e një korporate që ka rezultate”, theksoi Rama.
    Sipas tij, e njëjta qasje do të ndiqet edhe për ndërmarrjet e ujësjellësit, në mënyrë që furnizimi me ujë të mos jetë më peng i punësimeve abuzive dhe i interesave partiake.

  • Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësit të mbushura me punonjës parazitë, janë futur nga politika

    Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësit të mbushura me punonjës parazitë, janë futur nga politika

    Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësit të mbushura me punonjës parazitë
     
    Kryeministri Edi Rama ka goditur ashpër mënyrën se si janë menaxhuar ndër vite ndërmarrjet e ujësjellësit në Shqipëri, duke i cilësuar ato të mbushura me “punonjës parazitë” të futur përmes lidhjeve familjare dhe politike.
     

     
    Gjatë një deklarate publike, Rama theksoi se një nga problemet kryesore të furnizimit me ujë në vend është niveli i ulët i burimeve njerëzore në këto shoqëri. Ai nënvizoi se shumë punonjës nuk kanë lidhje me aftësitë profesionale, por janë vendosur aty si rezultat i krushqisë, politikës apo miqësive lokale.
     
    “Drejtuesit e shoqërive e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca të përgatitura bëjnë punën dhe se sa forca parazite ka nëpër ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, i politikës, i fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit”, tha Rama.
     
     
    Kryeministri shtoi se Operatori Kombëtar i Ujit do të funksionojë mbi bazën e meritës dhe do të shkëputet përfundimisht nga ndikimet politike dhe nepotike, ashtu siç ndodhi më herët me OSHEE.
    Ai kujtoi se tashmë OSHEE nuk është më nën kontrollin e partive politike, por drejtohet mbi standardet e një korporate, duke arritur rezultate konkrete.
     
    “Nuk bën vaki që drejtuesit e OSHEE t’i vendosë partia, të lëvizin lart e poshtë se do partia. Është epokë e mbyllur. OSHEE është një ndërmarrje që funksionon me rregullat e një korporate që ka rezultate”, theksoi Rama.
     
    Sipas tij, e njëjta qasje do të ndiqet edhe për ndërmarrjet e ujësjellësit, në mënyrë që furnizimi me ujë të mos jetë më peng i punësimeve abuzive dhe i interesave partiake.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Temperaturat ekstreme, OSHEE merr masa për parandalimin e zjarreve, stakohet energjia në disa linja

    Temperaturat ekstreme, OSHEE merr masa për parandalimin e zjarreve, stakohet energjia në disa linja

    Në kushte të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë qarkun e Kukësit ditët e fundit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rajonal ka nisur një aksion për të shmangur rrezikun e zjarreve në kurorën e gjelbër të qytetit, ku shtrihen edhe linjat e tensionit të mesëm të transmetimit të energjisë.
    Grupet e OSHEE-së po angazhohen në prerjen e degëve të pemëve të larta që ndodhen pranë linjave elektrike, me qëllim që të mos bien në kontakt me to, një faktor që mund të shkaktojë zjarr, veçanërisht në kushte të nxehtësisë së lartë. Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, është bërë e nevojshme stakimi i përkohshëm i disa linjave, çka ka sjellë ndërprerje të përkohshme të energjisë në disa lagje të qytetit.

    OSHEE kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto ndërprerje disa minutëshe, që sipas institucionit janë të domosdoshme për sigurinë e punonjësve dhe të rrjetit.
    Ndërkohë, për të siguruar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike, OSHEE Kukës po operon me linja alternative të transmetimit ku nuk po kryhen punime, në mënyrë që qyteti të mos mbetet pa energji gjatë me orare te zgjatura gjate ditës.

  • Pagesat e dritave me këste/ OSHEE publikon aktmarrëveshjet, këste duke nisur nga 1.200 lekë në muaj

    Pagesat e dritave me këste/ OSHEE publikon aktmarrëveshjet, këste duke nisur nga 1.200 lekë në muaj

    Për të gjitha familjet edhe bizneset që kanë fatura të energjisë elektrike të papaguara deri në dhjetor të vitit 2023, do të mund t’i shlyejnë nëpërmjet kësteve mujore.

    OSHEE ka publikuar llojet e aktmarrëveshjeve, të cilat përfshijnë pagesa deri në 240 këste dhe me vlerë minimale prej 1200 lekësh për këst.
    “Në skemat e aktmarrëveshjes së 2025 parashikohet shlyerja e detyrimeve të krijuara deri në dhjetor 2023. Për të gjithë klientët që kanë krijuar detyrime gjatë vitit 2024 e në vijim, nuk do të përfshihen në këto skema me kusht që të shlyhen paraprakisht detyrimet e krijuara rishtazi në 2024 dhe 2025.
    OSHEE, në respekt të angazhimit të saj social, ka parashikuar të përfshijë në skema familjet në nevojë, personat me status të veçantë dhe pensionistët, duke iu dhënë mundësinë të shlyejnë detyrimet e prapambetura me këste minimale 1200 dhe 2800 lekë. Por kjo nuk përjashton mundësinë e zgjedhjes së një kësti alternativ për të gjithë ata kategori klientësh që dëshirojnë ta shlyejnë detyrimin total të energjisë elektrike për një kohë më të shkurtër, duke iu përmbajtur afatit maksimal prej 240 këstesh”, u shpreh drejtori i Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit në OSHEE, Mentor Hima.
    Për ata klientë të cilët duan t’i shlyejnë detyrimet në një këst të vetëm, do të ketë edhe përfitime.
    “Përfitojnë reduktim kamate nga 50 deri në 100%, në varësi të kategorisë që i përkasin”, tha Hima
    Për të përfituar nga këto aktmarrëveshje, klientët debitorë duhet të paraqesin këto dokumente.
    “Është ID për aplikantët. Për rastet e bizneseve janë dokumentacioni ligjor, NIPT-i, ekstrakti i QKB-së dhe vërtetimi i përgjegjësisë tatimore”, shtoi Hima.
    Me nënshkrimin e marrëveshjes, klienti duhet të kryejë pagesën e këstit të parë brenda 7 ditëve kalendarike dhe më pas të vijojë me pagesa mujore të rregullta deri në shlyerjen e plotë të detyrimit.

    Top Channel

  • Fatura të papaguara? OSHEE: Shlyeni borxhin me 1 200 lekë në muaj, kamatat fshihen nëse…

    Fatura të papaguara? OSHEE: Shlyeni borxhin me 1 200 lekë në muaj, kamatat fshihen nëse…

    Qytetarët, bizneset dhe institucione që kanë faturat e energjisë elektrike të papaguara deri më 31 dhjetor 2023, tani kanë një mundësi të re për t’i shlyer borxhet me këste mujore më të përshtatshme.

    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar një skemë të re lidhur me këtë.

    Po çfarë ofron kjo skemë?

    Së pari, për familjet me ndihmë ekonomike dhe pensionistët, këstet fillojnë nga 1 200 lekë në muaj dhe mund të shtrihen deri në 240 këste. Për familjet e tjera, këstet janë rreth 2 800 lekë në muaj. Ndërsa, bizneset dhe institucionet do të kenë mundësinë të shlyejnë borxhet me deri në 120 këste, sipas shumës së borxhit.

    Duhet theksuar se nëse debitorët paguajnë të gjithë shumën menjëherë, OSHEE fal kamatën e vonesës deri në 100%.

    “Nëse keni fatura të papaguara për energjinë elektrike deri në 31 dhjetor 2023, FSHU pjesë e OSHEE GROUP, ju ofron mundësinë t’i shlyeni me këste mujore të përshtatura sipas mundësive tuaja. Për individët me ndihmë ekonomike apo pensionistë, këstet fillojnë nga 1 200 lekë në muaj, deri në 240 këste. Për klientët familjarë, nga 2,800 lekë/muaj. Bizneset dhe institucionet? Deri në 120 këste, sipas vlerës së detyrimit. Dhe, nëse paguani të gjithë shumën enjëherë, përfitoni deri në 100% ulje të kamatës“, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

    Për ta kuptuar më qartësisht si funksionon… Debitorët familjarë mund të lidhin një marrëveshje shlyerjeje (akt-marrëveshje) me OSHEE-n për pagesa të përballueshme mujore. Pagesat mund të jenë më të vogla për familjet në nevojë dhe pensionistët.

    Duhet të keni parasysh se për t’u përfshirë në në këtë skemë, duhet të keni shlyer faturat e muajve pas 1 janarit 2024.

    Çfarë dokumentacioni duhet?

    -Për individët: letërnjoftimi (ID).
    -Për bizneset e vogla: dokumentacion ligjor, NIPT, regjistrimi në QKB, dhe vërtetim për përgjegjësinë tatimore.
    -Për familjet me status të veçantë: vërtetim për statusin.

    Në një deklaratë për mediat, drejtori i Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimit në OSHEE, Mentor Hima deklaroi se “Nëse paguani borxhin me një këst të vetëm, mund të përfitoni falje të 50-100% të kamatës. Kjo është një mundësi e mirë për t’u liruar nga detyrimet në mënyrë më të lehtë dhe me kushte të përshtatshme.”

  • Keni fatura energjie të papaguara deri në dhjetor 2023? Ja njoftimi i rëndësishëm

    Keni fatura energjie të papaguara deri në dhjetor 2023? Ja njoftimi i rëndësishëm

    Të gjithë abonentëve që kanë fatura të papaguara të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor të vitit 2023, OSHEE do t’u japë një mundësi të dytë që t’i shlyejnë me këste mujore të lehtësuara.
    “Furnizuesi i Shërbimit Universal”, pjesë e “OSHEE Group” bën me dije se për personat me ndihmë ekonomike dhe pensionistët, këstet fillojnë nga 1,200 lekë në muaj, deri në 240 këste.
    Për klientët familjarë, vlera mujore e pagesës është 2800 lekë. Ndërkohë sa u përket bizneseve dhe institucioneve, do të kenë mundësinë t’i shlyejnë borxhet deri në 120 këste, në varësi të detyrimeve që kanë. Nëse abonentët debitorë e paguajnë të gjithë shumën menjëherë, atëherë kamatëvonesa falet.
    “Nëse keni fatura të papaguara për energjinë elektrike deri në 31 dhjetor 2023, FSHU pjesë e OSHEE GROUP, ju ofron mundësinë t’i shlyeni me këste mujore të përshtatura sipas mundësive tuaja. Për individët me ndihmë ekonomike apo pensionistë, këstet fillojnë nga 1,200 lekë në muaj, deri në 240 këste. Për klientët familjarë, nga 2,800 lekë/muaj. Bizneset dhe institucionet? Deri në 120 këste, sipas vlerës së detyrimit. Dhe, nëse paguani të gjithë shumën menjëherë, përfitoni deri në 100% ulje të kamatës“, njofton OSHEE.