Tag: oshee

  • Goditi me grusht përgjegjësin e OSHEE-së në Cërrik në zyrë, arrestohet 57-vjeçari

    Goditi me grusht përgjegjësin e OSHEE-së në Cërrik në zyrë, arrestohet 57-vjeçari

    Një incident është shënuar këtë të premte në Cërrik.

    Një 57-vjeçar është arrestuar pasi ka goditur me grusht përgjegjësin e OSHEE-së, në ambientin e tij të punës pas një konflikti të çastit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grushte përgjegjësin e OSHEE Cërrik, shtetasin A. Sh., në ambientin e tij të punës“, thuhet në njoftimin e policsë.

    Top Channel

  • Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa drita disa zona të Tiranës

    Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa drita disa zona të Tiranës

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-OSHEE ka bërë me dije se ka probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë. Disa linja janë djegur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në Farkë, Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills. Autoritetet njoftojnë se tre fiderat e parë janë rivënë në funksion përmes skemës unazë, duke garantuar energji për një pjesë të abonentëve të prekur. Ndërkohë, që vijon puna për tre fiderat e tjerë.
    “Probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, grupet e OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara (djegur). Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive”, njofton OSHEE.

  • Karikimi i mjeteve elektrike, kryeministri Rama sqaron si do të jetë çmimi

    Karikimi i mjeteve elektrike, kryeministri Rama sqaron si do të jetë çmimi

    Në podcastin e fundjavës, kryeministri Edi Rama iu rikthye edhe njëherë çështjes së karikimit të mjeteve elektrike, tashmë që së fundmi u prezantua dhe projekti më i ri “OSHEE Charge”.
    Kreu i qeverisë sqaroi se shërbimi i karikimit të makinave elektrike do të ofrohet me të njëjtin çmim kur do të bëhet në parkingun pranë banesës, teksa në pikat që do të ndërtohen nga OSHEE do të ketë një çmim të rregulluar.
    “Këtë javë u prezantua edhe projekti më i ri kombëtar për karikimin e mjeteve elektrike, një hap i madh drejt të ardhmes, një shërbim i ri publik i kompanisë sonë të shpërndarjes OSHEE dhe një hap tjetër drejt bashkëpunimit me qytetarët shqiptarë për të rritur cilësinë dhe për të rritur shpejtësinë përmes së cilës Shqipëria shkon drejt objektivit madhor të sovranitetit energjetik, pa rënduar mbi qytetarët, po përkundrazi, duke iu gjendur pranë si partner në këtë rrugë të përbashkët.
    Kjo do të thotë konkretisht që shërbimi i karikimit të makinave elektrike nga OSHEE-ja, “OSHEE Charge” do të ofrohet me të njëjtin çmim që ofrohet energjia elektrike për konsumatorët familjarë në të gjitha rastet kur do të bëhet në parkingun pranë banesës, ndërkohë që ai do të ofrohet me një çmim të rregulluar dhe të arsyeshëm në pikat që OSHEE-ja do të ndërtojë dhe do të bëjë të aksesueshme për publikun”, tha Rama.

  • “Nga paga minimale 500 euro tek drejt arritjes së sovranitetit energjitik”, Rama: Shqipëria me dinjitet si kurrë më parë në arenën ndërkombëtare

    “Nga paga minimale 500 euro tek drejt arritjes së sovranitetit energjitik”, Rama: Shqipëria me dinjitet si kurrë më parë në arenën ndërkombëtare

    Episodin e radhës të podcastit, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke risjellë dhe njëherë në fokus të gjitha zhvillimet e javës së lënë pas. Një ndër çështjet e trajtuara me prioritet është ajo e projektbuxhetit për vitin 2026, ku përfshihen rritja e pensioneve, pagave në sektorët publikë dhe privatë, përfshirë këtu dhe atë minimale në rang vendi.
    “Projektbuxheti 2026 – nis zbatimi i rritjes së përvitshme të pensioneve
    Kjo ka qenë një javë lajmesh të mira, me kryelajmin për vendosjen e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht, kur e kërkuam mandatin e katërt, – e thënë ndryshe për çuarjen e pensionit mesatar urban të plotë në 400 euro dhe të pensionit rural mesatar minimal në 180 euro.
    Reforma e pagave 2026 – rritje pagash për punonjësit
    Po ashtu, lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe në atë privat, pra kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, tha Rama.
    Shqipëria hodhi një tjetër hap drejt anëtarësimit në BE me marrjen e dritës jeshile për të çelur zyrtarisht ditën e nesërme grupkapitullin e fundit “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”. Kryeministri Rama vë në dukje progresin unik të qeverisë ndërsa shton se tashmë ngelet vetëm për të kapërcyer pengesat për t’i mbyllur.
    “17 Nëntor – hapja e grupkapitullit të fundit për negociatat me BE-në.
    Një tjetër lajm i mirë i javës, ka qenë lajmi për hapjen e grupit të kapitullit të fundit për negociatat me Bashkimin Europian në 17 nëntor, një moment absolutisht i shumëpritur, por edhe historik në kuptimin që me këtë grupkapitull hapen përfundimisht të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.
    Një shpejtësi unike në procesin e të gjitha integrimeve të mëparshme europiane, që do të thotë, asgjë pra nuk na ndal dhe kemi kapërcyer të gjitha pengesat që kishin të bënin me çeljen e të gjithë kapitujve, tani duhet të kapërcejmë të gjitha pengesat që kanë të bëjnë me mbylljen e kapitujve. Po ndërkohë, ekonomia rritet, pensionet dhe pagat rriten, investimet vendase dhe të huaja shtohen, mbështetja për më të dobëtit dhe për pacientët me sëmundje të rënda zgjerohet, ndërkohë që asnjë taksë nuk parashikohet të rritet dhe puna e institucioneve përmirësohet hap pas hapi”, tha kryeministri.
    Kryeministri gjithashtu foli dhe për mbledhjen e parë qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë duke vënë në vokus 16 marrëveshjet e ratifikuara ku përfshihen investime në sektorë të ndryshëm jetikë.
    “Mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri- ItaliKëtë javë kemi pasur edhe mbledhjen e parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, në historinë tonë, një ditë absolutisht e veçantë në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë, në një Shqipëri dhe për një Shqipëri që sot gjendet në një stad si kurrë më parë përsa i përket dinjitetit dhe respektit ndërkombëtar.
    Mbledhja e përbashkët, një format i mirënjohur për publikun shqiptar, falë mbledhjeve të përbashkëta mes qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, apo të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut ishte një moment shumë i rëndësishëm i thellimit të bashkëpunimit strategjik me Italinë, ku u materializuan 16 marrëveshje të reja, të cilat janë të lidhura me një volum të konsiderueshëm financimesh, projektesh dhe punësh të përbashkëta”, tha Rama.
    Rama u ndal dhe në projektin e ri të prezantuar pak ditë më parë, që parashikon që OSHEE të ngrejë pika karikimi për makinat elektrike. Ai e quajti stacion për të shkuar drejt sovranitetit të plotë energjetik.
    “Nis projekti “OSHEE Charge”- rrjeti kombëtar i karikimit
    Këtë javë u prezantua edhe projekti më i ri kombëtar për karikimin e mjeteve elektrike, një hap i madh drejt të ardhmes, një shërbim i ri publik i kompanisë sonë të shpërndarjes OSHEE dhe një hap tjetër drejt bashkëpunimit me qytetarët shqiptarë për të rritur cilësinë dhe për të rritur shpejtësinë përmes së cilës Shqipëria shkon drejt objektivit madhor të sovranitetit energjetik, pa rënduar mbi qytetarët, po përkundrazi, duke iu gjendur pranë si partner në këtë rrugë të përbashkët.
    Kjo do të thotë konkretisht që shërbimi i karikimit të makinave elektrike nga OSHEE-ja,
    “OSHEE Charge” do të ofrohet me të njëjtin çmim që ofrohet energjia elektrike për konsumatorët familjarë në të gjitha rastet kur do të bëhet në parkingun pranë banesës, ndërkohë që ai do të ofrohet me një çmim të rregulluar dhe të arsyeshëm në pikat që OSHEE-ja do të ndërtojë dhe do të bëjë të aksesueshme për publikun”, tha Rama.

  • “Dyshohet se janë përfshirë edhe zyrtarë”, Klodiana Lala tregon pistën në të cilën po hetohet për atentatin në Rinas

    “Dyshohet se janë përfshirë edhe zyrtarë”, Klodiana Lala tregon pistën në të cilën po hetohet për atentatin në Rinas

    Gazetarja Klodiana Lala, theksoi se atentati në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilamdo Dani dhe u plagos Muçi Shaljani i ngjan një atentati terrorist, pasi sipas saj, rrezikohej jeta e qytetarëve.
    “Unë e kam konsideruar këtë si atentat mafioz madje mund të shkojmë në kufi të një terrorist. Madje po ta shihni atje ka aq shumë automjete, ku rrezikohet edhe jeta e të tjerëve xhamat thyere te bizneseve. Policia ka vajtur menjëherë ka marrë serverat për të parë a kishte pamje, dhe bizneset janë të terrorizuara nga kjo pamje. Në pamje të parë ai dukej sikur ishte tërhequr. Në fakt të gjitha raportet policore pretendojnë se ai kishte një aktivitet të shtuar në gjobvënie”, tha Lala.
    Lala shton se policia ka zbarkuar në OSHEE, ku sipas saj, po bëhet një hetim mbi përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë në këtë ngjarje.
    “Prokuroria është duket hetuar zyrtarë të OSHEE. Oficerët e policë gjyqësore kanë zbarkuar në OSHEE dhe kanë marrë të gjitha planet se si është operuar dhe si do të behet remonit, pse në këtë moment. Po bëhet një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetërore në këtë ngjarje. Mendoj se nuk është një histori që nuk mbetet vetëm këtu. Ishte organizim perfekte, edhe shteti është i implikuar. Pse u bë remonti në këtë kohë, kur ishte planifikuar kjo”, shton ajo.

  • Rama dhe Balluku prezantojnë “OSHEE Charge”, Kryeministri: Matës inteligjentë brenda vitit të ardhshëm, rritje page për punonjësit e OSHEE

    Rama dhe Balluku prezantojnë “OSHEE Charge”, Kryeministri: Matës inteligjentë brenda vitit të ardhshëm, rritje page për punonjësit e OSHEE

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme prezantuan projektin “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm.
    Kryeministri Rama e cilësoi projektin “OSHEE Charge” si një lajm të mirë për sektorin e energjisë, duke theksuar se Shqipëria po hyn në një fazë transformimi drejt inovacionit dhe teknologjisë.
    Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë njoftoi se brenda vitit të ardhshëm do të nisë edhe procesi i instalimit të matësave inteligjentë, që do të ndihmojnë në uljen e humbjeve teknike dhe përmirësimin e cilësisë së faturimit për çdo konsumator.

    Rama: Lajm shumë i mirë, i cili vjen në një moment pozitiv për sektorin e energjisë. Sot kemi këtë inovacion, ndërkohë që brenda vitit të ardhshëm do të kemi edhe fillimin e punës transformuese për matësit e energjisë, duke filluar në sistemin e matësave inteligjentë. Brenda këtij mandati besoj që do të përmbyllim edhe këtë proces që patjetër do ta ulë edhe më shumë nivelin e humbjeve teknike në rrjet, duke e çuar në mesataren e poshtme të BE-së, por edhe do të rrisë cilësisht faturimin e çdo konsumatori duke riparuar edhe ato të meta të fundit që ka procesi i faturimit. Nga ana tjetër, kemi nisur punën po ashtu për të ngritur në Shqipëri një data center të fjalës së fundit dhe edhe pse nuk është drejtpërdrejt me OSHEE-në por është me KESH është një inovacion që shkon në drejtimin e një kompanie të madhe publike, ose një sektori strategjik ku përgjegjësia publike në shërbim tani është duke u përkthyer dhe në përgjegjësi për projektimin dhe materializimin në kohë të atyre që jaën bazat e të ardhmes. Jemi në një proces ku po ecim me interkonjeksionin, projekti madhor kombëtar që faktikisht do ta realizojmë si pjesë e një partneriteti strategjik me Italinë dhe Emriatet e Bashkuara dhe do të na japë një epërsi të madhe strategjike në aspekt të eksportit të energjisë të rinovueshme. Këtu vjen pjesa kyçe, objektivi më i madh i yni për ta kthyer Shqipërinë nga një vend si ai që gjetëm në humnerë dhe në prag të kolapsit energjitik në një vend eksportues neto të energjisë elekrike.
    Në vijim të fjalës së tij, kryeministri Rama njoftoi rritje të konsiderueshme pagash për punonjësit e OSHEE-së, duke theksuar rëndësinë e performancës së tyre në rritjen e cilësisë së shërbimit. Ai bëri me dije se 6800 punonjës do të përfitojnë indeksim me 6.1%, ndërsa elektricistët dhe inxhinierët do të kenë rritje të ndjeshme mujore, respektivisht me 75 mijë dhe 12 500 lekë të reja.
    Rama: Jemi dëshmitar që OSHEE ka realizuar me sukses disa thirrje publike për të marrë teknikë të rinj, vajzja dhe djem që vijnë nga arsimi profesional. Duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHEE nuk përfshihen drejtpërdrejt nga buxheti në rritjen e pagave. Por dua ta theksoj sot për të gjithë ata që ma kanë shprehur me mesazhe “po ne, po ne”. Në radhë të parë,  për 6800 punonjës të kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%. Për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 75 mijë lekë të reja në muaj dhe së treti për inxhinierët elektrikë të kompanisë do të ketë një rritje page me 12 mijë e 500 lekë të reja në muaj. Këto janë rritje domethënëse dhe të merituara për një skuadër të madhe që rrit në mënyrë të qëndrueshme performancën dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve./vizionplus.tv 

  • “Brenda vitit të ardhshëm do të kemi matësat inteligjentë të energjisë”/ Rama: Shqipëria ishte në prag kolapsi, do të bëhet eksportues

    “Brenda vitit të ardhshëm do të kemi matësat inteligjentë të energjisë”/ Rama: Shqipëria ishte në prag kolapsi, do të bëhet eksportues

    Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge”, foli për planin e Shqipërisë për t’u bërë eksportuese e energjisë elektrike.

     
    “Në radhë të parë dëshiroj t’i përcjell një përgëzim atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe do t’i japin jetë një qasje të re të shërbimit publik sa i përket OSHEE. Ndërkohë është kthyer në një sektor ku inovacioni ka zënë hapësirën e vet dhe nuk punohet më në emergjencën e ditës, me ato historitë që tashmë duket sikur nuk i kemi jetuar ne.
     Në fakt kanë qenë histori të lodhshme, rraskapitëse. Pikërisht pse është krijuar kjo hapësirë për të punuar për të nesërmen, ne ndërkohë që natyrisht vijon puna intensive. Sot kemi një inovacion, ndërkohë që brenda vitit të ardhshëm do të kemi matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin e matëseve inteligjentë. 350 mijë matësash.
    Brenda këtij mandati do të mbyllim këtë proces që patjetër do ta ulë edhe më shumë nivelin e humbjeve në rrjet. Nga ana tjetër kemi nisur punën po ashtu për të ngritur në Shqipëri një datacenter të fjalës së fundit dhe pse nuk është drejtpërdrejtë me OSHEE por me KESH.
    PO ahti jemi në një proces ku po ecim edhe me interkonjeksionin, projektin madh kombëtar për interkonjeksionin që faktikisht do ta realizojmë si pjesë e një partneriteti strategjik. Që do të na japë si vend epërsi strategjike në aspektin e transportit të energjisë së transportit.
    Këtu vjen objektivi më i madh strategjik i yni për ta kthyer Shqipërinë në një vend që ishte në humnerë në prag të kolapsit, në një eksportues të energjisë elektrike. Diçka që është në dorën tonë tashmë, është një çështje brenda pak vitesh brenda këtij mandati”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Punonjësit e OSHEE do të kenë indeksim të pagave”, kryeministri Rama njofton ndryshimet: Rritje edhe për elektricistët e inxhinierët elektrikë

    “Punonjësit e OSHEE do të kenë indeksim të pagave”, kryeministri Rama njofton ndryshimet: Rritje edhe për elektricistët e inxhinierët elektrikë

    Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge”, njoftoi rritjen e pagave për punonjësve në sektorin e energjisë.

    Ai tha se do të bëhet një indeksim të pagave me 6.1% të 6800 punonjësve të kompanisë së OSHEE.
    Ndër të tjera kryeministri Rama shtoi se rritje do të kenë edhe elektricistët dhe inxhinierët elektrikë.
    “Natyrisht që duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHEE, nuk përfshihen drejtpërdrejtë nga buxheti në rritjen e pagave, por dua ta them sot që në radhë të parë për 6800 punonjës të kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%.
    Në radhë të dytë për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 7 mijë e 500 lekë të reja në muaj dhe së treti për inxhinierët elektrikë të kompanisë do të ketë një rritje page 12 mijë e 500 lek të reja në muaj”, tha Rama.

    Top Channel

  • OSHEE Charge, Balluku: Synohet barazia në treg dhe ulja e kostos në rrjet. Konsumatorët familjarë do t’i karikojnë mjetet me 9.5 lekë

    OSHEE Charge, Balluku: Synohet barazia në treg dhe ulja e kostos në rrjet. Konsumatorët familjarë do t’i karikojnë mjetet me 9.5 lekë

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”.

    Ajo u shpreh se me anë të këtij projekti synohet barazia në treg si dhe ulja e kostos në rrjet. Ndër të tjera ministrja sqaroi se klientët familjarë do t’i karikojnë mjetet me 9.5 lekë.
    “Do të ndaloja te produkti i ri që është shkaku i takimit sot. OSHEE Charge, ky është një hap i nevojshëm. Niveli i pikave të karikimit është ende i kufizuar, duke lënë boshllëqe në zonat turistike. Aktualisht kuadri ligjor nuk e rregullon aktivitetin e karikimit të mjeteve elektrike. Është shumë e qartë që legjislacioni nuk lejon rishitjen e energjisë elektrike të rregulluar nga ERE. Kjo ka prodhuar një treg të parregulluar. Energjia 14 lekë shitet nga bizneset 40–60 lekë.
    Qarkullojnë 60 mijë mjete elektrike dhe kemi një tendencë rritjeje, pasi pritet të ketë një konsum prej 14 mln kWh në vitet e ardhshme. Vetëm në 10-mujorin e parë arriti në 1.2 mln euro. Për të siguruar qëndrueshmëri, është miratuar një çmim i veçantë për flotën elektrike prej 22 lekë për kWh. Çmimi është ai që do të blihet nga tregtarët privatë nga OSHEE.
    Ne nxisim rritjen e flotës elektrike, sepse konsumatorët familjarë do t’i karikojnë mjetet me 9.5 lekë, kur harxhojnë më shumë se 800 kËh. Ky rregullim synon të vendosë në treg një barazi, të ulë koston për rrjetin. Përmes OSHEE Charge do të sigurojmë çmime konkurruese dhe energjia që do të përdoret do të jetë nga burimet e rinovueshme. Është përzgjedhur një pikë strategjike në Unazën e Re, është dizenjuar në një mënyrë shumë inovative. Do të ketë 10 kulla karikimi, ku në pak minuta do të karikohen 20 automjete. Ky nuk është projekt në letër.”, u shpreh Balluku.

    Top Channel

  • Projekti “OSHEE Charge”/ Balluku: Jemi në një fazë të re transformimi. Momenti që OSHEE të ofrojë edhe një akademi

    Projekti “OSHEE Charge”/ Balluku: Jemi në një fazë të re transformimi. Momenti që OSHEE të ofrojë edhe një akademi

    TIRANË- Është prezantuar këtë të hënë projekti “OSHEE Charge”, për shërbimin e ri të karikimit të mjeteve elektrike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Një  hap drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm. Të pranishëm në aktivitetet janë kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Gjatë fjalës së saj Balluku tha se OSHEE po hyn në një fazë të re dhe se gjithashtu është thelbësore ngritja e kapaciteteve njerëzore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Po hyjmë në një fazë të re transformimi, që nga shërbimet bazë të OSSHE. Synimi është të zhvillojmë kompaninë dhe të modernizojmë shërbimet dhe të sjellim mundësi të reja për qytetarët. Paralelisht me zhvillimin e kapaciteteve teknike të shoqërisë, ngritja e kapaciteteve njerëzore është thelbësore. Mosha mesatare e teknikëve apo e inxhinierëve ka arritur në 50 vjeç. Në 2024-2025 kemi sjellë një frymë të re për një grupmoshë të re punonjësish. Sot ka ardhur momenti që vetë struktura e OSHEE të ofrojë një akademi për rritjen e kuadrove të reja”, tha Balluku.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”