Një lajm i trishtë vjen nga futbolli Brazilian. Mesfushori Óscar, sot pjesë e São Paulo, dikur një nga emrat më të ndritur të Premier League me fanellën e Chelsea, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë superderbit kundër Corinthians. Një përplasje e dhunshme me José Martínez brenda zonës e ka rrëzuar keq në tokë, duke i shkaktuar fraktura në tre vertebra të shtyllës kurrizore (L1, L2, L3).
Pamjet janë tronditëse; Oscar bie keq pas një dyluftimi ajror dhe menjëherë tregon shenja dhimbjesh të forta. Me vështirësi të dukshme në ecje, ai braktis fushën i përkrahur nga stafi mjekësor, duke u transportuar më pas me urgjencë në spital për ekzaminime të specializuara.
O lance que o juiz não marcou pênalti e ainda machucou o Oscarpic.twitter.com/L6aVHT9KU8
— Somos São Paulinos (@somosaopaulinos) July 20, 2025
Raporti zyrtar i klubit konfirmon: “Oscar pësoi një traumë direkte në pjesën e poshtme të shpinës. Pas rezonancës dhe ekzaminimeve të tjera, u konstatua frakturë në proceset transversale të tre vertebrave. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe pa dëmtime neurologjike. Do të trajtohet në mënyrë konservative, me kontroll të dhimbjes, pushim dhe rehabilitim të kujdesshëm”.
Koha e rikuperimit? 4 deri në 8 javë, në varësi të ecurisë klinike. Një goditje për trajnerin Hernán Crespo, që e kishte kthyer brazilianin në bosht të mesfushës. Oscar, pas aventurës në Kinë, po kërkonte rilindjen në futbollin e vendlindjes, por ky episod i rëndë mund ta lërë jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme. Për momentin, lajmi pozitiv është mungesa e komplikimeve neurologjike dhe shpresat për një rikthim të plotë.
pic.twitter.com/0W3VG3rESU
— . (@spfcmovies) July 20, 2025





