Tag: ortodokse

  • Laert Vasili dekorohet me titullin “Kalorës” në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës

    Laert Vasili dekorohet me titullin “Kalorës” në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës

    Aktori dhe regjisori i njohur Laert Vasili është nderuar me titullin e lartë “Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit” nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës. Ceremonia u zhvillua në Kishën Ortodokse të Kosovës, me bekimin e Nikolla Xhufkës.
    Dekorata iu dha Laert Vasilit në vlerësim të përkushtimit dhe besnikërisë së tij ndaj Kishës dhe rrugës së Krishtit.
    Postimi i plotë:
    Sot në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës, me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit +Nikolla, u dekorua me nderim z. Laert Vasili, me titullin Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit. Ky ishte një moment solemn dhe i mbushur me frymë shpirtërore, ku u vlerësua përkushtimi, besnikëria dhe dashuria ndaj Kishës dhe rrugës së Krishtit. Urime të përzemërta Laert Vasili – Zoti dhe Shën Kostandini qoftë gjithnjë me të!Sinodi i shenjtë .

  • Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderon Laert Vasilin me titullin “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit”

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderon Laert Vasilin me titullin “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit”

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderoi aktorin e njohur të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Laert Vasili, me titullin e lartë kishtar “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit”, një vlerësim për kontributin e tij të shquar në art dhe kulturë, si dhe për mbështetje ndaj trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve
    “Ndihem i privilegjuar dhe thellësisht i përulur të qëndroj sot para jush në këtë ditë të veçantë. Jemi mbledhur për të nderuar një shërbesëtar të veçantë të kishës sonë. Një kalorës shpirtëror, një misionar të palodhur, një vëlla që ka dhënë gjithçka në shërbim të Krishtit dhe popullit tonë, zotëri Laert Vasili. Sot në bekimin e lumturisë tuaj, shpallim zyrtarisht titullin Kalorës i Shën Konstadin Dardanasit. Ky nuk është vetëm një titull simbolik, është një dëshmi e shpirtit të tij të përkushtuar, punës së tij të heshtur por të ndritshme, është një përgjigje ndaj thirrjes së Zotit për të qenë dritë në errësirë, shpresë në dëshpërim dhe forcë në dobësi”, tha përfaqësuesi i Kishës, Alban Hoti.

    Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare e Kosovës, në Kishën Katolike “Shën Antonio i Padovës”, është përuruar në Prishtinë më 20 prill, në ditën e Pashkëve, në një ceremoni inaugurimi të drejtuar nga kryepeshkopi i parë i Kosovës, Nikolla Xhufka. Sipas tij, hapja e Mitropolisë së parë Ortodokse Shqiptare të Kosovës, do të jetë rezultat i vetëdijesimit të komunitetit në Kosovë.Përgjatë shërbesës së dhënies së titullit, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës, Nikollë Xhufka bëri lutje për Kosovën.
    “Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës qëndron afër të gjithë njerëzve. Afër kryeministrit, afër politikanëve, afër shtetit por mbi të gjitha qëndron afër atdheut dhe lutemi si kishë që perëndia ta forcojë shtetin e Kosovës me besim dhe me kurajë. Të bekuar janë të gjithë ata që ndihmojnë në emrin e Zotit”.Ceremonia e ndarjes së këtij titulli u mbajt në objektin e Kishës në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës dhe besimtarë ortodoksë.Laert Vasili e pranoi këtë vlerësim me mirënjohje dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe shpirtëror.
    “Ky rrugëtim filloi para diku dy vitesh kur fortlumturia e tij atëherë me një guxim të jashtëzakonshëm rrezikoi jetën për hir të besimit të krishterë ortodoks shqiptar duke vazhduar udhën e imzot Fan Nolit për meshën në shqip dhe i cili u shugura mitropolit nga ungji i gjyshes sime, Jerotheo Andon Jahu. Ortodoksia shqiptare është një amanet i të pareve të mi për të mbajtur meshën në gjuhën tonë, në gjuhën shqipe. E unë pata fatin të shoqëroja atëherë fortlumturinë e tij në ditëlindjen e Gjergj Kastriotit këtu në Prishtinë dhe tani pas 15 muajsh gjendemi këtu, ku është themeluar tashmë kisha autoqefale e Kosovës dhe këtu gjej rastin të falënderoj Alban Hotin për gjithë mbështetjen me vetmohim që i ka dhënë fortlumturisë së tij, Nikollës së pare dhe bekimi i të pareve të mi nga Jerotheo Andon Jahu, i cili fjeti në malin e shenjtë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar si ekzark patriarkal i Konstandinopojës dhe pastaj si murg i thjeshtë”, tha ai.
    Shën Kostandini, shenjti mbrojtës i Dardanasisë, është një figurë e shenjtë për shqiptarët, dhe titulli i dhënë aktorit simbolizon lidhjen e ngushtë të artit dhe shpirtërisë.
    /Kosovapress/

  • Vuante nga një sëmundje, ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Elbasan

    Vuante nga një sëmundje, ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Elbasan

    Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik, në orën 22:00, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan.

    Figura e tij është e njohur për përkushtimin disa dekadësh në shërbim të besimit dhe komunitetit, duke e kthyer kishën në lagjen Kala të Elbasanit në një qendër shpirtërore të gjallë dhe të hapur për çdo besimtar.
    Nikolla Marku mbajti një qëndrim të palëkundur në mbrojtje të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, duke u përplasur hapur ndër vite me kreun e Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, të cilin e akuzonte për uzurpim të kryesimit të kishës shqiptare dhe ndikim të tepruar grek në çështjet fetare vendase.
    Ai konsiderohej një zë i pavarësisë fetare dhe i dinjitetit kombëtar, shpeshherë i vetmuar në qëndrimet e tij, por gjithmonë i vendosur në mbrojtje të trashëgimisë ortodokse shqiptare.
    Pritja për ngushëllime po bëhet në Kishën “Shën Maria” në Elbasan, aty ku shërbeu për gjithë jetën, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 17:00, me pjesëmarrjen e besimtarëve, qytetarëve dhe atyre që ndanë me të vlerat e besimit dhe të identitetit.
    At Nikolla Marku do të kujtohet si një figurë e rrallë, që nuk heshti përballë padrejtësive dhe që i shërbeu Zotit dhe kombit me përkushtim deri në fund.

  • Ishin përjashtuar nga shërbimi ushtarak, Izraeli nis rekrutimin për 54 000 hebrenjtë ultra-ortodoksë

    Ishin përjashtuar nga shërbimi ushtarak, Izraeli nis rekrutimin për 54 000 hebrenjtë ultra-ortodoksë

    Ushtria izraelite njoftoi se do të dërgojë 54,000 karta rekrutimi për hebrenjtë ultra-ortodoksë, të cilët për dekada janë përjashtuar nga shërbimi ushtarak — një çështje që kërcënon të ardhmen e qeverisë së koalicionit të Benjamin Netanyahut.

    “Ushtria do të nisë këtë javë dërgimin e kartave të rekrutimit si pjesë e procedurave për anëtarët e komunitetit ultra-ortodoks, për të cilët statusi i studentit të yeshiva-s (shkollës talmudike) nuk do të jetë më i vlefshëm pas skadimit të ligjit përkatës,” thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
    Rekrutimi i hebrenjve ultra-ortodoksë është një problem për qeverinë e Netanyahu, e cila u formua në dhjetor 2022 dhe vazhdon të mbetet në pushtet falë aleancës së partisë Likud me partitë fetare të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodokse, të cilat këmbëngulin për të ruajtur përjashtimin nga shërbimi. Kjo po shkakton shqetësim në pjesën tjetër të shoqërisë izraelite, veçanërisht pas 21 muajsh lufte në Gaza dhe konflikteve në Liban, Siri dhe Iran.
    Sipas një marrëveshjeje që daton që nga themelimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948, burrat haredim kanë përfituar për dekada nga një përjashtim de facto nga shërbimi ushtarak, me kusht që t’i kushtohen plotësisht studimit të teksteve të shenjta të judaizmit në shkollat talmudike.
    Ky përjashtim u sfidua nga Gjykata e Lartë në vitet 2000, duke detyruar qeveritë e ndryshme të miratojnë marrëveshje të përkohshme ligjore për të kënaqur komunitetin ultra-ortodoks, i cili ka qenë faktor vendimtar në krijimin dhe rrëzimin e qeverive.
    Që nga qershori 2024, qeveria ndodhet nën presion nga sistemi gjyqësor për të vazhduar rekrutimin e ultra-ortodoksëve, pasi nuk ekziston më një ligj që garanton përjashtimin e tyre.
    “Formularët e regjistrimit do të dërgohen në valë gjatë muajit korrik, deri në një total prej 54,000,” tha deklarata e ushtrisë.
    “Ushtria do të vazhdojë përpjekjet për të zgjeruar rekrutimin e anëtarëve të komunitetit ultra-ortodoks, duke siguruar kushtet më të mira për t’u ruajtur mënyra e tyre unike e jetesës,” shtoi ajo.
    Komuniteti ultra-ortodoks përbën 14% të popullsisë hebraike në Izrael, që arrin rreth 1.3 milion njerëz, dhe 66,000 prej tyre janë në moshë ushtarake dhe deri më tani kanë qenë të përjashtuar.
    Disa rabinë argumentojnë se studimi i Torës mbron vendin po aq sa edhe ushtria. Të tjerë kanë frikë se përfshirja e hebrenjve të rinj ultra-ortodoksë në një korpus ushtarak jofetar, ku shërbejnë edhe gratë, do të ndryshojë identitetin e tyre fetar.

    Top Channel

  • Besimtarët ortodoksë i japin lamtumirë Metropolitit Imzot Dhimitri

    Besimtarët ortodoksë i japin lamtumirë Metropolitit Imzot Dhimitri

    Me dhjetra besimtarë ortodoksë u mblodhën në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër për t’i dhënë lamtumirën e fundit Metropolitit Imzot Dhimitri, i cili ndërroi jetë 4 ditë më parë në spitalin e Janinës, pas një komplikacioni shëndetësor.

    Në ceremoninë e mbajtur ishin të pranishëm klerikë të shumtë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe diplomatë të lartë nga Ambasada Greke në Tiranë.

    Mesha e shërbesës u mbajt nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joani.

    Pas ceremonisë, trupi i Metropolitit do të prehet në Kishën e Shën Parashqevisë në Dropull, për t’u nderuar dhe kujtuar nga besimtarët e shumtë që ai shërbeu gjatë gjithë jetës së tij.

  • Kisha Ortodokse dënon sulmin në kishën në Siri: Roli i fesë, të qetësojë zemrat

    Kisha Ortodokse dënon sulmin në kishën në Siri: Roli i fesë, të qetësojë zemrat

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka dënuar sulmin terrorist në një Kishë Ortodokse Greke në Damask të Sirisë.

    “Me dhimbje të thellë u informuam për sulmin terrorist në Kishën e Profetit të Shenjtë Ilia në Damask, që ndodhi ditën e djeshme gjatë Liturgjisë Hyjnore, ku dhjetëra besimtarë të pafajshëm humbën jetën ose u plagosën”, thuhet në deklaratë.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e dënon këtë akt dhune, aq më tepër që ndodhi në orarin e shenjtë të lutjes, gjatë Misterit të Falënderimit Hyjnor.  Sipas fjalëve të urta të Kryepiskopit tonë të ndjerë Anastas: “Askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të forcuar zjarrin e konflikteve. Feja është dhuratë hyjnore, e dhënë për të qetësuar zemrat, për të shëruar plagët dhe për të sjellë më afër individët dhe popujt”.

    “Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë për Fortlumturinë e Tij, Patriarkun e Antiokisë, z. Joan dhe për të gjithë Komunitetin Orthodhoks të Sirisë. Lutemi për prehjen e shpirtrave të viktimave të pafajshme dhe për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

    Nga Shqipëria, një vend që ka dëshmuar se bashkëjetesa paqësore mes feve nuk është ëndërr e paarritshme apo utopi, por realitet i gjallë, i bëjmë thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës. Bashkëjetesa paqësore e popujve dhe feve është rruga e vetme për një të ardhme më të mirë”, thuhet në deklaratë.

  • Ka dorë Irani? Sulm vetëvrasës në një Kishë Ortodokse në Damask, raportohet për 15 viktima

    Ka dorë Irani? Sulm vetëvrasës në një Kishë Ortodokse në Damask, raportohet për 15 viktima

    Një sulm vetëvrasës ka goditur një kishë ortodokse në lagjen Duweila të Damaskut, duke lënë të paktën 15 persona të vdekur, sipas burimeve të sigurisë të cituara nga agjencia Reuters.

    Televizioni shtetëror sirian raportoi se autori i sulmit u hodh në erë brenda kishës së Profetit Ilia (Mar Elia) gjatë një ceremonie fetare të dielën në mbrëmje. Në momentin e shpërthimit, në kishë ndodheshin dhjetëra besimtarë të krishterë.
    Sipas Ministrisë së Brendshme të Sirisë, sulmuesi ishte pjesëtar i organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).

    Autoritetet siriane kanë nisur hetimet, ndërsa siguria është forcuar në zonat me prani të komuniteteve të krishtera në kryeqytet.
    Ky është një nga sulmet më të rënda të drejtuara kundër pakicave fetare në Siri në vitet e fundit, duke rikthyer frikën për një valë të re dhune në rajon.

  • Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

    Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

    Ushtria izraelite po përballet me një mungesë prej të paktën 10,000 ushtarësh, pas gati 20 muajsh lufte midis Izraelit dhe organizatës palestineze, Hamas.

    Ushtria “ka nevojë për më shumë se 10,000 ushtarë, përfshirë rreth 6,000 luftëtarë. Kjo është një nevojë e vërtetë operacionale dhe për këtë po marrim të gjitha masat e nevojshme”, tha gjeneral brigade Effie Defrin në një konferencë shtypi të transmetuar në televizion.
    Ndërsa lufta në Gaza vazhdon, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka theksuar vazhdimisht nevojën që hebrenjtë ultra-ortodoksë të Izraelit të shërbejnë në ushtri. Theksojmw se ata janë përjashtuar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak për dekada të tëra.
    Në korrik, ushtria izraelite bëri thirrje që 1,000 burra ultra-ortodoksë të paraqiteshin, ndërsa në nëntor Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi se 7,000 hebrenj ultra-ortodoksë do të thirreshin gradualisht për të shërbyer.
    Por dy parti fetare në koalicionin e Kryeministrit Benjamin Netanyahu janë kundër draftit ultra-ortodoks, një çështje që ka shkaktuar tensione brenda qeverisë.
    Udhëheqësit e komunitetit ultra-ortodoks, i cili po rritet me shpejtësi, ankohen se nëse nxënësit e shkollave talmudike detyrohen të shërbejnë në ushtri së bashku me izraelitë të tjerë – përfshirë gratë, dhe ata rrezikojnë të humbasin identitetin e tyre.

    Top Channel

  • Gjergj Luca me At Xhovanin dhe At Arsenin, dy priftërinj ortodoksë arbëreshë nga Kalabria, mysafirë në Fish City

    Gjergj Luca me At Xhovanin dhe At Arsenin, dy priftërinj ortodoksë arbëreshë nga Kalabria, mysafirë në Fish City

    Nga vizitorët e shumtë që e shkelin me admirim dhe kuriozitet Fish City-n, këtë kompleks unik në Labinot-Fushë të Elbasanit, që në një kohë rekord është shndërruar në një ndër atraksionet turistike më të vizituara në vend, Gjergj Luca ka mirëpritur dy mysafirë të veçantë: At Xhovanin dhe At Arsenin, priftërinj ortodoksë nga komuniteti arbëresh i Kalabrisë.

    “Në mbrëmje takova dy burra të rrallë, dy arbëreshë ortodoksë të Kalabrisë që me fanatizëm e përkushtim mbrojnë gjuhën, fenë dhe zakonet, ashtu si 550 vjet më parë, kur të parët e tyre emigruan në Itali për t’i shpëtuar pushtimit osman. Dy priftërinj që dinë të flasin me Zotin, me njerëzit, me mua dhe me Syçin…”, shkruan Luca në postimin e tij, të shoqëruar me një video ku pasqyrohet bashkëbisedimi i ngrohtë me këta dy klerikë të ardhur nga përtej Adriatikut.
    Bashkë me ta, në një çast të rrallë bashkimi shpirtëror dhe kulturor, ai këndon këngën emblemë të arbëreshëve “Moj e bukura Moré”, e cila i ka mbijetuar shekujve si një melodi malli dhe përkatësie. Dy priftërinjtë kishin sjellë me vete jo vetëm rrobat e liturgjisë, por edhe shpirtin e një gjuhe të lashtë, të folur ende me krenari në atë copëz shqiptarie që rron në Kalabri — në vendbanimet që mbajnë gjallë kujtesën dhe gjakun e Arbërisë.
    Ata janë dëshmia e gjallë e një trashëgimie të pathyeshme, që ndonëse e mërguar, nuk u shkëput kurrë nga rrënjët. Janë zëri i një historie që flet ende shqip, këndon shqip dhe lutet shqip, edhe pse më shumë se pesë shekuj i ndajnë nga toka amë. Në këtë takim, Fish City nuk ishte më thjesht një qendër turistike, por një urë ku u takuan shpirtrat e një kombi — të atyre që mbetën, dhe të atyre që u larguan, por nuk harruan kurrë.Ata sollën nga Kalabria dëshminë e qëndresës së historisë, traditave, kulturës, por në veçanti gjuhës, të cilën e ruajtën dhe e trashëguan. Në këtë takim të përzemërt, ata apeluan të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë larg atdheut, t’i mbajnë lidhjet e tyre me tokën ëmë duke u lënë fëmijëve si testament jo vetëm kujtimet dhe traditat, por në veçanti gjuhën.
    AV

  • Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov

    Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka quajtur “jorealist” një takim midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Vatikan. Kjo është raportuar nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave Lavrov ka deklaruar se nuk mund të takohen dy vende ortodokse në një vend katolik, ndërsa ngre akuza ndaj autoriteteve të Kievit për shkatërrimin e Kishës Ortodokse Ukrainase
    “Nuk është elegante që vendet ortodokse të diskutojnë në një forum katolik çështjet e eliminimit të shkaqeve rrënjësore të konfliktit”. Midis këtyre “shkaqeve rrënjësore” ishte ajo që ai e quajti “rruga e shkatërrimit të Kishës Ortodokse Ukrainase” nga autoritetet e Kievit.
    “Mendoj se nuk do të ishte e lehtë për vetë Vatikanin të priste delegacione nga dy vende ortodokse në këto kushte”, theksoi kreu i diplomacisë ruse.
    Kremlini tha se “ende nuk ka vendim ose marrëveshje mbi platformën e ardhshme negociuese” për bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës dhe se “ky vendim nuk mund të merret vetëm nga njëra palë”, por “kërkon pëlqimin e të dyjave”, u shpreh Dmitry Peskov mbi negociatat e mundshme në Vatikan dhe mbi ekzistencën e mundshme të një marrëveshjeje në parim për bisedime të reja në Stamboll.
    Peshkopët evropianë, pas një takimi me Leon XIV, lidhur me një ndërmjetësim të mundshëm nga Vatikani, nënvizuan se “nuk hymë në detajet e propozimeve konkrete, por u përqendruam vërtet në rëndësinë e punës për një paqe që është një paqe e drejtë, ky ekuilibër midis paqes dhe drejtësisë duket të jetë një gjë shumë e rëndësishme në mendimin e tij”.
    Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, deklaroi për mediat italiane se nuk ka data për ndonjë negociatë paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës që do të mbahet në Vatikan.