Tag: orthodokse

  • Kisha Orthodokse e Shqipërisë: Askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të forcuar zjarrin e konflikteve

    Kisha Orthodokse e Shqipërisë: Askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të forcuar zjarrin e konflikteve

    Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë ka dënuar ashpër sulmin terrorist të ndodhur në një kishë ortodokse greke në Damask të Sirisë. ”Me dhimbje të thellë u informuam për sulmin terrorist në Kishën e Profetit të Shenjtë Ilia në Damask, që ndodhi ditën e djeshme gjatë Liturgjisë Hyjnore, ku dhjetëra besimtarë të pafajshëm humbën jetën ose u plagosën”, thuhet në deklaratë. Sipas fjalëve të urta të Kryepeshkop tonë të ndjerë Anastas askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të forcuar zjarrin e konflikteve.
    ”Feja është dhuratë hyjnore, e dhënë për të qetësuar zemrat, për të shëruar plagët dhe për të sjellë më afër individët dhe popujt. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë për Fortlumturinë e Tij, Patriarkun e Antiokisë, z. Joan dhe për të gjithë Komunitetin Orthodhoks të Sirisë.

    Lutemi për prehjen e shpirtrave të viktimave të pafajshme dhe për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Nga Shqipëria, një vend që ka dëshmuar se bashkëjetesa paqësore mes feve nuk është ëndërr e paarritshme apo utopi, por realitet i gjallë, i bëjmë thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës. Bashkëjetesa paqësore e popujve dhe feve është rruga e vetme për një të ardhme më të mirë”, thuhet në reagim.

  • Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse greke për Trump: E lavdëroj, besoj se i sjell dobi botës

    Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse greke për Trump: E lavdëroj, besoj se i sjell dobi botës

    Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse të Greqisë, Ieronymos II, ka dhënë një intervistë për median amerikane Breitbart News, lidhur me ardhjen në pushtet në SHBA të Donald Trump.
    Ai u shpreh se votimi i Trump për President ka qenë një zhvillim pozitiv, pasi është i nevojshëm ndryshimi në disa aspekte.
    “Zgjedhja e Presidentit Trump ka qenë një zhvillim pozitiv. Dua t’i them atij se ne kemi nevojë për ndryshime, siç janë reformat që ai po përpiqet të zbatojë, por ama reforma që ne mund t’i kuptojmë. Për shembull, kur marrëdhëniet e SHBA-ve me Kinën zhvendosen krahas ndryshimit të dinamikës ekonomike, kjo mund të çojë në efekte të kundërta dhe përshkallëzimin e tyre, apo e në një luftë. Evropa po përgatitet për një skenar kaq negativ. Mesazhi im është se ne duhet të përqendrohemi në brezat më të rinj”, tha ai.
    Kryepeshkopi grek u ndal dhe tek komuniteti LGBT+, për të cilët Trump mban një qëndrim negativ. Ieronymos II u shpreh se “marrëzia transgjinore” që po dëhmohet në SHBA, tregon se Trump po e drejton atë larg “marrëzirës radikale”, siç raporton Breitbart News.
    “Në Greqi martesat e të njëjtit seks nuk janë të pranuar nga një pjesë e madhe e shoqërisë. Ne besojmë në lirinë e njeriut, por kjo nuk do të thotë të ndërmerren veprime ekstreme, demonstrata apo aktivizëm që provokojnë të tjerët. Ne nuk mund dhe nuk duhet t’i detyrojmë politikanët të votojnë për diçka me të cilën ata nuk pajtohen. E gjithë kjo ka tronditur qytetarin mesatar në vitet e kaluara. Më pas erdhi fitorja e Trump dhe Presidenti e bëri shumë të qartë se ka vetëm dy gjini dhe ne vumë re se shumë liderë, e liderë të BE-së nisën të përsërisin të njëjtën argument”, tha ai.
    Figura e lartë fetare greke e përgëzoi për punën e deritanishme Trump-in, por e këshillon Presidentin e SHBA-ve që të përmbahet.
    “Në shumë mënyra, unë e lavdëroj atë dhe besoj që i sjell dobi botës, por ai duhet të tregojë pak përmbajtje. Njerëzit janë të frikësuar mos ndoshta gjërat shkojnë keq, e se mund të rikthehen në kohë të vështira. President Trump duhet të jetë i vetëdijshëm për nevojat e një personi mesatar dhe ai e luan mirë këtë rol. Po kështu, unë dua që t’i rikujtoj atij që Kisha është një forcë që gjithmonë mund të ofrojë mbështetje dhe forcë tek njerëzit. Unë e kam ndjekur Presidentin Trump, ai është shumë aktiv. Na nevojiten shumë ndryshime, por jo të nxiturara. Hap pas hapi, besoj se ai mund të kontribuojë pozitivisht tek bota”, tha ai.

  • Berisha shkon në festën për Greqinë mbajtur në Tiranë

    Berisha shkon në festën për Greqinë mbajtur në Tiranë

    Sali Berisha ka marrë në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të organizuar nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë.
    Berisha thotë gjithashtu se në një atmosferë të ngrohtë e miqësore u takua me miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse dhe përfaqësues të njohur të minoritetit grek.

    Postimi i Berishës:
    Të nderuar miq, ishte një kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek. Në pritje takova dhe mikpritësen Ambasdaren Kamitsi, të cilën e falenderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare.

  • Berisha në festën Kombëtare të Greqisë, takon ambasadoren dhe kryepeshkopin Joan

    Berisha në festën Kombëtare të Greqisë, takon ambasadoren dhe kryepeshkopin Joan

    Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të organizuar nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë.
    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga eventi.
    Berisha thotë gjithashtu se në një atmosferë të ngrohtë e miqësore u takua me miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse dhe përfaqësues të njohur të minoritetit grek.
    Postimi i Berishës:
    Të nderuar miq,
    Ishte një kënaqësi të merrja pjesë sonte në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga Ambasadorja e këtij vendi H.E. Mrs. Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek. Në pritje takova dhe mikpritësen Ambasdaren Kamitsi, të cilën e falenderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare.