Tag: orlando

  • NBA CUP/ Orlando dhe New York kualifikohen në gjysmëfinale në Lindje

    NBA CUP/ Orlando dhe New York kualifikohen në gjysmëfinale në Lindje

    Orlando Magic dhe New York Knicks janë dy skuadrat e para të kualifikuara për Final Four të NBA Cup 2025. Gjatë natës u zhvilluan dy çerekfinalet e Konferencës së Lindjes. Magic fitojnë derbin e Floridës kundër Heat me rezultatin 117-108, në një ndeshje ku shkëlqeu Desmond Bane me 37 pikë, ndërsa i shkëlqyer ishte edhe kontributi i Paolo Banchero-s, i sapokthyer (18 pikë), si dhe ai i Jalen Suggs (20 pikë).
    Në gjysmëfinale kalojnë edhe Knicks, të cilët fituan në fushën e Torontos me rezultatin 117-101, falë një performance të shkëlqyer të gjithë skuadrës. Më të dalluarit ishin Jalen Brunson me 35 pikë, Josh Hart me 21 pikë dhe Karl Anthony Towns, i cili regjistroi një dopietë (14 pikë dhe 16 kërcime).

    Sonte do të zhvillohen edhe dy çerekfinalet e tjera të Konferencës së Perëndimit: Oklahoma City Thunder pret Phoenix Suns, ndërsa Lakers do të sfidojë San Antonio Spurs.

  • Triumfojnë Orlando dhe New York, avancojnë në gjysmëfinalet e NBA Cup

    Triumfojnë Orlando dhe New York, avancojnë në gjysmëfinalet e NBA Cup

    10 Dhjetor 2025

    8:07

    Telesport

    Janë luajtur sot ndeshjet e radhës së NBA Cup. Ekipi i Orlando fitoi 117-108 ndaj Miami, duke avancuar në fazën gjysmëfinale.
    Të gjithë titullarët e Orlando realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Desmond Bane me 37 pikë. Ndërsa te Miami mungoi lojtari lider.
    Në ndeshjen tjetër, skuadra e New York ka befasuar Toronto, duke fituar 117-101 në sfidën e luajtur në Kanada.
    Jalen Brunson me 35 pikë udhëhoqi nju-jorkezët në këtë triumf të rëndësishëm, dnërsa 31 pikët e Ingram për kanadezët mbetën për statistikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Orlando – Miami, 117-108
    Toronto – New York, 101-117

  • Oklahoma vazhdon marshimin në NBA, Boston mposht Lakers, fitore “in extremis” për Orlando e Denver

    Oklahoma vazhdon marshimin në NBA, Boston mposht Lakers, fitore “in extremis” për Orlando e Denver

    Plot 12 ndeshje të luajtura sot në NBA, ku surprizat nuk kanë munguar. Kampionët në fuqi të Oklahoma fituan 132-111 ndaj Dallas. Tjetër ndeshje e shkëlqyer e Alexander Shai, që realizoi 33 pikë.
    Pa probleme fiton Boston, që mundi 126-105 Lakers, dy ekipe që konsiderohen pretendente për titull. Reaves realizoi 36 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërkohë që Broën me 30 pikë u dallua për Celtics.
    Fitore në sekondat e fundit për Orlando e Denver, që mundën respektivisht Miami dhe Atlanta. Për Orlando u dallua Wagner me 32 pikë, ndërsa për Denver shkëlqeu Nikola Jokic me 40 pikë.
    Fiton edhe skuadra e Cleveland, që falë 52 pikëve të dyshes Mitchell-Tyson, mundi 130-117 San Antonio. Zhgënjen sërish Milwaukee, që në fushën e tij u ndal 116-101 nga Philadlephia (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).
    NBA-Rezultatet e sotme
    Boston – Lakers, 126-105
    Orlando – Miami, 106-105
    Atlanta – Denver, 133-134
    Cleveland – San Antonio, 130-117
    Detroit – Portland, 122-116
    New York – Utah Jazz, 146-112
    Toronto – Charlotte, 86-111
    Chicago – Indiana, 105-120
    Houston – Phoenix, 117-98
    Memphis – Clippers, 107-98
    Milwaukee – Philadelphia, 101-116
    Oklahoma – Dallas, 132-111

  • Lakers shkatërrojnë Clippers në derbi, triumfojnë edhe Orlando e Washington

    Lakers shkatërrojnë Clippers në derbi, triumfojnë edhe Orlando e Washington

    Skuadra e Lakers fitoi thellë 135-118 ndaj Clippers në derbin e Los Anxhelos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje e mirë e Luka Doncic, që shkëlqeu me 43 pikë e 13 asist.
    Mirë u paraqitën edhe Reaves me 31 pikë e LeBron James me 25 pikë, ndërsa për Clippers nuk mjaftuan 29 pikët e James Harden, që mbetën për statistikë. Një sezon i vështirë për Clippers, me vetëm 5 fitore (13 humbje)
    Pa probleme fiton skuadra e Washington, që në shtëpi mundi 132-113 Atlanta. Një ndeshje mjaft e mirë e CJ McCollum, që realizoi 46 pikë, mbështetur edhe nga Alex Sarr me 27 pikë, një dyshe që bëri diferencën në fushë
    Ekipi i Orlando mposhti pa vështirësi 144-103 Philadelphia jashtë fushe, duke hyrë në grupin e ekipeve që synojnë zonën play off. 9 lojtarë të Orlando realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Anthony Black, që realizoi 31 pikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Washington – Atlanta, 132-113
    Philadelphia – Orlando, 103-144
    Lakers – Clippers, 135-118

  • San Antonio rikthehet protagonist, Milwaukee ndalet pas kohës shtesë, fitojnë Orlando e Memphis

    San Antonio rikthehet protagonist, Milwaukee ndalet pas kohës shtesë, fitojnë Orlando e Memphis

    Fitorja e tretë radhazi për San Antonio, që mundi 135-126 Atlanta. Një ndeshje spektakolare. De’Aron Fox me 26 pikë e Keldon Johnson me 25 pikë bënë diferencën për Spurs, ndërsa 38 pikët e Walker për miqtë mbetën për statistikë.
    Pas kohës shtesë triumfoi skuadra e Philadelphia, që mundi 123-114 Milwaukee jashtë fushe. Mungesa e Antetokounmpo u ndje për vendasit (Rollins 32 pikë), ndërkohë që për miqtë shkëlqeu Tyrese Macey, autor i 54 pikëve.
    Fiton edhe Orlando, që mposhti 129-101 Clippers, ndeshje ku diferencën e bëri stoli i Orlando, nga ku erdhën 47 pikë. Ndërsa Memphis, falë 50 pikëve të dyshes Aldama-Landale, mposhti pa probleme ekipin e Sacramento me rezultatin 137-96.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Orlando – Clippers, 129-101
    Memphis – Sacramento, 137-96
    Milwaukee – Philadelphia, 114-123
    San Antonio – Atlanta, 135-126

  • Me profilin e një banke iu vodhi miliona qytetarëve, arrestohet 21-vjeçari nga Laçi

    Me profilin e një banke iu vodhi miliona qytetarëve, arrestohet 21-vjeçari nga Laçi

    Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Smart Bank Phishing”, në kuadër të luftës kundër mashtrimeve kompjuterike dhe krimeve kibernetike.
    Si rezultat i operacionit, është arrestuar 21-vjeçari Orlando Gjoka, banues në Laç, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë, D. G. (23 vjeç) dhe E. Gj. (21 vjeç).
    Sipas njoftimit zyrtar, Orlando Gjoka kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), me qëllim mashtrimin e qytetarëve.  Ai kontaktonte persona të ndryshëm përmes platformave online, duke iu ofruar kredi të rreme në emër të bankës.
    Nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë bankare, i riu arrinte të boshatiste fondet e viktimave. Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i bindte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro, me premtimin e rremë për një kredi 15 000 euro.
    I riu akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Mashtrim kompjuterik”, “Ndërhyrje kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”.
    Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së mashtrimit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

  • Orlando Bloom nis lidhje të re pas ndarjes nga Katy Perry!

    Orlando Bloom nis lidhje të re pas ndarjes nga Katy Perry!

    Pas ndarjes nga Katy Perry, Orlando Bloom ka filluar një lidhje të re vetëm katër muaj pas përfundimit të marrëdhënies me këngëtaren. Sipas burimeve të afërta me aktorin, ai është parë duke kaluar kohë me një grua brune në një bar kokteji në Chelsea. Një burim i tha për The Sun: “Orlando dhe Katy u ndanë miqësisht dhe ata dëshirojnë vetëm më të mirën për njëri-tjetrin. Ai është duke e mbajtur lidhjen sekrete, por po takohet sërish dhe po kalon kohë të bukur.”
    Kohët e fundit, Orlando ka dalë disa herë në Chelsea, duke u parë gjithashtu duke u argëtuar dhe duke shijuar jetën e tij pas ndarjes. Ndërkohë, Katy Perry gjithashtu ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi thuhet se është në një lidhje me ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeau. Foto të fundit tregojnë çiftin duke u puthur dhe përqafuar në jahtin e Katy Perry pranë Santa Barbarës, një skenë që i dha fund thashethemeve për një lidhje mes tyre.
    Lidhja mes Katy dhe Justin ka ngjallur kureshtje, duke filluar që nga një darkë në Montreal, muajin e kaluar.
    Orlando dhe Katy u takuan për herë të parë në vitin 2016, u ndanë në 2017 dhe ribashkuan në 2018. Ata u fejuan në shkurt të vitit 2019 dhe u bënë prindër të vajzës Daisy në gusht të 2020. Dasma e tyre, e planifikuar për vitin 2020, u shty për shkak të pandemisë.

  • Dy ish-partnerët e Orlando Bloom: Ne kemi respekt dhe dashuri për njëra-tjetrën

    Dy ish-partnerët e Orlando Bloom: Ne kemi respekt dhe dashuri për njëra-tjetrën

    Miranda Kerr dhe Katy Perry dëshmojnë se miqësia dhe respekti mund të bashkëjetojnë me prindërimin në plan të parë, pavarësisht se ndajnë të njëjtin ish-partner.
    Në një paraqitje në Today With Jenna & Friends modelja australiane foli hapur për miqësinë e saj të gjatë me yllin e popit dhe se si po e përballojnë bashkëprindërimin. “Të kesh dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin është shumë e rëndësishme. Ne të gjithë jemi njerëz dhe gjëja më e rëndësishme është t’i vendosim fëmijët në radhë të parë, atë që ata kanë më shumë nevojë dhe si do t’i bëjmë të gjithë të ndihen të pranuar dhe të dashur. Në fund të ditës, ne të gjithë jemi njerëz dhe të gjithë përpiqemi të jemi versionet më të mira të vetes. Pse të mos jemi një shembull i mirë për fëmijët tanë? “
    Miranda Kerr ishte e martuar me Orlando Bloom nga viti 2010 deri në vitin 2013. Gjatë kësaj kohe, djali i tyre, Flynn Christopher, lindi në vitin 2011. Më vonë ajo u martua me Evan Spiegel, me të cilin ka tre fëmijë: Hart (7), Myles (6) dhe Pierre (19 muajsh).
    Sa i përket Katy Perry-t dhe aktorit të filmit “Lord of the Rings”, ata ishin bashkë për nëntë vjet, por i dhanë fund fejesës qershorin e kaluar. Katy Perry dhe Orlando Bloom janë prindër të vajzës 5-vjeçare Daisy Dove.
    Marrëdhënia midis dy grave duket se funksionon në harmoni për vite me radhë, me të dyja që shpesh shprehin admirim për njëra-tjetrën. Kerr kishte komentuar se marrëdhënia e saj me Bloom është pothuajse si ajo e dy motrave:
    “Shkojmë me pushime bashkë. Festojmë të gjitha momentet e mëdha së bashku. E dua. Mendoj se mund të them se e dua më shumë se babain e Flynn-it. Tani e shoh si vëlla. Dhe shumicën e kohës, si një vëlla bezdisës. Katy më ndihmon të merrem me të.”
    Para përfundimit të intervistës, modelja kujtoi takimin e saj të parë me Katy Perry-n: “Kur Orlando filloi të dilte me Katy-n, mbaj mend që ai më ftoi në shtëpinë e tij dhe ajo ishte atje, dhe ne u lidhëm menjëherë. E pashë si ishte me Flynn-in. Shumë e gjallë, nuk përpiqej të ishte nëna e tij. Ajo ishte thjesht miqësore dhe argëtuese, dhe kjo është e gjitha që mund të kërkosh. U ulëm pranë pishinës në shtëpinë e tij në Malibu dhe pastaj shkuam në një festë të vogël sipër. Ne kaluam kohë të gjithë së bashku. Ishte shumë mirë!”

  • Pas ndarjes me Orlando Bloom, Katy Perry tregon transformimin e saj personal

    Pas ndarjes me Orlando Bloom, Katy Perry tregon transformimin e saj personal

    Këngëtarja e njohur Katy Perry është shprehur hapur mbi vitin e kaluar në një letër prekëse drejtuar fansave të saj, të cilën e publikoi në Instagram të hënën, më 22 shtator. Artistja 40-vjeçare ndau mendimet e saj për përvjetorin e albumit të vitit 2024, 143, duke e cilësuar këtë periudhë si një ndër më ndikueset e jetës së saj.
    “Ju e dini që nuk jam nga ato që bëjnë postime për përvjetorë,” shkroi Perry. “Por do të ishte e gabuar të mos e pranoja se ky vit ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm tek unë.”
    Në këtë reflektim, ajo la të kuptohet se po kalon një periudhë të madhe ndryshimesh, sidomos në jetën personale. Në qershor, ajo dhe aktori Orlando Bloom u ndanë pas gati një dekade bashkë dhe kanë një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove.
    Postimi i saj përfshinte foto dhe video nga prapaskenat e realizimit të albumit 143, si dhe përgatitjet për turneun Lifetimes, ku këngëtarja sjell hitet më të mëdha të karrierës, si “Firework” dhe “California Gurls”.
    Perry e përshkroi albumin si një “të dua” për fansat, duke theksuar rolin që ata kanë luajtur gjatë gjithë rrugëtimit të saj artistik. “Jam dashur, jam testuar dhe sprovuar, ky është udhëtimi,” shkroi ajo, duke shtuar se ndonëse ka njohur suksesin, ka mësuar të shohë edhe anën tjetër të famës.
    Në fund, ajo u shpreh mirënjohëse për komunitetin që ka ndërtuar me fansat, duke e cilësuar çdo përvojë si të vlefshme.

  • “Ata janë më të rezervuar”/ Romanca e Katy Perry me Justin Trudeau ende vazhdon

    “Ata janë më të rezervuar”/ Romanca e Katy Perry me Justin Trudeau ende vazhdon

    Pothuajse dy muaj pas takimit të tyre në darkë, Katy Perry dhe Justin Trudeau ende po takohen me njëri-tjetrin, me romancën e tyre që nuk ka mbaruar, siç donin disa raportime. Të dy u fotografuan në një darkë në Montreal, ndërsa Justin Trudeau më pas mori pjesë në turneun e Katy Perry-t në Kanada. Megjithatë, sipas DailyMail, në javët e fundit komunikimi i tyre është ulur ndjeshëm, me shumë njerëz që mendojnë se flirti i tyre mbaroi.
    Megjithatë, një person nga mjedisi i tyre sqaroi se çifti vazhdon të dalë bashkë, por mban një profil të ulët. “Ata vendosën të jenë shumë më privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre “, tha ai për US Weekly dhe shtoi: “Ata vazhdojnë të flasin dhe të tregojnë shumë interes për njëri-tjetrin”. Një person tjetër vuri në dukje se marrëdhënia e tyre “nuk është serioze”, pasi Katy Perry është “jashtëzakonisht e zënë tani” me “Lifetimes Tour”-in e saj.
    “Justin ka rregulluar ta takojë atë kur të ketë kohë të lirë pas disa javësh, kur të kthehet nga turneu i tij në Brazil”, shtoi burimi, duke iu referuar pushimit të Katy Perry-t përpara se pjesa evropiane e turneut të saj të fillojë më 4 tetor. “ Ajo është shumë e zënë çdo ditë, por është shumë e hapur për takime.”
    Këngëtarja e filloi lidhjen e saj me politikanin menjëherë pas ndarjes nga ish-i fejuari i saj, Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy. Ish-çifti njoftoi ndarjen e tyre përmes përfaqësuesve të tyre. “Orlando dhe Katy kanë bërë ndryshime në marrëdhënien e tyre në muajt e fundit dhe po përqendrohen në bashkë-prindërimin e vajzës së tyre.
    Orlando Bloom foli për herë të parë për ndarjen e tyre gjatë një interviste të kohëve të fundit në Today Show: “Jam mirë,. Jam shumë mirënjohës. Kemi vajzën më të bukur”, i tha ai Craig Melvin të premten, më 5 shtator, duke shtuar, “Jemi mirë. Do të jemi mirë. Ka vetëm dashuri mes nesh”.