Tag: organizuar

  • GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetahu

    GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetahu

    Njoftimi nga GJKKO
    Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi:
     
    1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah
    2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.

  • Ministri Hoxha merr pjesë në Samitin për Sigurinë Kufitare në Angli

    Ministri Hoxha merr pjesë në Samitin për Sigurinë Kufitare në Angli

    Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare, “Krimi i Organizuar i Emigracionit”,, ku marrin pjesë përfaqësues nga rreth 40 vende.

    Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë në ceremoninë e pritjes së delegacioneve pjesëmarrëse në Ministerial, së bashku me Kryeadministratoren e AAPSK, Risena Xhaja, drejtuesin e Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe të Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku. Hoxha është takuar me homologen britanike Yvette Cooper, teksa vlerëson edhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve për të luftuar krimin e organizuar.
    “Me Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, bashkëndajmë një histori të qartë suksesi të bashkëpunimit policor, që çoi në uljen e ndjeshme të migracionit të paligjshëm, por edhe kemi ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar”, theksoi ministri Hoxha pas bisedës me homologen britanike.

    Top Channel

  • Dumani në Holandë, takohet me kryeprokurorin holandez. Ambasada jep detajet nga takimi

    Dumani në Holandë, takohet me kryeprokurorin holandez. Ambasada jep detajet nga takimi

    Kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar këtë të enjte me kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit Kombëtar të Holandës, John Lucas, gjatë një vizite në Holandë. Ambasada holandeze në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi, ku në fokus të diskutimeve ka qenë lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.
    “Trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje.

    Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë. Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, z. David van ëeel.
    Konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta.
    Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Z. Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK“, thuhet në njoftimin e ambasadës.

  • Amerikanët rikthehen në SPAK: Do ofrojnë sërish asistencë për hetimet e prokurorëve

    Amerikanët rikthehen në SPAK: Do ofrojnë sërish asistencë për hetimet e prokurorëve

    Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën në Prokurori) janë rikthyer sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë për hetimet që po zhvillohen nga prokurorët e kësaj strukture.
    Ekspertët amerikanë ishin larguar nga Shqipëria në fillim të muajit shkurt, pas një vendimi të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të pezulluar disa fonde për agjenci ndërkombëtare, përfshirë USAID.
    Megjithatë, ata janë rikthyer tani për të vazhduar mbështetjen dhe asistencën e nevojshme për SPAK, një strukturë e krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
    Që nga krijimi, SPAK ka përfituar mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë kontribuar nëpërmjet disa misioneve, si OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën në Prokurori), ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Trajnimit për Çështje të Krimit), DEA (Agjencia për Luftën kundër Drogës) dhe FBI (Byroja Federale e Hetimeve).
    Kjo mbështetje ka qenë e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

  • Kurthi ku ra Kurti: Grenell, një gay!

    Kurthi ku ra Kurti: Grenell, një gay!

    Kryeministri Kurti ka rënë pre e një loje të organizuar nga dy komedianë rusë, Vovan dhe Lexus, të cilët kanë organizuar një bisedë me të, duke e bërë të besojë se ishte duke folur me Presidentin e Letonisë, Edgar Rinkevics. Gjatë bisedës ku Albin Kurti mendonte se fliste me Rinkevics, biseduan për Richard Grenell e deri te Milan Radoiadoiçiç.

    “Grenell ka marrë një dekoratë të lartë në Serbi… Nuk mund të marrësh këtë vlerësim në Serbi e të thuash jam i paanshëm. Ai ka punuar sistematikisht për të rrëzuar qeverinë time. Ia arriti në 2020-ën. Ishte e vetmja qeveri që u rrëzua gjatë pandemisë. Tani Donald Trump e ka caktuar drejtues të qendrës Kennedy, ku do të luftojë shfaqjet me dragg queen. Ndërkohë që edhe ai vetë është gay, e ka vendosur të luftojë ata”, dëgjohet të thotë Kurti.
    “Edhe unë jam gay”, u përgjigjet personi në krahun tjetër… “Nuk e dija”, thotë Kurti, duke menduar se po flet me presidentin letonez.
    Ndër të tjera, Kurti dëgjohet të thotë se ndaj tij ka pasur një luftë hibride, kryesisht nga Serbia, Rusia “por edhe elementë të tyre brenda Kosovës”. Sipas tij, lufta e parë ndaj tij është bërë përmes dezinformatave.
    Edhe pse nuk dihet kur video është regjistruar, ajo u publikua të mërkurën nga komedianët rusë.
    Më 20 mars, Presidenti i Letonisë, Edgar Rinkevics, ishte për vizitë në Kosovë. Por ai u takua me homologen e tij Vjosa Osmani dhe jo me Kurtin.