Tag: organizuar

  • Vuçiç: Do t’i fal të gjithë të dyshuarit për keqpërdorime në rastin e Shtabit të Përgjithshëm

    Vuçiç: Do t’i fal të gjithë të dyshuarit për keqpërdorime në rastin e Shtabit të Përgjithshëm

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 11 dhjetor njoftoi se, nëse ngrihet aktakuzë lidhur me heqjen e statusit të monumentit të kulturës për kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, ai do t’i falë të gjithë ata që “gjoja kanë marrë pjesë në keqpërdorime”.

    “Nuk do t’iu jap mundësinë që të ndjekin penalisht ata që nuk kanë asnjë faj. Unë jam fajtor. Unë jam ai që kam dashur modernizimin e Serbisë. Unë jam ai që kam dashur të sjell një investitor të madh”, tha Vuçiç në Nish, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në fabrikën Palfinger.

    Në vendin ku ndodhet kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm, i shkatërruar gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, është planifikuar ndërtimi i një kompleksi luksoz nga kompania investuese “Affinity Partners” e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

    Projekti kundërshtohet nga aktivistët, përfaqësuesit e partive opozitare dhe një pjesë e ekspertëve.

    Ai përsëri ofendoi prokurorinë që po udhëheq hetimin për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikim dokumentesh, në bazë të të cilave Qeveria në maj i hoqi statusin e pasurisë kulturore kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit.

    Vuçiq gjithashtu tha se nuk e di nëse ekziston aktakuzë ndaj tij në lidhje me këtë rast.

    “Nuk e di nëse ekziston, por nuk mund ta fsheh buzëqeshjen dhe gëzimin. I nxis që ta publikojnë aktakuzën. Do të ishte kulmi i karrierës sime, sepse kjo do të tregonte në mënyrën më të mirë se si është rrënuar shteti, si e kanë rrëmbyer nga jashtë, çfarë kanë bërë përmes platformave mediale nga të gjitha anët”, tha Vuçiç.

    Ndër të dyshuarit në procedurën e udhëhequr nga Prokuroria Publike për Krim të Organizuar e Serbisë është ministri aktual i Kulturës së Serbisë, Nikolla Sellakoviq. Atij i ngarkohen dy vepra penale: keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe falsifikim i dokumentit zyrtar.

    Që nga nisja e hetimit nga Prokuroria për Krim të Organizuar, Vuçiç, së bashku me përfaqësues të tjerë të pushtetit në Serbi, kanë bërë një sërë akuzash dhe fyerjesh ndaj prokurorisë.

    Kolegji i Prokurorisë për Krim të Organizuar ka njoftuar disa herë se muajt e fundit prokurorët e tyre kanë qenë të ekspozuar ndaj presionit të vazhdueshëm përmes deklaratave publike të presidentit të Serbisë, përfaqësuesve të Kuvendit dhe Qeverisë si dhe aktorëve të tjerë politikë dhe disa mediave.

  • Begaj uron Brahon për zgjedhjen në krye të SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim

    Begaj uron Brahon për zgjedhjen në krye të SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho, pas zgjedhjes së tij në krye të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit, përmes një postimi në rrjetin social X.
    Kreu i Shtetit e ka cilësuar drejtimin e SPAK-ut si një përgjegjësi të lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.
    “Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin!”

     

  • Trafikun 2.4 ton marijuanë dhe heroinë, GJKKO vendos për Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

    Trafikun 2.4 ton marijuanë dhe heroinë, GJKKO vendos për Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

    GJKKO ka lënë në burg Rexhep Rrajën dhe nëntë personat e tjerë të akuzuar për trafik narkotikësh.
    Në njoftimin zyrtar të SPAK janë njoftuar masat
    NJOFTIMI I PLOTE:
    Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
    Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati;.
    Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, datë 10.12.2025 dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Marvin Bushati”.
    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 103, 112, 232 pika 1 gërma “dh”, 238, 244, 245, 248, 249, 251, 252 dhe 259 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 126, datë 11.12.2025, vendosi:
    -Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    -Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Islam SEFA (alias XAKA), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 1], dhe “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

  • GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

    GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

    GjKKO ka lënë në qeli anëtarët e grupeve kriminale që u goditën një ditë më parë nga SPAK, mes tyre anëtarë të fisit Rraja dhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
    Njoftimi për mediat

    Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

    “I. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati;

    II. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, datë 10.12.2025 dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Marvin Bushati”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 103, 112, 232 pika 1 gërma “dh”, 238, 244, 245, 248, 249, 251, 252 dhe 259 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 126, datë 11.12.2025, vendosi:
    1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Islam SEFA (alias XAKA), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 1], dhe “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, [episodi 1].
    3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rexhep Rraja, i dyshuar për kryerjen e veprave “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

  • Vendimi i GJKKO: Rexhep Rraja dhe 9 të tjerë mbeten në qeli për akuzat e trafikut të drogë

    Vendimi i GJKKO: Rexhep Rraja dhe 9 të tjerë mbeten në qeli për akuzat e trafikut të drogë

    NJOFTIM PËR MEDIAT
     

    Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “I. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati;
    Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, datë 10.12.2025 dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Marvin Bushati”.

    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 103, 112, 232 pika 1 gërma “dh”, 238, 244, 245, 248, 249, 251, 252 dhe 259 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 126, datë 11.12.2025, vendosi:

    Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Islam SEFA (alias XAKA), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 1], dhe “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, [episodi 1].
    Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rexhep Rraja, i dyshuar për kryerjen e veprave “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ne perditesim…

  • Akuzat për trafik narkotikësh/ GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

    Akuzat për trafik narkotikësh/ GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

    GJKKO ka lënë në burg Rexhep Rrajën dhe nëntë personat e tjerë të akuzuar për trafik narkotikësh.
    Në njoftimin zyrtar të SPAK janë njoftuar masat
    NJOFTIMI I PLOTE:
    Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
    Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati;.
    Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, datë 10.12.2025 dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Marvin Bushati”.
    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 103, 112, 232 pika 1 gërma “dh”, 238, 244, 245, 248, 249, 251, 252 dhe 259 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 126, datë 11.12.2025, vendosi:
    -Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    -Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Islam SEFA (alias XAKA), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 1], dhe “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

  • Lirimi nga qelia i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën

    Lirimi nga qelia i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është liruar ditën e sotme nga burgu me vendim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). GJKKO argumenton se është konstatuar humbja e fuqisë së paraburgimit, të masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj ish-ministrit Koka.
    Në vendimin e gjyqtarit, theksohet se kohëzgjatja tërësore e paraburgimit për Lefter Kokën ka kaluar mbi tre vjet.
    “Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër ndalimi, apo dënim tjetër penal me burgim të formës së prerë, të pavuajtuar”, thuhet në vendim.
    Vendimi i GJKKO-së:
    “1. Kërkuesi Lefter Koka ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit dhënë shtetasit Lefter Koka, me vendimin nr.22, datë 23.06.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e zbatuar nga policia gjyqësorë në datë 29.03.2022, ora 09:15, dhe e lënë në fuqi me vendimin nr.23, datë 31.03.2022, të po kësaj gjykate”.
    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, me vendimin nr. 798, datë 11.12.2025, vendosi:Pranimin e kërkesës.Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.22 datë 26.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masë e ekzekutuar më datë 29.03.2022, ora 09:15, dhe masë e vijuar me vendimin Nr.23, datë 31.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Lefter H. Koka, në zbatim të nenit 263/6/c të K.Pr.Penale, përshkak se kohëzgjatja tërësore e paraburgimit ka kaluar mbi tre vjet.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër ndalimi, apo dënim tjetër penal me burgim të formës së prerë, të pavajtuar.Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  • Shuhet masa e sigurisë, Lefter Koka lë qelinë pas 4 viteve në burg për inceneratorin e Fierit…

    Shuhet masa e sigurisë, Lefter Koka lë qelinë pas 4 viteve në burg për inceneratorin e Fierit…

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, është liruar pas katër vitesh qëndrimi në burg. Vendimi është marrë pasi GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” në çështjen që lidhet me inceneratorin e Fierit. Sipas vendimit masa e sigurisë për këtë dosje nuk qëndron më, ndërsa çështja për inceneratorin e Fierit është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.
    Në lidhje me dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit. Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai e ka shlyer dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim.
    Të tre dosjet penale ku Koka ishte i përfshirë, inceneratori i Elbasanit, Tiranës dhe Fierit nuk paraqesin më masa sigurie në fuqi.
    Lefter Koka u arrestua në dhjetor 2021 i akuzuar shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash lidhur me aferat korruptive për Inceneratorin e Fierit. Sipas akuzave të SPAK, për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.
    Vendimi i GJKKO:
    “1. Kërkuesi Lefter Koka ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit dhënë shtetasit Lefter Koka, me vendimin nr.22, datë 23.06.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e zbatuar nga policia gjyqësorë në datë 29.03.2022, ora 09:15, dhe e lënë në fuqi me vendimin nr.23, datë 31.03.2022, të po kësaj gjykate”.

    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, me vendimin nr. 798, datë 11.12.2025, vendosi:
    Pranimin e kërkesës.
    Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.22 datë 26.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masë e ekzekutuar më datë 29.03.2022, ora 09:15, dhe masë e vijuar me vendimin Nr.23, datë 31.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Lefter H. Koka, në zbatim të nenit 263/6/c të K.Pr.Penale, përshkak se kohëzgjatja tërësore e paraburgimit ka kaluar mbi tre vjet.
    Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër ndalimi, apo dënim tjetër penal me burgim të formës së prerë, të pavajtuar.
    Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
    Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
    Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Elvin Gokaj kandidati i tretë për kreun e SPAK: Prioritet siguria e prokurorëve, Kraja dhe Dumani nuk na kanë ndërhyrë në dosje

    Elvin Gokaj kandidati i tretë për kreun e SPAK: Prioritet siguria e prokurorëve, Kraja dhe Dumani nuk na kanë ndërhyrë në dosje

    elvin gokaj

    TIRANË- Elvin Gokaj është kandidati i tretë që ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e SPAK, përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gokaj u shpreh se synimi dhe veprimtaria e tij do të fokusohet në katër shtylla kryesore.
    “Synimi kryesor dhe veprimtaria ime do fokusohet në këto shtylla kryesore:
    1.Në luftën e pandërprerë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    2.Në konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe shtimit të kapaciteteve njerëzore me ekspertë të fushave të ndryshme.
    3.Në forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe
    4. Në forcimin e besimit te publiku”, tha Gokaj.
    Më tej ai shtoi se, “këto prioritete përbëjnë thelbin e qasjes sime në drejtimin e SPAK dhe përfaqësojnë angazhimin tim për ta udhëhequr këtë institucion drejt një faze të re pjekurie ku profesionalizmi dhe llogaridhënia të jenë standarde të punës së përditshme”.
    Ndërkohë që nëse do të marrë detyrën si drejtues i prokurorisë, Gokaj theksoi se një nga prioritetet e punës së tij do të jetë siguria e kolegëve në SPAK.
    “Prokurorët janë në vijën bazë të hetimit të krimit të organizuar. Për të siguruar qetësinë e prokurorit dhe familjarëve të tij, unë angazhohem të mbështes stafin për marrjen e të gjitha masave, në mënyrë që stafi të vijojë qetësisht punën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”, tha ai. Sipas Gokajt: “Prokurorët duhet të punojnë të qetë, të mbështetur dhe të mbrojtur në çdo hap të procesit hetimor”.
    Ai vlerësoi se Arben Kraja dhe Altin Dumani nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në çështjet e prokurorëve. Këtë linjë tha se do ta ndjekë edhe vetë nëse zgjidhet.
    “Nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në asnjë çështje. Nuk kemi pasur asnjë ndikim nga drejtuesit e mëparshëm për çështje konkrete. Për këtë mendoj që do të jetë edhe linja ime që do t’i qëndroj”, tha Gokaj.
    Sipas tij, më e rëndësishme në punën e një drejtuesi është puna në grup.
    “Praktikat më të mira të punës së një drejtuesi është puna në grup. Sot pavarësisht se SPAK ka 20 prokurorë, për mendimin tim janë 20 drejtues aty sepse e ka rregulluar ligji dhe kushtetuta. Drejtuesi mund të rrijë vetëm në mbështetje të prokurorëve”, tha ai.

  • “Kam hetuar ministra dhe funksionarë të drejtësisë”, Braho tregon vizionin e tij për SPAK: Organizim dhe…

    “Kam hetuar ministra dhe funksionarë të drejtësisë”, Braho tregon vizionin e tij për SPAK: Organizim dhe…

    Klodian Braho, është një prej katër kandidatëve që garojnë për kreun e SPAK. Teksa paraqiti platformën e tij për drejtimin e institucionit ai tha se ka 18 vite në sistemin e prokurorisë. Braho ka ushtruar detyrën në disa zyra të ndryshme të vendit si Berat, Vlorë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Ai ka ndjekur një sërë çështjesh penale Kundër funksionarë publikë të çdo niveli, por edhe në lidhje me krimin e organizuar. Braho sqaroi edhe vizionin e tij.
    “Sa i përket vizionit sqaroj që ky kandidim për drejtimin e SPAK është angazhim  kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e SPAK, ndërtimin e një strukture model e aftë dhe e përgatitur për sfidat e reja të krimit të organizuar dhe korrupsionit duke ofruar rezultate të matshme duke respektuar standardet ndërkombëtare të drejtësisë për të fituar besimin e qytetarëve dhe respektin e tyre si dhe të institucioneve në Shqipëri dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Braho.
    Braho citoi edhe kornizën strategjike të SPAK dhe se do të çojë në zbatim ato dokumente.
    “SPAK ka një kornizë të miratuar. Plani Strategjik 2024-2027, strartegjia e komunikimit dhe strategji për trajtimin e çështjeve të mbajtura. Do ndërmarr masat për vënien në zbatim të këtyre tre dokumenteve që janë dokumente të mirëmenduar dhe mirëdiskutuara edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtare. Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale së pari në cilësinë e drejtuesit të SPAK, do të garantoj zbatimin e parimit të barazisë para ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin. SPAK do vazhdojë të ushtrojë të drejtën penale, të ngrejë akuza të bazuara në ligj dhe në prova ndaj cilitdo që ka kryer veprën penale pavarësisht pozitës së tyre”, tha Braho.