Tag: organizojë

  • Fitoi Botërorin U20 në Kili, Maroku kërkon kompeticonin e radhës

    Fitoi Botërorin U20 në Kili, Maroku kërkon kompeticonin e radhës

    Maroku U20 pasi mundi 2-0 gjashtë herë kampionët e Botës, Argjentinin, në finalen e madhe luajtur të dielën në Kili kërkon të organizojë këtë turne në vendin e tij. Kombëtarja afrikane e kësaj moshe por dhe ajo A kanë treguar progres ndaj kërkesat janë rritur.

    Mbetet për t’u parë. Ndërkaq Maroku, Spanja dhe portugalia nën “YallaVamos” do të organizojë Botërorin e futbollit superior, i cili do të mbahet në Spanjë, Portugali e Marok në vitin 2030.

    Vazhdo leximin

  • Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin me Putinin

    Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin me Putinin

    Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus, i cituar nga gazeta ruse Vedomosti.
    “Bjellorusia nuk kërkoi rolin e ndërmjetësit dhe nuk po e kërkon atë, por nëse është e nevojshme për paqen në republikën tonë vëllazërore, ne jemi të gatshëm të organizojmë çdo takim”, thuhet se tha Natalya Eismont.
    Megjithatë, ajo vuri në dukje se kjo temë nuk u diskutua gjatë një bisede telefonike të kohëve të fundit midis Presidentit Bjellorusi Alexander Lukashenko dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

  • Një event i UFC në Shtëpinë e Bardhë: Nga McGregor te Jon Jones, ja yjet e MMA-së që do të ngjiten në kafaz

    Një event i UFC në Shtëpinë e Bardhë: Nga McGregor te Jon Jones, ja yjet e MMA-së që do të ngjiten në kafaz

    UFC është vendosur të organizojë një event në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, gjatë fundjavës së katërt të korrikut në vitin 2026. Presidenti Donald Trump pret të festojë 250 vjetorin e Amerikës për të organizuar një event të tillë.
    Presidenti i Amerikës është një person i apasionuar pas arteve marciale mikse, që i ndjek shpesh “live”. Ndaj ka vendosur ta organizojë një event të tillë në “shtëpinë e tij”, duke tërhequr mijëra spektatorë.
    Luftëtarë të shumtë tashmë kanë shprehur interes për të garuar në këtë spektakël të paparë. Ndaj, Dana White, synon të organizojë një event madhështor, duke ngjitur në kafaz mjaft nga yjet e arteve marciale mikse.
    Disa nga përballjet e mundshme në këtë event
    Tom Aspinall vs Jon Jones
    Conor McGregor vs Michael Chandler
    Colby Covington vs. Jorge Masvidal
    Israel Adesanya vs. Sean Strickland
    Henry Cejudo vs. Brandon Moreno
    Justin Gaethje vs. Charles Oliveira
    Rose Namajunas vs Alexa Grasso

  • Vatikani i gatshëm të organizojë bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

    Vatikani i gatshëm të organizojë bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës

    Papa Leo i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në takimin e tyre të sotëm se Vatikani është i gatshëm të presë bisedimet e paqes ruso-ukrainase, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.
    Vatikani thotë se është i gatshëm të organizojë bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës. Papa diskutoi gjithashtu me Zelensky-n “nevojën urgjente për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.Zelensky dhe Papa u takuan në Castel Gandolfo, një qytet i vogël malor pranë Romës, ku Papa ndodhet me pushime dyjavore.

     

  • SHBA/ Trump do të organizojë një samit vetëm me udhëheqësit e vendeve afrikane

    SHBA/ Trump do të organizojë një samit vetëm me udhëheqësit e vendeve afrikane

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të organizojë një samit me udhëheqësit e vendeve afrikane.

    Ky do të jetë samiti i parë ‘afrikan’ gjatë mandatit të dytë të Trump, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e Guinea-Bisaut, Gabonit, Mauritanisë, Senegalit dhe Liberisë.

    Sipas burimeve mbledhjet e këtij takimi do të mbahen nga data 9-11 korrik. Syri.net-CNN.gr

  • Çeno: Rama përpiqet të organizojë një udhëtim në Washington me ndihmën e lobistëve, ka ofruar mikpritje për 100 mijë palestinezë

    Çeno: Rama përpiqet të organizojë një udhëtim në Washington me ndihmën e lobistëve, ka ofruar mikpritje për 100 mijë palestinezë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Putin nënshkruan dekretin: një alternativë ndaj Eurovizionit me njerëz normalë

    Putin nënshkruan dekretin: një alternativë ndaj Eurovizionit me njerëz normalë

    Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të organizojë një event muzikor alternativ në Rusi ndaj Eurovizionit, i cili do të quhet Intervision.
    Ky vendim është marrë pasi Rusisë iu ndalua pjesëmarrja në Eurovizion nga viti 2022 për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, shkruan britanikja The Guardian.
    Putin nënshkroi një dekret për nisjen e Intervision-it, i cili do të mbahet në Moskë këtë vjeshtë, me qëllim “zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kulturor dhe humanitar”.
    I dërguari presidencial rus Mikhail Shvydkoi tha se gati 20 vende kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, duke përfshirë Brazilin, Kubën, Indinë, Kinën dhe vende të tjera “miqësore”.
    Në fakt, Intervision u nis nën udhëheqjen e ish-udhëheqësit sovjetik Leonid Brezhnev dhe u mbajt në mënyrë sporadike nga viti 1960 deri në 1980 si përgjigje e Bllokut Lindor ndaj Eurovizionit.
    Rusia konkurroi për herë të parë në Eurovizion në 1994, vetëm pak vite pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
    Senatorja ruse Liliya Gumerova tha për mediat lokale se Intervision “do të jetë një shans për të promovuar muzikë të vërtetë, jo vlera të rreme që nuk kanë të bëjnë fare me njerëzit normalë, duke dënuar Eurovizionin për shkak të interpretuesve si Conchita Wurst”.
    Sipas dokumenteve ruse mbi parimet e konkursit, të cilat Reuters i ka parë, interpretuesve u kërkohet të respektojnë vlerat tradicionale, universale shpirtërore dhe familjare.
    Në një intervistë nëntorin e kaluar, Putin tha se kishte diskutuar personalisht idenë e organizimit të një eventi alternativ ndaj Eurovizionit me presidentin kinez Xi Jinping, duke shtuar se Kina e mbështeti nismën.
    Siç raporton Guardian, regjisori i njohur rus, Nikita Mikhalkov, gjithashtu i ka kërkuar vazhdimisht Moskës që të organizojë Çmimet e Filmit Eurasian si ekuivalent i Oscars. /tesheshi.com/