Tag: organizimin

  • Krijohet shoqëria shtetërore “MobAl”- Do menaxhojë infrastrukturën e transportit publik

    Krijohet shoqëria shtetërore “MobAl”- Do menaxhojë infrastrukturën e transportit publik

    Foto ilustruese

    TIRANË- Nga shtatori 2026  për organizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës për funksionimin e  transportit publik rrugor, përfshirë parkun e autobusave, pikat e karikimit të mjeteve elektrike,  sistemin e biletave elektronike do të kujdeset shoqëria “MobAI” me kapital 100% shtetëror.
    Me një vendim të miratuar nga Këshilli i Ministrave, është themeluar shoqëria aksionare me kapital 100% shtetëror “MobAl”, sh.a., me qëllim organizimin dhe operimin e shërbimit të transportit publik rrugor në Shqipëri.
    Shoqëria e re do të operojë si një strukturë publike, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të përfaqësojë shtetin si aksionar i vetëm.
    Kapitali fillestar prej 10 milionë lekësh do të transferohet nga buxheti i ministrisë, ndërsa “MobAl”, sh.a., pritet të ofrojë një sërë shërbimesh që përfshijnë:
    a) operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike;
    b) operimin e shërbimeve të rregullta të specializuara të transportit të udhëtarëve, përfshirë transportin e nxënësve dhe të punonjësve arsimorë;
    c)organizimin dhe sigurimin e mirëmbajtjes së infrastrukturës së operimit, përfshirë parkun e autobusëve, stacionet, infrastrukturën e karikimit për mjetet elektrike, sistemin e biletimit elektronik, serverat për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave, si dhe çdo shërbim ose element tjetër të nevojshëm për funksionimin e shërbimit;
    ç)  arkëtimin e tarifës së biletave në mënyrë fizike ose elektronike;
    d) organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik të udhëtarëve, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
    dh) krijimin ose sigurimin e sistemeve e të aplikacioneve elektronike për menaxhimin, informacionin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik rrugor të udhëtarëve.
    Sipas vendimit shoqëria “MobAl”, sh.a., mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj.
    Shoqëria do të financohet nga të ardhurat e veta, tarifat, shërbimet për sektorin publik dhe privat, si dhe nga grante apo subvencione./monitor 

  • Nga shtatori 2026 infrastruktura e transportit publik do menaxhohet nga shoqëria shtetërore “MobAl”

    Nga shtatori 2026 infrastruktura e transportit publik do menaxhohet nga shoqëria shtetërore “MobAl”

    Nga shtatori 2026  për organizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës për funksionimin e  transportit publik rrugor, përfshirë parkun e autobusave, pikat e karikimit të mjeteve elektrike,  sistemin e biletave elektronike do të kujdeset shoqëria “MobAI” me kapital 100% shtetëror.Me një vendim të miratuar nga Këshilli i Ministrave, është themeluar shoqëria aksionare me kapital 100% shtetëror “MobAl”, sh.a., me qëllim organizimin dhe operimin e shërbimit të transportit publik rrugor në Shqipëri.Shoqëria e re do të operojë si një strukturë publike, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të përfaqësojë shtetin si aksionar i vetëm.Kapitali fillestar prej 10 milionë lekësh do të transferohet nga buxheti i ministrisë, ndërsa “MobAl”, sh.a., pritet të ofrojë një sërë shërbimesh që përfshijnë:a) operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike;b) operimin e shërbimeve të rregullta të specializuara të transportit të udhëtarëve, përfshirë transportin e nxënësve dhe të punonjësve arsimorë;c)organizimin dhe sigurimin e mirëmbajtjes së infrastrukturës së operimit, përfshirë parkun e autobusëve, stacionet, infrastrukturën e karikimit për mjetet elektrike, sistemin e biletimit elektronik, serverat për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave, si dhe çdo shërbim ose element tjetër të nevojshëm për funksionimin e shërbimit;ç)  arkëtimin e tarifës së biletave në mënyrë fizike ose elektronike;d) organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik të udhëtarëve, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;dh) krijimin ose sigurimin e sistemeve e të aplikacioneve elektronike për menaxhimin, informacionin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik rrugor të udhëtarëve.Sipas vendimit shoqëria “MobAl”, sh.a., mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj.Shoqëria do të financohet nga të ardhurat e veta, tarifat, shërbimet për sektorin publik dhe privat, si dhe nga grante apo subvencione. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, drejtuesit europianë vlerësojnë FSHF-në & Presidentin Duka për organizimin

    Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, drejtuesit europianë vlerësojnë FSHF-në & Presidentin Duka për organizimin

    Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s i kanë dërguar letra falënderimi Presidentit Armand Duka, pas organizimit të suksesshëm dhe historik të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.
    Në letrat e tyre, drejtuesit e federatave europiane vlerësojnë veçanërisht punën dhe angazhimin e Federatës së Futbollit, duke e cilësuar organizimin si të shkëlqyer dhe mikpritjen si të jashtëzakonshme. Ata theksojnë se FSHF tregoi standarde të larta profesionalizmi dhe përkushtimi, duke lënë përshtypje shumë pozitive tek të gjithë pjesëmarrësit.
    Mes personaliteteve që kanë dërguar letra falënderimi spikasin Presidenti i Federatës Franceze, Philippe Diallo, Presidenti i Federatës Çeke, Petr Fousek dhe Presidenti i Federatës së Izraelit, Moshe Zuares, të cilët kanë shprehur vlerësim të veçantë për organizimin e FSHF-së.
    Gjithashtu, Presidentja e Federatës Angleze, Debbie Hewitt, Presidenti i Federatës Spanjolle, Rafael Louzán, si edhe përfaqësuesi i ECA-s, Miguel Ángel Gil Marín, kanë përcjellë mesazhe direkte falënderimi për Presidentin Duka dhe FSHF-në, duke e cilësuar këtë event një sukses të madh për futbollin europian dhe për Shqipërinë.

  • Tiranë/ Zbulohen dy ambiente të përshtatura për lojëra fati, procedohen 4 persona, shpallen në kërkim dy shtetas kinezë

    Tiranë/ Zbulohen dy ambiente të përshtatura për lojëra fati, procedohen 4 persona, shpallen në kërkim dy shtetas kinezë

    Dy ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit të paligjshme janë zbuluar dhe goditur nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Jackpot”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik e Financiar.

    Operacioni është finalizuar pas kontrolleve të ushtruara në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku u identifikuan dy lokale të përshtatura për organizimin e aktiviteteve të paligjshme në Mjull Bathore dhe Vaqarr.

    Në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme janë proceduar penalisht shtetasit B. D., 65 vjeç, R. L., 33 vjeç, L. M., 63 vjeç, G. Ch., 43 vjeç, shtetas kinez.

    Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë kinezë, të identifikuar si W. Zh dhe Y. L., për të cilët po vijon puna për kapjen e tyre.

    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar rrjetin e plotë të përfshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Jackpot”.

    Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

    Sekuestrohen nga këto ambiente, 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë.

    Procedohen 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

    Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Jackpot”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

    Gjatë kontrolleve, u konstatua se 2 ambiente, në Mjull Bathore dhe në Vaqarr, ishin përshtatur për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

    Në vijim të veprimeve për këto dy raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D., 65 vjeç, R. L., 33 vjeç, L. M., 63 vjeç dhe G. Ch., 43 vjeç (shtetas kinez), si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas kinezë W. Zh dhe Y. L. Punohet për kapjen e tyre.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga Samiti i NATO-s në Hagë.
    Krahas tyre, Rama njoftoi se liderët ranë dakord unanimisht për organizimin e samitit të vitit 2027, në Tiranë.

    Kujtojmë se ky vendim është nënshkruar nga udhëheqësit e NATO-s edhe në deklaratën e përbashkët. Në pikën e fundit përmendej Shqipëria që do të presë samitin e radhës të NATO-s.
    “Në fund të deklaratës, u shpreh falenderim për mikpritjen bujare të Mbretërisë së Holandës, ndërsa u konfirmua se samiti i radhës do të mbahet në Turqi në vitin 2026, i pasuar nga një samit tjetër në Shqipëri”, thuhej në deklaratë.

  • Rama ndan lajmin e rëndësishëm: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

    Rama ndan lajmin e rëndësishëm: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Ditën e sotme në Samitin e NATO-s në Hagë, u vendos në unanimitet organizimi i tij në Tiranë në vitin 2027-të.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se sot në Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në vitin 2027.
    Postimi i Ramës:

    Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

  • Rama poston fotot: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

    Rama poston fotot: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga Samiti i NATO-s në Hagë ku u mblodhën liderët e aleancës me prezencës e presidentit amerikan Donald Trump, ku shkruan se aty u vendos unanimisht për organizimin e samitit të rradhës në Tiranë në 2027.

  • KAS merr vendimin: Rinumërohen të gjitha kutitë e Tiranës, nga Dibra do të hapen vetëm 44

    KAS merr vendimin: Rinumërohen të gjitha kutitë e Tiranës, nga Dibra do të hapen vetëm 44

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vendosur të hapë kutitë e votimit të qarkut Tiranë për një rinumërim të plotë të votave. Vendimi u mor me kërkesën e dy anëtarëve të KAS-it dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit në këtë qark, duke përfshirë edhe ato të votave të ardhura nga diaspora. Për shkak të volumit të madh, mbi 1282 kuti votimi, procesi i rinumërimit do të zhvillohet në një datë ende të pacaktuar, pasi kërkon kohë për organizimin.
    “Në lidhje me kërkesën për provë – këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon këtë kërkesë ankimore. Por, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS-it, do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë se ky proces merr kohë për organizimin e logjistikës, pasi janë mbi 1200 qendra votimi, etapa për organizimin e këtij procesi do të merret në një moment tjetër. Partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues, dhe procesi do të këqyret nga ana e administratës së PD-së.”-u shpreh anëtari i KQZ-së, Ledio Braho.
    Ndërkohë KAS ka vendosur që të hapen edhe 44 kuti të qarkut të Dibrës, për rinumërimin e votave të PD ASHM për të parë votat preferenciale mes kandidatëve. Vendimi erdhi pas kërkesës të kandidatit demokrat Xhemal Gjunkshi, i cili pretendon se ju vodh mandati. Gjunkshi u mund me 100 vota nga kandidati i PL-së Përparim Spahiu. Por asnjëri nuk e mori dot mandatin.

  • KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, do happen 1282 kuti votimi

    KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, do happen 1282 kuti votimi

    Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vendosur të hapë kutitë e votimit të qarkut Tiranë për një rinumërim të plotë të votave. Vendimi u mor me kërkesën e dy anëtarëve të KAS-it dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit në këtë qark, duke përfshirë edhe ato të votave të ardhura nga diaspora.
    Për shkak të volumit të madh, mbi 1282 kuti votimi, procesi i rinumërimit do të zhvillohet në një datë ende të pacaktuar, pasi kërkon kohë për organizimin logjistik.
    Lajmi u bë publik nga anëtari i KQZ-së, Ledio Braho, i cili deklaroi: “Në lidhje me kërkesën për provë – këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon këtë kërkesë ankimore. Por, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS-it, do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
    Duke qenë se ky proces merr kohë për organizimin e logjistikës, pasi janë mbi 1200 qendra votimi, etapa për organizimin e këtij procesi do të merret në një moment tjetër. Partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues, dhe procesi do të këqyret nga ana e administratës së PD-së.”

  • KAS merr vendimin, kutitë e Tiranës do të rinumërohen

    KAS merr vendimin, kutitë e Tiranës do të rinumërohen

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vendosur të hapë kutitë e votimit të qarkut Tiranë për një rinumërim të plotë të votave. Vendimi u mor me kërkesën e dy anëtarëve të KAS-it dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit në këtë qark, duke përfshirë edhe ato të votave të ardhura nga diaspora.
    Për shkak të volumit të madh, mbi 1282 kuti votimi, procesi i rinumërimit do të zhvillohet në një datë ende të pacaktuar, pasi kërkon kohë për organizimin.
    “Në lidhje me kërkesën për provë – këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon këtë kërkesë ankimore. Por, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS-it, do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke qenë se ky proces merr kohë për organizimin e logjistikës, pasi janë mbi 1200 qendra votimi, etapa për organizimin e këtij procesi do të merret në një moment tjetër. Partitë politike kanë të drejtën për të caktuar vëzhgues, dhe procesi do të këqyret nga ana e administratës së PD-së.”-u shpreh anëtari i KQZ-së, Ledio Braho.