Tag: organizatorët

  • Festivali EXIT: Simboli i Novi Sadit drejt largimit nga Serbia?

    Festivali EXIT: Simboli i Novi Sadit drejt largimit nga Serbia?

    Foto ilustruese

    BEOGRAD- Në kalanë e Petrovaradinit, një nga simbolet e Novi Sadit, po zhvillohen përgatitjet e fundit para hapjes së festivalit muzikor EXIT, që për 25 vjet me radhë ka mbledhur qindra mijëra vizitorë nga mbarë bota. Megjithatë, akrepat e sahatit të njohur në kala – një simbol i vetë festivalit – mund të jenë duke u rrotulluar për herë të fundit për EXIT-in në Serbi. Organizatorët pretendojnë se po përballen me presion nga autoritetet për shkak të mbështetjes së tyre ndaj protestave, në të cilat demonstrues nga mbarë vendi, që tetë muaj, po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave në një incident në Novi Sad – qyteti nga i cili e ka origjinën vetë festivali.
    Që nga 1 nëntori, kur ndodhi incidenti në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, festivali EXIT, sipas organizatorëve, është rreshtuar në krah të studentëve që udhëheqin protestat. Edhe vetë festivali lindi 25 vjet më parë nga një lëvizje studentore, që kontribuoi në rrëzimin e regjimit autoritar të presidentit të atëhershëm, Sllobodan Millosheviç, në vitin 2000. Ndërkohë, festivali është shndërruar në një simbol të njohur të Serbisë dhe, me rreth 200 mijë vizitorë çdo vit, është futur në hartën e festivaleve më të rëndësishme muzikore në botë.
    Por, siç theksojnë organizatorët, ndihma financiare për EXIT-in nga buxheti shtetëror i Serbisë është ndërprerë në të gjitha nivelet e pushtetit – atë republikan, krahinor dhe lokal.
    “Përveç ndalimit të financimit nga të gjitha nivelet e pushtetit, disa sponsorë afatgjatë në pronësi shtetërore janë detyruar ta ndërpresin bashkëpunimin me festivalin”, thuhet në një përgjigje të ekipit të EXIT-it për Radion Evropa e Lirë (REL).
    “I fundit në një Serbi të tillë”
    Mjetet shtetërore të mohuara përbëjnë rreth 15 për qind të buxhetit të përgjithshëm të festivalit EXIT. Organizatorët thonë se as Qeveria e Serbisë, as ajo e krahinës autonome, këtë vit nuk do të marrin pjesë në asnjë mënyrë në realizimin e festivalit, ndërsa në nivelin e qytetit të Novi Sadit kanë vetëm një bashkëpunim teknik me shërbimet komunale. Megjithatë, ata theksojnë se “nuk pranojnë të heshtin”, edhe pse e pranojnë se, në plan afatgjatë, nuk është e mundur të mbahet një festival i përmasave dhe reputacionit të tillë pa bashkëfinancim publik.
    Qeveria e Serbisë, Qeveria Krahinore dhe qyteti i Novi Sadit nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për mungesën e financimit dhe për akuzat për presion ndaj festivalit, deri në momentin e publikimit të tekstit.
    “Mbështetja jonë për studentët sot nuk është çështje zgjedhjeje, por çështje identiteti”, thuhet në një deklaratë të ekipit të EXIT-it.
    “Edhe pse me këtë mbështetje kemi vënë në rrezik 25 vite ekzistencë, besojmë se liria nuk ka çmim”, përfundojnë ata.
    Festivali i sivjetmë, jubilar, i 25-ti me radhë në kalanë e Petrovaradinit, është planifikuar të mbahet nga 10 deri më 13 korrik.
    Organizatorët e kanë përshkruar atë si “të fundit në një Serbi të tillë”.
    “Bashkë me studentët do të shënojmë 25 vjet bashkëjetesë. Nëse ky është vërtet EXIT-i i fundit në kala, atëherë le të jetë i paharrueshëm. Le të jetë më i fuqishmi deri tani”, kanë transmetuar ata mesazhin për publikun.
    Mbështetje nga studentët dhe yjet botërore
    Pas njoftimit të parë nga EXIT-i për mundësinë e largimit nga Serbia, studentët që po mbajnë të bllokuar disa fakultete në vend i kanë dërguar një mesazh: “Jemi të lindur nga e njëjta betejë” dhe “qëndrojmë së bashku në luftën për liri”. Studentët nisën bllokadat protestuese në fund të nëntorit të 2024-tës dhe, ndërkohë, janë shndërruar në një lëvizje që ka udhëhequr protestat masive kundër qeverisë gjatë tetë muajve të fundit. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ata shprehën solidaritet me të gjithë ata që, siç thanë, janë ndëshkuar për mbështetjen ndaj protestave.
    “Paratë nga buxheti i shtetit i përkasin të gjithë qytetarëve, e jo partive politike në pushtet. Ato duhet të shërbejnë për të mirën e shoqërisë, e jo për të ndëshkuar organizatat ‘e padëshiruara’”, thuhet në deklaratën e studentëve në bllokadë.
    Ata theksuan se nuk e pranojnë idenë se “arti mund të ekzistojë vetëm nëse është i bindur, sepse çdo sulm ndaj arsimit dhe kulturës është sulm ndaj lirisë”. EXIT-it i është ofruar mbështetje nga shumë organizata, yje të muzikës nga rajoni dhe bota, figura publike, si edhe nga audienca ndërkombëtare që e ka ndjekur festivalin ndër vite.
    Përveç mbështetjes, edhe zëra kritikë
    Krahas valës së mbështetjes, një pjesë e opinionit në Serbi ka adresuar edhe kritika ndaj organizatorëve të EXIT-it.
    “Me kalimin e kohës, EXIT u shndërrua në një manifestim shumë fitimprurës dhe komercial. Nuk kam parë ndonjë qëndrim të qartë nga ana e tyre, mendoj se që nga vitet 2000 kjo është hera e parë që reagojnë në këtë mënyrë”, vlerëson për REL-in kritiku muzikor, Petar Janjatoviç.
    “Më vjen keq që festivali nuk ka reaguar politikisht më herët, duke vepruar sikur jetojmë në një vend krejtësisht normal, por nga ana tjetër më vjen mirë që tani kanë shprehur një qëndrim”, shton ai.
    Disa kanë kritikuar organizatorët për qëndrimin e tyre deri tani të paqartë dhe jo kritik ndaj pushtetit në Serbi, të drejtuar që nga viti 2012 nga Partia Përparimtare Serbe e Aleksandër Vuçiçit. Përkrahja për protestat studentore është vlerësuar nga disa si “e vakët” dhe “e pamjaftueshme”. Nga EXIT-i, megjithatë, përgjigjen se këto kritika vijnë nga ata që “nuk janë të njohur me aktivitetet e festivalit” ose që janë “me qëllim të keq”. Ata theksojnë se EXIT-i ka publikuar dhjetëra mesazhe mbështetjeje për studentët. Deklarata e parë, kujtojnë ata, u bë më 4 nëntor – vetëm pak ditë pas aksidentit në Novi Sad – ku kërkuan të zbulohet përgjegjësia e plotë për shembjen e çatisë në stacionin hekurudhor.
    “EXIT i ka mbështetur studentët që nga fillimi i bllokadave, përmes ndihmës logjistike dhe infrastrukturore,” thotë ekipi i festivalit për REL-in.
    Në ditët e fundit, përmes postimeve në rrjete sociale, ata kanë kërkuar lirimin e të gjithë studentëve të arrestuar pas protestës së madhe më 28 qershor në Beograd, dhe bllokadave të mëvonshme të rrugëve. Në përgjigjen për REL-in, organizatorët thonë, po ashtu, se kanë “angazhuar” disa yje ndërkombëtare të muzikës që të mbështesin studentët nga Serbia.
    “Më e rëndësishmja ndër ta është mbështetja nga ikona e aktivizmit shoqëror në industrinë e muzikës, themeluesi i Live Aid-it, Bob Geldof, i cili do ta hapë edhe edicionin e sivjetshëm të festivalit”, thuhet në përgjigje. Një mesazh për studentët serbë ka dërguar edhe këngëtarja Gala, hiti botëror i së cilës nga vitet ’90, “Freed from desire”, është kthyer në një nga himnet jozyrtare të protestave dhe bllokadave në Serbi.
    “Ju do ta shkruani historinë, sepse liria dhe dashuria janë ajo që kërkojmë,”- ka thënë ajo në një video të publikuar në llogarinë e EXIT-it në Instagram.
    Siç është paralajmëruar, kënga e saj do të këndohet gjatë ceremonisë së hapjes së festivalit, e cila i është kushtuar studentëve.
    Zërat e muzikëdashësve
    Natasha nga Novi Sadi kishte shkuar për herë të parë në EXIT në vitin 2009, kur ishte 18 vjeçe.
    “Për mua përfaqësonte një revoltë të të rinjve kundër sistemit, por tashmë nuk është më ashtu”, thekson ajo.
    Pas lajmeve për mundësinë që EXIT të largohet nga Serbia, fillimisht ishte e zhgënjyer.
    “Sepse, disi EXIT është simbol i Novi Sadit, dhe mendova të shkoj të paktën një ditë për t’u përshëndetur me të. Por, pastaj hulumtova pak më shumë, dhe arrita në përfundimin se e gjithë kjo mund të jetë false, ndoshta edhe një truk marketingu”, thotë ajo.
    Natasha kritikon qëndrimin e festivalit ndaj pushtetit: Thonë se po mbështesin studentët, por nuk ishin aty kur duhej. Tashmë nuk jam e sigurt nëse dua të shkoj fare këtë vit.
    Sandra, po ashtu nga Novi Sadi, dhe pjesëmarrëse në protestat studentore, mendon se EXIT, pavarësisht pretendimeve të organizatorëve, “nuk i ka mbështetur kurrë realisht studentët”.
    “Ato storiet në Instagram nuk do të thonë asgjë. Duhet të ndalojmë së trajtuari si viktima”, shton ajo. Këtë vit, ajo nuk e ka ndër mend të marrë pjesë në festival. Jelena, nga Novi Sadi, nga ana tjetër, thekson se do të ishte për të ardhur keq nëse festivali largohet nga Serbia.
    “Shpresoj që EXIT të mbetet, ndërsa të largohen ata që e kanë shtyrë drejt largimit”, thotë ajo, duke aluduar në pushtetin aktual në Serbi.
    Festivali, sipas saj, i sjell kujtime të bukura: Shoqërime deri në mëngjes me një ekip të mirë, këpucë të mbuluara me pluhur dhe këmbë të lodhura – por gjithmonë me buzëqeshje dhe energji pozitive.
    Për Ollgën, nga Novi Sadi, EXIT është shumë më tepër se një festival.
    “Është simbol i lirisë, bashkësisë dhe energjisë së veçantë që e ngjyros qytetin çdo vit”, thotë ajo.
    Ajo ka ndjekur festivalin rregullisht që nga viti 2013, dhe disa vite ka qenë edhe vullnetare. Për këtë arsye, i vjen keq që ekzistenca financiare e festivalit është vënë në pikëpyetje.
    “E kanë themeluar studentët dhe gjithmonë ka qenë një hapësirë mbështetjeje për të rinjtë. Mendoj se e drejta për qëndrim shoqëror nuk duhet të jetë arsye për të mohuar mbështetjen, sepse pikërisht ai shpirt lirie dhe iniciative e ka bërë EXIT-in të madh – dhe të rëndësishëm për gjithë qytetin tonë”, përfundon Olga.
    Sërxhani, nga Novi Sadi, kishte shkuar për herë të parë në festival në vitin 2007.
    “Për mua, EXIT është një dritare drejt një bote më të bukur dhe më të drejtë”, thotë ai.
    Ai përmend disa nga performancat më të dashura për të – që nga Manu Chao e deri te The Cure, Chemical Brothers dhe Fatboy Slim. Megjithatë, deklaratën e EXIT-it për ndërprerjen e mbështetjes shtetërore e konsideron “patetike”. Ai thekson se ka gjëra më të rëndësishme se fitimi, dhe se organizatorët nuk duhet të “ankohen” që u është hequr mbështetja.
    “Unë e kuptova njoftimin si një sinjal se ky është EXIT-i i fundit ‘në një Serbi të tillë’. Si të mos jenë të qartë as vetë organizatorët për mesazhin që duan të përcjellin – shpjegimi i tyre është i cunguar”, vlerëson ai.
    Ku mund të zhvendoset EXIT-i?
    Aktualisht nuk dihet se ku mund të zhvendoset festivali EXIT. Organizatorët theksojnë se, ndër vite, festivali ka organizuar mbi 50 ngjarje të ndryshme në plot 20 vende të botës.
    “Ftesa për ta zhvendosur festivalin në një shtet tjetër po vijnë nga disa vende të ndryshme”, shtojnë ata.
    Sepse, siç nënvizojnë, EXIT kontribuon në zhvillimin e turizmit, ekonomisë dhe kulturës. Sipas të dhënave të ekipit të EXIT-it, festivali i ka sjellë ekonomisë serbe rreth 300 milionë euro deri më tani. Ata shtojnë se nga ky festival kanë lindur dhjetëra ngjarje të tjera kulturore, dhe se EXIT ka ndikuar edhe në hapjen e shumë organizatave dhe kompanive brenda industrisë muzikore. Përkujtojnë gjithashtu rolin e EXIT-it në ndërtimin e pajtimit rajonal. Këtë rol e thekson edhe kritiku muzikor, Petar Janjatoviç.
    “Ka ndihmuar në rivendosjen e lidhjeve mes shteteve të dala pas shpërbërjes së Jugosllavisë”, thotë ai.
    Sipas tij, festivali ka qenë për shumë vite një “mikpritës i mirë” për artistët nga rajoni dhe nga vetë Serbia, të cilët, përmes EXIT-it, kanë pasur mundësi të prezantohen përpara një audience ndërkombëtare. Ai nënvizon edhe rolin e festivalit në ndërtimin e imazhit të Serbisë.
    “Pas viteve ’90 dhe epokës së Sllobodan Millosheviqit, kur Serbia kishte reputacion të dëmtuar dhe ishte në periferi të vëmendjes ndërkombëtare, papritmas u shfaq një festival që sillte emra të mëdhenj të muzikës, organizohej në mënyrë të jashtëzakonshme dhe mijëra të rinj nga e gjithë bota patën mundësi ta njihnin vendin tonë përmes tij”, thotë Janjatoviç.
    Në kalanë e Petrovaradinit, përgjatë dy dekadave e gjysmë, kanë performuar disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore – si Arctic Monkeys, The Cure, Nick Cave, Morrissey, Duran Duran. Në edicionin jubilar të sivjetshëm, të 25-tin me radhë, The Prodigy do të performojë për herë të gjashtë në këtë festival. Përveç tyre, disa nga emrat më të mëdhenj të këtij viti janë The Sex Pistols, në një formacion me Frank Carterin, si dhe DJ dhe producenti i njohur francez, DJ Snake.
    EXIT, deri më tani, ka fituar dy herë çmimin për Festivalin Evropian të Vitit./REL

  • Policia hungareze ndalon një tjetër aktivitet LGBTQ+: Kritikët e quajnë ‘tirani ligjore’

    Policia hungareze ndalon një tjetër aktivitet LGBTQ+: Kritikët e quajnë ‘tirani ligjore’

    Policia në Budapest ka ndaluar zyrtarisht një aktivitet pro-LGBTQ+ të planifikuar për më 28 qershor, në kuadër të masave të reja të ndërmarra nga qeveria e djathtë e Hungarisë për të ndaluar paradën tradicionale Budapest Pride. Vendimi vjen pas miratimit në mars të një ligji që i jep qeverisë kompetenca për të ndaluar eventet publike të komuniteteve LGBTQ+, i pasuar në prill nga një ndryshim kushtetues që ndalon aktivitete të tilla.

    Në deklaratën e saj, Policia e Budapestit argumentoi se “nuk mund të përjashtohet, madje është e pashmangshme, që një person nën moshën 18 vjeç të përfshihet në sjellje të ndaluara me ligj” nëse merr pjesë në marshimin e propozuar. Gjithashtu, policia pretendoi se ngjarja mund të ketë “viktima pasive”, persona që ndonëse nuk dëshironin të merrnin pjesë, do të ekspozoheshin në mënyrë të pavullnetshme për shkak të karakterit publik të marshimit.

    Organizatorët reaguan ashpër duke e cilësuar vendimin si “një shembull klasik i tiranisë”. Sipas zëdhënësit të Amnesty International, Áron Demeter, i cili është edhe një nga organizatorët e marshimit, “policia nuk ndaloi Pride-in, por paradën me ngjyrat e ylberit, që më parë ishte e lejuar – një absurditet ligjor.”

    Ligji i shumëpërfolur për “mbrojtjen e fëmijëve” në Hungari ndalon çdo “shfaqje ose promovim” të homoseksualitetit ndaj personave nën 18 vjeç. Qeveria ka deklaruar se këto masa synojnë të mbrojnë të drejtat morale, fizike dhe shpirtërore të fëmijëve. Sipas rregullave të reja, organizatorët dhe pjesëmarrësit në evente si Pride mund të përballen me gjoba dhe identifikim përmes teknologjisë së njohjes së fytyrës.

    Kryeministri Viktor Orbán, në një fjalim në shkurt, i këshilloi organizatorët që “të mos lodhen duke organizuar paradën e këtij viti”, duke e quajtur “humbje kohe dhe parash”.

    Ndërkohë, autoritetet hungareze kanë dhënë deklarata kontradiktore nëse këto politika përbëjnë ndalim të plotë të Budapest Pride. Policia përfshiu në njoftimin e saj fotografi dhe video nga paradat e mëparshme si “prova” që sugjerojnë shkelje të ligjeve të reja.

    Mbi 20 vende të Bashkimit Europian, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Spanjën, u bënë thirrje autoriteteve hungareze muajin e kaluar që të rishikojnë ligjin, duke shprehur shqetësim se ai bie ndesh me vlerat themelore të BE-së për dinjitetin njerëzor, lirinë, barazinë dhe respektin për të drejtat e njeriut.

    Organizatorët e Budapest Pride, që këtë vit shënon 30-vjetorin dhe tërheq mijëra pjesëmarrës çdo vit, kanë deklaruar se ngjarja do të mbahet pavarësisht kërcënimeve me sanksione ligjore.

  • Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

    Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

    Më shumë se 900 personalitete të filmit kanë nënshkruar një letër të hapur duke dënuar gjenocidin në Gaza dhe dështimin e industrisë së filmit për të folur hapur për të, thanë organizatorët e nënshkrimit për AFP të premten. Ndër nënshkrueset e fundit është aktorja franceze Catherine Deneuve.
    Peticioni filloi të qarkullonte në prag të Festivalit të Filmit në Kanë dhe ka mbledhur gati 380 emra, përfshirë yllin e “Lista e Shindlerit”, Ralph Fiennes, që kur filloi nënshkrimi më 13 maj.
    Organizatorët publikuan një listë të re me më shumë se 900 emra të premten, përfshirë Deneuve, regjisorin britanik Danny Boyle dhe aktorin suedez Gustaf Skarsgård.
    Fotoreporteri i vrarë
    Iniciativa, e quajtur “Artistë për Fatem”, u nxit nga vrasja e fotoreporteres palestineze Fatima (“Fatem”) Hassouna, jeta e së cilës është subjekt i një dokumentari që do të shfaqet premierë në Javën e Filmit në Kanë në Francë.
    Hassoune, 25 vjeçe, u vra në një sulm ajror izraelit së bashku me dhjetë të afërm në shtëpinë e familjes së saj në Gazën veriore muajin e kaluar, një ditë pasi dokumentari u njoftua si pjesë e përzgjedhjes së ACID në Kanë.
    “Si artistë dhe aktorë kulturorë, nuk mund të heshtim ndërsa në Gaza po ndodh gjenocid dhe ky lajm i patregueshëm po i godet rëndë komunitetet tona”, thuhet në letër të hapur.
    Dhjetëra mijëra viktima
    Nënshkrues të tjerë përfshijnë Juliette Binoche, e cila kryeson jurinë në Kanë, Rooney Mara, Jonathan Glazer, regjisorin e pavarur amerikan Jim Jarmusch, yllin e Lupin, Omar Sy, Richard Gere, Susan Sarandon, Pedro Almodovar dhe Mark Ruffalo.
    Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, i cili ndodhet në Kanë për të promovuar një dokumentar për jetën e tij, gjithashtu nënshkroi letrën, thanë organizatorët të premten.
    Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 53,762 palestinezë dhe ka plagosur 122,197 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Zyra e medias e qeverisë e përditësoi numrin e të vdekurve në më shumë se 61,700, duke thënë se mijëra njerëz të zhdukur nën rrënoja supozohet të kenë vdekur. /tesheshi.com/

  • Pas Shqipërisë, organizatorët e Xhiros së Italisë planifikojnë një start nga Australia

    Pas Shqipërisë, organizatorët e Xhiros së Italisë planifikojnë një start nga Australia

    Turneu i Xhiros së Italisë së vitit 2027 mund të nisë në Australi. Në një çiklizëm gjithnjë e më të globalizuar, ku Grand Tours kanë tendencë të përqendrohen në nisje jashtë kufijve kombëtarë, përvoja në Oqeani do të ishte vetëm një kapitull i ri për t’u zbuluar.
    Këtë gjë e konfirmojnë organizatorët e Xhiros së Italisë, por edhe fakti se këtë vit, tri etapat e para u zhvilluan në Shqipëri tregojnë se gjithcka është e mundur. Sipas RCS Sport, Giro d’Italia po vlerëson mundësinë e sjelljes së eventet të madh në Australi në vitin 2027.
    Vendi më logjik është Perth, në Australinë Perëndimore, sepse është më afër Evropës, por edhe Melbourne dhe Sydney do të ishin të interesuar. Ato rajone janë gjithmonë në kërkim të ngjarjeve të mëdha . Lajmi u konfirmua nga drejtori i Giro d’Italia, Mauro Vegni, i cili nuk e mohoi propozimin.
    “Nuk po përjashtojmë asnjë mundësi. Është e vështirë nga një pikëpamje praktike dhe logjistike, por nuk i themi jo askujt paraprakisht. Gjithçka është e mundur, por duhet të studiojmë me kujdes interesat, të kuptojmë se cili është qëndrimi i UCI-t. Kemi shumë kërkesa dhe po i vlerësojmë të gjitha”, tha Vegni.
    “Jemi të gatshëm të flasim me të gjithë. Sigurisht që ka interes, por siç thashë, ka shumë probleme për të cilat nevojitet një zgjidhje“, shtoi Vegni. Në këtë rast, problemi më i madh do të ishte distance e largët nga Italia, duke marrë parasysh se mund të nevojitet më shumë se një ditë pushim.

  • Spanjë: priten protesta masive mbarëkombëtare për strehimin

    Spanjë: priten protesta masive mbarëkombëtare për strehimin

    Shoqatat spanjolle të qiramarrësve kanë bërë thirrje për një ditë proteste kombëtare për spekulimet për pronat e paluajtshme. Qiramarrësit janë gjithnjë e më të paaftë për të përballuar strehimin ndërsa biznesi i pronave lulëzon.Masat e qiramarrësve që dëgjojnë thirrjen e shoqatave të qiramarrësve dhe kolektivëve pritet të dalin në rrugë në shenjë proteste ndaj spekulimeve të strehimit në 40 qytete në të gjithë Spanjën të shtunën.
    “Strehimi duhet të jetë një e drejtë, jo një mall për spekulime,” thonë organizatorët, “Megjithatë, fondet e investimeve dhe pronarët vazhdojnë të grumbullojnë fitime, ndërkohë që mijëra njerëz dëbohen, shpërngulen nga lagjet e tyre ose detyrohen të jetojnë në kushte çnjerëzore.”Organizatorët – një koleksion i të drejtave të qiramarrësve dhe organizata të majta – akuzojnë qeverinë për kthimin e banesave “në një model biznesi”.
    Protesta, e cila zhvillohet nën moton, “T’i japim fund biznesit të banesave”, synon të fokusohet në krizën e strehimit në Spanjë, me organizatorët që kërkojnë ulje të detyruar të qirasë, shpronësim dhe krijimin e më shumë banesave sociale.
    “Qiratë e larta”, shkruajnë ata, “janë shkaku kryesor i varfërimit të klasës punëtore dhe një pengesë për aksesin në banesa”. Ata akuzojnë një pakicë të vogël të pronarëve të pronave për “mbytje të një pjese të madhe të shoqërisë”.
    Historia e spekulimeve të pronave të paluajtshme në Spanjë dhe mungesa e banesave të përballueshme të përfunduara gjatë dekadës së fundit kanë bërë që qiratë të dyfishohen gjatë asaj kohe.
    Pronësia e huaj e pronave dhe turizmi e kanë shtuar problemin. Ndërsa turizmi shpërthen në të gjithë Spanjën, vendasit në Barcelonë, Madrid, Malaga, Mallorca dhe Valencia janë zhvlerësuar nga tregu nga vizitorët dhe spekulatorët e pasurive të paluajtshme që u ofrojnë ushqim.
    Qiratë në Barcelonë , për shembull, janë rritur 60% vetëm në pesë vitet e fundit. Qyteti tani ka vendosur të heqë gradualisht të gjitha licencat e qirasë së apartamenteve afatshkurtra deri në vitin 2028.
    Spanjollët shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave vetëm për qira
    Qeveria e Spanjës vlerëson se duhet të ndërtojë të paktën 600,000 apartamente të reja për të përballuar atë që ajo e quan “një emergjencë sociale”. Në vitin 2024, u përfunduan 100,000 shtëpi të reja.
    Por organizatorët si Gonzalo Alvarez i Sindikatës së Qiramarrësve (Sindicato de Inquilinas e Inquilinos) thonë se “ka mungesë banesash, sepse shtëpitë po rrëmbehen – nga njëra anë banesa turistike dhe nga ana tjetër të gjitha banesat bosh që i përkasin fondeve të vultures dhe bankave. Kështu që nuk është e nevojshme të ndërtohen më shumë.”
    Rastet në të cilat investitorët lejojnë që apartamentet të prishen për të dëbuar qiramarrësit janë bërë një problem i zakonshëm, që do të thotë se shumë qiramarrës janë të detyruar të jetojnë në kushte të mjerueshme sepse pronarët refuzojnë të mirëmbajnë pronat me synimin për rritjen e çmimeve në rrugë.
    Banka Qendrore e Spanjës raportoi së fundmi se 40% e qiramarrësve shpenzojnë rreth 40% të të ardhurave të tyre totale për strehim. Dhe pavarësisht rritjes së pagave me 20% gjatë 10 viteve të fundit, këto nuk kanë arritur të mbajnë ritmin me dyfishimin e qirave. Kjo e ka bërë strehimin shqetësimin numër një për votuesit spanjollë.
    Kundërshtarët e lëvizjes së protestës i shohin masat si kërcënimi i grevave të qirave si armiqësore dhe përshkallëzuese, duke akuzuar organizatorët se janë të majtë radikalë që kundërshtojnë idenë e pronësisë private, ndërsa maskohen nën maskën e mbështetjes së barazisë së banesave.
    Kryeministri socialist i Spanjës Pedro Sanchez ka vendosur kufizime të qirave, si dhe ka propozuar ndalime dhe/ose të ashtuquajturat supertaksa 100% mbi pronësinë e pronave të huaja, si një mënyrë për të trajtuar problemin.
    Në një ceremoni të fundit të prerjes së shiritit për njësitë e banesave sociale në Sevilla, Sanchez tha se spanjollët, “duan që ne të veprojmë, ata duan që tregu i banesave të funksionojë sipas ligjit të arsyes, të drejtësisë sociale: ata duan të sigurojnë që fondet e shkabave dhe spekulatorët të mos bëjnë çfarë të duan”.
    Të shtunën, qiramarrësit do të përforcojnë thirrjet e tyre për uljen e qirave, rinovimin e 3.8 milionë shtëpive të lira, ndalimin e kompanive të dëbimit dhe vendosjen e mbrojtjeve të dëbimit për ata që nuk kanë strehim alternativ.