Tag: organizatë

  • Të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, kapen në Dibër e Fushë Krujë 2 shtetas

    Të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, kapen në Dibër e Fushë Krujë 2 shtetas

    Policia ka kapur në Fushë-Krujë dhe Dibër, dy persona me rrezikshmëri shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
    Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje të rëndë.

    ”Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, brenda 12 orëve të fundit janë finalizuar edhe dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:
    1- Operacionalja 39, në kuadër të të cilit forcat operacionale bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Klodian Llomi (Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.
    Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.
    2- Ndërsa në kuadër të fazës Operacionalja 40, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Roland Ibrahimi, alias Ali Meci, 40 vjeç, banues në Laç.
    Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Grup kriminal”, dhe “Vjedhje e rëndë”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian”, njofton policia.

  • EMRAT/ Të dënuar për grup kriminal dhe shfrytëzim pr*stitucioni, në pranga 2 personave me rrezikshmëri të lartë

    EMRAT/ Të dënuar për grup kriminal dhe shfrytëzim pr*stitucioni, në pranga 2 personave me rrezikshmëri të lartë

    Dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore të dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje të rëndë janë arrestuar këtë të shtunë nga policia.
    Bëhet fjalë për Klodian Llomi (Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
    Gjithashtu edhe Roland Ibrahimi, alias Ali Meci, 40 vjeç, banues në Laç. Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Grup kriminal”, dhe “Vjedhje e rëndë”.

    Dy të arrestuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar do të ekstradohen drejt shtetit fqinj.
    Njoftimi:
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, brenda 12 orëve të fundit janë finalizuar edhe dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:
    1 – Operacionalja 39, në kuadër të të cilit forcat operacionale bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Klodian Llomi (Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.
    2 – Ndërsa në kuadër të fazës Operacionalja 40, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Roland Ibrahimi, alias Ali Meci, 40 vjeç, banues në Laç. Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Grup kriminal”, dhe “Vjedhje e rëndë”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.
    Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

  • Akuzohet se krijoi në Itali një organizatë kriminale, kapet në Durrës 49-vjeçari nga Egjipti

    Akuzohet se krijoi në Itali një organizatë kriminale, kapet në Durrës 49-vjeçari nga Egjipti

    Policia ka kapur në Durrës një 49-vjeçar nga Egjipti, pasi akuzohet se krijoi në Itali një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore.Mësohet se është vënë në pranga shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, W. E., 49 vjeç, të lindur në Egjipt.
    Gjykata e Katanias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit, në Itali./Opinion.al