Tag: organizatë

  • Kreu i CDI poston foton me Berishën pasi kreu i PD u zgjodh nënkrytar i kësaj organizate

    Kreu i CDI poston foton me Berishën pasi kreu i PD u zgjodh nënkrytar i kësaj organizate

    Kryetari i PD, Sali Berisha mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit më të madh në botë të partive të qendrës së djathtë, CDI, në San Paolo të Brazilit ku u zgjodh nënkryetar i “Christian Democrat International” (CDI), këtij Bashkimi të madh të partive të qendrës së djathtë.
    Në rrjtet sociale të CDI janë publikuar foto nga takimi i madh i Brazilit ku edhe u morën vendime të rëndësishme siç ishte rezoluta për narkoshtetin e Tiranës.
    Aty është postuar edhe fotoja e pjesmarrësve në Komitetin Ekzekutiv dhe Asamblesë së Përgjithshme Statutore IDC-CDI.
    Ndërkohë në faqen kryesore ka edhe një foto të kreut demokrat Berisha me kreun e rizgjedhur të kësaj organizate te madhe politike Andrés Pastrana Arango, ish-president i Kolumbisë.
    Berisha ishte i shoqëruar në këtë eveniment botëror nga deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.

  • “UÇK-ja ka qenë një organizatë e decentralizuar”, Robert Bosch: Ish-krerët, të pafajshëm

    “UÇK-ja ka qenë një organizatë e decentralizuar”, Robert Bosch: Ish-krerët, të pafajshëm

    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, beson se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, që prej gati 5 vitesh po mbahen në paraburgim në Hagë, do të shpallen të pafajshëm.
    “Procesi po ecën shumë ngadalë, siç dihet, por tani të paktën po mundohen ta finalizojnë me dëshmitarët e prokurorisë. Sipas asaj që mbaj mend dhe di, kjo fazë do të përfundojë në fund të këtij muaji, ndërsa aktgjykimi pritet vitin e ardhshëm. Megjithatë, siç e kam thënë edhe më herët, mendoj se aktgjykimi do të rezultojë me lirimin e të gjithëve.”
    Në një intervistë për Ekonomia Online, ai thekson se edhe dëshmia e ish-komandantit të NATO-s, Wesley Clark, do të konfirmojë se UÇK nuk ishte një organizatë e centralizuar që merrte urdhëra nga Thaçi.
    “Ai do të përsërisë të njëjtën gjë që kanë thënë edhe të tjerët: se brenda UÇK-së nuk ka pasur një organizim të tipit hierarkik, nga lart-poshtë apo çfarëdo forme tjetër të centralizuar. UÇK-ja ka qenë një organizatë e decentralizuar. Këtë do ta konfirmojë me siguri, sepse natyrisht nuk do t’i kundërvihet kolegëve të tij.”
    Ish-ambasadori holandez foli edhe për ngërçin politik në Kosovë, duke shprehur çudinë e tij sesi një forcë politike mund të propozojë 56 herë një kandidate për kryetare të Kuvendit.

  • Berisha: Dje u shpallën organizatë terroriste me sanksione të thella vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Ramaduros

    Berisha: Dje u shpallën organizatë terroriste me sanksione të thella vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Ramaduros

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • DASH shpalli organizatë terroriste dhe sanksionoi vëllezërit Hysa, Berisha: Transferuan miliona euro në Shqipëri

    DASH shpalli organizatë terroriste dhe sanksionoi vëllezërit Hysa, Berisha: Transferuan miliona euro në Shqipëri

    Nga konferenca për mediat, Sali Berisha deklaroi se Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli organizatë terroriste vëllezërit Hysa, për të cilët tha se janë të lidhur me qeverinë.

    Sipas Berishës dje “u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros”.
    “Zhvillime dramatike nxorën në pah me të gjithë shëmtinë e tij narkoshtetin shqiptar, lidhjet organike të atij që mediat ndërkombëtare e quajnë Noriega i Shqipërisë apo Ramaduro i Europës. Dje u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros“-u shpreh Berisha.
    Sipas kreut të PD “mediat botërore sot në të katër anët e planetit informojnë këtë vëllazëri, këta janë 4-5 vëllezër, si parelarësit kryesorë të Sinaloas të Meksikës. Sinaloa e Meksikës është ndoshta karteli më i fuqishëm i drogës në botë. Dhe jo vetëm i drogës, por i shumë aktiviteteve të tjera kriminale“.
    Berisha thotë se bizneset e tyre shtrihen në shumë vende, nga Kanadaja, Italia dhe në Vlorë e Tiranë.
    “Në Kanada, në zonat e indianëve të Kanadasë që kanë një lloj autonomie me Pallatin Magjik. Me dhjetëra e dhjetëra restorante, hotele dhe klube. Por ato, nga Kebeku dhe zonat e indianëve të Kanadasë, gjer në Palermo të Italisë numërojnë në Vlorë, në Tiranë, në Shqipëri, me qindra biznese, por në tërësi kazino, lojëra fati, me të cilat me një marrëveshje lajnë miliardat e Sinaloas së Meksikës. Famoz vetëm restoranti Mirela që mban emrin e bashkëshortes, ka transferuar në Shqipëri dhjetëra e dhjetëra milionë euro nga zonat e indianëve të Kanadasë. Tani, këtu kemi disa sekuenca, pra janë mediat e huaja, është Reuters, agjencia kryesore e lajmeve në botë që njofton sanksionet kundër familjes të perandorisë së kazinove meksikane dhe që lan fondet e kartelit dhe që është i lidhur direkt me Edi Ramën“-u shpreh Berisha.

    Top Channel

  • Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

    Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

    Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës
    Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me atentatin e ndodhur këtë pasdite në Rrethrrotullimin e Rinasit.
    Në një postim në rrjete sociale, Tomorri ka ngritur akuza se Rama e ka kthyer sipas tij Policinë e Shtetit në një organizatë mafioze nisur nga përfshirja e punonjësit të AMP-së në ngjarje.
    Sa i takon Ministres së Brendshme, Tomorri thotë se kjo e fundit është thjesht një kukull e Ramës e vendosur sa për fasadë.
    Reagimi i Tomorrit:
    E kanë vënë kukull ministren e Brendshme, vetëm sa për fasadë.
    Madje i kanë thënë publikisht: ‘Ti nuk ke punë me policinë, merre me adresat.’
    Sepse Policinë e Shtetit ia kanë dhënë me outsourcing krimit të organizuar. Në çdo ngjarje të madhe kriminale ka policë të përfshirë, në të gjitha pa përjashtim.
    Krimi vendos emërimet e inspektorëve, të shefave të komisariateve, madje edhe të Drejtorit të Përgjithshëm.
    Por tani kanë shkuar edhe më tej: kanë marrë nën kontroll edhe strukturën që duhet të hetojë vetë policët.
    Ky që mahnit Brukselin me ‘Diellën’ dhe reformbatutat e tij, ndërkohë e ka shndërruar Policinë e Shtetit në një organizatë mafioze.
    E tani, nxirrni ‘Taçke-Kosën’ dhe ‘Kallasen’ e Brukselit të sulmojnë opozitën, se paskemi fyer ambasadorin!
    Njësoj si Maria Antoneta: ne kemi Policinë e Shtetit në duart e krimit, ndërsa ata kanë hallin e biskotave të ambasadorit.

  • Christopher Hill dëshmon në mbrojtje të Thaçit

    Christopher Hill dëshmon në mbrojtje të Thaçit

    Rajoni E Hënë, 10 Nëntor 2025 17:18
    Christopher Hill, ish-i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, dëshmoi sot në mbrojtje të Hashim Thaçit si dëshmitari i katërt i thirrur nga mbrojtja në procesin gjyqësor në Hagë. Hill tha se kontakti i tij i parë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ndodhi në verën e vitit 1998 në Tiranë të Shqipërisë. “Derisa po punoja me stafin tim dhe të tjerë, duhej të gjenim një zyrtar apo grup zyrtarësh të UÇK-së me të cilët mund të flisnim lidhur me UÇK-në. Duhet të shtoj se kam punuar për një kohë në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm në përfundim se nuk kishte një udhëheqje të tillë. Pra, këtu bëhej fjalë për një grup njerëzish në nivel vendor, që ishte përshkrim shumë më i saktë i asaj me të cilën po merreshim ne”, tha Hill, duke iu referuar UÇK-së.
    Ai shtoi se në Tiranë takoi “dikë që na e kishin përshkruar si kreun e UÇK-së”. “Unë dhe kolegët e mi erdhëm në përfundim se ai vepron brenda kësaj lëvizjeje, por nuk mund të flasë në emër të UÇK-së. Ne vazhduam punën për të gjetur njerëz që mund të flisnim si përgjegjës për këtë. Shkuam në verë dhe vjeshtë të ’98-ës në Likoc”. Hill tha se nuk i kujtohej emri i personit të parë nga UÇK-ja me të cilin ishte takuar, por i kërkoi avokatit që e merrte në pyetje për t’i thënë ndonjë emër.

    Avokati e pyeti nëse ishte Xhavit Haliti, dhe Hill i tha se “po”. I pyetur nga mbrojtja nëse ambasadori Gelbard i ishte referuar UÇK -së si organizatë “terroriste”, Hill tha “po”. Hill shpjegoi se Gelbard ishte bazuar në përvojën e tij në Amerikën Latine kur e cilësoi të tillë UÇK-në. “Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar këtë ngjarje, pra sulmin në familjen Jashari. Gelbard sikurse kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Besoj se nuk ka provë për një gjë të tillë, por ajo është diskutuar, nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, sikur u jep sinjal serbëve të lëviznin kundër tyre”, tha Hill. Ai shtoi se Gelbard, më pas, mori qëndrim shumë më të ashpër ndaj serbëve, pasi ndodhi ngjarja në Prekaz, dhe përfshiu bisedë të ashpër me Millosheviqin”.

    “Millisheviqi më pas deklaroi se ai nuk donte të takohej më me Gelbard. Gjithë çështja në maj filloi me fjalimin apo komentet e Gelbardit nga përvojat e mëhershme”, tha Hill. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë mekanizëm për ta shpallur terroriste një organizatë të huaj dhe se, sipas tij, ato nuk e kanë cilësuar të tillë UÇK-në. Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po shkon drejt përfundimit. Që të gjithë ish-krerët e UÇK-së i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998-1999. /REL/

  • Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, sikur i dha sinjal sulmit serb në familjen Jashari

    Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, sikur i dha sinjal sulmit serb në familjen Jashari

    Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, ka dëshmuar këtë të hënë në Hagë në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 
    I pyetur nga mbrojtja nëse ambasadori Gelbard i ishte referuar UÇK -së si organizatë “terroriste”, Hill tha “po”. Hill shpjegoi se Gelbard ishte bazuar në përvojën e tij në Amerikën Latine kur e cilësoi të tillë UÇK-në. 
    “Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar këtë ngjarje, pra sulmin në familjen Jashari. Gelbard sikurse kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Besoj se nuk ka provë për një gjë të tillë, por ajo është diskutuar, nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, sikur u jep sinjal serbëve të lëviznin kundër tyre”, tha Hill. 
    Hill shtoi se Gelbard, më pas, mori qëndrim shumë më të ashpër ndaj serbëve, pasi ndodhi ngjarja në Prekaz, dhe përfshiu bisedë të ashpër me Millosheviqin”. 
    “Millisheviqi më pas deklaroi se ai nuk donte të takohej më me Gelbard. Gjithë çështja në maj filloi me fjalimin apo komentet e Gelbardit nga përvojat e mëhershme”, tha Hill. 
    Hill tha se Shtetet e Bashkuara kanë mekanizëm për ta shpallur terroriste një organizatë të huaj dhe se, sipas tij, ato nuk e kanë cilësuar të tillë UÇK-në. 

  • Christopher Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, sikur i dha sinjal sulmit serb në familjen Jashari

    Christopher Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “terroriste”, sikur i dha sinjal sulmit serb në familjen Jashari

    Christopher Hill po jep dëshminë e tij. I pyetur nga mbrojtja nëse ambasadori Gelbard i ishte referuar UÇK -së si organizatë “terroriste”, Hill tha “po”.
    Hill shpjegoi se Gelbard ishte bazuar në përvojën e tij në Amerikën Latine kur e cilësoi të tillë UÇK-në.Lexo edhe :Related Posts
    “Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar këtë ngjarje, pra sulmin në familjen Jashari. Gelbard sikurse kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Besoj se nuk ka provë për një gjë të tillë, por ajo është diskutuar, nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, sikur u jep sinjal serbëve të lëviznin kundër tyre”, tha Hill.

    Hill shtoi se Gelbard, më pas, mori qëndrim shumë më të ashpër ndaj serbëve, pasi ndodhi ngjarja në Prekaz, dhe përfshiu bisedë të ashpër me Millosheviqin”.
    “Millisheviqi më pas deklaroi se ai nuk donte të takohej më me Gelbard. Gjithë çështja në maj filloi me fjalimin apo komentet e Gelbardit nga përvojat e mëhershme”, tha Hill.
    Hill tha se Shtetet e Bashkuara kanë mekanizëm për ta shpallur terroriste një organizatë të huaj dhe se, sipas tij, ato nuk e kanë cilësuar të tillë UÇK-në./REL

  • Xi Jinping propozon krijimin e një organizate botërore për qeverisjen e inteligjencës artificiale

    Xi Jinping propozon krijimin e një organizate botërore për qeverisjen e inteligjencës artificiale

    Presidenti kinez Xi Jinping

    PEKIN- Presidenti kinez Xi Jinping mori skenën qendrore në takimin e liderëve të APEC të shtunën, ku propozoi krijimin e një organizate globale për qeverisjen e inteligjencës artificiale (IA) dhe e pozicionoi Kinën si një alternativë ndaj Shteteve të Bashkuara në fushën e bashkëpunimit tregtar.
    Këto ishin komentet e para të liderit kinez për një nismë që Pekini e kishte prezantuar më herët këtë vit, ndërkohë që SHBA-të kanë kundërshtuar përpjekjet për të rregulluar inteligjencën artificiale përmes institucioneve ndërkombëtare.
    Xi deklaroi se “Organizata Botërore për Bashkëpunimin në Inteligjencën Artificiale” mund të vendosë rregulla për qeverisjen dhe të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar, duke e bërë IA një “të mirë publike për komunitetin ndërkombëtar”.
    Në fjalimin e publikuar nga agjencia zyrtare Xinhua, Xi shtoi:
    “Inteligjenca artificiale ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e së ardhmes dhe duhet të vihet në shërbim të njerëzve në të gjitha vendet dhe rajonet.”
    Zyrtarët kinezë kanë sugjeruar se selia e kësaj organizate mund të vendoset në qendrën tregtare të Shangait.
    Presidenti amerikan Donald Trump nuk mori pjesë në samitin e liderëve të APEC, që u mbajt në qytetin Gyeongju të Koresë së Jugut, pasi u kthye menjëherë në Uashington pas një takimi me Xi-në.
    Dy liderët arritën një marrëveshje njëvjeçare për të zbutur pjesërisht kufizimet tregtare dhe teknologjike, të cilat kishin shkaktuar tensione mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
    Në mungesë të Trump-it, analistët kishin parashikuar që Xi do ta shfrytëzonte takimin e APEC për ta paraqitur Kinën si mbrojtëse të multilateralizmit të vet ekonomik dhe tregtar.
    Ndërkohë që çipat e avancuar të prodhuar nga kompania amerikane Nvidia qëndrojnë në qendër të bumit të inteligjencës artificiale, zhvilluesi kinez DeepSeek ka hedhur në treg modele më të lira, të cilat po mbështeten nga Pekini si pjesë e nismës për “sovranitet algoritmik”.
    Xi gjithashtu u bëri thirrje vendeve të APEC që të nxisin “qarkullimin e lirë të teknologjive të gjelbra”, një grup industrish që përfshin bateritë dhe panelet diellore — fusha në të cilat Kina ka dominim global.
    Anëtarët e APEC miratuan një deklaratë të përbashkët dhe marrëveshje mbi inteligjencën artificiale dhe sfidat e plakjes së popullsisë gjatë takimit.
    Kina do të presë samitin e APEC të vitit 2026 në Shenzhen, një qendër e madhe prodhimi që varion nga robotika deri te makinat elektrike. Xi kujtoi se qyteti me gati 18 milionë banorë ishte dikur një fshat peshkimi, përpara se të shndërrohej në një nga zonat e para ekonomike speciale të Kinës në vitet 1980. APEC është një forum konsultativ prej 21 shtetesh, që përfaqësojnë gjysmën e tregtisë botërore./ZËRI

  • I dënuar me 29 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, arrestohet 49-vjeçari, pranga edhe personit që e strehonte

    I dënuar me 29 vjet burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, arrestohet 49-vjeçari, pranga edhe personit që e strehonte

    Një 49-vjeçar, i dënuar më 29 vjet burg nga Italia, është arrestuar të enjten në Berat.

    Armando Pjetri, është dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
    Po ashtu në pranga ka rënë dhe një 53-vjeçar, për strehim, i cili rezulton se ishte shpallur në kërkim.
    Në banesën ku strehohej shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji”, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali. Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel