Tag: organizatat

  • SHBA ndryshon plan për Gazën/ Ushtria amerikane planifikon ta ndajë në disa zona, organizatat humanitare: S’kemi dijeni

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë ndarjen afatgjatë të Gazës në një “zonë të gjelbër” nën kontrollin ushtarak izraelit dhe ndërkombëtar, ku do të nisë rindërtimi, dhe një “zonë të kuqe” që do të lihet në rrënoja.

    Forcat e huaja fillimisht do të vendosen krah ushtarëve izraelitë në lindje të Gazës, duke e lënë enklavën e shkatërruar të ndarë nga “vija e verdhë” që aktualisht kontrollohet nga Izraeli, sipas dokumenteve të planifikimit ushtarak amerikan të siguruara nga “The Guardian” dhe burimeve të informuara për planet amerikane.
    Washingtoni ka ndryshuar disa herë qasjen për të ardhmen e enklavës, përfshirë braktisjen e modelit të kampeve të rrethuara për palestinezët, të quajtura “komunitete alternative të sigurta”. Zyrtarë amerikanë kanë pranuar se planifikimi është “shumë dinamik” dhe se vetëm pak njerëz kanë qasje të plotë në fazat vendimmarrëse.
    Në qendër të planit është krijimi i një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit, e paracaktuar në planin 20-pikësh të Donald Trumpit. SHBA-ja shpreson që një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratohet së shpejti, duke hapur rrugën për angazhime ushtarake nga shtetet partnere.
    Po ashtu, rindërtimi në “zonën e gjelbër” shihet nga SHBA-ja si mënyrë për të nxitur palestinezët të migrojnë vullnetarisht drejt saj, ndërsa “zona e kuqe” mbetet e mbingarkuar me mbi 2 milionë banorë, pa strehim adekuat dhe me kufizime të rënda në dërgesat e ndihmave. Nevoja për rindërtim është urgjente, me më shumë se 80% të shtëpive në Gaza të dëmtuara ose të shkatërruara nga lufta, përfshirë pothuajse të gjitha shkollat dhe spitalet, sipas të dhënave të OKB-së.
    Organizatat humanitare, të cilat kanë ngritur shqetësime të mëdha për modelin, kanë thënë të premten se nuk janë njoftuar ende për ndryshimin e planit.

    Top Channel

  • Mund të përdoren për të dërguar mesazhe te organizatat islamiste/ Izraeli ndalon Kryqin e Kuq të takojë të burgosurit palestinezë

    Mund të përdoren për të dërguar mesazhe te organizatat islamiste/ Izraeli ndalon Kryqin e Kuq të takojë të burgosurit palestinezë

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka njoftuar se ka ndaluar Kryqit të Kuq të ndalojë qasjen te palestinezët, të cilët ndodhen në burgjet izraelite. Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, Katz nënshkroi një dekret që u ndalon përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të vizitojnë të burgosurit. Kjo është vendosur sipas ligjit mbi ndalimin e luftëtarëve të paligjshëm. Katz tha se vizita të tilla do të rrezikonin sigurinë kombëtare.

    Mediat e huaja shkruajnë se koncepti i një luftëtari të paligjshëm u fut në ligjin izraelit në vitin 2002. Ligji lejon ndalimin e pacaktuar të njerëzve të tillë, pa akuza në burgjet ushtarake. Izraeli akuzoi Hamasin për inskenimin e zbulimit të një trupi para përfaqësuesve të Kryqit të Kuq, e cila ndërmjetëson lirimin e pengjeve dhe të burgosurve. Kryqi i Kuq tha nuk ka më qasje te të burgosurit palestinezë që nga 7 tetori 2023 dhe theksoi se qëllimi i këtyre vizitave ishte thjesht humanitar.Shumë organizata joqeveritare raportuan se edhe para se të lëshohej dekreti, avokatët po përballeshin me vështirësi dhe vonesa kur do të vizitonin të burgosurit palestinezë. Shërbimi i burgjeve pretendon se këto vizita mund të përdoren për të dërguar mesazhe te organizatat islamiste palestineze dhe anasjelltas.Dekreti i Katz u lëshua vetëm disa orë para se të fillonte një gjyq në Gjykatën Supreme të Izraelit për këtë çështje. Në shkurt të vitit 2024, organizatat joqeveritare kishin ngritur një padi duke kërkuar të lejonin përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të vizitonin palestinezët e mbajtur nga ushtria izraelite ose shërbimi i burgjeve. Gjatë seancës dëgjimore, përfaqësuesi ligjor i shtetit, Ron Rosenberg, tha se ishte vendosur të lejohej dhënia e informacionit Kryqit të Kuq, por vetëm mbi emrat dhe vendndodhjet e këtyre palestinezëve. Kjo me kusht që ata të mos kenë lidhje me Gazën dhe Hamasin.

    “Shqetësimet aktuale të sigurisë na pengojnë të miratojmë qasje derisa të gjithë pengjet të jenë kthyer. Kryqi i Kuq nuk është i vetmi mjet që të ndaluarit të kontaktojnë me botën e jashtme”, tha Ron Rosenberg.

  • “Nuk jemi ndalur”/ Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

    “Nuk jemi ndalur”/ Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

    Altin Dumani

    TIRANË- Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, teksa foli për vështirësitë me të cilat janë përballur, përmendi edhe kërcënimet ndaj prokurorëve. Dumani bëri të ditur se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre, por megjithatë duke theksuar se nuk janë ndalur në misionin e tyre. 
    “Prokurorët kanë rënë pre e kërcënimit nga organizatat kriminale. Kërcënime serioze jo sa për t’u thënë. Megjithatë prokurorët e kanë përballuar dhe janë përballur me ta duke ndërtuar ngritje penale të suksesshme”, tha drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.
    Lidhur me këtë, Dumani nënëvizoi se pavarësisht situatave dhe kërcënimeve që përbëjnë rrezik, prokurorët bëjnë punën e tyre me hetimet ndaj çdo personoi, për të cilin ka prova për një çështje të caktuar. 
    “Ne nuk i kushtojmë rëndësi identitetit të personave, pasi çdo individ mund të hetohet nëse ka prova për një çështje të caktuar”, deklaroi Dumani.
    Në Komisionin e Ligjeve, Dumani tha se trafikimi i narkotikëve dhe qenieve njerëzore mbetet në vlera të larta. Gjatë 2024, sipas tij janë goditur 16 grupe kriminale, ku 10 kanë përfunduar në Gjykatë. Grupet kanë komunikime të koduara dhe pastrojnë paratë përmes kriptovalutave.

  • “Sulmet politike frymëzojnë…”/ Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale (VIDEOT)

    “Sulmet politike frymëzojnë…”/ Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale (VIDEOT)

    Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, bëri të ditur se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre. 
    Në fjalën e tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetit demokrat Klevis Balliu, duke u shprehur se pavarësisht kërcënimeve nga organizatat kriminale. 
    “Prokurorët kanë rënë pre e kërcënimit nga organizatat kriminale. Kërcënime serioze jo sa për t’u thënë. Megjithatë prokurorët e kanë përballuar dhe janë përballur me ta duke ndërtuar ngritje penale të suksesshme”, tha drejtuesi i SPAK, Altin Dumani. 
    Ky i fundit, më herët gjatë fjalës së tij në raportimin për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024, theksoi se Prokuroria e Posaçme evidentoi 16 grupe kriminale shqiptare me veprimtari ndërkombëtare dhe goditi 10 prej tyre. 

    Dumani: Sulmet politike ndaj SPAK, frymëzojnë elementët kriminalë të na kërcënojnë 
    Deklaratat dhe sulmet politike ndaj SPAK frymëzojnë kërcënimet ndaj prokurorëve të posaçëm nga krimi i organizuar. 
    Kështu u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve. 
    “Deklaratat politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar. Sa herë shtohen sulmet politike, vihet re shtim i rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne qëndrojmë larg retorikës politike”. 
    Më herët, Dumani deklaroi se prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre.   

     
     

  • Rrjeti sekret i George Sorosit fshihet “pas kaosit në rrugët e Amerikës”… dhe dosja që tregon si mund të ndalet

    Rrjeti sekret i George Sorosit fshihet “pas kaosit në rrugët e Amerikës”… dhe dosja që tregon si mund të ndalet

    Një dosje tronditëse që mbërriti këtë javë në tavolinën e Donald Trump-it pretendon se zbulon një rrjet të fshehtë parash që lidh militantët e Antifa-s, organizatat jofitimprurëse për strehimin e të pastrehëve dhe donatorët miliarderë, dhe aleatët e Trump-it tashmë e quajnë atë një “plan veprimi” për të çmontuar rrjetin e ekstremit të majtë.

    Raporti, me titull Infiltrated: The Ideological Capture of Homelessness Advocacy, është përgatitur nga Capital Research Center dhe iu dorëzua Shtëpisë së Bardhë të mërkurën nga Jonathan Choe, një studiues me bazë në Seattle që ndjek aktivistët progresistë në rajonin veriperëndimor të Paqësorit.

    Dokumenti befasues 113-faqesh thotë se sistemi amerikan i shërbimeve për të pastrehët është “pushtuar” nga organizata që ai i quan jofitimprurëse radikale, të cilat devijojnë paratë e taksapaguesve dhe ato filantropike drejt aktivizmit politik në vend që t’i ndihmojnë njerëzit të dalin nga rruga.

    Sipas raportit, grupet e fuqishme të avokimit, të mbrojtura nga statusi i tyre si organizata bamirëse, po “devijojnë miliarda dollarë publikë” drejt fushatave që kundërshtojnë policinë, pengojnë zbatimin e ligjeve kundër drogës dhe shtyjnë “agjenda politike ekstreme.”

    Ndër grupet e përmendura janë Western Regional Advocacy Project (WRAP), National Homelessness Law Center, Southern Poverty Law Center, Los Angeles Community Action Network (LACAN) dhe Alliance for Global Justice, të cilat raporti i përshkruan si “porta ideologjike” midis aktivizmit për të pastrehët dhe ekstremit të majtë.

    Raporti gjithashtu përmend fondacione të mëdha, përfshirë Ford, Hilton, Tides, si dhe Open Society të George Sorosit, duke i akuzuar ato për “forcim të agjendave ekstremiste” përmes financimit të padive kundër ndalimeve të fushimeve publike dhe kundër zbatimit të ligjeve nga policia.

    “Gjëja më e errët, dhe mendoj se amerikanët e zakonshëm nuk kanë asnjë ide për këtë, është fakti që ka aq shumë para të taksapaguesve që kalojnë përmes këtyre organizatave jofitimprurëse për të pastrehët dhe ofruesve të strehimit, dhe në mënyrë të tërthortë ato po shkojnë te Antifa,” tha Choe.

    Choe, një studiues në Discovery Institute (një institut konservator) që ndihmoi në përgatitjen e raportit, i tha Daily Mail-it se filloi të dyshonte për këtë lidhje gjatë kohës që mbulonte Stop the Sweep Seattle, një grup ndihme të ndërsjellë që ndërhyn kur policia pastron kampet e të pastrehëve.

    “I shihja shumë prej këtyre vullnetarëve në një tubim të Antifa-s gjatë fundjavës, dhe javën pasuese i shihja në tubimin kundër Izraelit,” tha ai.

    “Ne filluam të bënim lidhjet dhe kuptuam që shumë prej këtyre militantëve të Antifa-s po përdornin këto organizata jofitimprurëse si mbulesë.”

    Në tryezën e organizuar të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, Choe informoi Trump-in, ish-prokuroren e përgjithshme të Floridës Pam Bondi dhe sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.

    Ai tha se ua dorëzoi personalisht kopjet e dosjes, duke e quajtur atë një hartë për ndjekjen e financimeve ekstremiste.

    “Qëllimi afatgjatë,” tha Choe, “është të ndërpritet financimi i këtyre grupeve të lidhura me Antifa-n.”

    Sipas Choe-t, Bondi u tha të pranishmëve në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë se disa organizatorë të dyshuar të Antifa-s në Portland ishin tashmë “arrestuar” dhe po merreshin në pyetje nga hetues federalë.

    “Shumë prej grupeve që financojnë Antifa-n tani do të ekspozohen,” tha ai.

    Raporti, i publikuar të premten me një parathënie nga aktivisti konservator Christopher Rufo dhe me emrat e dhjetëra organizatave jofitimprurëse për të pastrehët nga Maine deri në Kaliforni, tashmë po shkakton jehonë te influencuesit e djathtë.

    Një raport i mëparshëm nga Capital Research Center, një grup kërkimor konservator, ishte cituar nga një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë si bazë për një hetim kombëtar mbi financimet e Sorosit për aktivizmin e dhunshëm të ekstremit të majtë.

    Studimi i ri pretendon se më shumë se 700 organizata jofitimprurëse që kishin paraqitur dokumente ligjore në një çështje të Gjykatës së Lartë në vitin 2024 mbi ndalimin e fushimeve publike në Oregon kishin marrë 2.9 miliardë dollarë fonde qeveritare.

    Sipas raportit, kjo është dëshmi e një “kompleksi industrial për të pastrehët” që pasuron aktivistët në vend që të ndihmojë njerëzit pa strehë.

    Raporti paralajmëron se qytetet amerikane po shndërrohen në “sheshe ideologjike”, ku aktivistët përcaktojnë politikat “nën petkun e mëshirës”, ndërsa krimi, varësia dhe kaosi dalin jashtë kontrollit.

    Rekomandimet e tij janë të drejtpërdrejta:

    – Të auditohet financimi publik për organizatat jofitimprurëse që merren me avokim ose padi.

    – Programet për të pastrehët të fokusohen sërish te trajtimi, përgjegjësia dhe zbatimi i ligjit.

    – Të hetohen lidhjet midis rrjeteve ekstremiste dhe organizatave me përjashtim nga taksat.

    Choe pranoi se Antifa mbetet e decentralizuar dhe pa udhëheqje, dhe se shumë nga ndjekësit e saj tashmë janë larguar jashtë vendit, por këmbënguli se studiuesit tani kanë hartuar strukturën e mbështetjes së saj financiare.

    “Kjo është arsyeja pse ata kanë qenë kaq të suksesshëm për kaq gjatë, por tani kemi identifikuar organizatat dytësore dhe tretësore jofitimprurëse që i financojnë,” tha ai.

    Trump, i cili e shpalli Antifa-n një organizatë terroriste me një urdhër ekzekutiv në shtator, e përdori takimin e së mërkurës për të përsëritur thirrjet për një goditje federale ndaj ekstremizmit të majtë.

    “Ata kanë qenë shumë kërcënues ndaj njerëzve, por ne do të jemi shumë më kërcënues ndaj tyre, shumë më tepër sesa ata kanë qenë ndonjëherë ndaj nesh, dhe kjo përfshin edhe njerëzit që i financojnë,” u tha Trump të pranishmëve.

    Takimi u mbajt gati një muaj pas vrasjes së aktivistit të djathtë Charlie Kirk, megjithëse autoritetet nuk kanë gjetur lidhje midis vrasjes dhe ndonjë grupi të majtë.

    Deri tani, agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit nuk kanë identifikuar rrjete financimi të Antifa-s dhe nuk kanë ngritur akuza të lidhura me to.

    Raportohet se Trump u kërkoi të pranishmëve të përmendin grupet që besojnë se qëndrojnë pas dhunës politike.

    Të ftuarit përfshinin figura të djathta si Jack Posobiec, Savannah Hernandez dhe Andy Ngo. Nuk pati asnjë diskutim për dhunë ndaj figurave të majta apo demokrate.

    Së fundmi, Trump ka urdhëruar dislokimin e trupave të Gardës Kombëtare në Çikago dhe Portland, duke përmendur kërcënimet ndaj oficerëve federalë, pas dislokimeve të mëparshme në Los Anxheles dhe Uashington, DC.

    Ai gjithashtu është zotuar të dërgojë trupa në Memfis, lëvizje që aktualisht po shqyrtohen nga gjykatat dhe kundërshtohen nga udhëheqësit lokalë demokratë.

    Madje ai ka kërcënuar se mund të aktivizojë një ligj kundër kryengritjes, i cili është përdorur për herë të fundit gjatë trazirave të Los Anxhelesit në vitin 1992, për të anashkaluar sfidat gjyqësore.

    Choe e përshkroi atmosferën në dhomë si “urgjente dhe të vendosur.” “Besoj se do të shohim Gardën Kombëtare të dislokohet në Portland,” tha Choe. “Shumë ndjekës dhe simpatizantë të Antifa-s do të fshihen.” Ai shtoi: “Ne besojmë se administrata Trump po thotë të njëjtën gjë që themi ne: çelësi është ndërprerja e financimit.”

    Daily Mail kontaktoi grupet e përmendura në raport, por nuk mori asnjë përgjigje të menjëhershme.

    Fondacioni i Sorosit i ka quajtur pretendime të ngjashme “të pavërteta”, duke deklaruar se organizata “nuk mbështet dhe nuk financon protesta të dhunshme” dhe se kritikët e saj janë “të motivuar politikisht.”

    Edhe Ford Foundation dhe organizatat e tjera të përmendura në raport kanë mohuar më parë akuzat se financojnë grupe të dhunshme.

    Edhe pse dosja është e detajuar, ajo ofron pak prova konkrete që lidhin luftëtarët e Antifa-s në rrugë me organizatat jofitimprurëse apo fondacionet e përmendura. Madje edhe Shërbimi Kërkimor i Kongresit të SHBA-së e përshkruan Antifa-n si një grup “të decentralizuar” dhe pa udhëheqje formale.

    Megjithatë, Choe këmbëngul se hetimi ka ngjallur interes në nivelet më të larta të qeverisë.

    “Nuk ka pasur kurrë një përpjekje të tillë për të ndjekur Antifa-n,” tha ai. “Kjo është një lëvizje e paprecedentë nga administrata Trump, dhe sapo ka filluar.” / Daily Mail – Syri.net

  • OKB merr ‘Ok’ nga Izraeli, të dielën rifillon operacionet për shpërndarjen e ndihmave në Gaza

    OKB merr ‘Ok’ nga Izraeli, të dielën rifillon operacionet për shpërndarjen e ndihmave në Gaza

    OKB-ja ka marrë dritën jeshile të Izraelit për të filluar dërgimin e ndihmave masive në Gaza duke filluar nga e diela, tha një zyrtar i OKB-së për Associated Press. Ndihma përfshin 170,000 ton që tashmë janë pozicionuar në vendet fqinje si Jordania dhe Egjipti.
    Gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarët e OKB-së dhe autoritetet izraelite kanë filluar diskutimet mbi vëllimin e ndihmës që organizatat humanitare mund të çojnë dhe përmes cilave pika hyrëse.
    Organizatat humanitare si UNICEF thonë se janë gati të dërgojnë ndihmë: “Shpresojmë që të gjitha kalimet do të hapen.”

  • Edi Rama u konsultua me “l(u)araskat e Soros” për projekt-ligjin “Prindi 1 dhe 2” (Dokumenti)

    Edi Rama u konsultua me “l(u)araskat e Soros” për projekt-ligjin “Prindi 1 dhe 2” (Dokumenti)

    Kryeministri “Diell”, Edi Rama, thotë se është konsultuar me organizatat e shoqërisë civile të financuara nga rrjeti “Soros” për hartimin e projekt-ligjit “Për barazinë gjinore”, një dokument i cili, në rast miratimi, shkatërron në mënyrë përfundimtare konceptin e familjes në Shqipëri.
    Në projekt-ligjin e ri parashikohen terma “gjini gjithëpërfshirëse”, “orientim seksual” , “identitet gjinor” e të tjera të ngjashme, të cilat ndryshojnë traditën e ndërtimit bazë të familjes “burrë-grua”.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përmendur shpesh që axhenda e fondacionit “Shoqëria e Hapur” e multimiliarderit Xhorxh Soros është pikërisht shkatërrimi i familjes. Që në ditët e para të presidencës së tij, Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv, në të cilën u kërkohej agjencive federale të “njohin se gratë janë biologjikisht femra dhe burrat janë biologjikisht meshkuj”, duke vënë theksin në eleminimin e “ideologjisë gjinore” nga kontratat qeveritare.
    Por në Shqipëri, në vendin e vogël ballkanik që drejtohet nga Edi Rama, një pinjoll i “Sorosit”, agjenda kundër konceptit tradicional burrë-grua, po zbatohet me shpejtësi.
    Në foto: Aktiviteti i komunitetit LGBT nuk pengohet në Shqipëri
    Për ligjërimin e “gjinisë gjithëpërfshirëse”, qeveria e majtë shqiptarë është konsultuar pikërisht me organizatat që mbështeten prej vitesh nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur”
    “Konsultimi”
    Në 10 Mars 2025, Ministria e Shëndetësisë publikoi për konsultim publik draftin e projekt-ligjir të ri “Për barazinë gjinore”. Në këtë tekst përfshiheshin për herë të parë terma si “identitet gjinor”, megjithëse në përgjithësi kishte mbajtur të pandryshuar termat bazë “burrë-grua”.
    Por, pas “konsultimit publik”, Këshilli i Ministrave bëri disa ndërhyrje kirurgjikale, të cilat i ndryshuan tërësisht boshtin e projekt-ligjit, duke e orientuar gjithçka drejt shkallmimit të dyshes klasike “femër-mashkull”.
    Në dokumentin përmbledhës, rezulton se organizata të ndryshme jo-qeveritare kanë dhënë opinionet e tyre për përmirësimin e draftit paraprak qeveritar. Disa prej këtyre OJQ-ve janë fokusuar tek aspektet administrative, tek forcimi i barazisë gjinore dhe forcimin i strukturave lokale për të rritur mbështetjen ndaj grave.
    Në foto: Dokumenti i Konsultimit Publik për projekt-ligjin “Për Barazinë Gjinore”
    Por, ndërhyrjet më delikate janë realizuar pas “sugjerimeve” të të paktën dy organizatave: “ALEANCA LGBTI”, Qendra “AWEN”.
    Këto grupime sociale kanë sugjeruar një modifikim në nenin 4, pika 1, gërma “ë” i projekt-ligjit. Drafti fillestar parashikonte: “…ë. Gra dhe burra në kuptim të këtij ligji nënkupton edhe vajza dhe djem”.
    Në foto: Drafti fillestar parashikonte termat “burrë” dhe “grua”
    Pas ndërhyrjes së dy organizatave të sipërcituara, neni përkatës ndryshoi në këtë mënyrë: “Gjini”, sipas këtij ligji ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore”.
    Në foto: Varianti final i projekt-ligjit, pas konsultimit
    Ky duket se ka qenë roli i këtyre ojq-ve-ato janë përdorur si mbulesë për të “çertifikuar” me konsulencë vullnetin e kryeministrit Edi Rama.
    “Konsulentët” e Soros
    Dy organizatat “konsulente” të gjinisë gjithëpërfshirëse janë të lidhura ngushtë me agjendën e përhapur nga Fondacioni “Soros”.
    “Aleanca LGBTQI” është tërësisht brenda objektit të saj, përhapja e farës së “gjinisë gjithëpërfshirëse”, një agjendë themelore e platformës soros-iste.
    Ndërsa Qendra “AWEN”, formalisht, është një bashkim organizatash që kanë në qendër të tyre mbrojtjen ndaj grave. Por, ajo që po sjellin me këtë projekt-ligj, është shkatërrimi i termit “grua” si nënë dhe mbartëse e vijimësisë së shoqërisë, duke e shndërruar në “prindi 1”.
    Pjesa thelbësore e organizatave që janë bashkuar në qendrën “AWEN” janë grupe të financuara prej vitesh nga Fondacioni “Soros”, sipas listës më poshtë:
    – Shoqata “Gender, Paqe dhe Siguri” është themeluar në vitin 1999. Ajo ka si qëllim promovimin e barazisë gjinore në shoqëri si dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara të grave. Prej vitesh, ajo është përfituese e projekteve “Soros”.

    – Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) është një bashkim organizatash, të lidhura ngushtësisht me financimet e fondacionit “Soros”.
    Në brendësi të GADC janë të tjera shoqata, të cilat janë të lidhura edhe personalisht me “Soros”.
    a. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, e drejtuar prej shumë vitesh nga një përfaqësuese e linjës së “Sorosit” në Shqipëri, Iris Luarasi, e cila tashmë është deputete e Partisë Socialiste.

    b. Qendra për Nisma Ligjore e Qytetare, gjithashtu e mbështetur nga Fondacioni “Soros”.
    c. Shoqata “Refleksione” është gjithashtu një përfitues i rëndësishëm nga fondet e “Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë”-Soros.
    Ndërsa, disa shoqata më të vogla, pjesë e grupit “AWEN”, nuk rezultojnë të kenë përfituar fonde drejtëpërdrejtë nga “Soros”. Megjithatë, këto OJQ lokale kanë përfituar ndihma financiare për projektet e tyre nga organizatat më të madhe të shoqërisë civile, të cilat kanë siguruar financime të shumta nga “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, Soros. /BoldNews
     

  • Organizatat për lirinë e medias kundër kufizimeve të reja në Parlament: Një hap pas për transparencën!

    Organizatat për lirinë e medias kundër kufizimeve të reja në Parlament: Një hap pas për transparencën!

    Rrjeti SafeJournalists, në bashkëpunim me Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat vendase për lirinë e medias në Shqipëri, ka dërguar një letër të hapur drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të shprehur shqetësimin lidhur me propozimet e reja për kufizimin e qasjes së gazetarëve në Parlament.

    Sipas tyre, këto masa, përfshirë ndalimin e filmimeve të pavarura dhe kufizimin e kontakteve me deputetët, cenojnë rëndë transparencën, llogaridhënien dhe lirinë e shtypit, duke i privuar qytetarët nga informacioni i pavarur dhe i drejtpërdrejtë.

    Njoftimi: 

    Ne, rrjeti SafeJournalists, së bashku me partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat për lirinë e medias në Shqipëri, iniciuam dhe dërguam një letër të hapur drejtuar Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Niko Peleshi.

    Në letër, ne shprehim shqetësimet serioze lidhur me propozimet e shumicës parlamentare për të kufizuar qasjen e gazetarëve në Parlament. Ndryshimet e raportuara përfshijnë heqjen e filmimeve të pavarura në sallën plenare, duke i zëvendësuar ato me një transmetim zyrtar unik, si dhe kufizimin e ndërveprimeve të medias me deputetët vetëm në një zonë të përcaktuar “doorstep”.

    Bëjmë thirrje se kufizime të tilla do të ulnin llogaridhënien, do t’i privonin qytetarët nga qasja e pavarur në informacion dhe do të përbënin një hap pas të madh për lirinë e shtypit. Ne theksojmë se Parlamenti mbetet një nga hapësirat e pakta ku gazetarët mund t’i drejtojnë pyetje drejtpërdrejt përfaqësuesve politikë, pasi zyrtarët qeveritarë dhe deputetët e shumicës rrallëherë mbajnë konferenca për shtyp ose marrin pjesë në debate të pavarura.

    Shkarko dokumentin 

  • Organizatat humanitare i drejtohen Izraelit: Ndihmat për Gazën po përdoren si armë lufte, ndaloni pengesat

    Organizatat humanitare i drejtohen Izraelit: Ndihmat për Gazën po përdoren si armë lufte, ndaloni pengesat

    Më shumë se 100 organizata humanitare ndërkombëtare, përfshirë Oxfam dhe Mjekët pa Kufij, kanë firmosur një letër të përbashkët drejtuar autoriteteve izraelite, duke kërkuar ndalimin e pengesave në shpërndarjen e ndihmave për popullsinë civile palestineze në Rripin e Gazës.

    Në letrën e hapur, organizatat akuzojnë Izraelin për përdorimin e ndihmave si mjet lufte, ndërsa paralajmërojnë për një krizë të thellë humanitare, me spitale që po mbeten pa furnizime dhe fëmijë që po vdesin nga uria dhe sëmundje të parandalueshme.

    Sipas tyre, rregullat e reja të vendosura nga Izraeli përfshijnë kërkesa për shpërndarjen e informacioneve të ndjeshme, përfshirë të dhëna mbi punonjësit palestinezë që punojnë për këto organizata. Në rast se nuk përmbushen këto kërkesa, organizatat rrezikojnë bllokimin total të operacioneve të tyre në Gaza.

    Raste të shumta të ndihmave të bllokuara

    Organizata Anera raportoi se aktualisht ka mbi 7 milionë dollarë ndihma të bllokuara në portin e Ashdodit, përfshirë 744 ton oriz, i mjaftueshëm për më shumë se 6 milionë vakte.

    Po ashtu, vetëm në muajin korrik, mbi 60 kërkesa për leje hyrjeje për ndihma janë refuzuar, ndërsa që nga 2 marsi, shumica e organizatave nuk kanë mundur të dorëzojnë asnjë kamion ndihmash.

    Izraeli mohon akuzat, përmend rreziqet e përfshirjes së Hamasit

    Zyrtarët izraelitë mohojnë akuzat dhe thonë se rregullat kanë për qëllim të garantojnë që ndihmat të mos përfundojnë në duart e Hamasit. Ata thonë se ndihmat “po hyjnë në Gaza përmes organizatave të regjistruara”, duke shtuar se rreth 300 kamionë hyjnë çdo ditë, edhe pse OKB vlerëson se nevoja është për rreth 600 kamionë në ditë.

    Sipas Ministrisë izraelite të Diasporës, regjistrimi i një organizate mund të refuzohet nëse ajo mohon karakterin demokratik të Izraelit ose “promovon delegjitimimin” e tij. Ministri Amichai Chikli tha se shumë OJQ “shërbejnë si mbulesë për aktivitete armiqësore”, ndërsa theksoi se ato që veprojnë me integritet do të lejohen të operojnë.

  • Një ligj i ri do nxisë vullnetarizmin në ndërmarrje

    Një ligj i ri do nxisë vullnetarizmin në ndërmarrje

    Vullnetarizmi në Shqipëri mund të kalojë nga një akt i mirëdashjes individuale në një strukturë me ndikim konkret në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.Ky është synimi i ligjit të ri i cili është dërguar sëfundmi në Kuvend dhe që pritet të nisë diskutimet në shtator.Për herë të parë, krijohet një kuadër ligjor i qartë për përfshirjen e vullnetarëve në aktivitete të përgjegjësisë sociale të korporatave (CSR).Bizneset që organizojnë apo mbështesin projekte vullnetare do të kenë më shumë siguri ligjore dhe më pak paqartësi mbi raportin e tyre me individët e përfshirë. Ligji gjithashtu parashikon reduktim të kostove administrative për organizatat që përfshijnë vullnetarë.Me thjeshtimin e procedurave të regjistrimit dhe monitorimit, përmes digjitalizimit të platformave të menaxhimit të vullnetarizmit (si “Vullnetarizmi.al”), bizneset do të mund të angazhohen më lirshëm dhe me më pak barrë burokratike.Ligji ri strukturon vullnetarizmin mbi disa parime të qarta: kontratë e detyrueshme, monitorim, raportim vjetor, dhe mbrojtje të të drejtave të vullnetarit.Ai vendos përgjegjësi jo vetëm për organizatat pritëse, por edhe për autoritetet shtetërore, si Agjencia Kombëtare për Punësimin dhe Aftësitë (AKPA), që do të mbikëqyrin zbatimin dhe do të menaxhojnë regjistrin elektronik të vullnetarëve.Nga ana tjetër, individët përfitojnë nga një sistem ku përfshirja e tyre nuk mbetet më “në ajër”, por dokumentohet, vlerësohet dhe i hap rrugë të reja mundësive profesionale.Një nga ndryshimet më domethënëse të ligjit të ri është njohja e përvojës vullnetare si përvojë pune. Kjo do të thotë që orët e kryera në kuadër të aktiviteteve vullnetare, kur dokumentohen dhe certifikohen nga organizatat pritëse, do të mund të përdoren nga individët në CV-të e tyre si përvojë e vlefshme pune.Ky zhvillim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e punësueshmërisë së të rinjve, veçanërisht në një treg pune që shpesh kërkon eksperiencë edhe për pozicione fillestare.Nga ana tjetër, vullnetarizmi bëhet një mekanizëm real për zhvillimin e aftësive profesionale, përmes përfshirjes në aktivitete që nxisin komunikimin, menaxhimin e kohës, punën në grup dhe iniciativën.“Vullnetarizmi nuk do të jetë më një aktivitet që mbetet në margjinë, por një përvojë e dokumentuar që rrit shanset për një vend pune të mirëpaguar”, thuhet në analizën e RIA-së për projektligjin.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.