Tag: organeve

  • Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

    Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

    Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
    Sekuestrohen një armë gjahu që e mbante pa leje dhe një shkop gome që përdor Policia.
    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, menjëherë pas kallëzimit të marrë për një shtetas që kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me një shtetase që vuan nga shëndeti mendor, organizuan punën për kapjen e tij.
    Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në fshatin Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj, Shijak.
    Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të ftohta”.

    Top Channel

  • Balluku mesazh SPAK-ut: Shpresoj që të më trajtoni ‘mirë’

    Balluku mesazh SPAK-ut: Shpresoj që të më trajtoni ‘mirë’

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka reaguar për mediat pasi ka dalë nga SPAK, ku ishte thirrur të paraqitej pasditen e sotme.

    Në fjalën e saj, Balluku u shpreh se beson se hetimi i saj do të trajtohet me transparencë nga ana e organeve të drejtësisë.

    Balluku: Në respekt të organeve të drejtëisisë kam pranuar kërkesën e SPAK për një çështje nën hetim. Si qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe zyrtare publike e shoh këtë si një process i cili jam shpresë plotë që do të jetë I bazuar mbi transparencën llogaridhënien dhe mbi të gjitha mbi parimet e drejtësisë të pandryshueshme në të cilën besoj.   

    Balluku nuk sqaroi nëse i është komunikuar akuzë apo është vetëm person nën hetim, por nga deklarata kuptohet që zëvendësja e Ramës do përdorë çdo mjet për ‘t’u marrë vesh”, me organin e akuzës.

  • Goxhaj paralajmëron: Identiteti Dixhital, rrezik për vjedhjen e pronave dhe trafikimin e organeve

    Goxhaj paralajmëron: Identiteti Dixhital, rrezik për vjedhjen e pronave dhe trafikimin e organeve

    Përtej kontrollit dhe survejimit, eksperti Altin Goxhaj paralajmëroi ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’  për pasoja edhe më të errëta dhe të prekshme të sistemit të Identitetit Dixhital. Ai argumenton se ky sistem do të funksionojë si një ‘firmë dixhitale’ që mundëson manipulimin e pronësisë.

    ‘Ti ke një pronë, dhe ndërkohë ajo mund të shitet ose dhurohet pa dijeninë tënde, dhe ti nuk e vërteton dot më që e ke pasur,’ shpjegon Goxhaj, duke pretenduar se kjo mund të çojë në një shpronësim masiv të shqiptarëve deri në vitin 2030.

    Por paralajmërimi më tronditës lidhet me të dhënat shëndetësore. Goxhaj ngre hipotezën se një databazë e centralizuar me të dhëna të detajuara mjekësore, si grupi i gjakut dhe gjendja e organeve, krijon një rrezik të paparë për trafikimin e organeve.

    ‘Dikush me një grup gjaku të rrallë bëhet lehtësisht i identifikueshëm dhe i gjurmueshëm. Kjo që duket si skenar filmi, është një realitet i frikshëm,’ thekson ai, duke e quajtur sistemin ‘dera për në ferr’ që do të zhveshë qytetarët jo vetëm nga pasuria, por edhe nga siguria fizike. 

    Deklarata për ‘Kafe Shqeto’:

    “Identiteti dixhital do përdoret edhe si një firmë dixhitale në çështjen e pronave dhe ne jemi të klonuar kur të duash me këto manipulime që ndodhin në sistem, në kuptimin të klonuar në nivel dixhital flas, jo si njerëz, jo biologjikisht.

    Çdo lloj prone që ekziston në bosh apo me probleme mund të manipulohet kaq thjeshtë, kaq shpejt, dhe puna mund të mbarojë brenda vitit të parë me të paktën 25% të territorit të Shqipërisë.

    E them këtë gjë sepse merrem shumë me çështjen e shpronësimit, që është projekti më i rëndësishëm katërvjeçar i Edi Ramës dhe nxjerrja lakuriq e shqiptarëve deri në vitin 2030, kur ne s’d duhet të kemi asgjë dhe duhet të jemi të lumtur, sipas vetë prioritetit të Davos. Dhe Rama po mundohet që të thithë gjithë vëmendjen evropiane, të gjithë aleatëve të elitës kriminale të Davosit, për ta përdorur Shqipërinë edhe si një terren eksperimenti dhe ndërveprimi.

    Në momentin që futet identiteti dixhital, është vetëm çështje butoni krediti social. Krediti social përcakton që ti ngelesh makina në mes të rrugës, ti s’shkon dot diku. Pra ka të bëjë me pengimin që mund të ta bëhet dhe me ndëshkimin mbi të gjitha.

    Krediti social do të thotë që në qoftë se sillesh mirë, ke të drejtë të shkosh në Durrës për plazh. Në qoftë se nuk sillesh mirë, të pengohet makina, ndalon vetë makina. Nuk ka asnjë rëndësi, çdo gjë mund të bllokohet: nuk ke lekë, të bllokon ai, është thjesht çështje algoritmi.

    Ajo që duhet të theksoj është fakti se si është ndërtuar e gjithë organograma, sepse identiteti dixhital është paraqitur si çelësi për parajsë.

    Kështu e paraqiti Blendi Sala bashkë me Edi Ramën para një jave në një sallë të madhe të bukur, jashtë aktivistë të Sorosit, që e paraqesin si çelësi për parajsë. Ne antisoros e quajmë çelësi për në ferr.

    E gjithë skema është si një diell që është një djall, i cili fut identitetin dixhital ose identitetin e Dexhallit dhe ndërton një organogramë të plotë që disponon gjithçka: të dhënat shëndetësore, personale dhe të tjera”.

  • Morën dy mijë euro për të fshehur aksidentin, SPAK çon në gjyq ish-shefin e Rrugores dhe dy vartësit

    Morën dy mijë euro për të fshehur aksidentin, SPAK çon në gjyq ish-shefin e Rrugores dhe dy vartësit

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal, nr.91/1 të vitit 2023, në ngarkim të pesë të pandehurve, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të organeve të drejtësisë, të parashikuara nga nenet 319, 319/ç dhe 25 të Kodit Penal. 
    Të pandehurit 
    Roven Zeka, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal. 
    Sokol Novaku, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë Rrugore, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal. 
    Edison Tabaku, Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 i Kodit Penal. 
    Ergest Vrioni, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal. 
    Bledi Belba, shtetas i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 i Kodit Penal. 
    Rrethanat e faktit 
    Nga hetimet ka rezultuar se më datë 16 prill 2025, pas një aksidenti rrugor që ka ndodhur në në orën 07:30, në Tiranë, janë përfshirë dy mjete, njëri i drejtuar nga shtetasja, Anisa Vrioni dhe tjetri nga shtetasi Andri Koçi. Personat që ndodheshin në mjetin e drejtuar nga ky i fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. 
    Shtetasja Anisa Vrioni është shoqëruar në orën 10:00 në Komisariatin e Policisë nr. 3, Tiranë, duke u lënë e lirë në orën 13:00. Pas kësaj, ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Veprimet hetimore në lidhje me këtë rast janë kryer nga i pandehuri Edison Tabaku, i cili kishte njohje të hershme me bashkëshortin e Anisës, të pandehurin Ergest Vrioni. 
    I pandehuri Edison Tabaku, ka kërkuar dhe ka marrë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga i pandehuri, Ergest Vrioni shumën e parave prej dyqind mijë lekësh. I pandehuri Edison Tabaku në kërkimin dhe marrjen e kësaj shumë ka vepruar  në bashkëpunim me dy eprorët e tij, të pandehurit Roven Zeka dhe Sokol Novaku, të cilët e kanë kërkuar dhe marrë këtë shumë parash, me qëllim mosarrestimin e shtetases Anisa Vrioni. Bledi Belba ka ndërhyrë tek Roven Zeka dhe e ka ndihmuar Ergestin me shumën prej 1000 eurosh, për t’ia kaluar të pandehurve, me qëllimin për të mos arrestuar bashkëshorten e tij. 

  • Për herë të parë! Kirurgët në Kinë kryejnë transplantin e mëlçisë nga derri te njeriu

    Për herë të parë! Kirurgët në Kinë kryejnë transplantin e mëlçisë nga derri te njeriu

    Mjekët në Kinë kanë realizuar me sukses një ndërhyrje të jashtëzakonshme, duke transplantuar për herë të parë një pjesë të mëlçisë së një derri të modifikuar gjenetikisht te një pacient 71-vjeçar me kancer të avancuar. Ky zhvillim përfaqëson një hap të madh në fushën e transplantit të organeve dhe u raportua në revistën shkencore Journal of Hepatology.
    Gjatë operacionit, kirurgët hoqën lobin e djathtë të mëlçisë së pacientit, ku ishte zhvilluar një tumor i madh, dhe e zëvendësuan përkohësisht me një pjesë të mëlçisë së derrit. Transplanti u vendos në lobin e majtë të mëlçisë së pacientit dhe funksionoi normalisht, duke prodhuar lëng tëmth dhe faktorë të mpiksjes së gjakut.
    Sipas mjekëve, trupi i pacientit nuk e refuzoi menjëherë indin e huaj, çka i dha kohë lobit të mbetur të mëlçisë së njeriut të rigjenerohej. Pas 38 ditësh, transplanti i derrit u hoq për shkak të disa komplikimeve. Pacienti, që vuante gjithashtu nga ciroza dhe hepatiti B, ndërroi jetë pesë muaj e gjysmë pas ndërhyrjes. Ai nuk ishte i kualifikuar për të marrë një mëlçi njerëzore për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

    Në një koment shoqërues të studimit, Dr. Heiner Wedemeyer e cilësoi këtë rast si një “moment historik klinik” dhe një “revolucion në hepatologji”, duke theksuar gjithashtu nevojën për më shumë kërkime për të parandaluar komplikimet dhe mpiksjen e tepërt të gjakut.
    Dr. Heidi Yeh, kirurge dhe pedagoge në Shkollën Mjekësore të Harvardit, vlerësoi guximin e ekipit kinez për ta realizuar këtë eksperiment klinik, duke theksuar se studimet paraprake në kafshë nuk kishin rezultuar të suksesshme.
    Kina po ecën me hapa të shpejtë drejt përdorimit të organeve të derrave të modifikuar gjenetikisht për të trajtuar mungesën e madhe të donatorëve. Aktualisht, mbi 300 mijë persona në vit në Kinë përballen me dështim të mëlçisë, ndërsa vetëm rreth 6 mijë transplantime mëlçie nga njerëz u realizuan në vitin 2022.
    Sipas autorit kryesor të studimit, Dr. Beicheng Sun, që vepron në Universitetin Mjekësor të Anhuit, qëllimi ka qenë që transplanti i derrit të shërbente si zgjidhje e përkohshme, për të ndihmuar në stabilizimin e pacientit. “Nuk kam dashur kurrë që kjo mëlçi derri të mbetet për një kohë të gjatë në trup – mendoj se kjo është e pamundur,” u shpreh ai.
    Ky transplant shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt përdorimit të organeve të kafshëve të modifikuara gjenetikisht në mjekësinë njerëzore, duke hapur një epokë të re në trajtimin e sëmundjeve të rënda të organeve.
    /vizionplus.tv

  • Raportimi i organeve kushtetuese/ PD kërkon 4 orë debat në Kuvend, PS propozon vetëm 2 orë

    Raportimi i organeve kushtetuese/ PD kërkon 4 orë debat në Kuvend, PS propozon vetëm 2 orë

    Para seancës plenare, Konferenca e Kryetarëve u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e PD-së në lidhje me zhvillimin dhe përcaktimin e kohës së debatit për raportimet e organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon 4 orë debat për çdo raport. Kjo, për të respektuar pikën 3 të nenit 48 të Rregullores, e cila përcakton se në çdo rast nuk mund të ketë më pak se 10 minuta për një grup parlamentar.
    Mazhoranca kërkoi 120 minuta për çdo raport, por demokratët kundërshtuan me argumentin se një gjë e tillë bie në kundërshtim me nenin 48, pasi grupeve të vogla parlamentare u takojnë vetëm 6 minuta kohë për çdo raport.
    Në përfundim u ra dakord që të ketë 2.5 orë debat për çdo raport.

    Top Channel

  • Rasti shokues, 36-vjeçari “ringjallet” pasi u shpall i vdekur klinikisht dhe në prag të marrjes së organeve për dhurim

    Rasti shokues, 36-vjeçari “ringjallet” pasi u shpall i vdekur klinikisht dhe në prag të marrjes së organeve për dhurim

    “Ringjallja” e pashpjegueshme e një burri që u shpall klinikisht i vdekur pas një mbidoze droge, ndërsa ndodhej në tavolinën e operacionit, pak para se të fillonte procesi i marrjes së organeve, në vitin 2021 në Kentucky, ngriti pyetje të hershme rreth asaj që ndodh vërtet në tru në prag të vdekjes.

    Ai u shpall i vdekur dhe më pas u zhvendos në tavolinën për t’i marrë organet dhe për t’i dhuruar më pas ato.Hoover, 36 vjeç, pësoi një atak kardiak pas një mbidoze droge. Mjekët e shpallën të vdekur klinikisht. Më pas ai u përgatit për dhurimin e organeve, sipas procedurës standarde për donatorët e vdekur.
    Por rreth një orë më vonë, shumë dëshmitarë raportuan lëvizje të papritura. Sipas Popular Mechanics , Hoover filloi të “ lëvizte” në tavolinën e operacionit, duke bërë që dy mjekë të refuzonin të vazhdonin me procedurën. Një mjek që ishte i pranishëm gjatë operacionit i tha më vonë NPR se Hoover dukej gjallë, edhe pse me lot në sy.
    Procedura u anulua dhe Hoover, i cili tani vuan nga dëmtime të kujtesës afatgjatë, të të folurit dhe të lëvizshmërisë, u la nën kujdesin e motrës së tij. Gjendja e tij mbetet e pashpjegueshme nga ana mjekësore.Këto përvoja nuk trajtohen më vetëm si anekdotike. Studiuesit kanë filluar t’i studiojnë ato më me rigorozitet, duke synuar të përcaktojnë nëse ato pasqyrojnë funksion të zgjatur të trurit apo diçka më misterioze. Megjithatë, përkufizimet që rrethojnë vdekjen klinike dhe vetëdijen po dëshmohen të jenë më të paqarta nga sa supozohej më parë.
    Studimet e fundit kanë dokumentuar shpërthime të valëve gama, aktiviteti i trurit i lidhur me kujtesën dhe vetëdijen, edhe pas arrestit kardiak. Këto shpërthime janë dokumentuar duke përdorur elektroencefalograma në mjedise të kontrolluara mjekësore, duke sugjeruar që vdekja mund të mos jetë një proces i menjëhershëm.Siç raportohet nga Popular Mechanics , këto gjetje po riformësojnë kuptimin mjekësor të asaj që bën truri në momentet e tij të fundit. Shkencëtarët spekulojnë se këto rritje të papritura mund të përfaqësojnë një përpjekje të fundit nga truri për të përpunuar informacionin ose për të ringjallur veten, megjithëse qëllimi dhe shkaktarët mbeten të paqartë.
     

    Top Channel

  • Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim

    Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim

    Policia ka shpallur në kërkim 2 persona dhe ka vënë nën hetim 5 të tjerë pasi kanë ndërtuar dhe kryer punime pa leje në zona të mbrojtura e jo vetëm, në Tropojë.
    Komunikata e policisë:
    Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasit:
    -S. B., 47 vjeç, banues në fshatin Gegaj, pasi në bjeshkën e “Ujzës” ka ndërtuar objekt pa lejen e organeve kompetente.
    -A. D., banues në Tiranë, pasi në bjeshkët e lagjes “Malaj”, Valbonë (zonë e mbrojtur), po ndërtonte një objekt pa leje. Në gjendje të lirë u procedua edhe babai i tij, shtetasi S. D.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
    -G. K. dhe S. A., banues në Tropojë, pasi në bjeshkët e “Sylbicës” kanë ndërtuar objekte pa lejen e organeve kompetente.
    -P. Gj., banues në Pukë, pasi në fshatin Breg Lumi ka kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.
    -K. H., banues në fshatin Viçidol, pasi në vendin e quajtur bjeshkët “Rrëzë Shkëlzenit”, po ndërtonte një objekt pa lejen e organeve kompetente.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Ndërtuan pa leje në zonat e mbrojtura, Policia shpall në kërkim dy persona në Tropojë

    Ndërtuan pa leje në zonat e mbrojtura, Policia shpall në kërkim dy persona në Tropojë

    Komisariati i Policisë Tropojë ka shpallur në kërkim dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë pesë shtetas së tjerë pasi ndërtuan pa leje.
    Sipas Policisë, këta shtetas ndërtuan pa leje, në zona të mbrojtura dhe në zona të ndryshme të Tropojës.

    Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për dy ditë me radhë, ka evidentuar dhe goditur 7 raste të kësaj paligjshmërie.
    Policia njofton se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve shpalli në kërkim shtetasit S. B., 47 vjeç, banues në fshatin Gegaj, pasi në bjeshkën e “Ujzës” ka ndërtuar objekt pa lejen e organeve kompetente.
    “A. D., banues në Tiranë, pasi në bjeshkët e lagjes “Malaj”, Valbonë (zonë e mbrojtur), po ndërtonte një objekt pa leje. Në gjendje të lirë u procedua edhe babai i tij, shtetasi S. D”, thuhet në njoftimin e Policisë.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. dhe S. A., banues në Tropojë, pasi në bjeshkët e “Sylbicës” kanë ndërtuar objekte pa lejen e organeve kompetente.
    Policia cilëson se edhe shtatasi P. Gj., banues në Pukë, pasi në fshatin Breg Lumi ka kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente, si edhe shtetasi K. H., banues në fshatin Viçidol, pasi në vendin e quajtur bjeshkët “Rrëzë Shkëlzenit”, po ndërtonte një objekt pa lejen e organeve kompetente.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura në Tropojë, shpallen në kërkim 2 persona, 5 të proceduar

    Policia e Tropojës ka goditur shtatë raste të ndërtimeve pa leje në zona të mbrojtura, pas kontrolleve dhe verifikimeve në terren të kryera gjatë dy ditëve të fundit.
    Si rezultat i operacionit, Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve, ka shpallur në kërkim dy shtetas, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë pesë të tjerë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
    Në kërkim janë shpallur:
    S. B., 47 vjeç, banues në fshatin Gegaj, pasi në bjeshkën e “Ujzës” ka ndërtuar objekt pa lejen e organeve kompetente.
    A. D., banues në Tiranë, pasi në bjeshkët e lagjes “Malaj”, Valbonë (zonë e mbrojtur), po ndërtonte një objekt pa leje. Në gjendje të lirë u procedua edhe babai i tij, shtetasi S. D.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
    G. K. dhe S. A., banues në Tropojë, pasi në bjeshkët e “Sylbicës” kanë ndërtuar objekte pa lejen e organeve kompetente.
    P. Gj., banues në Pukë, pasi në fshatin Breg Lumi ka kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.
    K. H., banues në fshatin Viçidol, pasi në vendin e quajtur bjeshkët “Rrëzë Shkëlzenit”, po ndërtonte një objekt pa lejen e organeve kompetente.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.