Tag: organet

  • Zelensky nënshkruan projektligjin që dobëson organet antikorrupsion, shpërthejnë protestat në Ukrainë: Ne zgjodhëm Evropën, jo autokracinë

    Zelensky nënshkruan projektligjin që dobëson organet antikorrupsion, shpërthejnë protestat në Ukrainë: Ne zgjodhëm Evropën, jo autokracinë

    Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një projektligj që dobëson organet antikorrupsion.

    Sipas kritikëve ky projektligj dobëson pavarësinë e organeve antikorrupsion të Ukrainës, duke shkaktuar protesta në disa qytete dhe duke tërhequr kritika ndërkombëtare.
    Ligji i ri i jep prokurorit të përgjithshëm kontrollin e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit (Nabu) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (Sap), dhe kritikët thonë se kjo minon autoritetin e tyre.
    Në një fjalim të mërkurën, Zelensky tha se të dy agjencitë do të vazhdonin të “funksiononin”, por duhej të pastroheshin nga “ndikimi rus”.
    Pasi u miratua projektligji, qindra njerëz u mblodhën në Kiev për protestën më të madhe antiqeveritare që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt 2022.
    Demonstrata u pati edhe në qytetet Lviv, Dnipro dhe Odesa.
    “Ne zgjodhëm Evropën, jo autokracinë”, shkruhej në një poster që mbante një demonstrues. “Babai im nuk vdiq për këtë”, shkruhej në një tjetër.
    Kryeprokurori i Ukrainës, besniku i Zelensky-t, Ruslan Kravchenko, tani do të jetë në gjendje t’ua ricaktojë hetimet për korrupsion hetuesve potencialisht më të butë, madje edhe t’i mbyllë ato.
    Në fjalimin e tij gjatë natës, Zelensky kritikoi efikasitetin e infrastrukturës antikorrupsion të Ukrainës, duke thënë se çështjet kishin qenë “të lëna në gjumë”.
    “Nuk ka asnjë shpjegim racional pse procedurat penale me vlerë miliarda kanë qenë ‘të pezulluara’ për vite me radhë”, tha ai.
    Ai shtoi se prokurori i përgjithshëm do të sigurojë “pashmangshmërinë e ndëshkimit” për ata që shkelën ligjin.
    Për kritikët e legjislacionit, kjo është në kundërshtim me më shumë se një dekadë përpjekjesh pro-demokraci dhe anti-korrupsion.
    Janë aspirata të tilla që çuan në kryengritjen e Euromaidanit dhe rrëzimin e presidentit pro-rus Viktor Janukoviç në vitin 2014, e ndjekur nga pushtimi i Rusisë dhe vdekja e qindra mijëra njerëzve.

    Top Channel

  • BE: Altin Dumani dhe Arben Shehu, dy figurat qendrore kundër korrupsionit në Shqipëri

    BE: Altin Dumani dhe Arben Shehu, dy figurat qendrore kundër korrupsionit në Shqipëri

    Komisioni Europian ka vlerësuar lart rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Bashkë me zotin Shehu BE lavderon edhe SPAK me kryetar Altin Dumanin, të cilët po bëjnë një punë titanike kundër korrupsionit.
    Në raportin më të fundit të KE-së për sundimin e ligjit për vitin 2025 për Shqipërinë, KLSH përmendet si një nga institucionet me performancë konkrete dhe bashkëpunim efektiv me organet e drejtësisë, sidomos me SPAK. Vetëm gjatë vitit 2024, KLSH ka referuar 13 raste me elementë penalë në prokurori dhe ka kërkuar hetime për 35 të tjera.

    Ndryshe nga ky shembull pozitiv, Komisioni kritikon ashpër institucionet e tjera që refuzojnë të bashkëpunojnë, duke sabotuar në heshtje përpjekjet për transparencë dhe ndëshkueshmëri. Raporti thekson se koordinimi ndërinstitucional mbetet i dobët dhe numri i referimeve nga administrata publike ka rënë ndjeshëm. Në të njëjtën kohë, KE nënvizon se KLSH ka krijuar një praktikë solide në adresimin e shkeljeve, duke i kaluar çështjet me prioritet të lartë organeve hetimore. Por ndërsa KLSH tregon gatishmëri dhe integritet, institucionet e tjera nuk kryejnë vlerësime të rrezikut dhe shpesh neglizhojnë zbatimin e masave parandaluese. në këtë kontekst Brukseli bën thirrje për bashkëpunim të detyruar institucional dhe rikthimin e përgjegjshmërisë në sistemin publik. Pra ky është një mesazh i qartë, ku BE kërkon që puna e KLSH-së të mos izolohet apo pengohet, por të mbështetet si një shtyllë kyçe në betejën kundër korrupsionit.
    Pjesë nga raporti i KE:
    Megjithëse janë ndërmarrë disa hapa organizativë, kuadri institucional për parandalimin e korrupsionit mbetet kryesisht joefektiv dhe bashkëpunimi me organet ligjzbatuese ka ende nevojë për forcim të mëtejshëm. Drejtoria e Përgjithshme Kundër Korrupsionit (DPKK) u transferua nga Ministria e Drejtësisë tek Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin në qershor 2024.
    DPKK iu nënshtrua një riorganizimi të kapaciteteve që merren me hetimet administrative dhe vlerësimin e riskut, me qëllim për t’i dhënë më shumë theks parandalimit, edhe pse ajo mbetet gjithashtu përgjegjëse për hetimet administrative të centralizuara. Mungesat vazhdojnë në lidhje me kapacitetet e DPKK-së për të mbikëqyrur në mënyrë efektive zbatimin dhe vlerësimin e masave parandaluese, si dhe për të kryer vlerësime të thelluara të riskut. Janë bërë disa përpjekje, veçanërisht në fusha me risk të lartë për korrupsion, por zbatimi efektiv mbetet i kufizuar. Funksionimi i plotë ende mbetet për t’u dëshmuar. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe strukturave përkatëse ligjzbatuese vazhdon të jetë i dobët, ndërsa numri i referimeve ka pësuar një rënie të mëtejshme.
    Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka një histori më të fortë sa i përket referimeve gjyqësore dhe bashkëpunimit me organet e ndjekjes penale. Në vitin 2024, KLSH referoi 13 raste me elementë penalë për ndjekje penale. Përveç kësaj, 35 referime për çështje që kërkojnë hetime të mëtejshme janë ndarë me organet e prokurorisë me kërkesë të tyre.

  • Raporti i KE-së për KLSH-në, vlerëson rolin në luftën kundër korrupsionit: Por, koordinimi ndërinstitucional mbetet i dobët

    Raporti i KE-së për KLSH-në, vlerëson rolin në luftën kundër korrupsionit: Por, koordinimi ndërinstitucional mbetet i dobët

    Komisioni Europian ka vlerësuar lart rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

    Në raportin më të fundit të KE-së për sundimin e ligjit për vitin 2025 për Shqipërinë, KLSH përmendet si një nga institucionet me performancë konkrete dhe bashkëpunim efektiv me organet e drejtësisë. Vetëm gjatë vitit 2024, KLSH ka referuar 13 raste me elementë penalë në prokurori dhe ka kërkuar hetime për 35 të tjera.
    Ndryshe nga ky shembull pozitiv, Komisioni kritikon ashpër institucionet e tjera që refuzojnë të bashkëpunojnë, duke sabotuar në heshtje përpjekjet për transparencë dhe ndëshkueshmëri. Raporti thekson se koordinimi ndërinstitucional mbetet i dobët dhe numri i referimeve nga administrata publike ka rënë ndjeshëm. Në të njëjtën kohë, KE nënvizon se KLSH ka krijuar një praktikë solide në adresimin e shkeljeve, duke i kaluar çështjet me prioritet të lartë organeve hetimore. Por ndërsa KLSH tregon gatishmëri dhe integritet, institucionet e tjera nuk kryejnë vlerësime të rrezikut dhe shpesh neglizhojnë zbatimin e masave parandaluese. në këtë kontekst Brukseli bën thirrje për bashkëpunim të detyruar institucional dhe rikthimin e përgjegjshmërisë në sistemin publik. Pra ky është një mesazh i qartë, ku BE kërkon që puna e KLSH-së të mos izolohet apo pengohet, por të mbështetet si një shtyllë kyçe në betejën kundër korrupsionit.
    Pjesë nga raporti i KE:
    Megjithëse janë ndërmarrë disa hapa organizativë, kuadri institucional për parandalimin e korrupsionit mbetet kryesisht joefektiv dhe bashkëpunimi me organet ligjzbatuese ka ende nevojë për forcim të mëtejshëm. Drejtoria e Përgjithshme Kundër Korrupsionit (DPKK) u transferua nga Ministria e Drejtësisë tek Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin në qershor 2024.
    DPKK iu nënshtrua një riorganizimi të kapaciteteve që merren me hetimet administrative dhe vlerësimin e riskut, me qëllim për t’i dhënë më shumë theks parandalimit, edhe pse ajo mbetet gjithashtu përgjegjëse për hetimet administrative të centralizuara. Mungesat vazhdojnë në lidhje me kapacitetet e DPKK-së për të mbikëqyrur në mënyrë efektive zbatimin dhe vlerësimin e masave parandaluese, si dhe për të kryer vlerësime të thelluara të riskut. Janë bërë disa përpjekje, veçanërisht në fusha me risk të lartë për korrupsion, por zbatimi efektiv mbetet i kufizuar. Funksionimi i plotë ende mbetet për t’u dëshmuar. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe strukturave përkatëse ligjzbatuese vazhdon të jetë i dobët, ndërsa numri i referimeve ka pësuar një rënie të mëtejshme.
    Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka një histori më të fortë sa i përket referimeve gjyqësore dhe bashkëpunimit me organet e ndjekjes penale. Në vitin 2024, KLSH referoi 13 raste me elementë penalë për ndjekje penale. Përveç kësaj, 35 referime për çështje që kërkojnë hetime të mëtejshme janë ndarë me organet e prokurorisë me kërkesë të tyre.

    Top Channel

  • Ministri Sveçla: Politikan serb i lidhur me arsenal armësh dhe krim në Kosovë

    Ministri Sveçla: Politikan serb i lidhur me arsenal armësh dhe krim në Kosovë

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se politikani serb Aleksandër Arsenijeviq është në kërkim nga autoritetet e Kosovës dhe do të ndalohet sapo të hyjë në territorin e vendit. Sveçla tha se organet e rendit kanë bastisur tri prona të politikanit dhe familjes së tij, ku janë gjetur pajisje për kriptovaluta, një jelek antiplumb dhe sende të tjera që tregojnë lidhje me aktivitet kriminal.Ministri shtoi se një ditë më parë, në një operacion të përbashkët mes Policisë së Kosovës, Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Prokurorisë, me mbikëqyrje nga KFOR dhe EULEX, në fshatin Vallaq të Zveçanit u sekuestrua një arsenal armësh të rënda, përfshirë raketahedhës dore, granata dore, tronblona dhe municion të llojeve të ndryshme.Armët u gjetën në një objekt që i përket Arsenijeviqit, i cili sipas Sveçlës ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale për një kohë të gjatë. Ministri e cilësoi arsenalin e sekuestruar si mjaftueshëm për veprime terroriste.Pyetur në lidhje me përfshirjen e Arsenijeviqit në sulmin e Banjskës, Sveçla tha se kjo çështje është në hetim nga organet kompetente.Ky operacion është një nga veprimet më të rëndësishme të institucioneve të sigurisë në luftën kundër krimit dhe kërcënimeve ndaj sigurisë në Kosovë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se politikani serb Aleksandër Arsenijeviq është në kërkim nga autoritetet e Kosovës dhe do të ndalohet sapo të hyjë në territorin e vendit. Sveçla tha se organet e rendit kanë bastisur tri prona të politikanit dhe familjes së tij, ku janë gjetur pajisje për kriptovaluta, një jelek antiplumb dhe sende të tjera që tregojnë lidhje me aktivitet kriminal.Ministri shtoi se një ditë më parë, në një operacion të përbashkët mes Policisë së Kosovës, Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Prokurorisë, me mbikëqyrje nga KFOR dhe EULEX, në fshatin Vallaq të Zveçanit u sekuestrua një arsenal armësh të rënda, përfshirë raketahedhës dore, granata dore, tronblona dhe municion të llojeve të ndryshme.Armët u gjetën në një objekt që i përket Arsenijeviqit, i cili sipas Sveçlës ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale për një kohë të gjatë. Ministri e cilësoi arsenalin e sekuestruar si mjaftueshëm për veprime terroriste.Pyetur në lidhje me përfshirjen e Arsenijeviqit në sulmin e Banjskës, Sveçla tha se kjo çështje është në hetim nga organet kompetente.Ky operacion është një nga veprimet më të rëndësishme të institucioneve të sigurisë në luftën kundër krimit dhe kërcënimeve ndaj sigurisë në Kosovë.

  • Foto që po i përlot të gjithë, mjekët nderojnë të miturin para se t’i heqin organet për dhurim

    Foto që po i përlot të gjithë, mjekët nderojnë të miturin para se t’i heqin organet për dhurim

    Një moment thellësisht prekës është regjistruar në Spitalin Universitar të Patras, ku mjekët kanë nderuar në heshtje 14-vjeçarin Spiros, i cili humbi jetën tragjikisht në lumin Arahthos, teksa përpiqej të shpëtonte shokun e tij 12-vjeçar.
    Sipas ERT News, pak para fillimit të procedurës për heqjen e organeve të tij, stafi mjekësor qëndroi në heshtje dhe në nderim përpara tavolinës së operacionit, një gjest që shpreh tronditjen e thellë për humbjen e dy të miturve, si dhe respektin për prindërit që vendosën të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre, duke dhënë jetë të re për të tjerë.
    Procesi i heqjes së organeve të 14-vjeçarit nisi në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe përfundoi në mesditë. Veshkat dhe mëlçia e tij u dërguan në Spitalin “Laiko” në Athinë dhe në “Ippokrateio” në Selanik për transplantim te pacientë në nevojë. Zemra dhe mushkëritë nuk u konsideruan të përshtatshme për transplantim, ndërsa më vonë u krye edhe heqja e kornesë së syve, të cilët po ashtu do të dërgohen në spitale në Athinë dhe Selanik.
    Ndërkohë, dhurimi i organeve nga trupi i 12-vjeçarit pritet të fillojë në orët e para të mëngjesit të së hënës.

  • Të miturit që u nxorën nga lumi në Arta nuk ia dolën dot! Prindi shqiptar dhuron organet

    Të miturit që u nxorën nga lumi në Arta nuk ia dolën dot! Prindi shqiptar dhuron organet

    Dy të miturit, 12 dhe 14 vjeç, që u shpëtuan nga një shqiptar dy ditë më parë në Greqi nga mbytja, pësuan vdekje klinike.
    Prindërit e dy djemve, njëri shqiptar dhe njëri grek, të ndodhur në këtë situatë vendosën të dhurojnë organet e tyre.
    Spridhon Kristofor dhe Kleoni Fezollari u shpëtuan nga një emigrant shqiptar i quajtur Ledian Goga në zonën e Artës dhe i dërgoi në spital.
    Duket se dy të miturit qëndruan për shumë minuta nën ujë, çka sipas mjekëve u shkaktoi atyre vdekje klinike.
    “Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj, shoqëria juaj”, kanë shkruar në një letër miqtë e tyre.
    gijotina.com/

  • Fund tragjik për të miturit që u nxorën nga lumi! Shqiptari dhe greku nuk ia dolën dot! Prindërit dhurojnë organet

    Fund tragjik për të miturit që u nxorën nga lumi! Shqiptari dhe greku nuk ia dolën dot! Prindërit dhurojnë organet

    Dy të miturit, 12 dhe 14 vjeç, që u shpëtuan nga një shqiptar dy ditë më parë në Greqi nga mbytja, pësuan vdekje klinike.

    Prindërit e dy djemve, njëri shqiptar dhe njëri grek, të ndodhur në këtë situatë vendosën të dhurojnë organet e tyre.
    Spridhon Kristofor dhe Kleoni Fezollari u shpëtuan nga një emigrant shqiptar i quajtur Ledian Goga në zonën e Artës dhe i dërgoi në spital.
    Duket se dy të miturit qëndruan për shumë minuta nën ujë, çka sipas mjekëve u shkaktoi atyre vdekje klinike.
    “Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj, shoqëria juaj”, kanë shkruar në një letër miqtë e tyre.
     

    Top Channel

  • Heroi shqiptar i nxorri nga lumi, por 2 fëmijët nuk mbijetuan. Prindërit dhurojnë organet

    Heroi shqiptar i nxorri nga lumi, por 2 fëmijët nuk mbijetuan. Prindërit dhurojnë organet

    Heroi shqiptar i nxorri nga lumi, por 2 fëmijët nuk mbijetuan. Prindërit dhurojnë organet
    Tragjedi me dy fëmijë në Greqi – Shpëtuan nga një shqiptar, por nuk arritën të mbijetojnë. Prindërit dhurojnë organet për të shpëtuar jetë të tjera
     
    Një lajm i trishtë ka tronditur komunitetin në Greqi dhe më gjerë: dy të miturit, Spridhon Kristofor 12 vjeç dhe Kleoni Fezollari 14 vjeç, nuk ia dolën të mbijetojnë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë në zonën e Artës. Edhe pse u shpëtuan nga mbytja në ujërat e lumit nga një shqiptar trim – Letian Goga – dhe u dërguan me urgjencë në spital, mjekët konfirmuan se qëndrimi i gjatë nën ujë kishte shkaktuar dëmtime të pakthyeshme në tru. Dy të miturit ndërruan jetë klinikisht.
     

     
    Në një akt që ngre peshë çdo zemër, prindërit e fëmijëve, njëri shqiptar dhe tjetri grek, morën një vendim madhështor në mes të dhimbjes së pafund: të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre, në mënyrë që jeta të vijojë për fëmijë të tjerë që presin me shpresë një mundësi të dytë.
     
    Ngjarja u bë e njohur publikisht edhe përmes mediave shqiptare, ku Saranda Web raportoi ditën e djeshme për veprimin heroik të shqiptarit Letian Goga, i cili pa menduar dy herë u hodh në ujë për të shpëtuar dy fëmijët e rrezikuar nga mbytja. Ai u konsiderua “hero” nga komuniteti dhe mediat vendase, duke treguar anën më të ndritur të emigrantëve shqiptarë në Greqi – ata që nuk kursejnë as jetën për të ndihmuar të tjerët.
     
    Letra prekëse e miqve të dy djemve e bën edhe më të thellë plagën që ka lënë kjo ngjarje:“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë… ikët si heronj, shoqëria juaj.”
     
    Kjo histori, e ngarkuar me trishtim, por edhe me forcë njerëzore, na kujton se në dhimbjen më të thellë mund të lulëzojë humanizmi më i madh. Kujtimi i Spridhonit dhe Kleonit do të mbetet gjallë – jo vetëm te familjarët dhe miqtë, por edhe te ata fëmijë që do të jetojnë falë dhuratës më të shtrenjtë që u bë nga zemra e dy prindërve në ditën më të errët të jetës së tyre.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Opozita s’njeh zgjedhjet,a ndikon te rrugëtimi në BE?Gonzato:Partitë të kontribuojnë

    Opozita s’njeh zgjedhjet,a ndikon te rrugëtimi në BE?Gonzato:Partitë të kontribuojnë

    Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një vizite në Korçë, komentoi situatën politike në vend dhe qëndrimin e opozitës lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve.
    Pyetjes nëse ky zhvillim mund të ndikojë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, Gonzato theksoi rëndësinë e respektimit të institucioneve dhe theksoi nevojën që çdo shqetësim të adresohet në mënyrë institucionale. Ai gjithashtu shprehu shpresën se të gjitha forcat politike do të vazhdojnë të kontribuojnë në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
    Pyetja: Qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, a do të ndikojnë në rrugëtimin për në BE, Ambasadori Gonzato u përgjigj si më poshtë:
    “Do doja të thosha që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka pasur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë, shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh përkushtimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE-së, dhe do të punojnë realisht në këtë drejtim”, u shpreh Gonzato.

  • Situata politike pas 11 Majit! Opozita nuk njeh zgjedhjet. Gonzato: Parlamenti të miratojë një reformë zgjedhore

    Situata politike pas 11 Majit! Opozita nuk njeh zgjedhjet. Gonzato: Parlamenti të miratojë një reformë zgjedhore

    Silvio Gonzato

    TIRANË-Pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit situata poltike në vend mbetet e tensionuar. Partia Socialiste festoi dje mandatin e katërt të qeverisjes, duke shënuar historinë në Shqipërinë pluraliste. Pas numërimit të votave, socialistët siguruan plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë. Partia Demokratike, kundërshtarja kryesore, mori vetëm 50 vendesesioni i ri parlamentar, rezultat ky i cili nuk po pranohet nga opozita. 
    Partia Demokratike me në krye Sali Berishën ka deklaruar se nuk i njihte zgjedhjet dhe para nisjes së sensionit të ri parlamentar, ka kërkuar ripërsëritje të zgjedhjeve në disa qarqe. Konkretisht PD ka kërkuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor për Kukësin, Beratin dhe Korçën.  

    Pas ankimit të fundit për Korçën, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili ndodhet në këtë qytet komentoi situatën politike në vend dhe qëndrimin e opozitës lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve. Gonazato u shpreh se zhvillimet e fundit nga opozita mund të ndikojë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, por udhëzoi që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka pasur parregullsi, le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse.
    Ambasadori i BE kërkoi miratimin e një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, e cila të përfshijë të gjithë rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR. Ai tha se qeveria i ka numrat për të ndërmarrë një reformë kaq të gjerë.
    Deklarata e Ambasadorit Silvio Gonzato:
    Pyetje: Si i shihni zgjedhjet e 11 Majit sipas raportit të OSBE ODHIR?
    Gonzato: Nuk e di nëse kanë dalë rekomandimet përfundimtare, por natyrisht që kam parë rekomandimet paraprake. Ka patur gjithashtu një deklaratë shumë të qartë nga Brukseli dhe është një element që unë dua ta përmend, që unë e kam shumë kryesor siç e ka thënë dhe përfaqësuesja e lartë Kalas, është koha tashmë që qeveria shqiptare por edhe Parlamenti të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara e të tashme nga OSBE ODIHR. Rezultati dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë që të ndërmarrë e të kryejë këtë reformë kaq të gjerë sepse me patjetër që i ka numrat. Nga ana tjetër është dhe pritshmëria e shqiptarëve duke qenë se Shqipëria është në këtë rrugëtim për t’u futur në BE.
    Pyetje: Standardet e zgjedhjeve?
    Gonzato: Në raport me atë çfarë patë, kemi një raport të OSBE ODIHR i cili pasqyron si kanë qenë këto zgjedhje ndërkohë që i ka njohur me standardet. Ndërkohë që përmenden dhe çështje si përdorimi i burimeve publike, por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar nga raporti i OSBE ODIHR ndaj po e theksoj që kjo është diçka e cila duhet trajtuar nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse në të ardhmen. Dua të vlerësoj komisionin qendror të zgjedhjeve për punën që ata kanë bërë, prokurorinë e përgjithshme, SPAK, që do të thoja ka qenë një bashkëpunim ekzemplar.
    Pyetje: Qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, a do të ndikojnë në rrugëtimin për në BE?
    Gonzato: Do doja të thoja që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka patur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh dedikimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE, do të punojnë realisht në këtë drejtim.
    Prej dy ditësh, ambasadori i BE, Gonzato po viziton Korçën në kuadër të Javës së Evropës. Ai do të vizitojë disa nga zonat kryesore kulturore të qytetit dhe do të marrë pjesë në prezantimin e disa projekteve të financuara nga BE-ja.