Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu, të cilat pritet të bëhen prezente prej orëve të mesnatës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin.
Reshjet e shiut do të vijojnë të herëpashershme gjatë gjithë ditës me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht në zonën perëndimore e qendrore në pjesën e parë të ditës reshjet parashikohen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet kryesisht të ulët ndërsa pas orëve të pasdites gradualisht reshjet do ndërpriten.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 16m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!








