Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve.
Nga këto, 105 gjoba për mos respektimin e radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.
Po ashtu, 1261 gjoba për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë, si edhe 91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
Njoftimi i policisë:
Patrullim në pika strategjike të kryeqytetit dhe pajisje logjistike bashkëkohore, në funksion të përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.
Fokusi i 24 orëve të fundit, konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës.
Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve, u vunë rreth 2000 masa administrative, prej tyre:
-105 për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera;
-1261 për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë;
-91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.
Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut.
Tag: orëve
-

Rrugorja e Tiranës bën bilancin, 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit: 1261 për qëndrim të gabuar të mjeteve
-

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 6 dhjetor 2025…
DASHI
Mos e lejo impulsivitetin të të mposhtë. Dëshira jote për t’u përfshirë dhe për t’u përfshirë do të jetë e lartë, por nevojitet ekuilibër për të shmangur konfliktin. Beqarët mund të hasin takime interesante, ndërsa çiftet do të përjetojnë momente lidhjeje të thellë.
DEMI
Ju mund të mbështeteni në një fundjavë të qëndrueshme dhe të qetë gjatë orëve të ardhshme. Kjo është koha e përsosur për të konsoliduar projektet e punës dhe për t’u përkushtuar gjërave që ju sjellin qetësi mendore. Megjithatë, kini kujdes me shëndetin tuaj; disa sëmundje të vogla mund të kërkojnë më shumë pushim sesa pritet.
BINJAKËT
Ndjeni një dëshirë të fortë për risi dhe shoqërizim. Do të jetë një fundjavë e favorshme për takime, biseda dhe miqësi të reja. Lidhur me punën, do të duhet të jeni të kujdesshëm për të shmangur keqkuptimet.
GAFORRJA
Fundjava do të sjellë një përzierje emocionesh. Dëgjoni instinktet tuaja; mos kini frikë të tregoni ndjenjat tuaja. Kjo është një kohë rritjeje personale dhe vetëdije më të madhe.
LUANI
Do të jeni në gjendje të shfrytëzoni energjinë pozitive të kësaj fundjave për të shkëlqyer në punë. Kjo është koha për të ndërmarrë iniciativa të rëndësishme. Nevojitet pak durim për të kapërcyer disa tensione të panevojshme në jetën tuaj personale.
VIRGJËRESHA
Ko është një kohë reflektimi dhe organizimi. Këshillohet që të planifikoni me kujdes hapat tuaj të ardhshëm, veçanërisht në punë. Dashuria? Mund të lindin disa dyshime që kanë nevojë për sqarim.
PESHORJA
Do të keni një fundjavë shumë të ekuilibruar. Gjatë orëve të ardhshme, do të jeni në gjendje të gjeni ekuilibrin e duhur midis nevojave personale dhe punës. Në dashuri, kjo është një kohë e mirë për të forcuar marrëdhëniet.
AKREPI
Fundjava do të jetë intensive dhe pasionante. Mundohuni të shfrytëzoni energjinë tuaj emocionale për të përmirësuar marrëdhëniet me të dashurit. Lidhur me punën, mund të vijnë konfirmime të rëndësishme.
SHIGJETARI
Do të keni një fundjavë dinamike dhe stimuluese. Gjatë orëve të ardhshme, është e rëndësishme të mos e shpërdoroni energjinë tuaj dhe të përqendroheni në atë që ka vërtet rëndësi. Është një kohë për qartësi dhe zgjedhje vendimtare.
BRICJAPI
Do të përballeni me disa sfida në orët e ardhshme, por me durim dhe vendosmëri, do t’i kapërceni të gjitha. Mos lejoni që pengesat t’ju dekurajojnë dhe shikoni përpara me besim. Në jetën tuaj dashurore, mund të lindin shpresa të reja.
UJORI
Ju pret një fundjavë plot ide dhe projekte. Kjo është koha e përsosur për të shprehur kreativitetin tuaj dhe për të kërkuar zgjidhje të reja për problemet. Në dashuri, zhvillime interesante janë të mundshme.
PESHQIT
Fundjava do të jetë një kohë me ndjeshmëri të madhe. Kujdesuni për veten dhe mos i lini pas dore emocionet tuaja. Gjatë orëve të ardhshme, do të jetë e rëndësishme të rrethoheni me njerëz pozitivë dhe të besueshëm.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!Post navigation
-

5 aksidente brenda 10 orëve në vend, 2 viktima dhe 7 të plagosur, 12-vjeçari shofer del nga rruga
5 aksidente brenda 10 orëve në vend, 2 viktima dhe 7 të plagosur, 12-vjeçari shofer del nga rruga
2 qytetarë viktima dhe 7 të plagosur, mes të dëmtuarve edhe një i mitur 12-vjecar i cili i mori makinën babait, ky është bilanci tragjik i aksidenteve nga mbrëmja e së dielës deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në vendin tonë. Të gjitha aksidentet ndodhën brenda 10 orëve.
Në Tiranë rreth orës 10 të mbrëmjes të së dielës, një 18-vjeçare që po lëvizte me biçikletën në rrugën e Kavajës te kryqëzimi te “pallati me shigjeta” shpëtoi mrekullisht teksa u përplas nga autobusi I linjës së Astirit. Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, ku duket momenti që autobusi pasi kalon semaforin në limitet e ngjyrës portokalli për t’u bërë e kuqe përpara i del 18-vjeçarja me biçikletë, shkruan A2 CNN. E reja mori dëmtime vetëm në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi shoferin e autobusit shtetasin Çlirim Shala, 56 vjeç, i cili përplasi edhe dy automjete të parkuara. Ndërkohë u plagosën edhe tre pasagjerë që ndodheshin në autobus.
Ky aksident pak minuta me vonë u pasua me një aksident tjetër të rëndë ku një 12-vjeçar në fshatin Mushqeta të Tiranës kishte marrë makinën e të atit dhe gjatë drejtimit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga. Si pasojë, u dëmtuan 12-vjeçari dhe pasagjeri në automjet, një 18-vjeçar, të cilët janë në spital, nën kujdesin e mjekëve. Për ngjarjen u procedua në gjendje të lirë babai i 12-vjeçarit.
Një orë më pas një aksident tjetër ndodhi në daljen jugore të Lushnjës. Makina e drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor. Nga përplasja drejtuesi i mjetit mori plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit.
Pas dy aksidenteve të rënda fatmirësisht pa viktima, mëngjesi i të hënës nisi tragjik, ku një këmbësore 49 vjeçare u përplas për vdekje nga një automjetet që drejtohej nga një i ri në sheshin “Shqiponja” në kryeqytet. Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit shtetasin Desar Musa rreth 30 vjeç.
Bilanci tragjik u mbyll me një aksident me vdekje në aksin Roskovec-Berat, pranë fshatit Strum. Një automjet përplasi për vdekje 50-vjeçarin Gëzim Xhoka, i cili po udhëtonte me biçikletë. Drejtuesi i automjetit Jamarbër Torro u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, policia rrugore dhe autoritetet përgjegjëse duket se ende nuk po reagojnë dhe nuk po marrin masa për situatën alarmante të rritjes së numrit të aksidenteve me humbje jete. -

Mos harroni çadrat! Kthjellime e vranësira, ja kur pritet të nisin reshjet e shiut
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.
Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i ulët i forcës 3-4 ballë. -

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të hënë
Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.
Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s. nValëzimi në detet Adriatik dhe Jon i ulët i forcës 3-4 ballë.Top Channel
-

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 17 nëntor 2025…
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.
Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i ulët i forcës 3-4 ballë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Shkrumbohet banesa në Koplik, dyshimet e para të policisë
Një banesë është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Koplik.
Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit, H.K., 63 vjeç, ndërsa dyshohet për shkaqe natyrale.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Koplik/Rreth orëve të para të mëngjesit, dyshohet se për shkaqe natyrore, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. K., 63 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë. -

Shkrumbohet banesa në Koplik, dyshimet e para
Një banesë është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Koplik.
Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit, H.K., 63 vjeç, ndërsa dyshohet për shkaqe natyrale.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Koplik/Rreth orëve të para të mëngjesit, dyshohet se për shkaqe natyrore, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. K., 63 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.Top Channel
-

Lufta në Gaza, 5 të vdekur dhe 17 trupa të gjetur brenda 24 orëve
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë persona të vrarë dhe janë gjetur 17 trupa të tjera në qytet dhe zonat përreth.
Sipas Ministrisë, numri total i të vdekurve nga konfliktet në Rripin e Gazës ka arritur në 68,858, ndërsa 170,664 persona janë plagosur.
“Shumë viktima mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ambulancat dhe ekipet e mbrojtjes civile deri më tani nuk kanë qenë në gjendje t’i arrijnë”, tha Ministria e Shëndetësisë, duke nënvizuar vështirësitë e ndihmës humanitare në zonat e prekura nga lufta.
