Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për takimin Rama–Balluku, që zgjati disa orë në Kryeministri. Ai theksoi se bëhet fjal% për një ‘kacafytje 7-orëshe mes bashkëvjedhësve më të mëdhenj të kombit’.
Reagimi i plotë:
SMS-të janë gracka!
Një shtesë e detyruar, për kacafytjen verbale 7-orëshe Rama–Balluku.
Të dashur miq, para pak orësh publikova disa nga njoftimet e veshit të mureve të kacafytjes verbale të egër midis Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, hajdutëve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takimin më të gjatë të jetës së tyre midis mijëra syresh që kanë pasur në 25 vite miqësi dhe bashkëpunim në vjedhje.Një ndër momentet më kulmore, por edhe më pikante, ka qenë debati për SMS-të.
Kundrejt aludimit të Belindës se në përsekutimin e saj Rama u tregua indiferent ndaj vendosjes së saj nën akuzë dhe tani, sipas saj, pas shkeljeve të rënda të kushtetutës me pezullimin nga detyra, sikur të ishte magazinierja e qeverisë, ai i kërkon asaj dorëheqjen. Në fakt, ti kërkon të lash duart me mua, ndërkohë që tuneli i Llogarasë është fillim dhe mbarim urdhër i yt i zbatuar nga unë. Rama, i hutuar, i thotë se ai kishte bindje se Lubia është e pafajshme, por prokurori i kishte thënë se SMS-të e tua me Ervis Berberin ishin përvëluese, haptas fare madje, dhe nuk mund të injoroheshin.
“Gënjeshtra, gënjeshtra!” – ia ktheu me tërbim Lubia. “Kujt i flet ti për SMS? Po të ishte për SMS, në vend timin duhet të ishe ti! Po, ti e di që në dosje janë me dhjetëra e dhjetëra SMS 69 siç më tregoi Pamela se ajo i kishte numëruar, që ti i ke dërguar Ervis Berberit për tunelin dhe që faktojnë se Ervisi dhe unë jemi koka turku sepse vetëm kemi zbatuar urdhrat tuaj, kurse tani më thua se fakti penal qenkan SMS-të e mia me Visin.
Pa më thuaj pak, pse SMS-të e mia me Ervisin qenkan provë krimi për ty dhe Preçin, kurse SMS-të tuaj, në të cilat ju urdhëroni për të gjitha veprimet Ervisin, nuk janë provë krimi? Kjo nuk kalohet! SMS-të janë në dosje dhe jo vetëm në dosje. Koka turku se kam zbatuar urdhrat tuaj nuk bëhem unë. Të them se do vish edhe ti me mua!”
Pas largimit të Ramës për darkë, ai i kërkon Lubisë një takim tjetër pas darke; veshi i mureve nuk ka njoftuar informacione për takimin e pasdarkës.
P.S. Në takim, përveç Uluziut që u thirr dëshmitar në sherrnajën shumorëshe të fazës finale të divorcit politik më të dhimbshëm në historinë e vendit të bashkëvjedhësve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takim është thirrur dhe ka hyrë e dalë edhe Don Agaçio, me të cilin Lubia javën e fundit ka pasur takime të përditshme (paradite), jo në Kryeministri, por në vilën e tij.
Tag: orëshe
-

“Një kacafytje 7-orëshe mes bashkëvjedhësve”/ Berisha ‘zbërthen’ prapaskenat e takimit Rama-Balluku: SMS-të janë gracka
-

Skllavëri moderne? Greqia legalizon punën 13-orëshe mes protestave masive
Pas debatit të gjatë në parlament, Greqia ka miratuar një ligj të ri që lejon punonjësit të punojnë deri në 13 orë në ditë, raporton tgcom24.
Qeveria konservatore e ‘Demokracisë së Re’ e përshkruan këtë vendim si një reformë që synon të ofrojë “punë të drejtë dhe fleksibël për të gjithë”. Nga ana tjetër, sindikatat e vendit e kanë cilësuar masën si një legalizim të “skllavërisë së paguar.Ligji i ri, i nënshkruar nga ministrja e Punës Niki Kerameos, parashikon që punonjësit në sektorin privat mund të punojnë deri në 13 orë në ditë për të njëjtin punëdhënës, në mënyrë vullnetare dhe për një periudhë që nuk kalon 37 ditë në vit. Orët shtesë do të paguhen me një shtesë prej 40%.
Një ligj i mëparshëm, i miratuar dy vjet më parë, lejonte punë 13-orëshe vetëm nëse punonjësi kishte dy punëdhënës të ndryshëm.
Edhe pse sindikatat organizuan dy greva të përgjithshme për të kundërshtuar reformën, mazhoranca parlamentare e partisë në pushtet votoi në favor të saj. Demonstratat në qytetet kryesore u zhvilluan nën parulla që e përshkruanin këtë nismë si “kthim në Mesjetë” për të drejtat e punëtorëve.
Sipas Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve Grekë, ky ligj cenon shëndetin dhe sigurinë e punonjësve, si dhe prish balancën mes jetës personale dhe asaj profesionale. -

Greqia miraton ditën e punës 13-orëshe, reagojnë sindikatat dhe opozita: Është skllavëri
Parlamenti grek po përgatitet të votojë një projektligj të diskutueshëm që lejon në kushte të caktuara, një ditë pune 13-orëshe. Qeveria konservatore e Nea Dimokratiana e quan atë një reformë që promovon “punë të drejtë dhe fleksibile për të gjithë”, ndërsa sindikatat greke e konsiderojnë atë si legjitimimin e “skllavërisë së paguar “.
Projektligji, i nënshkruar nga Ministri i Punës Niki Kerameos, përcakton që punonjësit e sektorit privat mund të punësohen nga i njëjti punëdhënës për 13 orë në ditë (përveç orarit të zakonshëm 8-orësh) për jo më shumë se 37 ditë në vit, në bazë vullnetare. Orët shtesë do të kompensohen me një rritje page prej 40%. Ligji aktual (i miratuar gjithashtu nga konservatorët dy vjet më parë) tashmë lejon mundësinë e punës 13 orë në ditë, por vetëm për dy punëdhënës të ndryshëm.
Pavarësisht protestave nga përfaqësuesit e punëtorëve, partia në pushtet, me shumicën e saj në Parlament, po ecën përpara. Megjithatë, dy greva të përgjithshme janë organizuar këtë muaj, e fundit të mërkurën, për të kundërshtuar iniciativën që konsiderohet se “i rikthen të drejtat e punëtorëve në Mesjetë”, siç shpallej në pankartat që u shfaqën në krye të demonstratave në qytetet kryesore të Greqisë.
Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve Grekë beson se reforma “rrezikon shëndetin dhe sigurinë e punonjësve dhe shkatërron çdo ekuilibër midis jetës personale dhe profesionale”, siç thuhet në një letër drejtuar Ministrit Kerameos.
Partitë e opozitës janë gjithashtu në barrikada, duke i kërkuar qeverisë të heqë dorë nga projektligji gjatë debatit të gjatë parlamentar. Sipas Nikos Androulakis, kreut socialist të PASOK-ut, Nea Dimokratia “po shkatërron sistematikisht të drejtat e punëtorëve”. Presidenti i Syriza-s, Sokratis Famellos, tha se: “Greqia është një vend me punonjës të varfër, të cilët punojnë më shumë se mesatarja evropiane, por paguhen më pak dhe nuk ia dalin dot mbanë.”
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe rënies së papunësisë në vitet e fundit, fuqia blerëse e grekëve mbetet më e ulëta në BE, pas Bullgarisë. Ata punojnë mesatarisht 39.8 orë në javë, krahasuar me mesataren e BE-së prej 36, sipas Eurostat. Grekët shpesh bëjnë disa punë, sepse pagat janë të pamjaftueshme, ankohet sindikata (GSEE), duke shtuar se shumë nuk do të jenë në gjendje t’i thonë jo javës 13-orëshe “duke pasur parasysh çekuilibrin e fuqisë midis punëdhënësit dhe punonjësit”.
Ministri Kerameos i hedh poshtë këto akuza. “Ka punëtorë që kërkojnë të jenë në gjendje të punojnë me orë më të gjata dhe ata që nuk duan të punojnë jashtë orarit do të mbrohen”, tha ai në Parlament. Ministri sqaroi gjithashtu se reforma nuk ndikon në ditën normale të punës dhe se regjimi 13-orësh do të ndikojë mesatarisht në tre ditë në muaj. “Disa punëtorë aktualisht lëvizin midis punëdhënësit të tyre të parë dhe të dytë në të njëjtën ditë, pa fituar as gjysmë euro më shumë. Por ne po u japim atyre mundësinë të bëjnë atë që bëjnë pa pasur nevojë të lëvizin dhe me një rritje page prej 40%.” -

Greva në Greqi ndërpret shërbimet në mbarë vendin; Çfarë nënkupton një ditë pune 13-orëshe
Një grevë e përgjithshme mbarëkombëtare në Greqi këtë të mërkurë, lë tragetet të ankoruar në porte dhe ndërpret transportin publik në kryeqytet, pasi punëtorët e sektorit publik dhe privat protestojnë ndaj ndryshimeve në ligjet e punës së vendit.Në Athinë, taksitë dhe trenat nuk qarkullojnë gjatë 24 orëve të grevës, ndërsa autobusët dhe shërbimet e metrosë e tramvajit operojnë me një orar të reduktuar.Grevë po pengon shërbimet në mbarë vendin, përfshirë shkollat, gjykatat, spitalet publike dhe bashkitë. Dy marshime proteste zhvillohen sot në qendër të Athinës, ndërsa demonstrata mbahen edhe në qytete të tjera.Sindikatat që përfaqësojnë nëpunësit civilë dhe punëtorët e sektorit privat e shpallin grevën për të kundërshtuar ndryshimet në ligjin e punës, të cilat sjellin më shumë fleksibilitet, përfshirë lejimin e orëve shtesë që mund të zgjasin turnet deri në 13 orë në ditë. Sipas rregullave të reja, orët e punës së bashku me orët shtesë kufizohen në 48 orë në javë, me një maksimum prej 150 orësh shtesë në vit.Sindikatat argumentojnë se rregullat e reja i lënë punëtorët të pambrojtur ndaj abuzimeve të punëdhënësve.“Ne themi jo për turnin 13-orësh. Lodhja nuk është zhvillim, durimi njerëzor ka kufij,” deklaron Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë, sindikata më e madhe e sektorit privat. Ajo kërkon një javë pune prej 37½ orësh dhe rikthimin e marrëveshjeve kolektive.Çfarë nënkupton një ditë pune 13-orësheIndustria me periudha të forta piku, si turizmi, shërbimet ushqimore dhe sektori i shërbimeve, janë ato që do të mund të përdorin ditën e punës 13-orëshe, ashtu siç ndodh tashmë me ditën 12-orëshe. Kjo vlen veçanërisht në rastet kur, gjatë këtyre periudhave, ka mungesë të theksuar të punëtorëve dhe një numër shumë të lartë vendesh pune të lira.Kjo dispozitë, e përfshirë në projektligjin që pritet të paraqitet në Parlament së shpejti për t’u votuar në tetor, është ajo që ka ndezur reagimet e sindikatave dhe të gjithë opozitës.Ministria e Punës e mbron dispozitën dhe sqaron se nuk po shfuqizohet dita 8-orëshe e punës, as po institucionalizohet dita 13-orëshe si parim i përgjithshëm. Sipas saj, punonjësi ka të drejtë të punojë për të njëjtin punëdhënës aq orë sa mund të punojë tashmë për dy punëdhënës, madje me pagë më të lartë, pasi orët shtesë te i njëjti punëdhënës do të paguhen si orë jashtë orarit ligjor 8-orësh, pra si orë shtesë.Ministria thekson më tej se mbeten në fuqi kufiri prej 48 orësh në javë, limiti prej 150 orësh shtesë në vit dhe rritja 40% e pagës për orët jashtë orarit. Ajo deklaron se ndryshimet lidhen vetëm me rastet e nevojave emergjente, duke respektuar pushimin 11-orësh ndërmjet turneve. Së fundi, nënvizohet se punonjësi ruan të drejtën për të refuzuar, pa rrezikuar pushimin nga puna.Ekspertët e punës shtojnë nga ana e tyre se dita 13-orëshe nuk zbatohet për të gjitha bizneset. Për shembull, nuk mund të aplikohet në sektorë si supermarketet ose industritë me pushime të ndërmjetme, pasi nuk do të respektohej pushimi i detyrueshëm 11-orësh. Përkundrazi, ajo synon kryesisht sektorët me periudha piku intensive.Në fakt, sipas një studimi të Manpower Group, në Greqi vetëm 42% e punëdhënësve shprehin besim në efektivitetin e procesit të rekrutimit, krahasuar me 67% në nivel global. Për rrjedhojë, bizneset vendase vijojnë të mbështeten te stafi i përhershëm për funksionet kritike dhe të përdorin punëtorë të përkohshëm për fleksibilitet dhe për mbulimin e nevojave sezonale./ AP Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Taksistët ndalojnë rrugët/ Grevë 48-orëshe, transport vetëm për urgjencat
Sindikata e Shoferëve të Taksive të Atikës në Greqi, (SATA), njoftoi një grevë 48-orëshe, nga ora 6 e mëngjesit të së martës, më 9 shtator, deri në orën 6 të mëngjesit të së enjtes, më 11 shtator.
Sipas njoftimit të SATA-s, gjatë grevës do të ofrohet vetëm transporti për në dhe nga spitalet. Taksitë në gatishmëri do të mbajnë shenja të posaçme në pjesën e përparme të automjeteve, informon “Protothema”.
“Lufta që po bëjmë është një luftë për mbijetesë për shoferët profesionistë të taksive. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e publikut të pasagjerëve, pasi kërkojmë kushte që sigurojnë funksionimin e qetë dhe të drejtë të shërbimit tonë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thotë SATA në një lajmërim publik që ka bërë.
Ata ankohen për mungesën e kushteve dhe deri te konkurrenca e pandershme -

Kishin 3 vite pa folur! Bisedë dy-orëshe midis Macron dhe Putin
Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin
PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike dy-orëshe me homologun e tij rus Vladimir Putin. Siç u njoftua nga Pallati Elize, presidenti francez bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë dhe fillimin e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit.
Sipas presidencës franceze, ky ishte komunikimi i parë midis dy udhëheqësve që nga shtatori i vitit 2022, dhe diskutimi i tyre përfshinte edhe çështjen e Iranit. Macron theksoi nevojën që Irani të përmbushte detyrimet e tij sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dhe, në veçanti, të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Të dy udhëheqësit ranë dakord të koordinojnë veprimet e tyre dhe të kthehen së shpejti me bisedime të reja./ZËRI -

Greqia paralizohet nga greva 24-orëshe, punëtorët kërkojnë rritje pagash
Athina, Selaniku dhe qytetet e tjera të Greqisë janë paralizuar që prej mëngjesit të sotëm, për shkak të një greve mbarëkombëtare 24 orëshe që kanë thirrur Konfederata e Përgjithshme e Sektorit privat (GSEE) dhe ajo e administratës shtetërore (ADEDY).Në grevë, ku marrin pjesë federata, sindikata dhe shoqata nga sektori privat dhe publik, kërkojnë ndër të tjera rritje pagash dhe rikthimin e pagës së 13 dhe 14 dhe të kontratës kolektive të punës.
Ndër të tjera ata janë edhe kundër shtrenjtësisë, inflacionit, krizës së strehimit. Qarkullimi është pezulluar. Anijet do të qëndrojnë të ankoruar në porte, janë anuluar thuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet e vendit, përfshirë edhe ato me Shqipërinë dhe anasjelltas. Raportohet se do të lejohen vetëm fluturimet që konsiderohet të domosdoshme.Në grevë përveç mësuesve dhe pedagogëve, marrin pjesë studentët duke protestuar ndër të tjera për nivelin e arsimit, pasigurinë e tarifave të shkollave dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj universiteteve private. Deri më tani policia ka njoftuar se ka arrestuar 6 persona. -

Grevë 24 orëshe në Greqi/Aviacioni Civil: Më 9 Prill anulohen të gjitha fluturimet
Të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më datë 9 Prill.Aviacioni Civil ka dhënë njoftimin zyrtar, teksa thotë se anulimi ka ndodhur për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi.
“Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën 09 prill janë anuluar”, shkruhet në njoftimin e Aviacionit Civil. -

Grevë 24 orëshe në Greqi/ Aviacioni Civil njoftim të rëndësishëm: Më 9 prill anulohen të gjitha fluturimet
Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më datë 9 prill . Kjo gjë ka ndodhur për shkak të grevës 24 orëshe, të paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi.
“Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën 09 prill janë anuluar”, njofton Aviacioni Civil. Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të marrë më shumë informacion.
“ACAA këshillon të gjithë pasagjeret të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftim.
-

Greva 24 orëshe në Greqi, Aviacioni Civil: Më 9 prill, anulohen fluturimet për dhe nga aeroportet greke
Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më datë 9 prill. Ky njoftim nga Aviacioni Civil vjen për shkak të grevës 24 orëshe të paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi.
ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion.
“Për shkak të grevës 24-orëshe të shërbimit civil në Greqi, të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet greke për datën 9 prill janë anuluar. ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftim.