Tag: orësh

  • Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet pas më shumë se 24 orësh arrati 50-vjeçari! U gjet i plagosur rëndë

    Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet pas më shumë se 24 orësh arrati 50-vjeçari! U gjet i plagosur rëndë

    Nazif Muslija, 50 vjeç, shtetas shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është gjetur pas më shumë se 24 orësh kërkime.
    Ai ishte në arrati pas vdekjes së bashkëshortes. Sipas mediave italiane, 50-vjeçari u lokalizua në një zonë me terren të thyer pranë Ankonës, i shtrirë përtokë dhe i plagosur rëndë.Lexo edhe :Related Posts
    Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë  për ta stabilizuar.

    Muslija, 50 vjeç, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, 49 vjeçe, e cila u gjet e masakruar në banesën e çiftit në Pianello Vallesina.
    Në shtëpi u sekuestrua edhe një tub hekuri që mund të jetë arma e krimit. Prokuroria e Ankonës kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij. Hetimet po vazhdojnë./vizionplus.tv

  • Abuzime në tendera me vlerë mln euro, drejtoresha e AKSHI del nga SPAK pas 3 orësh, hesht për mediat

    Abuzime në tendera me vlerë mln euro, drejtoresha e AKSHI del nga SPAK pas 3 orësh, hesht për mediat

    Mirlinda Karçanaj

    TIRANË-Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj ka lënë ambjentet e SPAK pas tre orësh. Në dalje nga ambjetet e Prokurorisë së Posaçme, Karçanaj nuk ka dhënë asnjë detaj për mediat, duke mos zbuluar detaje nga hetimi.
    Karçanaj u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme. 

    Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kriteret e këtyre tenderave janë hartuar në mënyrë të tillë që t’i favorizonin kompanitë që garonin, duke u krijuar mundësinë të fitonin kontrata me miliona euro. Gjatë dy javëve të fundit mësohet se janë thirrur për të dëshmuar më shumë se 20 persona, mes tyre punonjës dhe drejtues të AKSHI-t.
    Kujtojmë se në fillim të muajit gusht oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në kompaninë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit, i cili rezulton fitues në një sërë tenderash publikë, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)./ZËRI

  • Asnjë fjalë para mediave/ Hetime për 12 tendera, Drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh

    Asnjë fjalë para mediave/ Hetime për 12 tendera, Drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh

    Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.
    Pas më shumë se tre orësh qëndrimi në ambientet e SPAK, Karçanaj doli pa dhënë asnjë koment për mediat, duke shmangur pyetjet e gazetarëve.
    SPAK po heton 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, me vlera të larta që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore.
    Hetimet kanë zbuluar se kriteret e tenderave dyshohet të jenë diktuar nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar terren për fitime të garantuara me miliona euro.

  • PAMJE/ Aksident i trefishtë në Paskuqan, kamioni përplaset me dy makina

    PAMJE/ Aksident i trefishtë në Paskuqan, kamioni përplaset me dy makina

    Një aksident rrugor ka ndodhur para pak orësh në zonën e Paskuqanit, ku një kamion i një kompanie ndërtimi është përplasur me dy automjete.
    Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të konsiderueshme si në kamion, ashtu edhe në dy makinat e përfshira në aksident.
    Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në segment është vështirësuar dhe rruga paraqitet pjesërisht e bllokuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
    Një aksident rrugor ka ndodhur para pak orësh në zonën e Paskuqanit, ku një kamion i një kompanie ndërtimi është përplasur me dy automjete.
    Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të konsiderueshme si në kamion, ashtu edhe në dy makinat e përfshira në aksident.
    Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në segment është vështirësuar dhe rruga paraqitet pjesërisht e bllokuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
    Një aksident rrugor ka ndodhur para pak orësh në zonën e Paskuqanit, ku një kamion i një kompanie ndërtimi është përplasur me dy automjete.
    Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të konsiderueshme si në kamion, ashtu edhe në dy makinat e përfshira në aksident.
    Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në segment është vështirësuar dhe rruga paraqitet pjesërisht e bllokuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
    Një aksident rrugor ka ndodhur para pak orësh në zonën e Paskuqanit, ku një kamion i një kompanie ndërtimi është përplasur me dy automjete.
    Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të konsiderueshme si në kamion, ashtu edhe në dy makinat e përfshira në aksident.
    Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në segment është vështirësuar dhe rruga paraqitet pjesërisht e bllokuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Prej disa orësh në ndjekje, arrestohet personi që shkrepi armën ndaj biznesmenit Hyka

    Prej disa orësh në ndjekje, arrestohet personi që shkrepi armën ndaj biznesmenit Hyka

    Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Edmond Hyka (Mehalla), ngjarje që tronditi Elbasanin pak ditë më parë.
    Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit.
    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kapja e Spahos është rezultat i disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve. Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim.

  • “Pse protestohet për Veliajn, por jo për Ballukun?”, Blushi: Takimi 7-orësh në Kryeministri është çelësi

    “Pse protestohet për Veliajn, por jo për Ballukun?”, Blushi: Takimi 7-orësh në Kryeministri është çelësi

    Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një emision televiziv foli për skandalin “Balluku”.
    Tedi Blushu tha se të gjitha rrugët e korrupsionit të çojnë te kryeministri Edi Rama.
    “Kemi dëshmuar se për çështje të caktuara organizojmë protesta. Dhe cdo ditë organizojmë protesta. Pas çdo afere korruptive, apo të gjitha rrugët e korrupsionit të çojnë te Rama. Sa për aferën tek zonja Balluku. Kemi dy standarde të një kryeministri që fshihet pas korrupsionit. Nuk shkarkon Belinda Ballukun sepse në atë takim prej 7 orësh, mjafton të shohësh rezistencën e Edi Ramës. Ato janë pengje të njërit tjetrit. A ka apo jo një puc Kushtetues?, kështu është orientuar debati publik. Pra Edi Rama në konferencë foli për mbrojtjen e vetes së vet. Partia e Lirisë është e qartë në qëndrimin e saj. Asnjeri nuk ka dilemë as për rastin e zonjës Balluku, Por e ritheksoj se pas çdo afere korrupsioni qëndron një njeri i vetëm dhe kapja e reformës në drejtësi ishte garantimi i pandëshkuemërisë që është Edi Rama. Përse nuk pyetet Rama për aferën McGonigal. Dhe as nuk ka ndërmend të merret në pyetje. A besoni që mund të hajë njëri kumbulla pas kurrizit të Ramës. Belinda i kërkoi takimin 7 orësh, si duket i ka thënë që zotëri unë ty të kam sjellë valixhe sepse nuk i kam marrë të gjitha për vete…”, tha ai.

  • Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai lë ambientet e SPAK pas rreth 2 orësh. U paraqit për… (VIDEO)

    Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai lë ambientet e SPAK pas rreth 2 orësh. U paraqit për… (VIDEO)

    Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka lënë ambietet e SPAK pas rreth dy orësh. 
    Isai është paraqitur edhe më parë në ambientet e SPAK,  ndërsa është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike. 
    Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. 

  • E rëndë në Elbasan, 35-vjeçari mbytet në përrua, trupi gjendet pas disa orësh kërkime

    E rëndë në Elbasan, 35-vjeçari mbytet në përrua, trupi gjendet pas disa orësh kërkime

    Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt në përroin e fshatit Mlizë në Elbasan. Viktima është identifikuar si Florian Tahiri.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ra në ujërat e përroit.
    Familjarët dhe banorët kanë njoftuar autoritetet menjëherë, ndërsa gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.
    Ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të Elbasanit, pas orësh të tëra kërkimesh intensive, arritën të gjejnë trupin e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

  • 35-vjeçari mbytet në përroin Mlizë të Elbasanit, gjendet pas disa orësh trupi i pajetë!

    35-vjeçari mbytet në përroin Mlizë të Elbasanit, gjendet pas disa orësh trupi i pajetë!

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mlizë të Elbasanit, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëmbye nga përroi që kalon pranë zonës. Viktima është identifikuar si Florian Tahiri.
    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ra në ujërat e përroit. Familjarët dhe banorët kanë njoftuar autoritetet menjëherë, ndërsa gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.
    Ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të Elbasanit, pas orësh të tëra kërkimesh intensive, arritën të gjejnë trupin e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
     

  • U dorëzuan pas 12 orësh ‘ngujim’, një person i tretë ndihmoi Hamza Ukën dhe Julian Cumrakun. Dyshimet!

    U dorëzuan pas 12 orësh ‘ngujim’, një person i tretë ndihmoi Hamza Ukën dhe Julian Cumrakun. Dyshimet!

    Detaje të reja dalin në dritë pas arrestimit të Erzen (Hamza) Ukës dhe Julian (Adem) Cumrakut në një kullë të pabanuar në fshatin Orosh, dalin në dritë detaje të reja mbi aktivitetin e dyshimtë të tyre.

    Dy të shoqëruarit dyshohet se jetonin në këtë kullë malore prej rreth një muaji, ku u kapën pas më shumë se 12 orësh rezistencë ndaj Policisë së Shtetit.

    Hetimet kanë zbuluar se ata kanë qenë të mbështetur edhe nga një person i tretë, i cili ka udhëtuar shpesh nga Tirana drejt Fushë-Arrëzit dhe Oroshit. Ky individ është parë herë pas here në lokalet e qytetit me Ukën dhe Cumrakun, duke ruajtur profil të ulët, dhe shpesh qëndronte në zona të errëta, pa frekuentuar dyqanet lokale.

    Sipas informacioneve për mediat, i njëjti person, me flokë të gjata të lidhura dhe pantallona kamuflazhi, është parë duke ndihmuar dy të arrestuarit edhe në aktivitetet e përditshme, si për shembull prerjen e druve, dhe është ngatërruar disa herë me prezencën e dy grave brenda kullës.

    Në kohën e ndalimit dhe në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, Uka dhe Cumraku nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me hetuesit dhe kanë deklaruar se mund t’i japin llogari vetëm Zotit.

    Mësohet se të dy janë lidhur edhe me xhaminë e fshatit Kryezi, një xhami pa shërbime fetare që frekuentohet kryesisht gjatë Bajramit dhe qëndron e hapur pa çelës. Cumraku dhe Uka janë parë duke kryer namazin e së premtes në këtë xhami.