Tag: orbital

  • Alimehmeti: Këshilltarët e PS në bashki u kërcënuan nga Rama, se “do vareni te pylli orbital”

    Alimehmeti: Këshilltarët e PS në bashki u kërcënuan nga Rama, se “do vareni te pylli orbital”

    Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka zbardhur detaje nga takimi i Ramës me këshilltarët socialistë përpara se të firmosej shkarkimi i Veliajt.
    Alimehmeti tha se Rama i ka kërcënuar duke u thënë se do t’i varë te pemët e pyllit orbital.
    Demokrati tha se këshilltarët socialistë u tha se morën ultimatum për ta votuar patjetër shkarkimin e Veliajt.
    “A e dini që këshilltarët e PS u thirrën nga Edi Rama dhe janë kërcënuar. Ua them unë se çfarë ka ndodhur. I ka thënë: ‘atij (Veliajt) i thash që do varësh në një pemë, të gjithë ju do vareni te pemët e Pyllit Orbital’, ky është realiteti, u terrorizuan, ju do votoni se patjeter që të shkarkoni Veliajn.
    Nga Këshilltarët e PS e dimë ne këtë, në një dhomë jemi, flasim dhe komunikojmë. PS, që ka qindra mijëra votues, ka burra dhe gra me integritet dhe shkon e vendos një që është direkt për SPAK, në sekondë”, u shpreh Alimehmeti.

  • Do vareni te pylli orbital”/ Alimehmeti: Rama kërcënoi këshilltarët e PS për Veliajn

    Do vareni te pylli orbital”/ Alimehmeti: Rama kërcënoi këshilltarët e PS për Veliajn

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Do t’ju var te pylli orbital”, Alimehmeti zbulon kërcënimin e Ramës ndaj këshilltarëve socialistë: Përdor presionin..

    “Do t’ju var te pylli orbital”, Alimehmeti zbulon kërcënimin e Ramës ndaj këshilltarëve socialistë: Përdor presionin..

    Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, i ftuar në një emision televiziv ka zbuluar një episod brenda PS të lidhur me shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
    Sipas tij këshilltarët e PS janë “terrorizuar” nga kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje të zhvilluar me të.Ai u shpreh se Rama ka kërcënuar këshilltarët socialistë me qëllimin që të votonin pro shkarkimit të Veliajt nga drejtimi i bashkisë.
    Sipas Alimehmetit, kreu i PS i ka kërcënuar duke kujtuar një shprehje të para disa viteve drejtuar Veliajt, kur ai tha “Erion Veliaj një ditë do të varet te një nga pemët që ka mbjellë”.
    Ai zbuloi se këshilltarëve të PS u është thënë “ashtu si ai, ju do të vareni te pylli orbital” në rast se do të dështonin në përmbushjen e kërkesës.