Tag: orban

  • Hungaria shpëton nga sanksionet e SHBA, do vijojë të furnizohet me naftën ruse. Trump: S’ka alternativa të tjera

    Hungaria shpëton nga sanksionet e SHBA, do vijojë të furnizohet me naftën ruse. Trump: S’ka alternativa të tjera

    Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se vendi i tij ka përfituar përjashtim nga sanksionet amerikane sa i përket blerjes së energjisë ruse.
    Këto deklarata ai i bëri pas bisedimeve që zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, në mes të një bllokimi të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
    “Ne kemi marrë një përjashtim të plotë nga sanksionet për gazsjellësit TurkStream dhe Druzhba”, tha Orban nga Uashingtoni.

    Lidhur me këtë ende nuk kanë reaguar zyrtarët amerikanë. Megjithatë, më herët Trump tha se do ta shqyrtonte një gjë të tillë, duke pranuar se Hungaria ka opsione të kufizuara sa i përket importit të energjisë.
    “Po e shikojmë këtë sepse është shumë e vështirë për të që të sigurojë naftë dhe gaz nga zona të tjera.”
    Orban, që shpesh ka kritikuar Evropën për atë që e cilëson si qëndrim të ashpër ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, tha se energjia ruse është jetike për Hungarinë. Ai shtoi se pozita gjeografike e Hungarisë e kufizon shtetin dhe e detyron që të blejë naftë ruse përmes naftësjellësit Druzhba, që kalon nëpër territorin e Ukrainës. Ndërprerja e qasjes do të kishte pasoja të rënda për hungarezët, tha Orban, duke shtuar se çështja nuk ka të bëjë me politikën.
    Gjatë takimit, Trump kritikoi shtetet e tjera evropiane për blerjen e energjisë ruse, duke sugjeruar se ato janë në një pozicion më të mirë se Hungaria, e cila në lindje kufizohet me Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
    /vizionplus.tv

  • Momenti pikant në Shtëpinë e Bardhë, Orban i kërkon Trump-it zëdhënësen e tij: A mund ta marr me vete në Hungari?

    Momenti pikant në Shtëpinë e Bardhë, Orban i kërkon Trump-it zëdhënësen e tij: A mund ta marr me vete në Hungari?

    Një moment i veçantë humori shënoi takimin e djeshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban në Shtëpinë e Bardhë.
    Protagoniste e papritur ishte zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Leavitt, e cila me qëndrimin e saj të fortë dhe deklaratat ndaj gazetarëve la përshtypje të madhe te Orban aq sa ky i fundit, me shaka, i kërkoi Trumpit “ta rrëmbente” për ta marrë me vete në Hungari.
    Takimi mes dy liderëve u përqendrua në çështje të energjisë dhe tregtisë mes dy vendeve, por në fundin e bisedës atmosfera u ngroh, pasi gazetarët nisën të pyesin Trumpin për krizën ekonomike dhe kostot e larta të jetesës në SHBA.

    I irrituar nga pyetjet, Trump reagoi duke theksuar se “asnjëherë nuk ka refuzuar të flasë për inflacionin”, dhe se “situata tani është shumë më e mirë se në kohën e Bidenit”.
    Në atë moment, në sallë hyri zëdhënësja e tij, Karolyn Leavitt. Trump i tregoi për debatet me gazetarët, dhe ajo reagoi menjëherë me tone të ashpra:
    “Është për të ardhur keq që gazetarët këtu harrojnë të përmendin faktin se ju trashëguat krizën më të rëndë të inflacionit në historinë moderne amerikane dhe po e korrigjoni atë për më pak se dhjetë muaj,” deklaroi Leavitt.
    Ajo shtoi se lufta kundër rritjes së çmimeve është prioriteti i përditshëm i presidentit Trump, edhe pse “mediat heshtin për këtë”.
    Deklaratat e saj duket se impresionuan kryeministrin hungarez, i cili me humor i tha Trumpit:
    “A mund ta marr për vete?”

    🚨 BREAKING: Karoline Leavitt just DECIMATED a reporter so hard that Hungarian PM Orban asked Trump if he could HIRE her 🤣
    “Please don’t leave us Karoline!”
    LMAO!
    pic.twitter.com/VVT4t2g67T
    — Eric Daugherty (@EricLDaugh) November 7, 2025

    Trump qeshi dhe iu përgjigj:
    “Karolyn, kryeministri do të të ketë në Hungari.”
    Më pas, duke vazhduar në të njëjtin ton miqësor, Trump e përgëzoi Orbanin për “shijen e mirë” dhe i kërkoi me shaka zëdhënëses së tij të mos largohej prej tyre.
    /vizionplus.tv

  • Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

    Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

    Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi se Hungaria ka marrë një përjashtim njëvjeçar nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus. Marrëveshja shihet si një fitore për të dyja palët: për Orbánin, që shmang goditjen ekonomike, dhe për Trumpin, që siguron angazhime të reja nga Budapesti në fushën e energjisë dhe mbrojtjes.
    Në këmbim të përjashtimit, Hungaria do të blejë nga Shtetet e Bashkuara karburant bërthamor dhe armë me një vlerë totale prej rreth 700 milionë dollarësh, ndërsa palët po negociojnë edhe për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm dhe ndërtimin e mini-reaktorëve modularë.
    Gjatë takimit në “Cabinet Room”, Trump e lavdëroi publikisht Orbánin, duke e quajtur “një lider të fortë” dhe duke e vlerësuar për qëndrimet e tij ndaj emigracionit. Ai kritikoi vendet evropiane që, ndonëse kanë dalje në det, vazhdojnë të blejnë energji nga Rusia, ndërsa Hungaria, sipas tij, përballet me vështirësi më të mëdha për furnizime alternative.
    Sipas të dhënave të FMN-së për vitin 2024, Hungaria varet nga Rusia për 74% të gazit dhe 86% të naftës që konsumon. Pa përjashtimin amerikan, Budapesti rrezikonte sanksione të rënda dytësore, në një kohë kur Orbán kërkon rizgjedhjen në prill.
    Në Uashington, Orbán kritikoi ashpër Bashkimin Evropian për sanksionet që i ka vendosur Hungarisë në lidhje me politikat e emigracionit, duke theksuar se qeveria e tij “është e vetmja në Europë që mbron vlerat e krishtera”, ndërsa të tjerat i cilësoi si “liberale të majta”.
    Gjatë diskutimeve u përmend edhe çështja e Ukrainës. Orbán deklaroi se “fitimi i luftës nga Kievi do të ishte një mrekulli”, ndërsa Trump e akuzoi administratën Biden për shtyrjen e Europës drejt vazhdimit të konfliktit.
    Burime pranë delegacionit hungarez thanë se Trump ka ringjallur idenë e një samiti me presidentin rus Vladimir Putin, që mund të mbahet gjatë vitit të ardhshëm. /Corriere Della Sera/

     

  • Orban: Nuk kam nevojë për Trumpin për të menaxhuar konfliktet e mia

    Orban: Nuk kam nevojë për Trumpin për të menaxhuar konfliktet e mia

    Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se nuk kërkon nga presidenti amerikan Donald Trump ndërhyrje në konfliktet e Hungarisë me Bashkimin Evropian, por dëshiron të forcojë marrëdhëniet dypalëshe me Shtetet e Bashkuara.
    “Nuk jam këtu për t’i kërkuar Presidentit Trump të menaxhojë konfliktet e mia ose konfliktet tona me Bashkimin Evropian.
    Kjo është çështja jonë, kështu që ne do ta bëjmë.
    Ajo që na duhet është një epokë e artë, për të hapur një epokë të artë të marrëdhënieve SHBA–Hungari.
    Kjo është ndihma më e madhe që mund të marrim nga Shtetet e Bashkuara,” tha Orban.
    Deklarata e tij vjen në një kohë kur sanksionet e SHBA-së ndaj kompanive ruse të energjisë përbëjnë një rrezik serioz për Hungarinë, e cila mbështetet në mënyrë të konsiderueshme te importet e naftës së papërpunuar nga Rusia.
    Lëvizjet e fundit të administratës Trump kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës, duke goditur veçanërisht Hungarinë – blerësen më të madhe të naftës ruse brenda Bashkimit Evropian.
    Muajin e kaluar, Orban njoftoi se po kërkon mënyra për të anashkaluar sanksionet amerikane ndaj kompanive ruse të naftës dhe se ka zhvilluar bisedime me kompaninë kombëtare hungareze të naftës dhe gazit MOL.
    Rafineritë e MOL në Hungari dhe Sllovaki, me kapacitet për të përpunuar 14.2 milionë ton naftë bruto në vit, varen kryesisht nga furnizimet ruse që vijnë përmes tubacionit Druzhba.
    Përpara vizitës së Orbanit në Uashington, shefi i stafit të tij, Gergely Gulyas, konfirmoi se udhëheqësi hungarez do të kërkojë një përjashtim nga sanksionet energjetike amerikane.

  • “Rusia nuk do të ndalet ende”- Trump shpjegon pse anuloi takimin me Putinin në Hungari

    “Rusia nuk do të ndalet ende”- Trump shpjegon pse anuloi takimin me Putinin në Hungari

    Ditën e sotme, Presidenti Donald Trump dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, zhvilluan një takim në Shtëpinë e Bardhë.
    Sipas mediave të huaja, Presidenti Trump është pyetur se përse nuk po zhvillohet samiti i Budapestit me Vladimir Putinin.
    Trump dhe Putin dukej se do të takoheshin në Hungari pas një telefonate muajin e kaluar, por bisedimet u anuluan nga presidenti amerikan, me sa duket sepse dyshonte se një takim i tillë mund të sillte përparim në një marrëveshje paqeje.
    “Mosmarrëveshja themelore është se ata thjesht nuk duan të ndalen ende”, tha presidenti i SHBA-së.
    “Mendoj se do ta bëjnë, mendoj se kjo po i kushton shumë Rusisë, padyshim një kosto të madhe për të dy vendet”, shtoi Trump.
    Trump përsërit se, sipas tij, pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të ishte President dhe thotë se “kjo ndodhi me Bidenin”.
    Viktor Orban pajtohet me aleatin e tij dhe thotë se nuk ka “asnjë dyshim” se nëse Trump do të ishte President i SHBA-së, “nuk do të kishte luftë”.
    I pyetur nëse është ende i etur të shkojë në Budapest për një samit me Putinin, Trump thotë se do të “dëshironte ta bënte” atë në kryeqytetin hungarez.
    Trump thotë gjithashtu se ai dhe Orban “janë dakord që lufta do të mbarojë” dhe Orban u thotë gazetarëve se ka “disa ide” se si mund të ndodhë kjo. Orban shtoi se do t’ua paraqesë këto ide Trumpit sot.

  • Trump pret Orban në Shtëpinë e Bardhë

    Trump pret Orban në Shtëpinë e Bardhë

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është pritur nga Donald Trump jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.
    I pyetur nëse do të takohet me Vladimir Putinin në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë, Trump u përgjigj duke thënë “gjithmonë ka një shans”.
    Trump dhe Putin u fol se do të takoheshin në Hungari pas një telefonate muajin e kaluar, por presidenti amerikan e anuloi takimin, sepse dyshonte se ai mund të sillte përparim në një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

    Trump dhe Orban tani do të shkojnë në Sallën e Kabinetit për bisedime.

  • Orban mbërrin në “Shtëpinë e Bardhë”, Trump: Ka shanse për një takim me Putin-in

    Orban mbërrin në “Shtëpinë e Bardhë”, Trump: Ka shanse për një takim me Putin-in

    donald trumo-viktor orban

    SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti kryeministrin hungarez Viktor Orban në Shtëpinë e Bardhë të premten për një diskutim rreth varësisë së Hungarisë nga nafta ruse, në një kohë kur Trump ka punuar për të larguar kombet nga kjo varësi.
    Orban, një aleat i hershëm i Trump, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në mesditë të premten për takimin e tij të parë dypalësh me Trump që kur udhëheqësi republikan dhe ish-biznesmeni nga Nju Jorku u rikthye në pushtet në janar.
    “Udhëheqës i madh”, tha Trump për Orban-in, pak para takimit. 
    I pyetur nga një gazetar rreth shanseve që Trump të takohet me Vladimir Putinin në Budapest në një moment të caktuar, Trump tha: “Gjithmonë ka një shans, një shans shumë të mirë.”
    Të dy udhëheqësit kanë të njëjtat mendime në qëndrimet e tyre anti-imigracion, por tema e naftës ruse është një pikë ngërçi në marrëdhënie. Trump ka këmbëngulur që vendet evropiane të ndalojnë blerjen e saj si një mënyrë për të tharë fondet e Moskës për pushtimin e Ukrainës.
    Hungaria ka vazhduar të mbështetet në energjinë ruse që nga fillimi i konfliktit të vitit 2022 në Ukrainë, duke shkaktuar kritika nga disa aleatë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
    Zyrtarët hungarezë thanë në prag të takimit se Orban synon të diskutojë një rrugë drejt një takimi SHBA-Rusi dhe të kërkojë përjashtime nga sanksionet energjetike të SHBA-së.
    Trump tha muajin e kaluar se do të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin në kryeqytetin hungarez, por takimi u shty pasi Rusia refuzoi një armëpushim./ZËRI

  • Orban në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Donald Trump

    Orban në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Donald Trump

    Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 18:36
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është pritur nga presidenti Donald Trump, jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.
    Sipas mediave të huaja, i pyetur nëse do të takohet me Vladimir Putinin në Budapest, Trump u përgjigj duke thënë “gjithmonë ka një shans”.

    Të dy udhëheqësit do të shkojnë në Zyrën Ovale, ku do të zhvillohet edhe takimi zyrtar mes tyre.

    Nafta ruse është e vetmja fushë ku aleatët kanë pasur dallime në qëndrime dhe kjo është diçka për të cilën ka të ngjarë të pyeten të dy liderët nga gazetarët.

  • Trump takon Orbanin, në fokus energjia ruse dhe bashkëpunimi ekonomik

    Trump takon Orbanin, në fokus energjia ruse dhe bashkëpunimi ekonomik

    Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 13:27
    Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë sot një takim dypalësh me kryeministrin hungarez Viktor Orban,  me fokus varësinë energjetike të Hungarisë nga Rusia dhe mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
    Ky është takimi i parë zyrtar mes dy liderëve që nga rikthimi i Trumpit në detyrë në janar. Orban,  një aleat i hershëm i Trumpit dhe mbështetës i politikave kundër emigracionit,  përballet me presion ndërkombëtar për shkak të qëndrimit pro energjisë ruse.

    Trump ka kërkuar që vendet evropiane të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia,  si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar financimin e luftës në Ukrainë. Në prag të takimit,  zyrtarë hungarezë konfirmuan se Orban do të kërkojë përjashtime nga sanksionet amerikane ndaj kompanive energjetike ruse dhe do të diskutojë mundësinë e rifillimit të dialogut SHBA–Rusi.

    “Negociatat diplomatike janë gjithmonë të vështira,  por me Trumpin pres bisedime miqësore dhe të lehta,”  deklaroi Orban për mediat shtetërore.

    Përveç energjisë, pritet që dy udhëheqësit të diskutojnë projekte të reja për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në disa industri. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi:
    “Populli amerikan mund të presë marrëveshje të mira nga vizita e Orbanit.”
    Marrëdhëniet SHBA–Hungari janë përmirësuar muajt e fundit,  me rikthimin e Budapestit në programin e përjashtimit nga viza. Megjithatë, qëndrimi i Hungarisë ndaj Rusisë dhe lidhjet e saj të ngushta me Kinën mbeten burim tensioni me Uashingtonin dhe Brukselin.
    Orban ka kundërshtuar planet e BE-së për ndërprerjen e importit të gazit rus deri në vitin 2027,  duke thelluar përplasjet me Brukselin për politikën energjetike dhe marrëdhëniet me Moskën.

  • Trump pret Orban, nafta, Rusia dhe Ukraina në fokus të takimit

    Trump pret Orban, nafta, Rusia dhe Ukraina në fokus të takimit

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me kryeministrin hungarez Viktor Orban të premten dhe të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë varësinë e Hungarisë nga nafta ruse në një kohë kur Trump ka punuar për të shkëputur shtetet nga kjo varësi.
    Orban, një aleat i hershëm i Trump, do të takohet me presidentin amerikan për herë të parë në mënyrë bilaterale që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.
    Të dy udhëheqësit kanë të njëjtat mendime në qëndrimet e tyre kundër imigracionit, por një temë potencialisht e vështirë përfshin varësinë e Hungarisë nga nafta ruse.

    Trump ka këmbëngulur që vendet evropiane të ndalojnë blerjen e saj si një mënyrë për të zvogëluar fondet e Moskës.
    Hungaria ka vazhduar të mbështetet në energjinë ruse që nga fillimi i konfliktit në vitin 2022 në Ukrainë, duke shkaktuar kritika nga disa aleatë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
    Zyrtarët hungarezë thanë në prag të takimit se Orban synon të diskutojë një rrugë drejt një takimi SHBA-Rusi dhe të kërkojë përjashtime nga sanksionet energjetike të SHBA-së.
    Trump tha muajin e kaluar se do të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin në kryeqytetin hungarez, por takimi u shty pasi Rusia refuzoi një armëpushim.
    “Të gjitha negociatat diplomatike janë të vështira, por unë pres negociata miqësore”, tha Orban për mediat shtetërore hungareze përpara takimit.
    Agjencia shtetërore e lajmeve MTI tha se gjatë fluturimit të tij për në Uashington, Orban e quajti temën e sanksioneve energjetike “serioze”, megjithëse ai nuk priste që bisedimet me Trump mbi këtë temë të ishin të vështira.
    “Unë e njoh presidentin, ai më njeh mua, ne e dimë temën, thjesht duhet të arrijmë një marrëveshje”, citohet të ketë thënë Orban nga MTI.
    Të dy udhëheqësit planifikojnë gjithashtu të diskutojnë mënyrat e një bashkëpunimi më të madh ekonomik midis Shteteve të Bashkuara dhe Hungarisë. Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit do të diskutonin “fushat me interes të ndërsjellë” dhe la të kuptohej se mund të arriheshin disa marrëveshje.
    “Populli amerikan mund të presë më shumë marrëveshje të mira nga vizita e Kryeministrit Orban që përfshijnë industri të ndryshme”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
    Udhëheqësi hungarez, i cili përballet me zgjedhje në vitin 2026, ka një raport të fortë personal me Trumpin, megjithëse ka tensione mbi naftën ruse, si dhe politikat pro-Kinë të Orbanit.Orbanit.