Tag: optimist

  • Berisha optimist pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit: Sovrani foli!

    Berisha optimist pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit: Sovrani foli!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të orarit zyrtar të proçesit të votimit.
    Në fjalën e tij, Berisha u shpreh optimist lidhur me këto zgjedhjet, duke theksuar se në bazë të të dhënave operative dëshmohet një rritje të elektoratit në qendrën e djathtë.
    Kryedemokrati denoncoi edhe prenzencë të bandave kriminale të Durrësit në qendrat e KZAZ-së.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duart e komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe.

    Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë me aktiv, janë denoncuar qoftë nga mediat, qoftë nga PD. Edhe në zona të tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do ti shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale. Ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besoj se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare.

  • Kryediplomati grek optimist për lidhjet me Turqinë, Gerapetritis: Për herë të parë kemi një dialog të strukturuar mirë

    Kryediplomati grek optimist për lidhjet me Turqinë, Gerapetritis: Për herë të parë kemi një dialog të strukturuar mirë

    Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, ka thënë se mbetet optimist për marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë, duke përmendur komunikimin e përmirësuar dhe të strukturuar midis dy aleatëve të NATO-s.

    “Për herë të parë, ndiej se kemi një dialog shumë të strukturuar mirë. Të dyja palët po punojnë të organizuara për të krijuar një axhendë pozitive”, i tha ai të përditshmes Milliyet në një intervistë të botuar më 3 maj.

    Komentet e tij vijnë ndërsa Turqia dhe Greqia vazhdojnë përpjekjet për të ulur tensionet pas nënshkrimit të Deklaratës së Athinës në vitin 2023. Marrëveshja nisi një proces për të lehtësuar mosmarrëveshjet e shumta midis fqinjëve.

    “Struktura më e fortë e komunikimit që u krijua, krahasuar me të kaluarën më bën më optimist për të ardhmen”, tha ai. “Ne kemi krijuar komunikim të ndërsjellë, të drejtpërdrejtë dhe shumështresor”.
    Kryediplomati grek tha se mban kontakte të rregullta me homologun e tij turk, Ministrin e Jashtëm Hakan Fidan, dhe vuri në dukje se ministra të tjerë nga të dyja palët janë gjithashtu të angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta.

    “Ajo që kemi arritur në dy vitet e fundit është shumë e rëndësishme. E vlerësoj shumë. Është e rëndësishme të jemi në gjendje të komunikojmë në një nivel besimi të ndërsjellë”, tha ai.

    “Mendoj se kemi bërë përparim të mirë në një periudhë të vështirë për shkak të konflikteve në arenën ndërkombëtare dhe në kontinentin evropian.”

    Gerapetritis tha se, megjithatë, ende nuk është vendosur dialog mbi çështjen e diskutueshme të delimitimit të juridiksionit detar – një pikë kyçe fërkimi.

    “Kjo është padyshim një çështje e ndjeshme për arritjen e paqes dhe prosperitetit afatgjatë në rajonin tonë”, tha ai.

    Gerapetritis tha se planifikon të takohet përsëri me Fidanin në margjinat e një samiti të NATO-s në qytetin jugor turk të Antalyas më 14-15 maj. Ai shtoi se po bëhen përpjekje për të koordinuar një takim të ri midis Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

    Ministri grek kishte thënë më parë se janë planifikuar edhe angazhime të mëtejshme midis dy vendeve, me një delegacion biznesi grek që do të vizitojë Stambollin më 8-9 maj si pjesë e “axhendës pozitive”.

  • Gonzato optimist për ecurinë e negociatave: Po zhvillohen mbi një bazë të qëndrueshme!

    Gonzato optimist për ecurinë e negociatave: Po zhvillohen mbi një bazë të qëndrueshme!

    Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i tha Klan News se edhe pse ende nuk ka një datë për konferencën e radhës ndërqeveritare, ai është besimplotë tek presidenca polake.“Unë mendoj se negociatat po zhvillohen mbi një bazë të qëndrueshme. Duhet që ky proçes të mbështetet por deri tani ka ecur mirë. Reforma në shtetin ligjor është pjesa kyce e këtij proçesi. Çdo gjë e ndërlidhur me sistemin e drejtësisë do të ndihmojë në ecurinë e negociatave. Nuk kemi ende një datë për konferencën ndërqeveritare të radhës, kjo varet nga presidenca polake, por une jam shumë optimist për këtë”, u shpreh Gonzato.
    Në një komunikim me presidencën polake të BE-së, thuhet se ambasadorët e shteteve anëtare do të mblidhen të premten e ardhshme në Bruksel për të vendosur në lidhje me ecuinë e negociatave me vendin tonë.Javën e kaluar përfunduan bisedimet teknike për dy grupkapitujt e radhës, Tregu i brendshëm dhe Konkurrenca dhe për pozicionin e përbashkët. Këto zhvillime ndodhin në një kohë që shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas ka konfirmuar zyrtarisht që do të jetë të martën në Tiranë.
    Një konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama është planifikuar të martën në orën 10:25. Ajo do të jetë pjesë e dialogut e parë të sigurisë BE-Shqipëri me ministrat Hasani dhe Vengu.
    Gjithashtu, do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve të grantit dhe kredisë nga Banka Europiane e Investimeve për zhvillimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.
    Më 15 Tetor, me Shqipërinë i hap grup-kapitulli për çështjet themelore që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
    Më 17 Dhjetor janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e gjashtë, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.
    Klan News

  • VIDEO/ Pagesa elektronike me Mastercard në vend, Rama: Presim edhe VISA

    VIDEO/ Pagesa elektronike me Mastercard në vend, Rama: Presim edhe VISA

    I pranishëm në eventin e çeljes së programit për pagesat elektronike dhe Mastercard, kryeministri Edi Rama u shpreh optimist për të ardhmen në këtë fushë, pak pasi nënvizoi edhe shqetësimin për nivelin e lartë të pagesave cash, raport që sipas tij duhet të ndryshonte.
    Rama vuri në dukje se pas mbërritjes së ”Mastercard” në Shqipëri, tani është radha edhe e VISA, shërbim që sipas kreut të qeverisë, shumë vite më parë refuzoi Shqipërinë sepse nuk ishte interesante.

    ”Jemi optimist për të ardhmen sepse fuqia jonë është individi shqiptar. Shqiptarët kanë nevojë për më shumë dhe kjo na bën optimistë për të realizuar. Ta mbështesim këtë proces në mënyrë aktive. Është e rëndësishme për ne.
    Shpresoj se pas ardhjes së Mastercard, presim të vijë edhe Visa. Presim të vijë, se kur i thonim dikur hajdeni, na thoshin nuk është Shqipëria interesante. Shqipëria u bë interesante edhe me ardhjen e Mastercard, do vijë edhe Visa. I uroj shumë suksese edhe bankave, pasi ato kanë nevojë për suksesin”.

  • Meta, optimist në burg: Do zgjidhem deputet nga qelia, do jem më i votuari në Tiranë

    Meta, optimist në burg: Do zgjidhem deputet nga qelia, do jem më i votuari në Tiranë

    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Opinion në Tv Klan i cili u është përgjigjur pyetjeve me shkrim. Inteligjenca Artificiale e ka kthyer në një intervistë të mirëfilltë duke përdorur pamjen dhe zërin e tij.
    Meta thotë se u fut si kandidat në listë të hapur pasi është në kushte të pabarabarta për fushatë elektorale.
    “Unë e kam thënë, e kam deklaruar publikisht në Konventën e Tiranës në mesazhin tim me audio se do të jem në listë të hapur në qarkun e Tiranës edhe ndër më të votuarit madje. Natyrisht kjo ka qenë kërkesë e Kryesisë e Partisë së Lirisë, por edhe sugjerimi i drejtuesve të PD-së. Për të  qenë në listë të mbyllur duke patur në konsideratë izolimin tim ekstrem dhe pamundësinë për të bërë fushatë në kushte të barabarta apo të pranueshme. Por unë nuk mund të pranojë kurrsesi e për çdo arsye se në vitin 2008 kam bërë grevë urie në parlament bashkë me disa kolegë të tjerë kundër ndryshimeve kushtetuese,  të cilat sollën edhe listat e mbyllura të kryetarëve që e kanë dobësuar kaq shumë parlamentarizmin, llogaridhënie dhe përfaqësimin e qytetarqëve. Ky është gjithashtu një rast i mrekullueshëm për të arritur një rekord të ri, të panjohur, për t’u zgjedhur deputetë nga qelia numër 5. Unë e di pavarësisht nga vështirësia për të bërë fushatë, rezultati do të jetë përtej çdo parashikimi optimist”, tha Meta.
    Ai u shpreh bindshëm se më 11 Maj shqiptarët do të votojnë masivisht Ilir Metën.
    “Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë e dinë përse unë jam në këtë izolim ekstrem dhe absurd. Të gjithë e dinë se rrëmbimi im kriminal ishte për të frikësuar ata dhe jo mua. Natyrisht, u inskenua dy javë para fitores së pritshme, sipas tyre, të Soros në SHBA në mënyrë që kukulla e tij atje të dilte në Zoom të falenderonte Kryeministrin kukull të Sorosit këtu për përparimet e mëdha në fushën e drejtësisë dhe arrestimet në nivelet më të larta. Kjo do të ndodhte gjatë prezantimit të një libri në Tiranë. Shqiptarët e dinë shumë mirë se unë jam më i lirë këtu në qelinë Nr.5 se sa ata janë jashtë kësaj qelie ku intimidohen, bullizohen dhe nëpërkëmben çdo ditë nga një bandë që nuk njeh as Kushtetutë dhe asnjë normë njerëzore. Ndaj shqiptarët në 11 Maj do të votojnë për Lirinë e tyre në rradhë të parë dhe një votë masive për Ilir Metën do të jetë për këtë arsye”, tha Meta.