Tag: optimist

  • Bisedimet në Gjenevë për Ukrainën, Rubio: Do vijojnë nesër, jam optimist se do të arrijmë diçka

    Bisedimet në Gjenevë për Ukrainën, Rubio: Do vijojnë nesër, jam optimist se do të arrijmë diçka

    Bisedimet në Gjenevë për Ukrainën janë mbyllur. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka thënë se nesër, delegatët në Gjenevë do të vazhdojnë të punojnë drejt një plani paqeje.
    “Procesi për të negociuar atë plan ka qenë në vazhdim gjatë tre javëve të fundit, por është përshpejtuar ndjeshëm në 96 orët e fundit”, tha ai.
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se ishte “shumë optimist” pas një dite diskutimesh me zyrtarë ukrainas dhe evropianë në Gjenevë mbi një propozim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    “Mendoj se kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm. Ne kemi bërë vërtet përparim, kështu që jam shumë optimist se do të arrijmë atje në një afat kohor të arsyeshëm, shumë shpejt”, tha ai.

  • Presidenti i Bayern Munich: Optimist për rinovimin e kontratës së Upamecano

    Presidenti i Bayern Munich: Optimist për rinovimin e kontratës së Upamecano

    21 Nëntor 2025

    8:48

    Telesport

    Dayot Upamecano është një nga lojtarët që verën e ardhshme mund të jetë një transferim i lirë për klubet më të mëdha të Europës që e kërkojnë me ngulm. Kontrata e mbrojtësit francez me Bayern Munich skadon në verën e ardhshme.
    Ka pasur shumë diskutime në muajt e fundit për shumë klube të interesuara për qendërmbrojtësin francez, por në javët e fundit, si komentet e lojtarit ashtu edhe ato të bordit të Bayern Munich kanë treguar besim në rritje në rinovimin e kontratës së tij.
    Ky është konteksti në të cilin duhen interpretuar fjalët e Herbert Hainer, presidentit të klubit bavarez: “Jam optimist se mund të arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Upamecano”.
    “E kam dëgjuar të thotë se është jashtëzakonisht i lumtur në Bayern, se ndihet rehat si me ekipin ashtu edhe me trajnerin. Ndaj, nuk shoh asnjë arsye për t’u larguar. Jam optimist“, tha Hainer për mediat gjermane.

  • Rrëfehet Petro Koçi: Pse nuk e pranoj dot që Reforma në Drejtësi ka dështuar

    Rrëfehet Petro Koçi: Pse nuk e pranoj dot që Reforma në Drejtësi ka dështuar

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se ka arsye për të qenë optimist po të krahasosh se si luftohej korrupsioni 10 vite më parë e si luftohet tani.
    “Unë mendoj që neve në përgjithësi si shoqëri, por dhe politikës i mungon kjo sinergjia për të luftuar të keqen. Domethënë, shpesh herë kur shikon fenomene të caktuara ke arsye për të qenë jo optimist, por megjithatë nëqoftëse ne e krahasojmë gjendjen me, po themi para 10 vitesh, pra si luftohej korrupsioni para 10 vitesh dhe si luftohet tani, unë mendoj se ka arsye për të qenë optimist”, shtoi Petro Koçi.
    “Ka nevojë për të plotësuar të gjithë organikat, qoftë të gjyqtarëve, prokurorëve edhe me të shkolluar në universitetet jashtë vendit. Sigurisht që këtu duhet të kalojnë një lloj prove. Nuk e di, mund të ngrihet një lloj institucioni që bën një provim. Sepse nuk ka kuptim që nëqoftëse ti duhet të kesh, ta zëmë diku 40 prokurorë dhe sot ke 20, i bie që gjysma e punës mund të bëhet”, shtoi ish-deputeti socialist.
    Sipas tij, duhet një komunikim më konstruktiv edhe mes politikës dhe institucioneve të drejtësisë.
    “Unë mendoj që ka nevojë për një komunikim më konstruktiv mes politikës, në këtë rast Parlamentit, dhe të gjitha institucioneve ose komunitetit të institucioneve të drejtësisë, në mënyrë që të identifikohet çdo lloj problematike që duhet korrigjuar. Ka nevojë për një frymë jo pozitë-opozitë, por për një lloj fryme tjetër. Unë mendoj që një komision, siç është ai i Ligjeve, ndoshta duhet të bëjë disa seanca, por jo me këtë natyrën e llogaridhënies, por me një natyrë krejt tjetër. Për shembull, Dumani e ngriti një problem, e ka ngritur dhe herë tjetër ai çështjen e mandatit të prokurorëve. Dhe deri tani nuk është se është dëgjuar ndonjë përgjigje nga politika. Çfarë do bëhet me mandatet e prokurorëve të SPAK? Sepse ata kanë një përfundim. Pra, çfarë do ndodhi më pas? Ka gjithmonë një pikëpyetje. Nuk dihet ç’do të thotë kjo. Sigurisht që ata që punojnë atje duhet t’i përgjigjen ligjit në fuqi, por gjithsesi kur ti ke një pikëpyetje lidhur me karrierën tënde, me të ardhmen tënde, unë mendoj që kjo e ul energjinë, nuk e nuk e maksimalizon. Kështu që ka nevojë për këtë lloj komunikimi”, tha Koçi.

  • Kandidimi i Binajt për Tiranën, Lubonja: Nuk jam optimist, PD ruajti veten nga kandidimi

    Kandidimi i Binajt për Tiranën, Lubonja: Nuk jam optimist, PD ruajti veten nga kandidimi

    Analisti Fatos Lubonja komentoi qasjen e PD-së për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, ku do kandidojë përballë socialistes Ogerta Manastirliu, aktori Florian Binaj nën siglën e demokratëve dhe aleatëve të saj.
    Lubonja e shikon me dyshim këtë kandidim, pasi më tepër i duket sikur PD kërkon të ruajë figurat dhe deputetët e saj nga kandidimi pasi është e sigurt humbja dhe zgjodhi të konsumojë një figurë jashtë politike.
    “E shikoj një ndjenjë nevojë për tu bashkuar. Merret rasti i Tiranës si provë. Pastaj është vizioni. Mendoja se në bashkim do hynte dhe Lëvizja Bashkë. Tendenca për bashkim më duket pozitive, por shohim edhe dështimin aty. Ai që hodhi idenë e parë është tërhequr se kërkonte një kandidat tjetër. Pastaj çështje tjetër çfarë tregon me këtë partia më e madhe, PD.
    Hapet vërtet? Apo ruhen kandidatët se kanë mosbesim se nuk fiton. Pra konsumohet një figurë dhe ruhen deputetët tanë. Besoj se është kjo frikë. Një kandidat si Tabaku apo Alimehmeti mund ta kishin bërë këtë hap por nuk e bënë. Hapja shumë e rëndësishme. Mos duhet të hapet dhe partia për njerëz të tjerë?
    Zgjedhja e kandidatit është një zgjedhje që siç e gjykoj unë pse ndikon sa i besueshëm është për palën njëri apo tjetri. Duhet të një kandidat i besueshëm për të gjithë. Është një provë që do e shohim në fund rezultatin. Nuk jam optimist”, tha Lubonja

  • Marotta: Jam optimist, por favorit absolut për ta mbrojtur titullin është Napoli

    Marotta: Jam optimist, por favorit absolut për ta mbrojtur titullin është Napoli

    22 Shtator 2025

    7:35

    Alfred Lleshi

    Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, foli pas fitores ndaj Sassuolos, duke iu rikthyer çështjes së “San Siros”: “Jam i shqetësuar si president dhe njeri i futbollit. Milano rrezikon të mbetet në plan të dytë në skenën europiane. ‘San Siro’ nuk është miratuar për ‘Euro 2032’, nuk mund të presë finalen e Champions-it.
    Dy klubet përfaqësojnë qytetin, duhet një stadium modern. Fatkeqësisht debati politik ka bllokuar gjithçka, shpresoj që këshilli komunal të kuptojë rëndësinë e kësaj kërkese. Mundësia e largimit nga Milano: Po, rreziku ekziston. Prioriteti është të qëndrojmë në Milano, por nëse nuk gjendet zgjidhje do të duhet të mendojmë një alternativë jashtë bashkisë”.
    Për fitoren ndaj Sassuolos: “Jam shumë optimist. Pas ndërrimit të trajnerit kishte rreziqe, por skuadra ka treguar personalitet dhe është përmirësuar. Kjo pasqyron karakteristikat e trajnerit”. Për garën e titullit: “Favoriti absolut mbetet Napoli, është kampioni në fuqi dhe ka bërë investime të rëndësishme”.
     

  • Chivu optimist para ndeshjes ndaj Juventusit: Mund t’ia dalim, shpresoj te fitorja

    Chivu optimist para ndeshjes ndaj Juventusit: Mund t’ia dalim, shpresoj te fitorja

    Chivu optimist para ndeshjes ndaj Juventusit: Mund t’ia dalim, shpresoj te fitorjaInter sfidon Juventusin, në ndeshjen e kampionatit. Para këtij takimi, trajneri i zikaltërve, Chivu u shpreh se është optimist.
    “Jemi vetëm në javën e tretë të kampionatit, kështu që nuk duhet ta teprojmë në këtë ndeshje. Na duhet qetësi, energji dhe mentaliteti i duhur.
    Nu…

  • Verstappen: Nuk jam as optimist e as pesimit, qëllimi është ta mbyllim sezonin me dinjitet

    Verstappen: Nuk jam as optimist e as pesimit, qëllimi është ta mbyllim sezonin me dinjitet

    Rezultatet zhgënjyese të kohëve të fundit, me katër gara radhazi jashtë podiumit, i kanë shkatërruar përfundimisht ambiciet e Max Verstappen për titullin e pestë kampion bote për pilotë në Formula 1. Kampioni i Red Bull, pas muajsh spekulimesh dhe flirtesh me Mercedes, ka vendosur të qëndrojë në Milton Keynes pavarësisht pasigurive.
    Këto nuk lidhen vetëm me situatën aktuale zhgënjyese teknike të makinës (RB21 është e treta ose edhe e katërta më e shpejtë në pistë), por edhe me dyshimet rreth njësisë së fuqisë Red Bull-Ford që do të debutojë sezonin e ardhshëm, e cila sigurisht nuk konsiderohet aktualisht ndër favoritët për epokën e re rregullatore.
    Megjithatë, është ende gjysma e dytë e sezonit për t’u zhvilluar, duhen rezultate për të mbajtur moralin lart dhe shmangur kështu një thatësirë ​​të gjatë podiumesh dhe fitoresh. “Qëllimi është gjithmonë të përfundojmë me dinjitet edhe pse të gjithë janë tashmë të përqendruar te viti 2026“, tha Max Verstappen.
    “Ajo që duam tani është të përpiqemi të arrijmë një makinë të ekuilibruar dhe në fund të fundit, rezultate më të qëndrueshme. Nuk e di nëse do të jetë e mundur të fitojmë përsëri dhe pas një fundjave si ajo në Hungari (ku ai përfundoi i nënti), është shumë e vështirë të thuhet. Por nuk i dihet kurrë, dhe mund të ketë ende surpriza“, shtoi holandezi.
    “Unë thjesht qëndroj neutral për gjithçka dhe kështu nuk bëhem tepër optimist ose pesimist. Para vitit 2025, mendoja, ‘Epo, do ta shohim’. Sigurisht, shpresoj që ende të mund të fitojmë disa gara këtu e atje. Dhe ia dolëm, fituam dy, por është ende e vështirë. Nga ana tjetër, duhet ta pranosh që McLaren bëri një punë të shkëlqyer nga viti i kaluar deri në këtë vit”, tha Verstappen.

  • “Jam optimist”, humbja me modestët letonezë të Daugavpils, Edi Martini: Mendoj se do t’ia dalim atje.

    “Jam optimist”, humbja me modestët letonezë të Daugavpils, Edi Martini: Mendoj se do t’ia dalim atje.

    Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, foli pas disfatës 0 me 1 që skuadra e Vllaznisë regjistroi në “Elbasan Arena” ndaj letonezëve të Daugavpils. Tekniku shkodran u shpreh i keqardhur për këtë humbje, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH” deklaroi:
    “Normalisht i mërzitur, kishim rastet tona. Duhet të shënonim. E zotëruam lojën, nuk arritëm të shënonim, pësuam një gol të evitueshëm, ky është futbolli.
    Në javën e fundit kemi ndryshuar 4 lojtarë në formacion. Na u dëmtuan dhe nuk arritëm të mbajmë ritmin. Krymi dhe Sala na kërkuan ndërrim në pjesë të parë. Edhe Mala nuk ishte në gjendje optimale, nuk është stërvitur.
    0- 0 do ishte më mirë. Do të shikojmë rikuperimin e lojtarëve që ishin të dëmtuar. Do të zgjidhet në ndeshjen e dytë. Jam optimist me lojën, mënyrën si kanë luajtur djemtë. Jam optimist dhe mendoj se do t’ia dalim atje.
    Ky ishte një ekip i vështirë, që mbron mirë, shtatlartë. Nuk është kollaj të çash 10 veta. Në pjesën e parë duhet të shënonim 2-3 herë. Kishim edhe raste për penallti. Kam besim tek djemtë sepse kemi edhe 90 minuta të tjera.
    1-0 është rezultat që mund ta kthesh. Do të mundohemi dhe do të provojmë. Kemi pritur edhe lojtarë të tjerë të vijnë. Jemi bisedime me shumë lojtarë të tjerë. Është i domosdoshëm kalimi i këtij turni. Deri në fillim të kampionatit, kemi për të pasur shumë lojtarë të mirë. Kemi edhe një ndeshje që duhet të luftojmë për të arritur kualifikimin edhe për financat e klubit”, u shpreh Martini.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Botërori i Klubeve, Enrique: Optimist për kualifikimin, do shikoni një version më të mirë të ekipit

    Botërori i Klubeve, Enrique: Optimist për kualifikimin, do shikoni një version më të mirë të ekipit

    Pavarësisht humbjes kundër Botafogos, Luis Enrique duket optimist, në prag të ndeshjes vendimtare kundër Seattle Sounders, teksa përsëriti në konferencë për shtyp dëshirën e tij për të vazhduar udhëtimin në Kupën e Botës për Klube.
    “Gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë se ku ndodhemi në këtë moment. Duhet të jemi të përqendruar që nga fillimi, sepse nëse nuk fitojmë, jemi jashtë.

    Por duam të ecim përpara në këtë garë dhe, nëse ia dalim, do të shihni një version edhe më të mirë të ekipit” – tha ai.

  • Macron optimist për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE!

    Macron optimist për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE!

    Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh mjaft optimist në konferencën e sotme me kryeministrin Edi Rama, sa i takon rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi se 2027-a nuk është një perspektivë, por realitet i arritshëm.
    “Përtej kësaj, ne duam të shkojmë më larg dhe më fort, është vendi i Shqipërisë në BE. Dua të shpreh bindjen e plotë për ribashkimin e kontinentit. Shqipëria ka avancuar, ka bërë shumë blloqe kapitujsh të negociatave. Rruga e Shqipërisë është shumë e qartë drejt BE-së, reformat ambicioze…Franca do jetë krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet. 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet. Faleminderit për mikpritjen dhe miqësinë ndërmjet dy vendeve tona”– tha Macron këtë të Shtunë, në vizitën e tij të dytë zyrtare në Shqipëri.
    Ai do të vizitojë bashkë me Ramën ish-shtëpinë e diktatorit që tashmë është shndërruar në një institucion kulturor ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme. Më pas, udhëheqësit do të flasin në forumin ndërkombëtar “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”, ku do të jetë i pranishëm edhe dhëndri i Trump, Jared Kushner.