Tag: opsioni

  • Real Madrid kërkon një mesfushor, Fernandez opsioni kryesor

    Real Madrid kërkon një mesfushor, Fernandez opsioni kryesor

    Humbja e rëndë në derbi përballë Atleticos ka ndezur edhe një herë alarmin në shtëpinë e Realit, me ekipin e Alonos që dukshëm shfaqi disa probleme të theksuara, mbi të gjitha në mesfushë. Ky është një repart ku Reali nuk po gjen qetësi që pas tërheqjes se Toni Kroos.
    Sipas mediave, Reali pritet të ndërhyjë në merkato për të plotësuar boshllëkun në mesfushë. Sipas mediave spanjolle, Enzo Fernandez është opsioni kryesor, një dëshirë e vjetër e presidentit Perez.

    Sigurisht për të arritur te kapiteni i Chelsea-t nuk është e thjeshtë, për këtë arsye kanë edhe një plan B, por lojtarin e bluve, Moises Caicedo.
    ()
    © BalkanWeb

  • “Zbutet” UEFA, bie opsioni për përjashtimin e Izraelit

    “Zbutet” UEFA, bie opsioni për përjashtimin e Izraelit

    “The Times” trazoi botën e futbollit me një lajm ekskluziv ku bënte me dije se UEFA kishte marrë një vendim për pezullim e Izraelit, por pengesë e fortë në këtë pikë u bë FIFA dhe presidenti Trump.
    Nga Izraeli, mediat bëjnë me dije se në zyrat e Federatës së Izraelit ka ardhur një letër nga UEFA, me qeverinë e futbollit evropian që i bën me dije se nuk kanë në program asnjë mbledhje këtë javë, ku në axhendë ishte opsioni për të pezulluar Izraelin.

    Praktikisht kjo letër hedh poshtë lajmin e bërë publik nga “The Times”.
    ()
    © BalkanWeb

  • Donnarumma: Krenar që stërvitem nga Guardiola, opsioni im i parë dhe i vetëm ishte City

    Donnarumma: Krenar që stërvitem nga Guardiola, opsioni im i parë dhe i vetëm ishte City

    17 Shtator 2025

    14:13

    Alfred Lleshi

    Gigio Donnarumma foli para ndeshjes së Champions-it kundër Napolit: “Jam krenar që ndodhem këtu, te City. Guardiola ka insistuar shumë për ardhjen time. Është nder të trajnohem nga një trajner që ka shkruar historinë e futbollit. Dua të jap gjithmonë maksimumin për skuadrën dhe të përmirësohem vazhdimisht.
    Kam qenë shumë i qartë. Dëshira ime ishte të vija te City, ishte opsioni im i parë dhe i vetëm. Shpresoj të jap shumë për këtë klub dhe këto ngjyra, për shumë vite. Objektivat? Sigurisht, të fitojmë Champions-in është një nga objektivat. Duhet të ëndërrojmë larg, por më e rëndësishmja është të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ndaj Napolit do të jetë e vështirë, do të sfidoj shumë shokë të mi të kombëtares”.
    Mbi largimin nga PSG: “Nuk më pëlqen të flas për të kaluarën. E rëndësishme është që tani jam këtu, ndihem krenar”.

  • Rashford më produktiv se Williams, ja pse Barcelona goditi në shenjë me anglezin

    Rashford më produktiv se Williams, ja pse Barcelona goditi në shenjë me anglezin

    Ishte opsioni i tretë për të forcuar krahun e majtë në “Camp Nou” e ri, por sipas statistikave, mund të përzgjidhej fare mirë i pari. Pas refuzimit të Nico Williams, kur gjithçka dukej e kryer, klubi blaugrana nisi të kërkonte opsione të tjera për të përforcuar sulmin dhe shtuar konkurrencën në fazën ofensive.
    Shpejt në skenë hyri opsioni Luis Díaz. Megjithatë, po aq shpejt sa u përfol, edhe u zhduk. Pa Nico dhe Luis, anglezi Rashford u kthye në prioritet. Pas një marrëveshjeje relativisht të lehtë me Manchester United, më në fund Hansi Flick e ka sulmuesin e tij të ri.
    Edhe pse në dukje vjen me një rol disi më dytësor, në të vërtetë trajneri gjerman ka shumë besim tek anglezi. Në fakt, sipas shifrave, Barça ka firmosur me një nga lojtarët me më shumë aftësi për të gjeneruar gola në gjithë futbollin europian, madje edhe përpara Nico Williams, që renditet menjëherë pas tij.

    Rashford, një “makineri” e prodhimit të golaveEdhe pse muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për ish-lojtarin e Manchester United, ai nuk e ka humbur instinktin për gol dhe as vizionin në lojë. I huazuar në pjesën e fundit të sezonit të kaluar tek Aston Villa, mes tre muajve në “Villa Park” dhe minutave të pakta te Manchester United, ai arriti të shënojë 11 gola dhe të japë 9 asiste.
    E gjitha në afro 2.500 minuta lojë. Duke bërë mesataren, për numrin e ri 14 të Barcelonës del një gol ose asist çdo 122 minuta lojë, shifër vërtet mbresëlënëse. Në krahasim, statistikat e Nico Williams janë më pak entuziaste për tifozët katalanas. Numri 10 i Athletic Bilbao e mbylli sezonin e kaluar me 11 gola dhe 7 asiste në 41 ndeshje; pra një gol/asist çdo 178 minuta lojë, shumë më prapa Rashfordit.

    Një zëvendësues i nivelit të lartëEdhe pse ishte opsioni C në merkaton blaugrana, Rashford do të jetë shumë i rëndësishëm këtë sezon. Me statusin ende të huazuar, ai ka 10 muaj kohë për të bindur se meriton të qëndrojë në “Camp Nou”. Nëse ia del, Barcelona do të duhet të paguajë mbi 40 milionë euro. Flick e pëlqen shumë si alternativë ofensive. Pas Raphinha, anglezi mund të jetë një armë shumë e vlefshme këtë sezon.
    Me idenë për të nisur lojën nga krahu i majtë, nuk përjashtohet mundësia që herë pas here të luajë edhe si qendërsulmues. Me ngarkesën e madhe të ndeshjeve dhe në varësi të nevojave, nëse Ferran Torres mungon, Marcus mund të marrë përgjegjësinë dhe të luajë si “9” kryesor.