Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku u shpreh se partia e tij nuk do ta mbështesë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.
“Jemi të qartë, bindjet tona janë se partia e parë duhet ta ofrojë një kandidat që përfaqëson Kuvendin, jo një kandidat që lexon skriptet e partisë. Ne jemi në opozitë dhe synojmë të jemi në opozitë”, tha Abdixhiku.
“Partia e parë e ka detyrë të gjejë kompromis me partitë që i kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim, nëse nuk ka pasur marrëveshje për kryeparlamentarin, atëherë edhe kjo seancë është e kotë. Është e çuditshme sesi një parti që ka 48 deputetë nuk arrin ta bëjë një shumicë me 61 deputetë”, tha ai.
Tag: opozitë
-

Kosova në krizë, Abdixhiku: Unë nuk bashkëpunoj me Kurtin
-

“Të parin në Primare për qarkun Tiranë e hëngri…”/ Rama nga Kavaja: E vetmja mënyrë sesi bufi të bëjë opozitë, është duke shkatërruar Shqipërinë!
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbështetësit socialistë, në qytetin e Kavajës.Gjatë fjalës së tij ai foli për primaret e PD dhe përmendi kryetarin e PD në Kavajë, Hysen Kadiu, pasi u tërhoq se nuk u bë pjesë e listave.
Sipas Ramës, e vetmja mënyrë sesi bufi të bëjë opozitë, është duke shkatërruar sa të mundet Shqipërinë.“Kavaja nxori në primar fituesin e gjithë qarkut të Tiranës. Ku është sot? E keni parë? E hëngri bufi sic hëngri të gjitha ata që u dalluan në primare. Tamam sikur i tha nxirrnin kokën t’ju shoh kush jeni ju që keni mbështetje dhe nesër në opozitës sepse bufi nuk përgatitet për fitore, por për opozitë.
Për të vetmen mënyrë sesi bufi ti të bëjë opozitë, për të shkatërruar sa të mundet Shqipërinë, për të lodhur njerëzit që duan të shikojnë përpara, për këtë përgatitet bufi. E keni parë listën e mbyllur të Tiranës. Hyseni ju këtu meriton çmimin nobel në krahasim me ata.
E pastaj thonë pse i thua çyryk, po si ti them? E morën e zhdukën kryetarin e partisë. Atij mirë ti bëhet, se mua nuk më vjen keq për Hysenin”, shprehet Rama. -

“Bufi përgatitet për opozitë, jo për fitore”, Rama në Kavajë: Demokratët të vendosin, me Shqipërinë në BE apo në gropë?!
Kryeministri Edi Rama, nga Kavaja, foli për rëndësinë që i ka kushtuar PS përfaqësimit nga gratë.
Rama tha se PS ka dhënë dy shembuj të rinj në politikën shqiptare, bashkëdrejtimin e organizatave nga burrat dhe gratë, si dhe përfshirjen e tyre edhe në skuadrën e Shqipërisë 2030.
“Oferta jonë në Kavajë është e veçantë dhe e rrallë. Çfarë ndodh me ofertën tjetër. Kavaja demokrate besoi te primaret, besoi te thirrja e bufit të kënetës, për të gjithë ata që kishin ambicie ta nxirrnin kokën mbi ujë. Kavaja nxori në primare, fituesin e qarkut të Tiranës. Ku është ky? E hëngri bufi, siç hëngri ata që u dalluan në primare. Sikur tha, nxirrni kokën t’iu shof, që keni mbështetje, bufi nuk përgatitet për fitore, përgatitur për opozitë, për të shkatërruar Shqipërinë. E keni parë listën embyllur të Tiranës? Këto janë zgjedhje se ku do jetë Shqipëria në BE, apo do shkojë në gropë prapë”, theksoi ai. -

Berisha kërkon votën nga Kombinati, kreu i PD: Partitë e vogla kundër rotacionit, duan të zgrapin vota nga ne për Ramën
Kreu i PD, Sali Berisha u ndal këtë të shtunë pasdite në një takim me mbështetësit e tij në Kombinat, ku prezantoi kandidatët e tij dhe programin me të cilin synon që të fitojë zgjedhjet e 11 majit.
Duke iu drejtuar mbështetësve të tij, Berisha foli edhe për krijimin e partive të vogla dhe futjen e tyre në garë për parlamentaret. Sipas tij partitë e reja kanë dalë hapur kundër rotacionit, duan të zgrapin vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën.
“Urdhëro, ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmb për dhëmb dhe deri dje ishte në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi, të nxorën jashtë, nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit.
Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë. Ndaj dhe për ta mbyllur këtë, thirrja ime për ju është kjo: në këto kushte, të gjithë ne jemi misionarë.
Dhe u siguroj ju se si misionarë ne do tejkalojmë çdo censurë, çdo bllokim, çdo kërcënim dhe do realizojmë fitoren e shkëlqyer me datën 11 maj. Ky projekt është projekt për çdo shqiptar të ndershëm pavarësisht nga bindjet e tij politike.
Ky projekt është projekt që kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga mjerimi.
Është projekt që kërkon t’i mundësojë suksesin çdo shqiptari që kërkon të jetojë me djersën e tij.
Është projekt që kërkon të mbajë fëmijët shqiptarë këtu për të ndërtuar në Shqipëri ëndrrën e tyre. Ndaj dhe ne të ndalemi në këtë kohë, ditë e natë me çdo qytetar, t’i paraqesim projektin, të diskutojmë.
Ka një klimë të jashtëzakonshme. Unë po vij sot nga Dibra, e kam parë atë klimë vetëm në vitin 1992. Kudo që shkoj gjej një entuziazëm, një optimizëm të pakrahasueshëm me të tjerët.
A e dini që nëpër Tiranë sillen si hije të zeza përfaqësuesit e PS? Nuk i pret kush. Tre vetë presion Erion Braçe, pesë vetë Fatzi Xhafën, Korbën kërkush.
Me një fjalë ecin të braktisur nga qytetarët. Tani unë jam këtu për t’u dëgjuar ju dhe për tu garantuar se kjo infrastrukturë që unë e gjej siç ka qenë shumë vite më parë, do transformohet në mënyrë rrënjësore.
Dhe që askush nuk do mund të vazhdojë të shfrytëzojë si Makbeth fatkeqësinë e tërmetit për t’u degdisur ju jashtë votrave tuaja, për t’u pasuruar në kurrizin tuaj.
Unë jam i vetëdijshëm për problemet që keni, por u garantoj se 11 Maji është përgjigja më e shkëlqyer që u japim atyre”, deklaroi kreu i PD.Top Channel
-

Berisha: Partitë e reja duan të “zgrapin” vota nga ne që të ndihmojnë Ramën
Kryedemokrati Sali Berisha i shikon partitë e vogla si klonimet më të shëmtuara dhe më antidemokratike.
Sipas tij, PD iu afrua të gjitha partive të vogla për koalicion, por nuk pranuan. Berisha thotë se ato duan të marrin vota nga selia blu për të ndihmuar Edi Ramën.
“Nxjerrin të ashtuquajturit opozitarë të opozitës. Ata janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen. Sigurisht ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion, por një gjë ta dini, të gjitha atyre forcave politike, jo PS-së dhe “bravës”, se “bravës” mos e pyet si është puna e tij, të gjithë i kemi ftuar. Jo se unë nuk kisha vërejtje, por interesi juaj, interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe., i ftuam të vijnë në koalicion. Çfarë thonë tani?
Ne nuk duam rotacion. Duan Edi Ramën atëherë. Rrinë për të zgrapur vota nga ne në mënyrë që të ndihmojnë Edi Ramën. Ky është akt i shëmtuar. Nxjerrin teza që ne jemi kundra sistemit. Cilit sistem? Kujt ia thua këtë? Harron që kjo është shtesë talebanësh. Ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmbë për dhëmbë dhe që deri dje ishe në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi e të nxorrën jashtë nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit. Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë”, tha Berisha. -

Berisha: Partitë e reja kanë dalë hapur kundër rotacionit, duan të zgrapin vota nga ne për të ndihmuar Ramën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve në Kombinat, deklaroi se ka ftuar për koalicion të gjitha forcat politike, përveç partive të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
“Sigurisht, ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion. Por një gjë ta dini, të gjithë atyre forcave politike, jo PS-së dhe Bravës, të gjithë i kemi ftuar. Jo se unë nuk kisha vërejtje, por prapë interesi juaj, prapë interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe. I ftuam të vijnë në koalicion. Çfarë thonë tani? Ne nuk duam rotacion. Duan Edi Ramën atëherë. Rrinë për të zgrapur vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën. Ky është akt i shëmtuar. Nxjerrin teza se ne jemi kundër sistemit. Cilit sistem? Kujt ia thua ti këtë? Ti harron se kjo është tezë talebanësh. Urdhëro, ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmb për dhëmb dhe deri dje ishe në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi, të nxorën jashtë, nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit. Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë. Ndaj dhe për ta mbyllur këtë, thirrja ime për ju është kjo: në këto kushte, të gjithë ne jemi misionarë. Dhe u siguroj ju se si misionarë ne do tejkalojmë çdo censurë, çdo bllokim, çdo kërcënim dhe do realizojmë fitoren e shkëlqyer me datën 11 maj”, tha Berisha.
“Ky projekt është projekt për çdo shqiptar të ndershëm pavarësisht nga bindjet e tij politike. Ky projekt është projekt që kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga mjerimi. Është projekt që kërkon t’i mundësojë suksesin ccdo shqiptari që kërkon të jetojë me djersën e tij. Është projekt që kërkon të mbajë fëmijët shqiptarë këtu për të ndërtuar në Shqipëri ëndrrën e tyre. Ndaj dhe ne të ndalemi në këtë kohë, ditë e natë me ccdo qytetar, t’i paraqesim projektin, të diskutojmë. Ka një klimë të jashtëzakonshme.
Unë po vij sot nga Dibra, e kam parë atë klimë vetëm në vitin 1992. Kudo që shkoj gjej një entuziazëm, një optimizëm të pakrahasueshëm me të tjerët. A e dini që nëpër Tiranë sillen si hije të zeza përfaqësuesit e PS? Nuk i pret kush. Tre vetë presion Erion Bracce, pesë vetë Fatzi Xhafën, Korbën kërkush. Me një fjalë ecin të braktisur nga qytetarët”, shtoi Berisha. -

Partitë e reja, Berisha: Ndihmojnë Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shikon partitë e vogla si klonimet më të shëmtuara dhe më antidemokratike. Sipas tij, PD iu afrua të gjitha partive të vogla për koalicion, por nuk pranuan. Berisha tha se ato duan të marrin vota nga selia blu për të ndihmuar Edi Ramën.
“Nxjerrin të ashtuquajturit opozitarë të opozitës. Ata janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen. Sigurisht ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion, por një gjë ta dini, të gjitha atyre forcave politike, jo PS-së dhe “bravës”, se “bravës” mos e pyet si është puna e tij, të gjithë i kemi ftuar. Jo se unë nuk kisha vërejtje, por interesi juaj, interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe., i ftuam të vijnë në koalicion. Çfarë thonë tani?Ne nuk duam rotacion. Duan Edi Ramën atëherë. Rrinë për të zgrapur vota nga ne në mënyrë që të ndihmojnë Edi Ramën. Ky është akt i shëmtuar. Nxjerrin teza që ne jemi kundra sistemit. Cilit sistem? Kujt ia thua këtë? Harron që kjo është shtesë talebanësh. Ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmbë për dhëmbë dhe që deri dje ishe në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi e të nxorrën jashtë nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit. Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë”, tha Berisha. -

Berisha: Partitë e reja kanë dalë hapur kundër rotacionit, duan të zgrapin vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën
“Opozitarët e opozitës janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen”. Kështu deklaroi kryetari i PD gjatë një takimi në Kombinat.
“Partitë e reja kanë dalë hapur kundër rotacionit, duan të zgrapin vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën”, tha ai.
Berisha: Miq, ne jemi në një regjim të pashembullt.
Censurë e jashtëzakonshme.
Mediat, të ashtuquajtura kombëtare, janë nën kontroll të tmerrshëm nga qeveria.
Mbrëmë, Belind Këlliçi ishte në televizioni shtetëror.
Ndodhi ajo që nuk ka ndodhur kurrë as në kohë të Ramiz Alisë. E ftuan dhe filloi të fliste për programin. Natyrisht të nxjerrë një nga një vjedhjet e Ramës, Lubi Ballukut dhe këtyre qeveritarëve.
Absolutisht u ndërpre transmetimi në mes. U futën reklama dhe u ndërpre transmetimi.
Histori e turpshme, histori e cila edhe në pluralizëm u vendos pluralizmi, Partia e Punës nuk bëri një gjë të tillë.
Çfarë bëjnë tani? Nuk i dërgojnë në studio televizive për t’u ballafaquar me deputetët tanë, deputetët socialistë. Dhe nxjerrin të ashtuquajturit opozitarë të opozitës.
Opozitarët e opozitës janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen.
Sigurisht ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion. Por një gjë ta dini, të gjithë atyre forcave politike, jo PS-së dhe Bravës, të gjithë i kemi ftuar.
Jo se unë nuk kisha vërejtje, por prapë interesi juaj, prapë interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe.
I ftuam të vijnë në koalicion.
Jo. Çfarë thonë tani? Ne nuk duam rotacion. Duan Edi Ramën atëherë.
Rrinë për të zgrapur vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën.
Ky është akt i shëmtuar.
Nxjerrin teza se ne jemi kundër sistemit. Cilit sistem? Kujt ia tha ti këtë? Ti harron se kjo është tezë talebanësh.
Urdhëro, ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmb ëpr dhëmb dhe deri dje ishte në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi, të nxorën jashtë, nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit.
Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë.
Ndaj dhe për ta mbyllur këtë, thirrja ime për ju është kjo: në këto kushte, të gjithë ne jemi misionarë.
Dhe u siguroj ju se si misionarë ne do tejkalojmë ccdo censurë, ccdo bllokim, ccdo kërcënim dhe do realizojmë fitoren e shkëlqyer me datën 11 maj.
Ky projekt është projekt për ccdo shqiptar të ndershëm pavarësisht nga bindjet e tij politike.
Ky projekt është projekt që kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga mjerimi.
Është projekt që kërkon t’i mundësojë suksesin ccdo shqiptari që kërkon të jetojë me djersën e tij.
Është projekt që kërkon të mbajë fëmijët shqiptarë këtu për të ndërtuar në Shqipëri ëndrrën e tyre.
Ndaj dhe ne të ndalemi në këtë kohë, ditë e natë me ccdo qytetar, t’i paraqesim projektin, të diskutojmë.
Ka një klimë të jashtëzakonshme.
Unë po vij sot nga Dibra, e kam parë atë klimë vetëm në vitin 1992.
Kudo që shkoj gjej një entuziazëm, një optimizëm të pakrahasueshëm me të tjerët.
A e dini që nëpër Tiranë sillen si hije të zeza përfaqësuesit e PS? Nuk i pret kush.
Tre vetë presion Erion Bracce, pesë vetë Fatzi Xhafën, Korbën kërkush.
Me një fjalë ecin të braktisur nga qytetarët.
Tani unë jam këtu për t’u dëgjuar ju dhe për tu garantuar se kjo infrastrukturë që unë e gjej sicc ka qenë shumë vite më parë, do transformohet në mënyrë rrënjësore.
Dhe që askush nuk do mund të vazhdojë të shfrytëzojë si Makbeth fatkeqësinë e tërmetit për t’u degdisur ju jashtë votrave tuaja, për t’u pasuruar në kurrizin tuaj.
Unë jam i vetëdijshëm për problemet që keni, por u garantoj se 11 Maji është përgjigja më e shkëlqyer që u japim atyre.
-

“PD sërish në opozitë më 11 maj”/ Xhafaj: Nëse nuk do të ishte Berisha, do e kishim garën të vështirë
Gjatë një interviste televizive, kandidati i PS për Tiranën, Fatmir Xhafaj, u shpreh se nëse opozita do të kishte zgjedhur një lidership tjetër, jo Berishën, gara më 11 maj do të ishte e vështirë.
Sipas Xhafaj, lidershipi aktual është i vjetër e pa ide dhe përfaqësimi i tyre jo dinjitoz.
“Berisha është lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte opozita për ta çuar drejt një fitoreje. Nuk mund t’i kërkosh votën një votuesi në 2025 një lidershipi që ka 30 vjet në politikë dhe me një sërë problemesh, që nuk motivojnë elektoratin.
Ne duhet ta kuptojmë se opozita është themelore për demokracinë dhe ajo duhet të jetë konstruktive në rolin dhe funksionin e saj.
Ne kemi parë një opozitë me mungesë vizioni dhe përfaqësuese e një periudhe të errët në aktivitetin e saj politik.
Kryesorja unë mendoj se nuk kanë përfaqësim dinjitoz për të përfaqësuar popullin opozitar”, tha Xhafaj.
I pyetur për parashikimet e mazhorancës për numrin e mandateve që do të marrin më 11 maj, Xhafaj tha se PS ruan numrin e mandateve dhe mund të shkojë edhe më tej. Në lidhje me Tiranën, ai tha se nëse rrethanat para procesit elektoral do të ishin ndryshe, në garën e 11 majit, do të fitoheshin 20 mandate, ndërsa sot parashikimet janë për 18 të tilla nga mazhoranca.
“Besoj që minimalisht PS e ruan numrin e mandateve kështu dhe në Tiranë, ka të garantuar numrin 19, nëse disa rrethana para procesit elektoral do ishin krejt ndryshe, sot do të flisnim për mandatin e 20″, tha Xhafaj.
Fatmir Xhafaj: Nga pikëpamja elektorale, opozita është shumë e vjetër dhe e lodhur në ide, dhe në retorikë politike, në lidership dhe përfaqësim dhe kjo do të jetë padyshim kosto kryesore që do të marrë mbi vete që do të bëjë që ajo të jetë përsëri opozitë në përfaqësimin legjislativ dhe për kët ëkam bindje të plotë.
Sepse nuk mund t’i kërkosh votën një votuesi në 2025 një lidershipi që ka 30 vjet në politikë dhe me një sërë problemesh, që nuk motivojnë elektoratin.
Berisha është lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte opozita për ta cuar drjet një fitoreje.
Ne duhet t akuptojmë se opozita është themelore për demokracinë dhe ajo duhet të jetë konstruktive në rolin dhe funksionin e saj. Ne kemi parë një opozitë me mungesë vizioni dhe përfaqësuese e një periudhe të errët në aktivitetin e saj politik. Kryesorja unë mendoj se nuk kanë përfaqësim dinjitoz për të përfaqësuar popullin opozitar.
Nëse nuk do të ishte Berisha po dikush tjetër, do kishim opozitë më sfiduese.
Absolutisht po. Nëse ata do të kishin tjetër lidership, përfaqësim tjetër, ne sot do të ishim në vështirësi, garë e vështirë.
Në shkallë vendi, e vështirë të parashikosh.
Unë e njoh përmes kolegëve, nuk jam i sigurt. Besoj që minimalisht PS e ruan numrin e mandateve kështu dhe në Tiranë, ka të garantuar numrin 19, nëse disa rrethana para procesit elektoral do ishin krejt ndryshe, sot do të flisnim për mandatin e 20. -

Opozitë e fortë në Gjirokastër, PD pyet Flamur Golemin kush pagoi darkën me qofte dhe pica (VIDEO)
Partia Demokratike Gjirokastër ka bërë sot një denoncim të çuditshëm. E fillon me disa suva pallatesh që sipas PD-së shkëputen nga lartësia dhe rrezikojnë jetën.
Pastaj pyet kryetarin e bashkisë, Flamur Golemi, se ku i gjeti lekët për gostinë me drejtorë, ish-drejtorë e patronazhistë. “Pyetja lind, kjo gosti është nga xhepi i tyre personal apo nga taksapaguesit gjirokastritë”, thotë Daniel Sino, sekretar i PD Gjirokastër duke iu referuar një darke me qofte e pica të Flamur Golemit me disa me kryetarë organizatash të PS-së.
Opozitë më të fortë se kjo, Gjirokastra nuk ka parë ndonjëherë. Pasi ia kanë “nxirë jetën” Flamur Golemit dhe Mirela Kumbaros me denoncime dhe pasi i kanë sfiduar vazhdimisht me ekip të ri dhe ide konkurruese, e fundit që ju ka ngelur pa thënë është pyetja se ku i gjetën lekët për të paguar një darkë me pica dhe qofte.
E tundën nga themelet pushtetin me këtë opozitë kaq të fortë, aq sa nga frika e PD-se në Gjirokastër, me qarkore të brendshme të Mirelës, Flamuri dhe gjithë të tjerët nuk do të ulen më në dreka e darka. Shiheni për zbavitje të plotë denoncimin opozitar në videon më poshtë. ©Argjiroja.net