Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët në Brescia të Italisë, u shpreh se opozita u ngrit nga hiri me mision që të mbrojë demokracinë.Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se bëri çdo përpjekje për të shkatërruar PD, për të partur një Shqipëria pa opozitë.
Berisha: Stacioni i parë që nisa pas nisjes së fushatës elektorale dy ditë më parë në Tiranë, jeni ju. Është Breshia. Ju erdhët në këtë vend mik të Shqipërisë si njerëzit më të vuajtur nga diktatura komuniste në Evropë. Ju erdhët në Itali si njerëz para të panjohurave të mëdha. “Viva a Italia”. Arritët të ktheheshit në qytetarë dinjitozë, në pak vite u bëtë pjesë jetike në ekonominë e Italisë. Ja ku jeni sot më të lirë, më të fortë, më të mirë se kurrë. Ju punuat me ndershmëri dhe me këtë punë fituat respekt dhe mirënjohje. Ju kurrë nuk e harruat vendin tuaj, atdheun dhe familjet tuaja. Të jesh shqiptar do të thotë të kalosh çdo pengesë. Vërtetë kaluam një opozitë të gjatë, vërtetë luftuam me egërsinë më të madhe tre vite me radhë me qëllimin më të lig për të zhdukur dhe krijuar Shqipërinë pa opozitë. Ashtu si ju, që fituat çdo sfidë, edhe ne kaluam çdo pengesë. U ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë. Të mbrojmë demokracinë, interesin shqiptar dhe do shpëtojmë Shqipërinë nga diktuara e dytë.
Tag: opozitë
-

Berisha takim me shqiptarët në Itali: Të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e dytë
-

“Zero ambicie për luks dhe para, në moshën time interesat janë të tjera”, Berisha tregon pse u rikthye në krye të PD
Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se rikthimi i tij në krye të partisë dhe kandidimi për kryeministër në zgjedhjet e 11 majit nuk vinë si ambicie për para apo luks.Në takimin në Lushnje, ku prezantoi kandidatët për deputetë, Berisha tha se ai u rikthye për të mos ia lënë kontrollin e opozitës kryeministrit Edi Rama.
Sali Berisha: Ju siguroj se në këtë udhëtim timin, në këtë rikthim timin, kam pasur zero ambicie personale, kam pasur dhe kam zero ambicie për luks dhe para. Në këtë moshë timen, interesat e mia janë krejt të tjera. Por, u ktheva sepse pashë që kërkonin një Shqipëri pa opozitë, por Shqipëria pa opozitë ishte si ai lisi që thahet e pret shtrëngatën e parë për t’u rrëzuar. E pashë se kërkon një opozitë të kontrolluar nga Edi Rama siç e bën tani ai Bravën (Berishën) e merr pas vetes. E pashë se kërkonin të bënin të tjerët listat e deputetëve tuaj. Kjo ishte arsyeja pse unë ndërmora këtë udhëtim, asnjë shkak tjetër. Natyrisht, nuk ka motiv më të madh sot se të luftosh për një Shqipëri madhështore. Nuk ka motiv më të madh sot se të bësh gjithçka t’u kthesh mbrapsht parave shqiptarëve në rroga e pensione. -

Berisha nga Lushnja: Rikthimi im për t’i kthyer vendit, opozitën, zero ambicie personale
Sali Berisha në prezantimin e kandidatëve për deputetë të qarkut të Lushnjës, tha se rikthimi i tij në politikë s’ka lidhje me interesat personale të tij, por për t’i dhënë vendit një opozitë që po shkatërrohej.
‘Berisha tha: ‘Vij para jush e ju them se në këtë rikthim timin kam patur 0 ambicie personale, jo në këtë vjeshtë timen, interesat e mia janë krejt tjera.U ktheva, sepse e pashë që kërkonin një Shqipëri pa opozitë, por Shqipëria pa opozitë ishte si ai lisi i thatë që pret shtrëngatën e parë për tu rrëzuar.
E pashë që Edi Rama kërkonte një Shqipëri pa opozitë, nuk ka motiv më të madh se të luftosh për një Shqipëri madhështore, të bësh gjithçka tu kthesh paratë shqiptatëve me rroga pensione e shërbime”. -

“Zero ambicie për luks dhe para! Në moshën time, interesat janë të tjera”/ Berisha tregon pse u rikthye në krye të PD-së: Kur pashë se opozita drejtohej nga Rama…
Sali Berisha: Ju siguroj se në këtë udhëtim timin, në këtë rikthim timin, kam pasur zero ambicie personale, kam pasur dhe kam zero ambicie për luks dhe para. Në këtë moshë timen, interesat e mia janë krejt të tjera. Por, u ktheva sepse pashë që kërkonin një Shqipëri pa opozitë, por Shqipëria pa opozitë ishte si ai lisi që thahet e pret shtrëngatën e parë për t’u rrëzuar. E pashë se kërkon një opozitë të kontrolluar nga Edi Rama siç e bën tani ai Bravën (Berishën) e merr pas vetes. E pashë se kërkonin të bënin të tjerët listat e deputetëve tuaj. Kjo ishte arsyeja pse unë ndërmora këtë udhëtim, asnjë shkak tjetër. Natyrisht, nuk ka motiv më të madh sot se të luftosh për një Shqipëri madhështore. Nuk ka motiv më të madh sot se të bësh gjithçka t’u kthesh mbrapsht parave shqiptarëve në rroga e pensione.
Top Channel
-

A do ta pranojë ftesën e Sali Berishës për debat publik? Ja si përgjigjet kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rubrikën Sy m’Sy, ku është pyetur se kur do të bëjë debat publik me opozitën.
Por, kreu i qeverisë ka lënë të nënkuptohet se s’do të ketë një debat publik me Sali Berishën, i cili i ka bërë festë hapiur duke iu përgjigjur komentuesit “për cilën opozitë e ke fjalën”.
“Me kë opozitë duhet të një debat publik? Unë debatin publik kam vite që e bëj, përditë. Për çfarë debate publik e ke fjalën? për cilën opozitë? Nuk e kuptoj”, tha Rama. -

Berisha i kërkoi debat publik, Rama i jep përgjigje: Nuk e kuptoj, me cilën opozitë?!
Këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve që vinin prej tyre.
Një prej pyetjeve ishte se përse nuk bën një debat publik me opozitën, teksa kujtojmë se pak ditë më parë Sali Berisha deklaroi se kërkon një debat publik me Ramën.
Kreu i qeverisë tha se nuk ka me cilën opozitë të bëjë debat publik.
“Me cilën opozitë do bëj debat publik? Me kë? Për cilën opozitë? Nuk e kuptoj këtë, unë debat publik e politik kam vite që e bëj”, tha Rama.Top Channel
-

Berisha, thirrje demokratëve: Me Bravën nuk ju lidh asgjë, atë e lidhin transaksionet me Ramën! Prandaj bashkohuni me ne
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të mos i shpërndajnë votat nëpër partitë që kanë kthyer në opozitë të opozitës.
Gjatë fjalës në Elbasan, kryedemokrati Sali Berisha u tha demokratëve, se me Bravën nuk i lidh asgjë, por ky i fundit lidhet me transaksione me Edi Ramën.
‘Se ju o demokratë, me Bravën nuk iu lidh asgjë. Atë e lidhin transaksionet me Ramën, kurse ju i keni investimet në PD.
Bashkohuni, votoni këta deputetë dhe u garantoj se PD është shtëpia juaj’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Miq, pra ne kemi një program me të cilin ne duhet të trokasim në çdo zemër.
Ku jemi ne sot? Ai na i ka mbyllur televizionet që i kontrollon me leje ndërtimi.
Ai mbylli TikTokun nga frika dhe tmerri i të rinjve që e kritikonin çdo ditë për arrogancën e tij.
Ai bën gjithçka që ne të mbetemi të izoluar.
Por ne kemi një armë në duart tona, njerëzinë për të trokitur në çdo zemër shqiptare, në çdo vatër, në çdo derë, me këtë program për të biseduar me të, se nuk është program as i këtij, as i atij, por është program i çdo shqiptari.
Ju e patë vetë reagimin e tregtarëve dje në treg. Cili ishte? Mirënjohje ishte. Mirëkuptim ishte. Besim ishte.
Prandaj të shkojmë t’u themi kudo se nuk synojmë asgjë tjetër, veçse që shqiptarët të punësohen dhe të marrin rroga më të larta. Të rritet mirëqenia e tyre.
Pra, ky është programi që kujdeset për të varfrit, që shndërron prodhimin në krenari kombëtare, që zëvendëson mafien me ligjin, pa të cilat kombi nuk bëhet dot.
Ky është programi i të gjithë shqiptarëve.
Miq, këtu ka parti të ndryshme. Këtë program ftojmë çdo qytetar ta votojë.
Edi Rama u përpoq pasi dështoi në asgjësimin e PD, në asgjësimin e PD, bëri gjithçka për të krijuar biza, duke krijuar satelitë dhe paterica.
Por ju e patë vetë, por sidomos e kam fjalën për të gjithë demokratët e Elbasanit, dhe kur them të gjithë demokratët e Elbasanit, pa përjashtim nga dita e themelimit gjer sot, bashkohuni me këta deputetë.
Se ju o demokratë, me Bravën nuk iu lidh asgjë. Atë e lidhin transaksionet me Ramën, kurse ju i keni investimet në PD.
Bashkohuni, votoni këta deputetë dhe u garantoj se PD është shtëpia juaj.
Së fundmi, dy fjalë, Edi Rama dhe altoparlantët e tij u thonë shqiptarëve se Sali Berisha ka 34 vjet në politikë.
Tani, e tregova edhe një ditë në një studio televizive, e vërteta është se Edi Rama është njeriu më jetëgjatë pa u largua nga politika asnjë ditë.
Por unë, kryeministër, u gjeta në një darkë në Gjermani, ku në tryezën time, krahas mikpritësit që shtroi darkën, ishte një këshilltar shumë i njohur, një ekonomist i madh i disa presidentëve amerikanë, Pol Uolker.
I zoti i shtëpisë më paraqet tek ai për reformat që kishim bërë, taksën e sheshtë, etj. Dhe i thotë, ka qenë president dhe kryeministër. Ai kthehet dhe më thotë, si Putini.
Unë i them, pak më ndryshe. I thashë, unë kam ndenjur 8 vite në opozitë. Kurse Putini kaloi nga president në kryeministër. U mërzit që ma tha atë fjalë, por mbeti mik gjithmonë me mua.
Tani, i lëmë këto.
U them tjetrën, Sali Berisha kishte dorëzuar çdo pushtet, vazhdonte rrugën në vjeshtën e tij, i qetë, por natyrisht avokat i interesit publik siç duhet të jetë çdonjëri prej nesh, pa asnjë ambicie për pushtet.
Në këtë moshë nuk ka ambicie pushteti, por nuk ka as ambicie për para. Ambiciet janë krejtësisht të tjera.
Mirëpo një ditë, pasi ndërmori intrigat që ndërmori kundër meje, zgjodha të luftoj vetëm. Shoh unë pastaj që do të vendosë opozitën nën kontroll.
Tani unë u them çdo shqiptari, demokrat, socialist, çfarëdo qoftë ai, a duhet vendi të ketë një opozitë, apo të ketë një lolo-opozitë siç bën dot Basha me Ramën? Më thoni pak.
Atë nuk e pranonit ju, atë nuk mund ta pranojë unë kurrë.
Shqipëria duhet të ketë një opozitë të vërtetë.
Dhe u bënë të gjitha përpjekjet për të na zhdukur, sot jemi më të fortë se kurrë, më të fuqishëm se kurrë.
Sot, Edi Rama i hape gropën opozitës, të jap fjalën e nderit se në atë gropë do biesh vetë me datën 12 maj.
Rrofshi ju, rroftë Elbasani.
Fitore, fitore, fitore!
-

Lapaj: Rama tallet se s’ka opozitë, merret me bufin e kukumjaçka
Kryetari i lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka përmendur një prej pikave të programit që pothuaje të gjitha partitë politike në garën e 11 majit, e kanë përfshirë, rritja e pagës dhe pensionit minimal 200 euro.
“Kur unë propozoja një vit më parë pensionin minimal në fshat e qytet 200 euro, po të vija në pushtet, doli kryeministri dhe thonte këto janë “sudet”, “qilimat fluturues”, pra nuk kishte para. Sot që e ndjen se po u rrëshket këmba thotë do e bëjnë pagën minimale 200 euro. Pse dje nuk kishte fonde e sot ka buxheti i shtetit.Do i thoshte dot ai këto nëse ne nuk do të ishim në skenën politike. A do ti thonte nëse do të ishim në Pazar me të. Ai i thotë këto pasi sot ka një opozitë me të cilën nuk bën dot marrëveshje.
Ai kur s’ka një opozitë reale tallet, merr bufin, tenxheren, por kur ka një opozitë serioze bën premtime reale. Ne ishim të parët që e vendosëm si detyrim”, tha Lapaj. -

Demalia: Rama ngriti imazhin e Shqipërisë në botë! SPAK duhet të hetojë krimet e Berishës, kemi të bëjmë me vrasje
Zgjedhjet parlamentare të 2025 do të mbahen mend, ndër të tjera, si zgjedhjet ku fushata nga partitë politike ka nisur shumë herët, ndërsa është intensifikuar në 2 muaj para 11 majit, me një gjuhë të ashpër akuzash, shifrash dhe epitetesh.
Për të folur mbi gjuhën e fushatës dhe jo vetëm, analisti Ilir Demalia ishte i ftuar në “Frontline”.
Demaliaj theksoi se nëse i referohemi shifrave, Shqipëria ka shënuar një progres të pa përjetuar më parë, në zhvillimin urban dhe turizëm. Gjithashtu, analisti theksoi se imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare është përmirësuar si kurrë më parë.
“Nëse do i referohemi shifrave padyshim që Shqipëria ka një ndryshim total në këto 12 vjet, në kuptimin e zhvillimit urban, qyteteve, në kuptimin e turizmit, por nga ana tjetër, kjo qeverisje, tre mandate janë shumë. Por nuk nuk janë shumë kur ke përballë një opozitë si kjo opozitë që është sot. Edhe kjo opozitë ka qenë në pushtet.”
“Unë mendoj që këtu jo vetëm integrimi, por Rama i ka kushtuar shumë kohë integrimit dhe marëdhënieve me ndërkombëtarët, në kuptimin që e ka ngritur në nivelin e Shqipërisë. Shqipëria ka më shumë autoritet se çka pasur para 15 apo 20 vitesh në botë.”
Për Demaliajn, goditjet e SPAK ndaj zyrtarëve dhe politikanëve që janë aktualkisht në pushtet janë për t’u vlerësuar, por tha se kjo duket edhe një sjellje me standart të dyfishtë e këtij institucioni.
Për analistin, SPAK duhet të ketë me prioritet për të hetuar masakrat e kryera në kohën e Sali Berishës, të cilat kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish.
“Ne tani s’mund të kishim arrestimin e Veiajt dhe Veliaj bëri ato sjellje që bëri kundër SPAK-ut, mirëpo krahasuar me akuzat që i ka bërë Bersha SPAK-ut, ato nuk janë asgjë. A mos kemi një standart të dyfishtë të SPAK, kjo më shqetëson.”
“Kemi të bëjmë me vrasje që nuk ka akoma përgjegjës, kemi të bëjmë me piramidat, kemi të bjëmë me Gërdecin, kemi të bëjmë me 4 të vrarë në bulevard.”
SPAK-u sot rri sikur nuk ka ndodh asgjë, kur ne i dimë të gjitha, u bë dhe film në amerikë për Shkëlzenin dhe Gërdecin. Ndërsa Mediu masohet që po takoj senator në Amerikë. Është një proves që të duket se nuk ka vullnet për ta ndjekur dhe për t’u bdëshkuar.”
“Kemi dy standarte, përderisa sillet me një mënyrë të tillë më Metën dhe Veliajn, Mediun e lë në fushë të lirë.” -

“Bufi në rrjedhje të lirë…”, Rama vijon ironizimet ndaj Berishës
Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një videon e postuar nga kreu i qeverisë në llogarinë e tij në Facebook, shihen disa bufa ndërkohë dërgohet “Narkodiktaura ka pasur probleme të shumta. Së pari narkodiktatori i këtij vendi të shëtiste në Europë dhe botë me atlete të bardha të hiqet si sportist apo piktor, ndërkohë që është personi që arrestonte tre lider të opozitë në projektin e tij ‘Shqipëria po opozitë’”.
Përpos videos së postuar, Rama shkruan “Bufi (ikona) në rrjedhje të lirë”.Top Channel