Franceska Murati, ish-banore e Big Brother VIP Albania i është bashkuar zyrtarisht formatit “Big Brother Fan Club” si opinioniste.
Lajmi është bërë i ditur gjate emisionit ‘Goca dhe Gra’ dhe ka ngjallur menjëherë interes në rrjetet sociale, ku fansat e Big Brother VIP Albania e kanë pritur me entuziazëm rikthimin e saj.
Si opinioniste në Fun Club, Franceska do të komentojë zhvillimet më të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, do të analizojë lojën e konkurrentëve dhe do të sjellë perspektivën e saj si dikush që e ka jetuar përvojën nga brenda. Së fundmi ajo është angazhuar shumë me rrjetet sociale, me reklama dhe video nga jeta e saj në Tiranë dhe Londër.
”Me shumë shumë kenaqësi do rikthehem te vendi që me ka dhene te gjithe vemendjen dhe hapjen te nis nje jete kaq te bukur ne Shqiperi. Une do jem kete vit opinioniste ne Fan Club”– tha ajo.
Kujtojmë se Big Brother do të startojë për shumë pak ditë, më 20 dhjetor. Ende nuk janë zbuluar se kush do të jenë dy opinionistët, mirëpo ajo që dihet është se edhe këtë edicion, Ledion Liço do të jetë moderator.
Emra të shumtë kanë qarkulluar si banorë të këtij edicioni, mirëpo me datë 20 do zbulojmë të gjithë protagonistët e këtij edicioni.
Tag: opinionistë
-

Franceska Murati rikthehet në ‘Big Brother VIP Albania’, ja roli që do ketë
-

Balina Bodinaku: Dy muaj nuk më foli burri kur pranova të isha opinioniste e BBVA
Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Balina Bodinaku, ka bërë një rrëfim në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku ka zbuluar se pjesëmarrja e saj në formatin e suksesshëm televiziv solli një periudhë të tensionuar në jetën private. Balina tregoi se bashkëshorti i saj, Andi, nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e saj për t’u bërë opinioniste në BBVA dhe se situata u përkeqësua deri në atë pikë sa për dy muaj rresht nuk i kishin folur njëri-tjetrit.
“Kur unë pranova të isha opinioniste e BBVA, Andi nuk ishte pro. Nja dy muaj nuk kemi folur. Nuk ishte betejë, ishte kokëfortësi, thjesht kokëfortësi,” rrëfeu Balina.
Ajo sqaroi se nuk ka pasur grindje të madhe mes tyre, por një ngërç të krijuar nga vendosmëria e të dyve për të qëndruar në qëndrimet e tyre. Situata, sipas saj, ishte më shumë një përplasje karakteresh sesa një konflikt i vërtetë. Balina shtoi se ajo periudhë për të ishte e mbushur me sfida, sidomos pasi u desh të përballej me BBVA menjëherë pas një periudhe të vështirë shëndetësore.
“Ajo periudhë për mua ka qenë: dil nga spitali dhe shko në BBVA. Ishte e vështirë, një eksperiencë shumë interesante. Pjesën më të madhe as nuk i kisha parë ndonjëherë. Ishte diçka që nuk i thoja dot jo,” u shpreh ajo.
Sipas Balinës, emocionet dhe ngarkesa e edicionit të parë të BBVA ndihej te të gjithë pjesëmarrësit e stafit. -

FOTO/ Dy opinioniste gra në BBVK4, ja si duken për Prime e parë
Showbiz E Hënë, 17 Nëntor 2025 20:47
Sonte nis ”Big Brother Kosova Vip 4”, dhe për herë të parë do të jenë dy opinioniste gra. Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi, siç edhe janë përfolur. Para pak çastesh u publikua edhe një foto e tyre, ku shihet se ato janë gati për këtë mision të ri dhe po shkëlqejn. -

Dea Michelle, opinioniste në ‘Big Brother VIP Albania’?
Influencerja dhe ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Dea Michelle ka reaguar së fundmi ndaj pyetjes nëse do të pranonte një ofertë për të qenë opinioniste në sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”. Përmes një serie pyetje-përgjigje në Instagram, ish banorja e ‘BBVA’ u shpreh se pozicioni është i bukur dhe i rëndësishëm, por njëkohësisht kërkon shumë përgjegjësi.
“Është një pozicion shumë i bukur në një format shumë të bukur dhe të ndjekur. Por është përgjegjësi e madhe të japësh opinione për veprimet e disa njerëzve të cilët ti i shikon vetëm nga ekrani,” shkruan Dea.
Ajo thekson se të qenit opinionist nuk është thjesht koment i situatave, por kërkon balancë dhe aftësi për të ruajtur objektivitetin, sidomos kur banorët janë të izoluar dhe publiku është i ndjeshëm ndaj çfarë thuhet.
“Sipas saj, në izolim, fjalët e opinionistëve janë ndër të paktat lidhje që banorët kanë me botën jashtë, ndaj duhet të jesh shumë i formuar dhe i përqendruar.”
Megjithatë, Dea Michelle pranoi se përqendrimi nuk është pika e saj më e fortë, duke e shoqëruar përgjigjen me humor, por shtoi se nëse do t’i jepej mundësia, “do të bënte maksimumin e saj”.
Mbetet të shihet nëse Dea do te jetë pjesë e ‘BBVA’ apo jo!
Screenshot -

“Pse nuk dilni në panele me opinionistë?” Deputeti i PD: Çfarë do diskutojmë? Kemi vendosur që…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një lidhje direkte me studion e “Top Story” u shpreh se raporti final i OSBE/ODIHR nxori në pak atë që opozita ka deklaruar, se nuk ka pasur zgjedhje të lira.
“Raporti vuri gishtin mbi plagë dhe çmontoi atë që ne e kemi quajtur farsa e 11 majit. Ne kemi më shumë se katër vite që dalim dhe argumentojmë çështjet tona vetëm me opinisonistë”, tha ai.
I pyetur nga drejtuesja e emisionit Grida Duma se përse është marrë një vendim nga PD për të mos dalë në studio me opinionistë, Kaso tha se nuk dalin nëse nuk do të ketë përballje me përfaqësues të Partisë Socialiste.
Ai tha se nuk kanë pasur asnjë përballje në asnjë studio me përfaqësues të PS, gjë që iu hodh poshtë nga Duma kur i kujtoi që në “Top Story” në panel kanë qenë përfaqësues të PD dhe PS, përballë në debat.
“Ndoshta studio juaj ka qenë nga të paktat që mazhoranca ka pranuar për një përballje”, u shpreh Kaso.
Duma: Me opinionistët pse nuk dilni?
Kaso: Çfarë do diskutojmë me opinionistët?
Duma: Nuk do i flini publikut as nga Parlamenti, as nga TikTok as nga studio?
Kaso: Do përpiqemi t’i flasim nga çdo platformë, por pas katër vitesh kemi vendosur që t’u japim shqiptarëve debatin cilësor.
