Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes.
Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Sikurse duket në pamje, në momentin final kur Violeta duhet të bjerë në krahët e Alfredos, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë, pasi tenori Mario Rojas tregon mungesë profesionalizmi, duke mos vepruar në kohë.
Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
Mjekët i kanë sugjeruar sopranos të qetësohet dhe për pasojë, ajo do të mungojë në shfaqjen e së hënës në mbrëmje dhe roli i Violotës do të interpretohet nga një soprano tjetër. Eva Golemi është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të marrë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht e për t’u rikthyer më pas në skenë.
“La Traviata” është një nga operat më të interpretuara në botë dhe historia e saj bazohet në një personazh real.
Violetta Valéry është frymëzuar nga Marie Duplessis, kurtizane franceze dhe dashuria e madhe e shkrimtarit Alexandre Dumas i riu, i cili shkroi romanin e famshëm La Dame aux camélias.
Tag: operës
-

Incidenti në TKOB/ Momenti kur sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë dhe kur tenori meksikan e “lë në baltë”(VIDEO)
-

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka reaguar pas incidentit gjatë shfaqjes, La Traviata, ku si pasojë mbeti e lënduar sopranoja, Eva Golemi.
Reagimi i plotë:
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.
Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë.Top Channel
-

TKOB reagon pas incidentit me sopranon Eva Golemi
Eva Golemi
TIRANE- Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka dhënë një reagim publik pas incidentit që ndodhi në premierën e “La Traviata”-s, ku sopranoja Eva Golemi u rrëzua në skenë dhe u dërgua në spital për kontrolle.
Në komunikatën zyrtare theksohet se artistja ndodhet në proces rikuperimi dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze. Sipas TKOB, falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm.
REAGIMI I TKOB:
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.
Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë.
Incidenti ndodhi gjatë premierës së operës “La Traviata”, mbrëmjen e 26 shtatorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në skenën e fundit, ku personazhi i Violetës bie në krahët e Alfredos, tenori meksikan Mario Rojas nuk arriti ta realizonte momentin e parashikuar, duke qëndruar disa metra larg saj. Për pasojë, Golemi u rrëzua në skenë dhe u transportua menjëherë në spital për kontrolle mjekësore./ZËRI -

“Jam ende e tronditur, nuk më kishte ndodhur kurrë në 25 vite”/ Sopranoja Eva Golemi reagon për Top Channel pas incidentit në TKOB
Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e 26 shtatorit, në premierën e “La Traviatës”, kur sopranoja Eva Golemi u rrëzua në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Ngjarja ndodhi në skenën finale të operës kur Eva Golemi në rolin e Violetës duhet të binte në krahët e Alfredos, rol që luhej nga tenori Mario Rojas, por ky i fundit dështoi në realizimin e skenës. Rojas ndodhej disa metër larg Golemit, duke e lënë sopranon të rrëzohet në tokë.
Menjëherë pas incidentit, stafi i Teatrit të Operës dhe Baletit njoftoi ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore dhe artistja u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
E kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Sara Hila, Golemi u shpreh se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mjekët i kanë sugjeruar 10 ditë pushim për t’u rikuperuar plotësisht. “Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë nëse do të dëmtoja kokën. Jam ende e tronditur nga ngjarje”, tha sopranoja që e cilësoi mungesë profesionalizmi veprimin e tenorit meksikan.
Në katër netët e shfaqjes, me tre kaste të ndryshme, në operën me produksion të mjeshtrit me famë botërore Hugo de Ana ishte planifikuar që Golemi të ishte në rolin e Violetës edhe në natën finale më 29 shtator, por pas incidentin dhe pritet që TKOB të njoftojë se kush do ta zëvendësojë në skenë.
Prej gati tre dekadash, Eva Golemi është soprano e parë e Operës dhe Baletit, ku ka interpretuar qindra role, por Violetta e “La Traviatta-s” ishte ndër rolet e preferuara të saj, të cilin e ka sjellë mbi 70 herë në skenë.Top Channel
-

Incidenti në TKOB/ Momenti kur sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë dhe kur tenori meksikan “lë në baltë”(VIDEO)
Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes.
Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Sikurse duket në pamje, në momentin final kur Violeta duhet të bjerë në krahët e Alfredos, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë, pasi tenori Mario Rojas tregon mungesë profesionalizmi, duke mos vepruar në kohë.
Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
Mjekët i kanë sugjeruar sopranos të qetësohet dhe për pasojë, ajo do të mungojë në shfaqjen e së hënës në mbrëmje dhe roli i Violotës do të interpretohet nga një soprano tjetër. Eva Golemi është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të marrë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht e për t’u rikthyer më pas në skenë.
“La Traviata” është një nga operat më të interpretuara në botë dhe historia e saj bazohet në një personazh real.
Violetta Valéry është frymëzuar nga Marie Duplessis, kurtizane franceze dhe dashuria e madhe e shkrimtarit Alexandre Dumas i riu, i cili shkroi romanin e famshëm La Dame aux camélias.
-

Video/ Incident në Teatrin e Operës dhe Baletit, momenti kur tenori meksikan “lë në baltë” sopranon Eva Golemi që rrëzohet në tokë
Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes.
Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos.
Sikurse duket në pamje, në momentin final kur Violeta duhet të bjerë në krahët e Alfredos, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë, pasi tenori Mario Rojas tregon mungesë profesionalizmi, duke mos vepruar në kohë.Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
Mjekët i kanë sugjeruar sopranos të qetësohet dhe për pasojë, ajo do të mungojë në shfaqjen e së hënës në mbrëmje dhe roli i Violotës do të interpretohet nga një soprano tjetër. Eva Golemi është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të marrë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht e për t’u rikthyer më pas në skenë.
“La Traviata” është një nga operat më të interpretuara në botë dhe historia e saj bazohet në një personazh real.
Violetta Valéry është frymëzuar nga Marie Duplessis, kurtizane franceze dhe dashuria e madhe e shkrimtarit Alexandre Dumas i riu, i cili shkroi romanin e famshëm La Dame aux camélias.Top Channel
-

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë dhe dërgohet në spital
Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes.
Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Publiku fillimisht e mori si pjesë të interpretimit, por mosreagimi i menjëhershëm nga tenori në skenë ngriti dyshime mbi gjendjen reale të sopranos.
Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
Burime nga Teatri i Operës konfirmojnë se sopranoja nuk ka dëmtime serioze. Mjekët kanë rekomanduar një pushim 10-ditor, për të shmangur lodhjen apo sforcimin pas ngjarjes.
Për pasojë, Eva Golemi nuk do të jetë e pranishme në netët e ardhshme të shfaqjes, dhe drejtoria e TKOB pritet të njoftojë zëvendësimin e saj për rolin e Violetës. -

Incident në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë
Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes.
Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Publiku fillimisht e mori si pjesë të interpretimit, por mosreagimi i menjëhershëm nga tenori në skenë ngriti dyshime mbi gjendjen reale të sopranos.
Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
Sipas asaj që mëson gazetarja e Top Channel, Sara Hila, mjekët i kanë sugjeruar sopranos të qetësohet dhe për pasojë, ajo do të mungojë në shfaqjen e së hënës në mbrëmje dhe roli i Violotës do të interpretohet nga një soprano tjetër.
Vetë sopranoja është shprehur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nga incidenti ka dhimbje të lehta në shpinë, ndaj do të marrë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht e për t’u rikthyer më pas në skenë.
“La Traviata” ka nisur të premten dhe ka katër netë, teksa në shfaqjen e së hënës roli i Violetës nuk do të interpretohet nga Golemi.
“La Traviata” është një nga operat më të interpretuara në botë dhe historia e saj bazohet në një personazh real.
Violetta Valéry është frymëzuar nga Marie Duplessis, kurtizane franceze dhe dashuria e madhe e shkrimtarit Alexandre Dumas i riu, i cili shkroi romanin e famshëm La Dame aux camélias.
Premiera e parë e La Traviata në Teatro La Fenice në vitin 1853 ishte një dështim i plotë. Publiku e refuzoi veprën, por vetëm një vit më vonë, pas rishikimeve, ajo u kthye në skenë dhe fitoi suksesin e madh që e shoqëron edhe sot.Top Channel
-

“La Traviata” në Opera, sopranoja Eva Golemi: Rolin e Violettës e kam luajtur mbi 50 herë në skenë
Nga Julia Vrapi
“La Traviata” e autorit Giuseppe Verdi si një produksion me regji Hugo de Ana katër mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në qendër të “La Traviatës” qëndron historia prekëse e Violettës, gruas që sfidoi normat e kohës dhe guxoi të jetojë dashurinë e saj deri në fund. Sopranoja e njohur Eva Golemi që e ka interpretuar këtë rol në skena brenda dhe jashtë vendit, e cilëson Violettën një nga rolet e saj më të dashura. Eva Golemi është një ndër zërat lirikë kryesor që ka Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë. Në karrierën e saj operistike numëron shumë role të rëndësishme, brenda vendit, por edhe në skenat evropiane, por për publikun sopranoja do të ngjitet sërish këtë shtator në skenë në kryeveprën e Verdit. Sopranoja tregon se ka më shumë se 20 vjet që e luan në skena këtë rol. “Vepra operistike vjen në skenë me regji nga Hugo de Ana, një nga regjisorët më të mëdhenj. Dirigjent është Francesco Ommassini. Violetta te “La Traviata” për mua është një nga rolet më të dashur, që e kam luajtur shumë në skenë. Kam 25 vjet që e luaj në skenë brenda dhe jashtë vendit. E kam luajtur mbi 50 herë këtë rol” u shpreh sopranoja Eva Golemi një ditë më parë për shfaqjen operistike, që do të jetë katër net në TKOB. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehej më herët ndër të tjera se ky produksion i operës “La Traviata” është i sjellë nga Teatri i Zagrebit. Një nga kryeveprat më të dashura të autorit Giuseppe Verdi, “La Traviata” vjen në TKOB në një produksion të ri që mban firmën e regjisorit Hugo de Ana në datat 26, 27, 28 dhe 29 shtator dhe në rolet e saj do të ngjiten në skenë artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj.
Ngjarjet në “La Traviata”
Jeta mondane e Parisit të fundshekullit të 19-të, sallonet aristokrate, dashuria, mllefet dhe intrigat në historinë e Violettës dhe Alfredos, janë në operën “ La Traviata” të Verdit. “La Traviata” është një opera me tre akte nga Giuseppe Verdi (Xhuzepe Verdi) e vendosur në një libret italian nga Francesco Maria Piave, ajo është e bazuar në “La Dame aux Camelias” (1852) shkruar nga Alexandre Dumas. Te vepra “La Traviata” bëhet fjalë për një histori të një kurtizaneje, e cila dashurohet me një fisnik, por i ati i djalit e pengon dashurinë e tyre. Në qendër të veprës është kurtizania Violeta Valery, që për hir të dashurisë me fisnikun Alfredo Germont, braktis jetën prej kurtizaneje. Premiera e parë u zhvillua në teatrin “La Fenice” në 6 mars të viti 1853. Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori më njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit XIX. Në materiale më parë sipas studiuesve thuhej se në historinë e gjatë të operës, Verdi zë vendin e nderit, sepse arriti të bashkojë traditat më të bukura të operës italiane, të mbetet thellësisht kombëtar. Historia tragjike e Violettës e mbështetur mbi romanin “Zonja me kamelie” e Aleksandër Dyma ka ardhur edhe më parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, por këtë shtator katër vjen mbrëmje për publikun.
