Enti Rregullator i Energjisë nuk përcaktoi asnjë detyrim për energjinë e rinovueshme, duke nënvizuar në vendimin e tij të fundit se kjo ishte e pamundur të bëhej për aq kohë sa nuk ishin përmbushur kushtet e nevojshme të përcaktuara në ligj.
Enti ju referua metodologjisë së miratuar një vit më parë lidhur me llogaritjen e detyrimit të energjisë së rinovueshme duke nënvizuar se kërkesat e pikës 4.2 mbeteshin të parealizuara.
Kjo do të thotë se Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është aktualisht në rolin e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme nuk do të mund të marrë një tarifë që i shkon klientit përfundimtar as për vitin 2025 dhe me shumë gjasa as për vitin 2026.
Por çfarë është në fakt detyrimi dhe kush janë palët që paguajnë dhe ato që përfitojnë?
Sipas metodologjisë, “detyrimi për energjinë e rinovueshme” është një tarifë fikse që aplikohet për klientët përfundimtarë për të mbuluar kostot e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme në përputhje me sasinë përkatëse të energjisë elektrike të matur dhe të lëvruar nga furnizuesit e tyre përkatës, e llogaritur në përputhje me parimet e përcaktuara në ligjin nr. 24/2023 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet rinovueshme” dhe këtë metodologji”.
Sipas ERE në dispozitat kalimtare të metodologjisë, konkretisht në nenin 10, parashikohet që, përjashtimisht për vitin 2025, Operatorit të Energjisë së Rinovueshme (OER) ose çdo entiteti që ushtron detyrat e tij, i jepej mundësia të paraqiste kërkesë në ERE për miratimin e detyrimit të energjisë së rinovueshme vetëm nëse ishte përmbushur kushti i përcaktuar në nenin 4.2 të saj, që lidhet me lëvrimin e energjisë së blerë në tregun e organizuar të ditës në avancë dhe/ose brenda ditës.
“Duke qenë se gjatë vitit 2025 nuk është realizuar lëvrimi i energjisë në Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX), shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” sh.a., që ushtron detyrat e OER-it sipas VKM nr. 696, datë 13.11.2024, nuk paraqiti kërkesë për miratimin e detyrimit për këtë vit. – Lidhur me sa më sipër, duke qenë se gjatë vitit 2025 kushti i përcaktuar në nenin 4.2 nuk është përmbushur për shkak të mungesës së lëvrimit të energjisë në tregun e organizuar (ALPEX), shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” sh.a., në cilësinë e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme (OER), nuk ka paraqitur kërkesë për miratimin e detyrimit për këtë vit dhe rezulton në të njëjtat kushte edhe për vitin 2026” thuhet në parashtrimin e vendimit që mban datën 27 tetor.
Tag: operatorit
-

ERE shtyn vendosjen e tarifës për detyrimin e energjisë së rinovueshme, sqaron arsyet dhe pasojat
-

ERE shtyn vendosjen e tarifës për detyrimin e energjisë së rinovueshme
Enti Rregullator i Energjisë nuk përcaktoi asnjë detyrim për energjinë e rinovueshme, duke nënvizuar në vendimin e tij të fundit se kjo ishte e pamundur të bëhej për aq kohë sa nuk ishin përmbushur kushtet e nevojshme të përcaktuara në ligj.Enti ju referua metodologjisë së miratuar një vit më parë lidhur me llogaritjen e detyrimit të energjisë së rinovueshme duke nënvizuar se kërkesat e pikës 4.2 mbeteshin të parealizuara.Kjo do të thotë se Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është aktualisht në rolin e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme nuk do të mund të marrë një tarifë që i shkon klientit përfundimtar as për vitin 2025 dhe me shumë gjasa as për vitin 2026.Por çfarë është në fakt detyrimi dhe kush janë palët që paguajnë dhe ato që përfitojnë?Sipas metodologjisë, “detyrimi për energjinë e rinovueshme” është një tarifë fikse që aplikohet për klientët përfundimtarë për të mbuluar kostot e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme në përputhje me sasinë përkatëse të energjisë elektrike të matur dhe të lëvruar nga furnizuesit e tyre përkatës, e llogaritur në përputhje me parimet e përcaktuara në ligjin nr. 24/2023 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet rinovueshme” dhe këtë metodologji”.Sipas ERE në dispozitat kalimtare të metodologjisë, konkretisht në nenin 10, parashikohet që, përjashtimisht për vitin 2025, Operatorit të Energjisë së Rinovueshme (OER) ose çdo entiteti që ushtron detyrat e tij, i jepej mundësia të paraqiste kërkesë në ERE për miratimin e detyrimit të energjisë së rinovueshme vetëm nëse ishte përmbushur kushti i përcaktuar në nenin 4.2 të saj, që lidhet me lëvrimin e energjisë së blerë në tregun e organizuar të ditës në avancë dhe/ose brenda ditës.“Duke qenë se gjatë vitit 2025 nuk është realizuar lëvrimi i energjisë në Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX), shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” sh.a., që ushtron detyrat e OER-it sipas VKM nr. 696, datë 13.11.2024, nuk paraqiti kërkesë për miratimin e detyrimit për këtë vit. – Lidhur me sa më sipër, duke qenë se gjatë vitit 2025 kushti i përcaktuar në nenin 4.2 nuk është përmbushur për shkak të mungesës së lëvrimit të energjisë në tregun e organizuar (ALPEX), shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” sh.a., në cilësinë e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme (OER), nuk ka paraqitur kërkesë për miratimin e detyrimit për këtë vit dhe rezulton në të njëjtat kushte edhe për vitin 2026” thuhet në parashtrimin e vendimit që mban datën 27 tetor.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Operator kombëtar për ujin, Rama: I japim fund abuzimeve. Plan edhe për heqjen e depozitave nga pallatet
Kryeministri Rama ka prezantuar krijimin e operatorit kombëtar të ujit, ndërsa tha se është koha për një strukturë të re me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend.
“Kemi pasur një trashëgimi dramatike në sektorin e ujit që kërkon investime… fragmentimi në emrin e decentralizimit i sistemit të shpërndarjes në 58 ndërmarrje ishte katastrofë.”
Për të gjithë ata që kanë abuzuar me shpërdorim ose lidhje të paligjshme të ujit, do të ketë një plan masash ndëshkuese.“Përsa i përket reformës, jemi shumë të qartë çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi tek shpërndarja, njëlloj siç bëmë me energjinë. Në radhë të parë abuzues me qëllim fitimi – lavazhe, ujë që derdhet rrugëve.”
Edhe heqja e depozitave nga pallatet ishte një nga pikat e paralajmëruara në takim.“Kjo është koha për të filluar dhe punën me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha…”
Rama nuk la pa kritikuar bashkitë, që nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndëshkuar ata që vjedhin ujin.“Vija e kuqe që fatkeqësisht bashkitë s’e vendosin asnjëherë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin. Ai që paguan ka të drejtën të vendosë kujen pse nuk e merr ujin. Një gjë është të mos e paguash, dhe një gjë ta vjedhësh.”
Ndërsa ministrja Balluku, e pranishme në takim, siguroi qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit të ujit.
“Të gjithë dalin dhe thonë se qeveria do të rrisë çmimin e ujit, por nuk është e vërtetë. Do të sigurohet mbrojtje më e fortë për burimet ujore. Do të ketë edhe një përshpejtim të zhvillimit teknologjik. Flasim për sigurinë e produktit që shpërndahet në çdo shtëpi. Ne do të kemi edhe një njësi të dedikuar, pjesë e operatorit të prodhimit të ujit, e ngritur mbi kërkimin dhe teknologjinë. Nuk do të jetë e nevojshme që të kemi ndryshime ligjore.”
Duke sjellë në vëmendje menaxhimin e ujësjellësit të Vlorës, Rama tha se borxhet e akumuluara nga ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë lekë.
/vizionplus.tv -

Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone
MinistrjaBelinda Balluku shpjegoi se si do funksionojë OPU, Operatori Kombëtar i Prodhimit të Ujit.
“Duke ndarë njëherë e mirë përgjegjësinë mes prodhuesit, shpërndarësit dhe në të ardhmen dhe furnizuesit. Në fazeën e dytë do qëndrojmë në ndarjen në dy komponentet, prodhim dhe shpëndarje dhe në janar 2027 do ndahet shpërndarësi te kompanitë e shpërndarësit dhe furnizuesit.”
U ndal te disa të dhëna të rëndësishme, sa i takon numrit të burimeve që kemi në vend.
“Kemi 1 175 sisteme ujësjellësi me 1602 burime të ujit të pijshëm”, tha Balluku.
“Nga 584 janë burime malore, kemi 589 sisteme pompimi dhe 584 sisteme gravitacionale. Të gjitha zonat që janë të furnizuara me sisteme pompimi siç është Durrësi, janë ndërmarrjet me koston më të lartë”, shtoi më tej.
Struktura e Operatorit të Prodhimit të ujit OPU, do të mbështetet në organizim rajonal për ndarjen hidrologjike në katër rajone.
“Krijimi i tyre sjell optimizim të aseteve tona dhe të fuqisë ose burimeve njerëzore, duke përdorur kapacitetet që kemi për Shkodrën, Vlorë apo Gjirokastër”, tha ministrja.
Sipas saj, OPU do shërbejë si garantor i monitorimit teknik dhe laboratorik të rrjetit.
Shtoi se do ketë Qendrën e tij të Prodhimit, duke ulur kështu numrin e angazhimit të personave në këto procese.
Lajmi në përditësim… -

Alarm për bombë në zyrën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Selanik
Një alarm për bombë është ngritur paraditen e sotme, 28 gusht 2025, në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Selanik, Greqi.
Ka qenë një e-mail, nga një emër i panjohur, që erdhi si paralajmërim në adresën elektronike të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që ngriti zyrat në këmbë, raporton media greke Protothema. Menjëherë pas leximit të këtij e-mail-i, uniformat blu kanë evakuuar të gjithë kompaninë, si dhe morën masat e nevojshme për rrethimin e saj.
Nga hetimet e kryera, rezultoi se alarmi ishte fals, e se në fakt në kompani nuk ka pasur asnjë lëndë plasëse të vendosur në perimetrin e këtyre zyrave.
Autoritetet Helene po punojnë për identifikimin e autorit të e-mail-it të dërguar, si dhe zbardhjen e motivit të krijimit të kësaj situate. -

Rama njofton krijimin e Operatorit të Shpërndarjes së Ujit
Në mbledhjen me deputetë e drejtorë të bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama vuri theksin te çështja e shërbimit me ujë, krahas shumë problematikave ekzistuese në kryeqytet.
“Duhet të krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit, njësoj si ai për energjinë elektrike. Na duhet një ndërmarrje kombëtare e ujit dhe një korporatë e re që të adresojë problemin e investimeve”, deklaroi Rama.
Përmendi një reformë të brendshme organizative dhe tërësore të shërbimeve.
“Këto do të diskutohen më tutje nga pjesëtarë të grupeve të punës, edhe me strukturat e bashkisë”, shtoi më tej. -
Përplasja e Anuela Ristanit me “Piranjat”, Unioni i Gazetarëve: Dënojmë fyerjet!
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës e ka detyrim ndjesën publike dhe reagimin moral të nëpunëses së kapur në flagrancë
Unioni i Gazetarë Shqiptarë është i shqetësuar nga sjellja publike para gazetarit dhe operatorit të emisionit “ Piranja”, e cila u transmetua në emisionin e radhës të përgatitur nga redaksia me të njëjtin emër. Gjuha e komunikimit, reagimet verbale dhe sidomos ikja nga përgjigjet e zyrtares nga zonja A. Ristani, përbëjnë një akt të pastër të arrogancës, ikjes nga detyrimi për përgjigje specifike, mungesës së sinqeritetit publik dhe kalimi në fyerje, stigmatizime dhe akuzimi pa të drejtë ndaj reporterit këmbëngulës Edon Kuqi.
Ndjekja rigoroze e reporterit dhe operatorit e një përdorimi personal dhe familjar të mjeteve të administratës publike vendore, nga zonja Ristani, është punë e bazuar mbi kriterin faktologjik. Për këtë arsye, detyrimi i parë i zonjës që mbart detyrën e kryetares së komanduar si kryetare Bashkie për Tiranën, është ndjesa e menjëhershme publike ndaj gazetarit dhe operatorit. Këtë ndjesë ju duhet ta përcillni menjëherë publikisht edhe për keqpërdorim të fjalorit dhe etiketimeve ndaj reporterit. Këmbëngulja e tij për të ditur se pse automjeti i Bashkisë përdoret nga familjari, apo pse përdor orarin zyrtar për shërbime personale relaksi, nuk janë “turp gazetari”, por detyrë dhe madje akt profesional interesimi dhe ndjekjeje në shërbim të interesit publik.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë duke dënuar këtë reagim dhe sjellje të zonjës Ristani ndaj reporterit dhe operatorit, inkurajon kolegët për të mbajtur fuqimisht në fokus sjellje dhe keqpërdorime të aseteve publike nga nëpunës dhe zyrtarë të të gjitha niveleve në administrstën publike të vendit. Reagimet arrogante, fyese, stigmatizuese dhe pretendimet për tejkalim të rolit dhe misionit të reporterit në kësi rastesh janë thjesht një akt shtesë agresiviteti dhe reagimi i zyrtarëve të kapur dhe vënë në pah në sytë e publikut për dhe me shkeljen e tyre. Pretendimet për përndjekje dhe ankesa publike me gjuhë stigmatizuese ndaj mediave dhe gazetarëve, kryesisht reporterëve që merren me raportim të thelluar, bëhet pjesë e një strategjie për kriminalizimin e rolit të mediave.
Disa raste të tilla raportimesh prej emisioneve investigative, dëshmojnë qartë se sa të konsiderueshëm janë në numër zyrtarë të zgjedhur dhe të komanduar në drejtime të administratës dhe institucioneve publike, të cilët mbajnë në përdorim personal dhe për shërbesa familjare mjete, asete dhe vartës të tyre duke shkelur ligjet dhe normat institucionale në vend. Këto raste janë shembull inkurajues për gazetarët profesionistë për të shtuar interesimin për transparencë dhe llogari publike, nga gjithë institucionet dhe nëpunësia publike edhe pse ato aktualisht paraqiten në nivelet më kritike. Pretendimet e zonjës Ristani apo edhe të përfaqësuesve të tjerë institucionalë për “ përndjekje nga gazetarët apo edhe për shkelje të jetës private dhe familjare”, në këtë rast janë të paqëndrueshme dhe lehtësisht mund të ballafaqohen me kodet e etikës dhe të komunikimit publik.
Zyra InformueseUnioni i Gazetarëve Shqiptarë -

Bllokohen dy gomone, qarkullonin pa certifikatën e operatorit turistik
Policia kufitare e portit të Sarandës bllokoi sot dy gomone si dhe u vendosi gjobë, pasi qarkullonin pa certifikatën e operatorit turistik. Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë bëri të ditur në një njoftim për shtyp se “pas një postimi të publikuar në rrjetet sociale ku janë fotografuar dy mjete lundruese, me persona në bord, pranë bregut në zonën “Tre Ishujt”, Ksamil, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Port Sarandë janë nisur në drejtim të vendit të raportuar”.
Gjatë kontrollit në terren, u bë e mundur konstatimi dhe verifikimi i dy mjeteve lundruese që ndodheshin në atë zonë, e cila rezulton pa kufizime të përcaktuara. Nga verifikimet rezultoi se dy mjetet lundruese, njëra gomone në pronësi të shtetasit E. M., dhe tjetra motoskaf plastik në pronësi të shtetasit R. L., qarkullonin pa certifikatën e operatorit turistik.Për të dyja mjetet u mor masë administrative në vlerën 100 000 lekë secili, pasi pronarët e tyre nuk dispononin dokumentacionin përkatës për të ushtruar aktivitetin si operator turistik në det. Gjithashtu, u bë bllokimi administrativ i mjeteve në SPK Port Sarandë. Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë siguron qytetarët dhe turistët se do të vijojë kontrollet dhe monitorimin e vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të kuadrit ligjor në fushën e turizmit detar.
-

Sarandë, bllokohen 2 mjete lundrimi tek “3 ishujt” në Ksamil, policia: Gjobë 100 mijë lekë secila, ishin pa certifikatë të operatorit turistik
Policia e Vlorës ka bllokuar dhe gjobitur pronarët e 2 mjeteve lundruese që u gjendën në zonën “Tre Ishujt” në Ksamil, pa çertifikatë të operatorit turistik.
Pas denoncimit në media, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Port Sarandë, gjatë kontrollit në terren dhe verifikimit, kanë konstatuar se dy mjetet lundruese, njëra gomone në pronësi të shtetasit Endri Memsuri dhe tjetra motoskaf plastik në pronësi të shtetasit Ronaldo Lika qarkullonin pa çertifikatën e operatorit turistik.“Për të dyja mjetet u mor masë administrative në vlerën 100 000 lekë secili, pasi pronarët e tyre nuk dispononin dokumentacionin përkatës për të ushtruar aktivitetin si operator turistik në det. Gjithashtu, u bë bllokimi administrativ i mjeteve në SPK Port Sarandë”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë së Vlorës.Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë siguron qytetarët dhe turistët se do të vijojë kontrollet dhe monitorimin e vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të kuadrit ligjor në fushën e turizmit detar.Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje apo veprim të paligjshëm që cenon sigurinë në zonat kufitare, përmes numrit 112”, përfundon komunikata e drejtorisë së policisë Vlorë.