Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur nga selia rozë u shpreh se do të ndërhyhet në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë së Tiranës.
Rama theksoi se do të ndërmerret një reformë e thellë në aspektin e territorit të Shqipërisë, duke sqaruar se ka marrë jetë dhe është drejt krijimi një operator kombëtar që do të funksionojë siç tha ai si operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike.
“Një reformë e thellë në aspektin e territorit të Shqipërisë, ka nisur të marrë jetë duke u konceptuar si drejt krijimit të një operatori kombëtar që do të funksionojë njësoj si operatori kombëtar i shpërndarjes së energjisë elektrike. Qeveria do t’ju bashkohet Bashkive. Bashkitë do të jenë aksionere, por do të udhëheqë duke marrë të gjitha përgjegjësitë të këtij procesi që ka zgjatur shumë duke pritur që të ngrihet në nivelin e duhur. Do krijojmë një kompani, që do jetë e pozicionuar ndryshe, duke nisur nga burimet njerëzore që duhet të jenë burime të kompetencës”, tha Rama.
Tag: operatori
-

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
-

Faza III Tiranë-Durrës, shpallet fituesi për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas
Përfundon procedura e prokurimit për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës faza e tretë e punimeve në lotin e parë, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme në vend.Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në pozicionin e autoriteti kontraktor, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe analizës së thelluar të ofertave të paraqitura, janë skualifikuar shtatë oferta, ndërsa është shpallur fitues kompania “ALB-BUILDING” sh.p.k me ofertën 1,97 miliardë lekë (pa TVSH) apo rreth 20 mln euro.Hapja e procedurave të tenderimit për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës u njoftuan më 30 Korrik 2025 dhe 3 shtator 2025 ishte përcaktuar afati i fundit për dorëzimin e ofertës. Fondi limit i tenderit të shpallur ishte me vlerë 2,4 miliardë lekë (pa TVSH) apo 25,6 milionë euro. Afati për zbatimin e kontratës së punimeve është 24 muaj.Në relacionin teknik që shoqëron projektin thuhet se ndërhyrja përfshin shtresat asfaltike të korsive shtesë në kilometrin e superstradës të përfshirë në këtë fazë, sistemin e drenaxhimit të ujërave në këtë pjesë ndërlidhjen e nyjes së Laknasit me superstradën dhe ndërhyrjen në nënkalimin e Limuthit në afërsi të Citypark.Në garë morën pjesë 14 operatorë që paraqitën veçmas ofertat ose si bashkim operatorësh, por të cilët janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve.Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar janë argumentuar arsyet e skualifikimit për çdo ofertë të paraqitur.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Salillari” sh.p.k, pasi oferta e paraqitur rezulton anomalisht e ulët.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “A.N.K” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka plotësuar kriterin sipas pikes 2.3.4 * Operatori ekonomik për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë edhe stafin mbështetës (jo domosdoshmërisht drejtues teknik në licencën e shoqërisë), sipas kerkesave te DST.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ALBAVIA & JOOS KRASNIQI-BAZE” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “EUROTEOREMA PEQIN” & “NOVA CONSTRUCTION GROUP” & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ВАМІ НOLDING” & “NDREGJONI” & “RAFIN COMPANY” & “UDHA” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “G.P.G Company & SENKA ” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “BE-IS” &”ERGI” & “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme. ProjektiPavarësisht vlerës së procedurës që duket e konsiderueshme duket se nyja e re e Laknasit përfshin një ndryshim tërësor të qarkullimit në këtë pjesë dhe vepra arti.“Referuar kërkesave, zgjidhja e gjeometrisë së nyjës dhe segmenteve rrugore për objektin e kontratës “Studim Projektim “Ndërtimi I Nyjës që lidh Rrugën e Laknasit me Projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës”” përfshin realizimin e një nyje në disnivel, e cila siguron aksesin e rrugës së Laknasit me autostradën Tiranë-Durrës.Duke marrë parasysh faktin që nyja e propozuar ka një distance të kufizuar (rreth 1.5km) nga fillimi i autostradës (nyjes së Casa Italia), realizimi i saj nuk cenon sigurinë në lëvizje për shkak se zona në fjalë duhet të marrë në konsideratë kufizimet në shpejtësi (në zvogëlimin e shpejtësisë në dalje të autostradës apo rritjen e shpejtësisë në mënyrë graduale deri në njëfaëe distance).Lidhja e rrugës kryesore dhe të Laknasit me këtë segment rrugor, realizohet nëpërmjet rampave përkatëse, tëe cilat sigurojnë parametra gjeometrike të duhura, për lëvizshmëri të sigurt. Referuar V.K.M Nr.628, secila nga degët e rampave do ketë gjerësi të pjesës kaluese jo më të vogël sesa 6 m dhe pjerrësi gjatësore jo më të madhe sesa 7- 8%” thuhet në dokument. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Faza III Tiranë-Durrës, ALB-BUILDING shpallet fituese me ofertën 20 mln euro
Përfundon procedura e prokurimit për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës faza e tretë e punimeve në lotin e parë, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme në vend. Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në pozicionin e autoriteti kontraktor, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe analizës së thelluar të ofertave të paraqitura, janë skualifikuar shtatë oferta, ndërsa është shpallur fitues kompania “ALB-BUILDING” sh.p.k me ofertën 1,97 miliardë lekë (pa TVSH) apo rreth 20 mln euro.Hapja e procedurave të tenderimit për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës u njoftuan më 30 Korrik 2025 dhe 3 shtator 2025 ishte përcaktuar afati i fundit për dorëzimin e ofertës. Fondi limit i tenderit të shpallur ishte me vlerë 2,4 miliardë lekë (pa TVSH) apo 25,6 milionë euro. Afati për zbatimin e kontratës së punimeve është 24 muaj.Në garë morën pjesë 14 operatorë që paraqitën veçmas ofertat ose si bashkim operatorësh, por të cilët janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve.Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar janë argumentuar arsyet e skualifikimit për çdo ofertë të paraqitur.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Salillari” sh.p.k, pasi oferta e paraqitur rezulton anomalisht e ulët.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “A.N.K” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka plotësuar kriterin sipas pikes 2.3.4 * Operatori ekonomik për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë edhe stafin mbështetës (jo domosdoshmërisht drejtues teknik në licencën e shoqërisë), sipas kerkesave te DST.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ALBAVIA & JOOS KRASNIQI-BAZE” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “EUROTEOREMA PEQIN” & “NOVA CONSTRUCTION GROUP” & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ВАМІ НOLDING” & “NDREGJONI” & “RAFIN COMPANY” & “UDHA” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “G.P.G Company & SENKA ” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “BE-IS” &”ERGI” & “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Operatori Kombëtar i Ujit/ Balluku krah Ramës: Uji i pijshëm s’mund të përdoret për lavazhe makinash dhe për pishinat
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar uji i pijshëm nuk do të jetë i disponueshëm për lavazhe makinash dhe për të mbushur pishinat. Gjatë prezantimit të Operatori Kombëtar të Ujit, Balluku deklaroi se shteti ka detyrim që t’iu ofrojë qytetarëve 24 orë ujë me cilësi sanitare të lartë.
“Uji i pijshëm nuk mund të jetë i disponueshëm as për lavazhe makinash dhe as për të mbushur pishinave. Kur ne i referohemi ujit të pijshëm, i referohemi detyrimit që shteti ka për t’iu ofruar qytetarëve ujë 24 orë me cilësi sanitare të lartë për tu përdorur për shërbimet e tyre,” tha Balluku. -

“Nuk do të shpikim rrotën”, Balluku: Reforma hyn në fazën e dytë, Operatori Kombëtar i ujit do të na çojë në një nivel tjetër
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Belinda Balluku, prezantoi sot Operatorin e Ujit, një strukturë të re kombëtare që do të merret me menaxhimin e burimeve ujore në vend.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, nënvizoi nevojën për reformë të thellë në sektorin e ujësjellësit. Ajo tha se faza e parë e reformës është përmbyllur dhe tani qeveria është para një përgjegjësie të re.
Faza e dytë e reformës konsiston në krijimin e Operatorit të Ujit, një strukturë që do të sigurojë menaxhim më të qartë, furnizim cilësor dhe adresim të problematikave nga thelbi, duke aplikuar modelin e suksesshëm të energjisë në sektorin e ujësjellësit.Balluku: Në vitin 2021 nisëm një reformë të thellë. Qëllimi dhe përmbajtja e fazës së parë është përmbyllur duke na vënë para një përgjegjësie të re, e cila kërkon një reformim të thellë, hapjen e fazës së dytë e cila konsiston në krijimin e operatorit të ujit në Shqipëri. Nuk është se do të shpikim rrotën. Sot kemi një skemë të qartë të funksionimit të kompanive që ofrojnë shërbimet jetike, që duhet të aplikohet edhe në sektorin e ujësjellësit. Krijimi i një Operatori i prodhimit të ujit do të na çonte në një nivel tjetër. Duhet kapur problematika nga thelbi.
Operatori i ri do të fillojë të operojë në janar të vitit 2026./vizionplus.tv -

Raporti i KLSH: Bashkia e Sarandës miliona lekë dëm buxhetit të shtetit nga tenderat problematikë
Foto ilustruese
SARANDË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar një auditim të thelluar mbi procedurat e prokurimit publik të ndjekura nga Bashkia Sarandë, duke zbuluar një sërë shkeljesh dhe parregullsish serioze. Sipas raportit më të fundit të publikuar, janë audituar me zgjedhje 12 procedura, nga të cilat 10 të realizuara gjatë vitit 2023 me fond limit 219,021,663 lekë dhe 2 procedura të nisura në vitin 2022 dhe të përfunduara në vitin 2023, me fond limit 59,166,666 lekë.
Sipas raportit, prokurimet janë realizuar në kundërshtim me ligjin, me mangësi në dokumentacionin teknik, parregullsi në përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë dhe probleme të theksuara në zbatimin e kontratave. Këto shkelje kanë sjellë pasoja financiare të drejtpërdrejta për buxhetin e Bashkisë Sarandë dhe kanë cenuar rëndë parimet e transparencës dhe konkurrencës në përdorimin e fondeve publike.
Më konkretisht, në procedurën e “Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbetjeve urbane për Bashkinë Sarandë” të vitit 2023, nga auditi ka rezultuar se nuk duhet të përfshiheshin në përllogaritjen e çmimit zërin kosto administrative prej 5%, pasi në këtë rast rezulton se janë përfshirë dy herë shpenzimet për mbështjetje infrastrukturore. Auditimi ka zbuluar gjithashtu probleme me zbatimin e kontratës, ku mungon dokumenti miratues mbi produktet kimike të pastrimit qoftë nga organet shëndetësore apo nga vetë autoriteti kontraktor. Pavarësisht kësaj, janë vijuar pagesat për larje e dezinfektim, madje, operatori ka faturuar shërbime prej 1,080,488.2 lekë pa TVSh para datës së lidhjes së kontratës, pra kur kontrata nuk ka qenë në fuqi.
Në tenderin “Rikualifikim i rrugëve te brendshme me asfalt në Gjashtë, Sarandë” me vlerë 7,916,666 lekë pa TVSh, kërkohet që operatori ekonomik duhet të këtë të përfshirë në stafin e tij 1 saldator, me argumentimin se ky punonjës nevojitet për garantimin e përmbushjes së zërave të punimit. Nga auditimi rezulton se në preventivin e zërave të punimeve nuk konstatohet asnjë veprimtari, apo materiale që lidhen me saldimin.
Po kështu, në tenderin për Furnizimin me ujë në “Baba Rexhepi” dhe Lugu i Dardhës me vlerë 378.8 milonë lekë, procedura rezultoi pa dokumentacion teknik të plotë për garanci dhe kolaudim me pasojë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore në vlerën 1,871,980 lekë pa TVSh.
Rikualifikim rrugësh në Metoq, Berdenesh, Çukë, Manastir, me vlerë 6,666,666 lekë pa TVSh janë vërejtur mospërputhje në volumin e punimeve të kryera dhe të likuiduara. Për këtë investim rezultoi se kontraktorit të punimeve i janë likuiduar tepër 1,257,520 lekë pa TVSh për punime të pakryera. Në tenderin për rikonstruksionin e shkollës “Adem Sheme” me vlerë rreth 80 milionë lekë rezultuan punime të papërfunduara, pagesë të bëra mbi situacione të pasakta, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 4,608,563.36 lekë pa TVSh.
Nga raporti rezulton gjithashtu se në procedurën “Rikualifikim dhe shtrim i rrjetit rrugor Ksamil” operatori fitues nuk plotëson kriteret e vendosura dhe është skualifikuar operatori që i plotësonte ato, duke i shkaktuar një efekt financiar negativ në buxhetin e Bashkisë Sarandë për 1,528,705 lekë pa TVSh, i ardhur nga diferenca e ofertës së shpallur fituese prej 15,001,855 lekë dhe ofertës të dhe ofertës të skualifikuar në mënyrë të pambështetur në ligj të operatorit tjetër prej 13,473,150 lekë pa TVSh.
Në përfundim, auditimi i KLSH-së vë në dukje se administrimi i fondeve publike nga Bashkia Sarandë në kuadër të prokurimeve ka qenë i mangët dhe shpesh në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi. Shkeljet e konstatuara, nga përfshirja e padrejtë e kostove, mungesa e dokumentacionit, deri te pagesat për punime të pakryera dhe përzgjedhja e padrejtë e operatorëve kanë prodhuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm dhe tregojnë për nevojën urgjente të forcimit të kontrollit të brendshëm dhe rritjes së përgjegjshmërisë institucionale në menaxhimin e fondeve publike në nivel vendor./ekofin.al -

Portabiliteti, ndryshojnë rregullat për bartjen e numrit celular
Portabiliteti i numrit ka qenë vazhdimisht një proces problematik për përdoruesit. Ky shërbim ende ka një shkallë shumë të lartë të refuzimit të kërkesave dhe një numër të madh ankesash pranë autoritetit rregullator. AKEP ka përgatitur një rregullore të re, që synon të përmirësojë procesin, me synimin për të adresuar problemet e shfaqura dhe për të reflektuar ndryshimet e ligjit të ri për komunikimet elektronike. Ersuin ShehuAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka përgatitur një projektrregullore për mënyrën e zbatimit të portabilitetit të numrit.Hartimi i rregullores së re lidhet me ndryshimet që parashikon ligji i ri “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, por edhe ndryshime që synojnë adresimin e problematikave të raportuara nga pajtimtarët ose të evidentuara nga AKEP në lidhje me refuzimin e kërkesave për portim nga operatorët dhënës.Sipas të dhënave nga AKEP, portabiliteti i numrave celularë arriti nivelin më të ulët historik vitin e kaluar. Gjatë vitit 2024 u portuan afërsisht 19500 numra celularë, 50% më pak krahasuar me një vit më parë.Të dhënat e AKEP tregojnë gjithashtu se shkalla e refuzimit të kërkesave të abonentëve për portabilitet numri ngelet mjaft e lartë. Për vitin 2024, rreth 50% e këtyre kërkesave u refuzuan.Shkalla e refuzimit të kërkesave ka pësuar rënie nga niveli prej gati 70% të një viti më parë, por, pavarësisht kësaj, procesi vazhdon të ketë problematika.Sipas AKEP, problematikat e raportuara në ankesat e pajtimtarëve lidhen me refuzimet e kërkesave për portim të numrit nga operatori transferues, për arsye të mospërputhjes së ID së përdoruesve me parapagim në sistemet e operatorit transferues me ID në kërkesën për portim të dërguar nga operatori përfitues, si dhe detyrimeve kontraktore të pajtimtarit me paspagim (kontratë) tek operatori transferues.Megjithatë, AKEP shprehet se numri i ankesave për portimin e numrit është reduktuar ndjeshëm në krahasim me vitin 2023.Portimi i numrave për pajtimtarët e rrjeteve dhe shërbimeve publike telefonike të lëvizshme filloi në vitin 2011, ndërsa për pajtimtarët e rrjeteve dhe shërbimeve publike telefonike fikse nisi nëvitin 2012. Deri në fund të vitit 2024 rezulton se janë portuar në total rreth 1.3 milionë numra celularë dhe rreth 20 mijë numra fiks.Sasia e numrave celularë të portuar gjatë një viti në periudhën 2011-2024 ka qenë rreth 100 mijë portime në vit dhe pas arritjes së pikut në vitin 2017 (mbi 250 mijë portime), ka ardhur në rënie,përveç periudhës 2020-2021 ku sasia e numrave celularë të portuar u rrit më shumë se dy herë në krahasim me vitin 2019.Ligji i ri “Për komunikimet elektronike” parashikon gjobë deri në 2% të të ardhurave vjetore (por jo më shumë se 50 milionë lekë) të operatorit të komunikimeve elektronike, nëse ai nuk përmbush detyrimet ligjore të vendosura për portabilitetin e numrave. Rimbursim i krediteve kur portohet numriSipas ligjit të ri “Për komunikimet elektronike”, kur një përdorues përfundon një kontratë, ai ruan të drejtën për portimin e numrit të tij te një operator tjetër, për të paktën një muaj nga data e përfundimit të kontratës së mëparshme, përveç rastit kur përdoruesi vetë heq dorë nga kjo e drejtë.Gjithashtu, në reflektim të parashikimeve të ligjit të ri, projektrregullorja përcakton edhe që pajtimtarët e kategorisë konsumator që janë përdorues me parapagim të shërbimeve celulare kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim nga operatori dhënës për kreditet e mbetura, ose të papërdorura të tyre në datën e portimit të numrit.Operatori dhënës duhet të kryejë rimbursimin e konsumatorit për kreditet e mbetura në bazë të kërkesës së konsumatorit me parapagim (të depozituar gjithmonë tek operatori dhënës). Përdoruesit do t’i vendoset një afat për të paraqitur kërkesën për rimbursim, afat i cili nuk duhet të jetë më pak se 14 ditë kalendarike nga data e portimit të numrit.Operatori dhënës duhet të ofrojë mundësinë e paraqitjes së kërkesës për rimbursim nga konsumatorët në pikat e shitjes, si dhe nëpërmjet përdorimit të mjeteve elektronike online (p.sh. email ose kërkesa të depozituara online) që operatori mund të përdorë në marrëdhëniet me pajtimtarët dhe që mundësojnë identifikimin e këtyre të fundit.Operatori dhënës ka të drejtë të aplikojë një tarifë administrative për procesimin e kërkesës për rimbursimin vetëm kur ajo parashikohet në kontratën ekzistuese me konsumatorin.Tarifa e aplikuar në këto raste duhet të jetë proporcionale dhe në raportin e duhur ndaj kostove aktuale të operatorit për ofrimin e rimbursimit. Ajo duhet të jetë fikse dhe e pavarur nga vlera e rimbursuar, por në çdo rast jo më e lartë se 500 lekë (me TVSH).Kredite të rimbursueshme të pajtimtarit me parapagim është vlera monetare e krediteve të parapaguara nga pajtimtari konsumator, të cilat janë të vlefshme për t’u përdorur apo vlera e mbetur e tyre në llogarinë e përdoruesit me parapagim (gjendja/balanca e mbetur e llogarisë me parapagim) në momentin e ndërprerjes së shërbimit nga operatori dhënës për shkak të portimit të numrit.Në këtë vlerë nuk përfshihen kreditet e përdoruara tashmë për blerje të paketave me parapagim dhe as vlera e krediteve të ofruar nga operatori dhënës si bonus apo promocion për pajtimtarin.Operatori duhet të kryejë rimbursimin e konsumatorit me pagesë në cash në një pikë shitjeje ose me transfertë bankare nëse kjo kërkohet nga konsumatori vetë.Operatori dhënës duhet të kryejë rimbursimin e konsumatorit brenda një afati të arsyeshëm, por jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga data e marrjes së kërkesës për rimbursim.Operatori dhënës, brenda 3 ditëve pune nga marrja e kërkesës për rimbursim, duhet të njoftojë konsumatorin me mjet të qëndrueshëm (SMS për kërkesat e paraqitura në pikën e shitjes të operatorit dhe email për kërkesat e paraqitura me email ose online) duke e informuar në lidhje me vlerën dhe mënyrën e rimbursimit, në rast se kërkesa për rimbursim është e vlefshme; ose arsyen e mospranimit të kërkesës për rimbursim (për shembull, nëse kërkesa është depozituar jashtë afatit të përcaktuar në rregullore ose konsumatori aplikues për rimbursim nuk ka kredite të mbetura të vlefshme në datën e ndërprerjes së shërbimit/portimit të numrit). Burimi: AKEP Kompensim për vonesat në portabilitetLigji i ri gjithashtu parashikon edhe të drejtën e kompensimit të përdoruesit në rast të vonesave ose abuzimeve në procesin e portimit të numrit.Sipas ligjit të ri, ofruesit e shërbimeve të komunikimit elektronik duhet të ofrojnë në kontratën e shërbimit edhe çdo tarifë në lidhje me ndërrimin dhe marrëveshjet e kompensimit dhe rimbursimit për vonesën ose abuzim të ndërrimit, si dhe informacion në lidhje me procedurat përkatëse.Projektrregullorja saktëson më tej se vonesat ose abuzimet të kryera nga operatori (qoftë ai dhënës ose marrës) në procesin e portimit të numrit do të konsiderohen kryerja e procesit të portimit të numrit nga operatori marrës pa kërkesë nga pajtimtari, refuzimi ose pranimi me kusht i kërkesës për portim numri nga operatori dhënës në kundërshtim me përcaktimet e rregullores, tejkalimi i afateve nga operatori dhënës në përgjigje të kërkesës për portim ose tejkalimi i afateve nga operatori marrës për hedhjen në sistemin përkatës të portabilitetit të kërkesës.Projektrregullorja nuk përmban përcaktime konkrete lidhur me vlerën e kompensimit që mund të përfitojë përdoruesi në këto raste apo për mënyrën e llogaritjes së saj.Megjithatë, kjo çështje është pjesë e konsultimit publik dhe palëve të interesit u është drejtuar pyetja nëse vlerat e kompensimit duhet të përcaktohen nga vetë operatorët në termat dhe kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimit, apo duhet të përcaktohen nga AKEP në rregullore. Kjo çështje do të vendoset në përfundim të fazës së konsultimit publik. Ndryshon procedura për numrat me kontratëPërveç përditësimeve që lidhen me ligjin e ri, AKEP gjithashtu ka propozuar një sërë ndryshimesh për të adresuar problematikat e evidentuara në proces, si dhe për të përmbushur dhe Rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë.Në projektrregullore nuk parashikohet më opsioni i përgjigjes negative të operatorit dhënës se kërkesa për bartje pranohet, por nuk mund të ekzekutohet sepse ky numër ka detyrime të papaguara sipas kontratës ekzistuese. Kjo alternativë do të zëvendësohet me përgjigjen “pranim me kusht”, në rastet kur pajtimtari ka detyrime të papërmbushura.Përgjigjja nga operatori dhënës për pranimin me kusht të kërkesës për portim aplikohet vetëm për pajtimtarë me paspagim (kontratë).Përgjigjja e operatorit dhënës për pranim me kusht dërgohet në Bazën e të Dhënave Referencë të Centralizuar (CRDB), ku krijohet statusi “pezull” dhe operatori marrës njoftohet se kërkesa është pranuar me kusht.Kërkesa për portim do të qëndrojë në statusin pezull deri sa pajtimtari të shlyejë detyrimet përkatëse tek operatori dhënës, por jo më shumë se 30 ditë kalendarike nga data e krijimit të këtij statusi.Me përmbushjen e detyrimeve të pajtimtarit, operatori dhënës duhet të pranojë kërkesën për bartje, duke njoftuar operatorin marrës nëpërmjet sistemit CRDB dhe kërkesa kalon nga statusi pezull në status të pranuar.Në rast të mosshlyerjes së detyrimeve nga pajtimtari brenda afatit maksimal 30-ditor të statusit pezull, rasti mbyllet nga CRDB dhe kërkesa konsiderohet e refuzuar.Gjithashtu, operatori dhënës, jo më vonë se një ditë pune nga refuzimi i kërkesës për bartje për shkak të mospërputhjes së ID/NIPT ose nga pranimi me kusht i kërkesës për bartje, duhet të njoftojë dhe të informojë pajtimtarin (me SMS për operatorët celularë) për arsyet e refuzimit apo pranimit me kusht të kërkesës për portim të numrit.Në rast të refuzimit për shkak të mospërputhjes së ID/NIPT, klienti duhet të këshillohet të paraqitet në një nga pikat e shitjes së operatorit dhënës, për të saktësuar të dhënat e identifikimit sipas formularit përkatës.Në rast të pranimit me kusht të kërkesës për shkak të detyrimeve të pajtimtarit me paspagim, klienti duhet të informohet për vlerën monetare totale dhe të detajuar, si dhe afatin maksimal për pagesën e këtyre detyrimeve, prej 28 ditësh kalendarike nga data e njoftimit,si dhe që, në rast mospagese të këtyre detyrimeve, kërkesa për portim do të refuzohet dhe marrëdhëniet midis pajtimtarit dhe operatorit dhënës do të vijojnë sipas kontratës ekzistuese.Aktualisht, pajtimtari informohet vetëm për refuzimin dhe arsyen e refuzimit të kërkesës nga operatori dhënës, pa përfshirë informim të ID aktuale të regjistruar apo vlerës së detyrimit ndaj operatorit dhënës.Detyrimet kontraktore për t’u përmbushur nga pajtimtari, pas përfundimit të kontratës ose portimit të numrit, nuk përbëjnë kriter për pranimin me kusht të një kërkese për portim të një numri aktiv.Këto detyrime mund paguhen nga pajtimtari vetëm në datën e përfundimit të kontratës, ose ndërprerjes së shërbimit nga operatori dhënës ose pas kësaj date sipas njoftimit përkatës. Operatori dhënës ka detyrim të pranojë kërkesën për portim të numrit të pajtimtarit, nëse asnjë prej kritereve të refuzimit dhe pranimit me kusht nuk plotësohen. Operatorët do të paguajnë tarifë edhe për kërkesat e refuzuaraProjektrregullorja parashikon edhe disa ndryshime në tarifat që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit në procesin e portabilitetit.AKEP propozon që krahas aplikimit të tarifës aktuale 500 Lekë (pa TVSH) për çdo numër të portuar me sukses nga operatori dhënës tek ai marrës, operatori dhënës do të ketë të drejtë të tarifojë operatorin marrës edhe me një tarifë prej 250 Lekësh (pa TVSH) për çdo kërkesë për portim jo të suksesshëm ose të refuzuar nga operatori dhënës, për shkak të gabimeve (informacion i gabuar për ID, numër telefoni) në kërkesën për portim të OM.Sipas AKEP, ky propozim synon rritjen e përgjegjshmërisë së operatorit marrës në hedhjen e kërkesave për portim dhe reduktimin e kërkesave të shpeshta të njëpasnjëshme nga operatori marrës, pavarësisht refuzimit nga operatori dhënës të kërkesës së parë për shkak të gabimeve në ID.Vendosja e një tarife për këto raste rrit njëkohësisht dhe përgjegjësinë e operatorit dhënës për refuzimet për kërkesat për portim, pasi çdo kërkesë e refuzuar do të jetë objekt i verifikimit të plotë nga operatori marrës, për shkak të pasojave financiare nga refuzimi i kërkesës. 6 muaj kohë për ndryshimetAKEP vlerëson se zbatimi nga operatorët i një pjesë të ndryshimeve në rregullore do të sjellë nevojë për edhe përditësime në proceset e brendshme administrative, teknike dhe operacionale tëoperatorëve, si dhe implementim dhe sinkronizim të ndryshimeve.Këto ndryshime që kërkojnë më shumë kohë për implementim ose bashkëveprim të operatorëve të komunikimeve elektronike dhe operatorit të CRDB përfshijnë krijimin e statusit pezull në CRDB dhe pranimin me kusht të kërkesave për portim numri nga operatori dhënës; detyrimet e operatorit dhënës për procesimin e automatizuar të kërkesave për portimin e numrave të çaktivizuar.Për këtë arsye, AKEP ka parashikuar dispozita kalimtare, përfshirë implementimin e ndryshimeve të mësipërme brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e versionit final të rregullores që do të miratohet nga AKEP, pas procesit të këshillimit publik. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Vdekja e turistit anglez në Durrës, arrestohet operatori që i dha Jet Ski-në
Policia e Durrësit ka arrestuar Luis Xhumarin, operator turistik, për akuzën “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, pas incidentit tragjik që ndodhi në det me dy pushues anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet Ski.
Ngjarja ndodhi në thellësi të detit, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes së viktimës. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes apo e ndonjë problemi shëndetësor.
Nga verifikimet e policisë, rezulton se viktima nuk posedonte lejen për drejtimin e mjetit lundrues, ndërkohë që operatori turistik që ia kishte dhënë me qira mjetin, është konstatuar në shkelje të rregullores.
Bazuar në rregullore, motorët e ujit mund të jepen me qira vetëm kur drejtuesi është i pajisur me leje përkatëse.
Në rast se pushuesi nuk e zotëron këtë leje, drejtimi i mjetit duhet të bëhet nga një punonjës i operatorit. Ngjarja tragjike e së dielës kthen në vëmendje sërish sigurinë në plazhe edhe këtë sezon turistik.
-

Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik
Arrestohet operatori turistik pas ngjarjes tragjike me jet ski në plazhin e Durrësit, viktima u lejua të drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Policia e Durrësit ka arrestuar Luis Xhumarin, operator turistik, për akuzën “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, pas incidentit tragjik që ndodhi në det me dy pushues anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet Ski.
Ngjarja ndodhi në thellësi të detit, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes së viktimës. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes apo e ndonjë problemi shëndetësor
Nga verifikimet e policisë rezulton se viktima nuk posedonte lejen për drejtimin e mjetit lundrues, ndërkohë që operatori turistik që ia kishte dhënë me qira mjetin është konstatuar në shkelje të rregullores.Bazuar në rregullore, motorët e ujit mund të jepen me qira vetëm kur drejtuesi është i pajisur me leje përkatëse.
Në rast se pushuesi nuk e zotëron këtë leje, drejtimi i mjetit duhet të bëhet nga një punonjës i operatorit. Ngjarja tragjike e së dielës kthen në vëmendje sërish sigurinë në plazhe edhe këte sezon turistik.Top Channel
-

SYRI TV/ 11 fakte të reja të manipulimit të votave nga Greqia, Logu: Operatori postar shkeli kontratën me KQZ
Partia Demokratike ka paraqitur faktet e manipulimit ë votës së diasporës shqiptare në Greqi.
Përfaqësuesi ligjor i PD Marash Logu, ka renditur një sërë problematikash pak orë pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e opozitës për këtë çështje.
-Operatori postar shkeli kontratën me KQZ-në, duke nënkontraktuar operatorë lokalë që nuk garantonin sigurinë e votës.
-Nga data 17 prill deri më 4 maj, nga Greqia erdhën 17 mijë zarfe, rreth 1 mijë zarfe në ditë.
– Më 4 maj, Edi Rama deklaroi në Gjirokastër se procesi në Greqi u bë ‘mish mash’.
-Të njëjtën ditë, Taulant Balla me grupet e patronazhimit u nis drejt Greqisë.
-Nga data 5 maj deri më 11 maj, nga Greqia erdhën 36 mijë zarfe, rreth 6 mijë zarfe në ditë.
– Zarfe zgjedhore u gjetën në hyrje pallatesh, në lulishte, të hedhura në tokë me papërgjegjshmëri.
-Zarfet nuk u dërguan në adresë të zgjedhësit, por u ngritën pika në qytete të ndryshme të Greqisë.
-Shpërndarja dhe dorëzimi i zarfeve u bë, pa u verifikuar identiteti i zgjedhësit dhe pa nënshkruar marrjen personalisht.
-Patronazhistët u paraqitën në pikat e operatorëve postarë, tërhoqën zarfet, i plotësuan dhe dërguan drejt Shqipërisë.
-Mijëra qytetarë që u paraqitën për të marrë zarfin e tyre, iu tha se zarfi ishte marrë tashmë.
-Shkeljet flagrante të ligjit cënuan rëndë fshehtësinë e votimit dhe lejuan votimin e shumëfishtë.
-Mijëra zarfe të ardhura nga Greqia nuk reflektojnë vullnetin e zgjedhësve, por atë të patronazhistëve të Partisë Socialiste.
Mëngjesin e të shtunës, në Parkun Olimpik përkundër kontestimeve të opozitës, ka nisur numërimi i votave të ardhura nga Greqia për subjektet politike dhe kandidatët, si dhe të emigrantëve që jetojnë në vendet e tjera për kandidatët, pasi përfundoi numërimi për subjektet politike.