Kuvendi i Shqipërisë i rekomandon Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të vijojë monitorimet e treguesve të cilësisë së shërbimit të telefonisë së lëvizshme, veçanërisht në zonat turistike dhe akset rrugore.Në rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së këtij institucioni për vitin 2024 dhe rekomandimet kryesore për vitin 2025, Kuvendi rekomandon që AKEP të kërkojë nga dy operatorët në treg vendosjen e stacioneve provizore apo optimizimin e antenave ekzistuese, në zonat ku mbulimi me sinjal nuk i përmbush parametrat optimalë cilësorë.Veçanërisht gjatë sezonit veror, cilësia e shërbimeve të komunikimit dhe sidomos e internetit është shpesh problematika në zonat e turizmit bregdetar. Për shkak të përqendrimit të madh të pushuesve, shpejtësia e internetit nga rrjetet celulare është shumë e ngadaltë, deri në mungesën e plotë të shërbimit.Gjithashtu, në akse të veçanta rrugore, sidomos në zonat me reliev të thyer, ka mungesa të mbulimit me sinjal të kompanive celulare.Në raportin vjetor të vitit 2024, AKEP thekson se, për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve të telefonisë së lëvizshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nevojitet ndërtimi i siteve (ministacioneve) të reja nga operatorët. Megjithatë, sipas AKEP, operatorët hasin vështirësi në marrjen e lejeve mjedisore, kanë probleme me refuzimin e banorëve të godinave ku janë përcaktuar ndërtimet e këtyre ministacioneve, por edhe nga mosrinovimi i qirave i ministacioneve aktuale nga institucionet shtetërore.AKEP shprehet se operatorët celularë ndërtojnë çdo vit stacione për përmirësimin e shërbimit në zonat turistike, plazhet dhe akset rrugore. Gjithsesi, në zonat ku mbulimi me sinjal nuk i përmbush parametrat e performancës, operatorët, pas ndërhyrjes së strukturave të AKEP-it, kanë parë mundësinë e optimizimit të antenave ekzistuese që mbulojnë zonën si edhe vendosjen e stacioneve provizorë, deri në ndërtimin e stacioneve të reja të dedikuara për mbulimin e zonave gjeografikisht të izoluara, për të cilat pritet zbardhja e lejeve nga institucionet përkatëse.Në rinovimin e autorizimeve për disa prej frekuencave në brezat 900 MHz dhe 1800 MHz, vitin e kaluar, AKEP ka aplikuar edhe ndryshime në kushtet për sigurimin e mbulimit dhe cilësinë e shërbimit.Sipas kërkesave të reja, operatorët celularë do të sigurojnë përforcimin e mbulimit me shërbim të popullsisë deri në 99% të zonave të banuara për çdo qark, përkundrejt minimumit prej 95% që përcaktohej në autorizimin e mëparshëm.Gjithashtu, operatorët celularë të sigurojnë që mbulimi me shërbim në territorin e Republikës së Shqipërisë të jetë minimalisht 95%, e ku posaçërisht për tërësinë e gjatësisë së akseve rrugore kombëtare të kategorive A (autostradat) dhe B (rrugët interurbane kryesore), tunelet, zonat e përfshira në projekte zhvillimore dhe me rëndësi të veçantë, mbulimi duhet të jetë mbi 99%, ndërsa për akset rrugore të kategorive C e në vijim, mbulimi duhet të jetë mbi 96 %.Për zonat turistike (brenda përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për zonat e mbrojtura), mbulimi duhet të jetë deri në 99%.Operatorët celularë, brenda muajit shkurt të çdo viti, përgjatë 5-vjeçarit të parë nga lëshimi i Autorizimit Individual, duhet të depozitojnë pranë AKEP-it një raport të detajuar të ecurisë së realizimit të kushteve të mësipërme të mbulimit dhe të cilësisë së shërbimit, në veçanti për zonat aktualisht të pambuluara./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: operatorët
-

Kujdes, Aeroportet e Europës përgatiten për vonesa; BE nis të dielën kontrollet me gjurmë gishtash
Një sistem sigurie i shumëvonuar, që do të regjistrojë gjurmët e gishtave të udhëtarëve, do të nisë zbatimin të dielën, duke vënë në gatishmëri aeroportet dhe pikat kufitare të Europës për shkak të mundësisë së krijimit të radhëve dhe vonesave.Operatorët do të fillojnë regjistrimin e fotografive biometrike dhe gjurmëve të gishtave të personave që hyjnë ose dalin nga Bashkimi Europian në disa pika kufitare, ndërsa Sistemi i Ri i Hyrje-Daljeve (Entry-Exit System – EES) do të prezantohet gradualisht gjatë një periudhe gjashtëmujore.Kjo mund tē sjellë vonesa për shtetasit shqiptarë qê udhëtojnë më BE, sidomos në kufirin tokēsor, pasi do të duhet të dalin nga automjeti (shënim i Monitor).Portet, aeroportet dhe terminalet hekurudhore janë detyruar të instalojnë pajisje të reja për të kryer këto verifikime, të cilat do t’u mundësojnë autoriteteve të kontrollojnë automatikisht të dhënat për statusin e emigracionit dhe të identifikojnë personat që qëndrojnë më shumë se lejohet në territorin e BE-së.“Ne do të dimë se kush hyn në BE, kur dhe ku. Ky është shtyllë dixhitale e qasjes sonë të re ndaj menaxhimit të kufijve,” deklaroi për Financial Times komisioneri i BE-së për çështjet e brendshme, Magnus Brunner.Sistemi është shtyrë disa herë për shkak të shqetësimeve se infrastruktura kompjuterike nuk ishte ende gati dhe se zbatimi mund të shkaktonte ndërprerje të udhëtimeve.Përfundimisht, vendet anëtare të BE-së vendosën që procesi të zhvillohet në mënyrë graduale, duke e bërë sistemin plotësisht funksional më 10 prill 2026, kur ai do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave.“Zbatimi i një sistemi IT të këtij dimensioni në 27 shtete anëtare është një detyrë komplekse dhe e kërkuar — por për të cilën jemi të përgatitur,” shtoi Brunner. “Periudha gjashtëmujore e implementimit do të sigurojë që shtetet, udhëtarët dhe bizneset të përshtaten gradualisht.”Pavarësisht përgatitjeve, autoritetet britanike po paralajmërojnë se gjatë verës së ardhshme, sidomos në periudhën e pushimeve shkollore, mund të ketë vonesa të gjata për udhëtarët që kalojnë kufirin drejt BE-së.Departamenti i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar ka siguruar dy hapësira të mëdha në Kent, që do të shërbejnë si zona pritjeje për automjetet në radhë drejt Eurotunnel-it ose portit të Dover-it, në mënyrë që të shmanget bllokimi i rrugëve.Ministri britanik për sigurinë kufitare dhe azilin, Alex Norris, tha se kontrollet e reja përbëjnë “një ndryshim të rëndësishëm për udhëtarët britanikë, ndaj kemi punuar ngushtë me partnerët tanë evropianë për të siguruar që zbatimi të jetë sa më i qetë”.Qeveria britanike ka ndarë 10.5 milionë paund për t’i ndihmuar portet dhe operatorët me procesin e tranzicionit, kryesisht për ngritjen e zonave testuese.Drejtori i lartë në Eurostar, Simon Lejeune, e përshëndeti “zbatimin e shkallëzuar të sistemit EES”, duke theksuar se kjo qasje “do të ndihmojë në funksionimin më të qetë dhe do t’u lejojë udhëtarëve të mësohen gradualisht me procedurën e re”.Edhe pse sistemi është i ngjashëm me portat elektronike që përdoren tashmë në shumë aeroporte, operatorët presin ankesa nga pasagjerët, pasi regjistrimi i parë i të dhënave biometrike do të zgjasë më shumë se kontrollet e mëvonshme.“Shumë do të varet nga mënyra si do të funksionojë sistemi ditën e nisjes dhe nga numri i mjaftueshëm i oficerëve të policisë në pikat e kontrollit,” tha Ourania Georgoutsakou, drejtore e grupit lobues Airlines for Europe.“Ajo që ka më shumë rëndësi është që ekuipazhet e avionëve të mos mbahen në radhë dhe të përpunohen po aq shpejt sa më parë,” shtoi ajo.Shoqata ACI Europe, që përfaqëson aeroportet evropiane, theksoi se “menaxhimi i pikave kufitare është përgjegjësi e shteteve anëtare të BE-së, jo e operatorëve të aeroporteve”.Sistemi do të zbatohet nga 29 vendet e zonës Shengen, përfshirë Zvicrën, Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin. Kontrolli nuk do të zbatohet për personat që mbajnë leje qëndrimi ose viza afatgjata të BE-së.Fillimisht, secili vend do ta aplikojë sistemin në pika të kufizuara ose për kategori të caktuara udhëtarësh.Holanda, për shembull, do ta nisë në portet IJmuiden dhe Eemshaven, ndërsa në aeroportin Schiphol të Amsterdamit do të fillojë më 3 nëntor.Gjermania do ta nisë këtë të dielë në aeroportin Düsseldorf, më pas në Frankfurt dhe Munich, dhe në një fazë të mëvonshme në portet detare dhe pikat e tjera kufitare.Sistemi është miratuar që në vitin 2017, por është shtyrë disa herë. Operatorët thonë se vonesat kanë qenë të dobishme për të “hequr defektet” dhe për të testuar teknologjinë.“Askush nuk ka më justifikim për të mos qenë gati,” tha për Financial Times Yann Leriche, drejtor ekzekutiv i Eurotunnel, gjatë një demostrimi të teknologjisë në Folkestone.Megjithatë, ndryshe nga kontrollet aktuale të pasaportave që kryhen brenda automjeteve, skema e re kërkon që udhëtarët të ndalojnë në zona të posaçme dhe të dalin nga makina për të kryer verifikimin, një proces që Eurotunnel e vlerëson se zgjat rreth dy minuta për person.Grupi që operon trenat për makina dhe kamionë nëpër tunel ka shpenzuar 80 milionë paund për ngritjen e pikave të vetëshërbimit dhe për punësimin e stafit shtesë. Fillimisht, kontrollet do të aplikohen për shoferët e transportit mallrash, ndërsa për pasagjerët do të nisin rreth Krishtlindjeve. /Financial Times Lexoni edhe:Çfarë nënkuptojnë kontrollet e reja biometrike të BE-së për qytetarët që nuk janë pjesë e saj?Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave
Nga BIRN
Procesi i vonuar i lirimit të frekuencave 700 MHz nga operatorët televizivë do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë të paktën 5.1 milionë euro të tjera – para të cilat parashikohen të ndahen mes gjashtë kompanive mediatike të rrjeteve numerike, sipas një projektligji që qeveria ka dorëzuar së fundmi për konsultim publik.
Frekuencat 700 MHz, të quajtura edhe Digital Divident Dy (DD2), janë valë radio që deri tani përdoren nga televizionet për transmetim. Qeveria synon t’i lirojë ato dhe t’i kalojë për rrjetet e reja celulare 5G.
Projektligji “Për lirimin e frekuencave të Digital Dividentit Dy (DD2)”parashikon që kompensimi financiar prej 5.1 milionë eurosh të ndahet mes operatorëve të rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA, ku përfshihen operatori publik RTSH, TV Klan, Top Channel, Digitalb, ADTN dhe Media Vizion.
“Masa e kompensimit financiar do të jetë 50% e totalit në fillim të procesit të lirimit të brezit 700 MHz dhe pjesa e mbetur 50% e totalit, në përfundim të procesit të lirimit të brezit 700 MHz,” thuhet në projektligj.
Procesi i lirimit të frekuencave 700 MHz, të njohura si Digital Divident Dy (DD2), është një detyrim ndërkombëtar për Shqipërinë, e cila është përballur me vonesa përtej afatit të vendosur nga Bashkimi Europian në qershor 2022.
Në Shqipëri, situata u komplikua nga një vendim i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në vitin 2017, kur operatorët televizivë u licencuan për të përdorur brezin 700 MHz për 10 deri në 15 vite, ndonëse dihej që pas vitit 2022 ky brez frekuencash nuk do të ishte më i disponueshëm për këtë shërbim.
E pyetur nga BIRN për shpërndarjen e vlerës së kompensimit mes operatorëve numerikë, Autoriteti i Mediave Audiovizive tha përmes një përgjigje me shkrim se do të ndiqej e njëjta praktikë si në rastin e dividentit digjital 1, të cilën ajo e konsideroi të suksesshme. Në vitin 2017, qeveria shpërndau rreth 5 milionë euro të tjera për mediat private për kalimin e tyre nga transmetimi analog në atë numerik. AMA theksoi gjithashtu se të dhënat për shpërndarjen e kompensimit do të bëhen publike pas miratimit të ligjit.
“Plani Kombëtar i Frekuencave, i miratuar në dhjetor 2024, parashikon që lirimi të përfundojë deri në fund të vitit 2025 dhe procesi kërkon përcaktimin e një skeme kompensimi për operatorët të cilët duhet të zhvendosen nën brezin 700 MHz, pasi do të ketë ndryshime në rrjetin kombetar, transmetues, ndryshime zonash mbulimi etj, që përkthehen në investime per operatorët kombëtarë,” tha AMA.
“Duke marrë parasysh situatën e krijuar dhe rëndësinë që kjo çështje ka në nivel politik, teknik, rregullator dhe diplomatik, është i nevojshëm miratimi i projektligjit për fillimin e procesit të Migrimit të Frekuencave dhe lirimit të brezit 700 MHz, për të siguruar respektimin e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë,” shtoi ajo.
Gazetari dhe pedagogu Elvin Luku i tha BIRN se keqmenaxhimi në ndarjen fillestare të frekuencave dhe vonesa në lirimin e tyre ka sjellë kosto të dyfishta për vendin. Luku shpjegon se operatorët televizivë po kompensohen me 5.1 milionë euro për lirimin e frekuencave, të cilat nuk duhej t’i kishin marrë në përdorim në vitin 2017, ndërkohë që mospërdorimi i tyre për rrjetin 5G ka sjellë gjithashtu kosto.
“Është humbja prej 5.1 milionë euro që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga një keqmenaxhim i procesit të dhënies së licencave në vitin 2017 që licencoi operatorët për përdorimin e brezit 700 MHz 10 apo 15 vite, kur dihej se në vitin 2022 këto operatorë që investuan nuk do të mund ta përdornin më këtë rrjet,” theksoi Luku.
Sipas tij, problematikat nuk janë vetëm financiare, por kanë krijuar edhe pabarazi mes qytetarëve duke lënë jashtë mbulimit me shërbim më të mirë një pjesë të vendit.
“Dy rrjetet kanë sjellë një mungesë shërbimesh cilësore për qytetarët shqiptarë dhe bizneset në tërësi në raport me vendet e tjera të rajonit. Mos harrojmë se edhe licencat e dhëna në vitin 2024 krijojnë një ndarje digjitale mes qytetarëve, pasi përmes këtyre licencave, sipas AKEP, në rastin më të mirë mbulohet vetëm 55% e territorit dhe me përdorimin edhe të spektrit DD2 ky mbulim synohet të rritet në 88%”, thotë Luku.
Në relacionin që shoqëron projektligjin, vonesat justifikohen me kompleksitetin e procesit, që përfshin elementë teknikë, ligjorë dhe kërkon koordinim ndërkufitar me shumë vende. Relacioni vë në dukje edhe faktin se operatorët televizivë të licencuar kanë investuar për ndërtimin e rrjeteve të transmetimit numerik mbi bazën e licencave të lëshuara nga AMA, duke bërë që procesi të ketë edhe një kosto financiare.
Qeveria argumenton në relacion se paratë që do t’u paguajë kompanive mediatike do të rikthehen në buxhet përmes të ardhurave që do gjenerohen nga dhënia në përdorim e frekuencave për rrjetet 5G. Sipas relacionit zyrtar, projekt-akti “ka si qëllim të sigurojë vazhdimësinë e marrjes nga publiku të të gjitha programeve televizive, që transmetohen nëpërmjet rrjeteve tokësore, pas lirimit të brezit 700 MHz, përmes kompensimit të pjesshëm të kostove neto shtesë/direkte që shkakton procesi i lirimit të brezit 700 MHz”. -

Projektligji/ Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave
Procesi i vonuar i lirimit të frekuencave 700 MHz nga operatorët televizivë do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë të paktën 5.1 milionë euro të tjera – para të cilat parashikohen të ndahen mes gjashtë kompanive mediatike të rrjeteve numerike, sipas një projektligji që qeveria ka dorëzuar së fundmi për konsultim publik.
Frekuencat 700 MHz, të quajtura edhe Digital Divident Dy (DD2), janë valë radio që deri tani përdoren nga televizionet për transmetim. Qeveria synon t’i lirojë ato dhe t’i kalojë për rrjetet e reja celulare 5G.
Projektligji “Për lirimin e frekuencave të Digital Dividentit Dy (DD2)”parashikon që kompensimi financiar prej 5.1 milionë eurosh të ndahet mes operatorëve të rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA, ku përfshihen operatori publik RTSH, TV Klan, Top Channel, Digitalb, ADTN dhe Media Vizion.
“Masa e kompensimit financiar do të jetë 50% e totalit në fillim të procesit të lirimit të brezit 700 MHz dhe pjesa e mbetur 50% e totalit, në përfundim të procesit të lirimit të brezit 700 MHz,” thuhet në projektligj.
Procesi i lirimit të frekuencave 700 MHz, të njohura si Digital Divident Dy (DD2), është një detyrim ndërkombëtar për Shqipërinë, e cila është përballur me vonesa përtej afatit të vendosur nga Bashkimi Europian në qershor 2022.
Në Shqipëri, situata u komplikua nga një vendim i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në vitin 2017, kur operatorët televizivë u licencuan për të përdorur brezin 700 MHz për 10 deri në 15 vite, ndonëse dihej që pas vitit 2022 ky brez frekuencash nuk do të ishte më i disponueshëm për këtë shërbim.
E pyetur nga BIRN për shpërndarjen e vlerës së kompensimit mes operatorëve numerikë, Autoriteti i Mediave Audiovizive tha përmes një përgjigje me shkrim se do të ndiqej e njëjta praktikë si në rastin e dividentit digjital 1, të cilën ajo e konsideroi të suksesshme. Në vitin 2017, qeveria shpërndau rreth 5 milionë euro të tjera për mediat private për kalimin e tyre nga transmetimi analog në atë numerik. AMA theksoi gjithashtu se të dhënat për shpërndarjen e kompensimit do të bëhen publike pas miratimit të ligjit.
“Plani Kombëtar i Frekuencave, i miratuar në dhjetor 2024, parashikon që lirimi të përfundojë deri në fund të vitit 2025 dhe procesi kërkon përcaktimin e një skeme kompensimi për operatorët të cilët duhet të zhvendosen nën brezin 700 MHz, pasi do të ketë ndryshime në rrjetin kombetar, transmetues, ndryshime zonash mbulimi etj, që përkthehen në investime per operatorët kombëtarë,” tha AMA.
“Duke marrë parasysh situatën e krijuar dhe rëndësinë që kjo çështje ka në nivel politik, teknik, rregullator dhe diplomatik, është i nevojshëm miratimi i projektligjit për fillimin e procesit të Migrimit të Frekuencave dhe lirimit të brezit 700 MHz, për të siguruar respektimin e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë,” shtoi ajo.
Gazetari dhe pedagogu Elvin Luku i tha BIRN se keqmenaxhimi në ndarjen fillestare të frekuencave dhe vonesa në lirimin e tyre ka sjellë kosto të dyfishta për vendin. Luku shpjegon se operatorët televizivë po kompensohen me 5.1 milionë euro për lirimin e frekuencave, të cilat nuk duhej t’i kishin marrë në përdorim në vitin 2017, ndërkohë që mospërdorimi i tyre për rrjetin 5G ka sjellë gjithashtu kosto.
“Është humbja prej 5.1 milionë euro që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga një keqmenaxhim i procesit të dhënies së licencave në vitin 2017 që licencoi operatorët për përdorimin e brezit 700 MHz 10 apo 15 vite, kur dihej se në vitin 2022 këto operatorë që investuan nuk do të mund ta përdornin më këtë rrjet,” theksoi Luku.
Sipas tij, problematikat nuk janë vetëm financiare, por kanë krijuar edhe pabarazi mes qytetarëve duke lënë jashtë mbulimit me shërbim më të mirë një pjesë të vendit.
“Dy rrjetet kanë sjellë një mungesë shërbimesh cilësore për qytetarët shqiptarë dhe bizneset në tërësi në raport me vendet e tjera të rajonit. Mos harrojmë se edhe licencat e dhëna në vitin 2024 krijojnë një ndarje digjitale mes qytetarëve, pasi përmes këtyre licencave, sipas AKEP, në rastin më të mirë mbulohet vetëm 55% e territorit dhe me përdorimin edhe të spektrit DD2 ky mbulim synohet të rritet në 88%”, thotë Luku.
Në relacionin që shoqëron projektligjin, vonesat justifikohen me kompleksitetin e procesit, që përfshin elementë teknikë, ligjorë dhe kërkon koordinim ndërkufitar me shumë vende. Relacioni vë në dukje edhe faktin se operatorët televizivë të licencuar kanë investuar për ndërtimin e rrjeteve të transmetimit numerik mbi bazën e licencave të lëshuara nga AMA, duke bërë që procesi të ketë edhe një kosto financiare.
Qeveria argumenton në relacion se paratë që do t’u paguajë kompanive mediatike do të rikthehen në buxhet përmes të ardhurave që do gjenerohen nga dhënia në përdorim e frekuencave për rrjetet 5G. Sipas relacionit zyrtar, projekt-akti “ka si qëllim të sigurojë vazhdimësinë e marrjes nga publiku të të gjitha programeve televizive, që transmetohen nëpërmjet rrjeteve tokësore, pas lirimit të brezit 700 MHz, përmes kompensimit të pjesshëm të kostove neto shtesë/direkte që shkakton procesi i lirimit të brezit 700 MHz”.
/reporter.al/ -

355 plumba dhe zëri i vogëlushes Hind, 24 minuta duartrokitje e lot në Venecia
Në një ditë si çdo tjetër në selinë e Kryqit të Kuq në Ramallah, një vajzë 5-vjeçare, Hind, u bë zëri i dhimbjes së pafund të civilëve të Gazës.
Gjatë një sulmi izraelit, familja e saj u vra, dhe ajo kërkoi ndihmë nga operatorët për orë të tëra në telefon.
Filmi i Kaouther Ben Hania, “The Voice of Hind Rajab” rikrijon këtë tmerr pa retorikë.Nuk tregon Gazën, nuk tregon luftën, por e ndjen përmes zërit të vajzës dhe të zhurmës së armëve që ndërprisnin komunikimin. Nga ora 14:49 deri në 19:30, operatorët përpiqen të marrin autorizime për ambulancën, ndërsa Hind lutet: Më merrni, kam frikë! Është errësirë…
Në makinën ku ndodhej vogëlushja, u lëshuan plot 355 plumba, një tmerr që godet ndërgjegjen globale.
Në premierën e Venecias, auditori shpërtheu në lot, pasuar me 24 minuta duartrokitje
Shikuesit u përballën me realitetin që zakonisht mbetet jashtë ekranit, dhimbjen e një fëmije të pafajshëm dhe përgjegjësinë e të rriturve dhe qeverive për të ndërhyrë.
Ben Hania thotë: Hind e donte detin, ndërsa liderë si Trump projektuan vila luksoze. Çfarë bote është kjo?
Një film që mban të bashkuar realitetin dhe kinematografinë, me një fuqi të jashtëzakonshme emocionale! -

Gjoba dhe tarifa të rënda për bizneset/ Ja projektligji që ndryshon tregun ushqimor!
Në një kohë kur siguria ushqimore është kthyer në një nga çështjet më të ndjeshme në popullatë, qeveria ka hedhur për diskutim një projektligj të ri, që synon të forcojë kontrollet dhe të vendosë rregulla më të qarta mbi tregun.
Ministria e Bujqësisë ka hartuar një projektligj të ri “Për kontrollet zyrtare”, i cili është hedhur për konsultim publik. Ky draft, i përgatitur mbi bazën e direktivave europiane, përcakton në detaje se si do të kryhen kontrollet, kush do të mbajë përgjegjësi, cilat institucione janë autoritetet kompetente dhe mbi të gjitha, si do të financohen këto procese.
LIGJI
Projektligji nuk kufizohet vetëm tek ushqimi që përfundon në tryezën e konsumatorit, por përfshin çdo hallkë të zinxhirit: që nga kafshët në ferma e deri te produktet organike në raftet e supermarketeve. Kontrollet do të kryhen mbi bazë risku, duke marrë parasysh jo vetëm sigurinë ushqimore, por edhe integritetin, cilësinë dhe gjurmueshmërinë e produkteve. Në dokument parashikohet se autoritetet do të monitorojnë edhe shëndetin e bimëve, përdorimin e pesticideve, etiketimin e produkteve organike dhe madje edhe emërtimet e mbrojtura të origjinës apo specialitetet tradicionale të garantuara. Një nga risitë kryesore është përcaktimi i qartë i autoriteteve kompetente.
Ministria e Bujqësisë do të ketë rolin koordinues qendror, ndërsa struktura të dedikuara si IPKZ (institucioni përgjegjës për kontrollet zyrtare) apo IPKPKK (kontrollet në pikat kufitare) do të mbajnë mbi shpatulla barrën e inspektimeve. Për të garantuar profesionalizmin, veterinerët dhe zyrtarët përgjegjës për shëndetin e bimëve do të emërohen me shkrim dhe do t’u nënshtrohen trajnimeve të vazhdueshme. Nga ana tjetër, ligji parashikon auditime të rregullta të brendshme për vetë autoritetet, me qëllim shmangien e abuzimeve dhe garantimin e transparencës. Një herë në vit, qytetarët do të kenë mundësi të informohen publikisht për numrin e kontrolleve, rastet e shkeljeve dhe masat e marra.
PENALITETET
Ashtu siç thekson edhe dokumenti i Ministrisë së Bujqësisë, një tjetër risi është vendosja e tarifave për operatorët ekonomikë. Këto tarifa do të shërbejnë për të mbuluar kostot e kontrolleve zyrtare. Operatorët që shkelin ligjin do të përballen me gjoba të ashpra, të cilat pritet të funksionojnë si mekanizëm parandalues.
“Kostoja e mosrespektimit të ligjit do të jetë më e lartë se respektimi i tij”, – thuhet në relacionin shoqërues.
Projektligji e ngarkon industrinë me detyrime të reja. Operatorët duhet të garantojnë akses për inspektorët në çdo moment, të vendosin në dispozicion dokumentacionin dhe të bashkëpunojnë me autoritetet. Për çdo vendim të marrë, ata do të kenë të drejtë ankimi, por kjo nuk i përjashton nga masat e menjëhershme që mund të ndërmerren në rast rreziku për shëndetin e publikut. Me këtë nismë, Shqipëria afrohet edhe më shumë me standardet e Bashkimit Europian në fushën e sigurisë ushqimore. Struktura e propozuar për kontrollet, transparenca e detyrueshme dhe rregullat e reja për financimin janë pjesë e një procesi që synon të garantojë se konsumatori shqiptar do të ketë në tryezë ushqim të sigurt dhe të kontrolluar.
Në fund, mbetet për t’u parë se si do të pritet ky ligj nga operatorët e tregut dhe se cilat sugjerime do të dalin nga konsultimi publik. Por, mesazhi që qeveria dërgon është i qartë: siguria ushqimore nuk është më vetëm një çështje teknike, por një prioritet kombëtar ku shkeljet do të kenë kosto të ndjeshme financiare. -

Plot me turistë… por askush nuk po paguan! Sezoni, faturë e kripur për Shqipërinë
Foto ilustruese
TIRANË- Në një vend që prej vitesh mburret me bukuritë natyrore, plazhet mahnitëse dhe mikpritjen tradicionale, mungesa e turistëve këtë verë është bërë më e ndjeshme se kurrë. Edhe “reklama” që bëhet nga mediat e huaja nuk ka ndikuar që të mbushë shëtitoret boshe dhe çadrat e plazhit të papërdorura. Operatorët turistikë ngrenë alarmin, ndërsa ekspertët flasin me shifra duke u munduar që të gjejnë përgjigje se cilët janë faktorët që po ndikojnë në këtë rënie të ndjeshme të numrit të vizitorëve. Ose të paktën, të konsumit që pritet prej tyre. Çfarë po ndikon: çmimet e larta, konkurrenca rajonale apo mungesa e shërbimeve?
Sa shpenzojnë turistët në Shqipëri?
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023, një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës. Por në Shqipëri vijnë më “koprracët”. Italianët janë grupi i dytë më i madh i turistëve që vijnë në Shqipëri, pas Kosovës, me rreth 11% të totalit të hyrjeve, sipas të dhënave të INSTAT. Italianët etiketohen nga operatorët e tregut si më “koprracët”, që nuk shpenzojnë dhe bëjnë pazar për çdo gjë. Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë se italianët janë më dorështrënguar se të tjerët në Evropë.
Ata shpenzojnë mesatarisht në udhëtimet e tyre 78 euro në natë, ose 14% më pak se mesatarja europiane. Pak a shumë në të njëjtin nivel janë edhe francezët (79 euro), spanjollët (75 euro) dhe holandezët (75 euro). Edhe polakët janë konstatuar nga operatorët në vend si turistë që nuk shpenzojnë shumë. Kështu që nuk ka sesi përjashtim të bëjë Shqipëria. Edhe nëse janë të shumtë në numër, sërish konsumi nuk është aty ku pritet, pasi turistët që tërheq Shqipëria shpenzojnë pak…sa më pak të munden.
Provat për turistët “dorështrënguar” i gjejmë edhe tek të dhënat e INSTAT. Shifrat tregojnë se rreth 85% e shtetasve të huaj që vijnë në vend nuk qëndrojnë në strukturat zyrtare të akomodimit. Pra, nëse në maj hynë në Shqipëri 705 mijë shtetas të huaj, nga të cilët vetëm 109 mijë qëndruan në strukturat akomoduese, si psh. hotele. Të tjerë kanë marrë shtëpi me qira apo apartamente me qera ditore që i lejojnë që edhe ushqimin ta konsumojnë në banesën e tyre. Rrjedhimisht, shpenzojnë më pak.
Vizitorët nga Polonia nuk preferojnë të dalin aspak nga paketat “all inclusive”, thotë Fatos Çerenishti, president i “Grand Blue Fafa” dhe “Fafa Premium” në një intervistë që ka dhënë pak kohë më parë për “Monitor”. Duke thënë kështu një tjetër sinjal se në Shqipëri po harxhohet pak.
“Polakët preferojnë paketa ‘all inclusive’ që përfshijnë gjithçka: akomodim, transport, ushqim, ture të ndryshme etj. Nuk kërkojnë asgjë që nuk kanë në paketë, qoftë edhe një pije më shumë,”- nënvizoi z. Çerenishti. Ndërsa italianët, ndoshta edhe më të familjarizuar me Shqipërinë nuk zgjedhin paketa “all inclusive”, por gjejnë shtëpi. Po sipas të njëjti burim, në Shqipëri një familje me 4 anëtarë shpenzon mesatarisht vetëm 1500-2000 euro në një javë. Ndryshe nga ne, në Greqi, sipas Eurostat, shpenzohen mesatarisht 1000 euro për person në javë.
Për mungesën e turistëve që e hapin portofolin e tyre pa menduar dy herë ka folur edhe kryeministri Edi Rama. Pak muaj më parë, në një intervistë për “The Guardian”, Rama foli për projektin e Sazanit, që do të ndërtohet nga Jared Kushner. E në intervistë, kreu i qeverisë duket se ka vënë re çfarë po ndodh në terren nga turistët me çanta dhe tani kërkon turistë që shpenzojnë.
“E pyeta Ramën nëse shqetësohej për ndonjë ndërlikim politik në lidhje me projektin e ri të pasurive të paluajtshme. Ai më tha se vendi i tij “nuk mund të përballojë të mos shfrytëzojë një dhuratë si Sazani”, duke shtuar: “Ne kemi nevojë për turizëm luksoz si një shkretëtirë që ka nevojë për ujë”. Nuk i frikësohet polemikave, veçanërisht “nëse ndihmon në tërheqjen e vëmendjes dhe sjelljen e investimeve”,”-shkruante në artikullin e tij gazetari që erdhi në Shqipëri.
Panorama është e qartë. Shqipëria ka turistë, nga ata që mbërrijnë, bëjnë fotografi, postojnë pamjet më të bukura në Instagram dhe pastaj zhduken pa lënë shumë gjurmë në arkën e bizneseve. Kujtim Dervishi, kryetar i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, diskuton se pavarësisht fluksit të vizitorëve në Shqipëri gjatë gjithë vitit 2025, konsumimi nga turistët ka qëndruar i ulët dhe nuk po zëvendëson konsumatorët vendas.
“Ka shumë ‘selfie’, pak shpenzime … turistët e huaj nuk po zëvendësojnë dot shqiptarët e larguar … ‘Kjo kryesisht sepse turistët që kanë ardhur kanë shpenzuar pak. Kemi pasur të bëjmë me turistë të varfër, të paaftë për të shpenzuar,”- deklaroi Kujtim Dervishi, kryetar i Shoqatës së Bujtinave.
Kështu, ekonomia shqiptare po mëson një të vërtetë të re: turizmi sjell frymë, por jo gjithmonë para. Ndërsa qeveria synon turizmin luksoz dhe investitorët me emra të mëdhenj, realiteti në terren mbetet ndryshe: çadrat janë bosh, menytë lexohen më shumë se porositen, marktet shesin, ndërsa operatorët turistikë mbeten të konfuzuar: Çfarë nuk shkon? Mesa duket turizmi “i lirë” po rezulton gjithnjë e më i kushtueshëm — për vendin. Recetën duket se e ka Greqia, por a na e huazon?/ZËRI -

Shitjet online në sitën e ligjit të ri/ Çdo produkt ushqimor në verifikim të detajuar
VOLTIZA DURO
A mund të shisni më një produkt online pa adresë të saktë, pa etiketa të sakta apo pa garanci sigurie? Me ligjin e ri të qeverisë, jo më.
Një paketë masash të reja godet produktet joushqimore që rrezikojnë konsumatorin dhe vendos rregulla të rrepta për çdo hallkë të tregtimit, nga prodhimi e importi, deri te shitja në distancë. Nëse një produkt cilësohet “i rrezikshëm”, ai mund të ndalohet, të tërhiqet, të paralajmërohet me urgjencë ose të shkatërrohet. Asnjë produkt nuk do të kalojë pa kontroll, as në kufi e as në internet.PROJEKTLIGJI
Qeveria ka propozuar një projektligj të ri me ndryshime thelbësore në ligjin për tregtimin dhe mbikëqyrjen e produkteve joushqimore, duke synuar forcimin e kontrollit, sigurisë dhe transparencës në treg. Ligji i ri përfshin përkufizime të reja, detyrime të shtuara për operatorët ekonomikë dhe mekanizma të qartë për mbrojtjen e konsumatorit. Ndër risitë kryesore është përfshirja e produkteve të përdorura në mbikëqyrje, për sa kohë ato përmbushin kriteret ligjore për siguri dhe përputhshmëri. Shteti ndalon që produkte me rrezik serioz të hyjnë në treg dhe i jep të drejtë strukturave të urdhërojnë bllokim, kthim, paralajmërim dhe, në raste të rënda, edhe shkatërrim.
Për herë të parë përfshihen në ligj platformat online dhe ofruesit e shërbimeve të porosive, të cilët mbajnë përgjegjësi për sigurinë e produkteve që shpërndajnë. Po ashtu, operatorët që ofrojnë produkte për tregun shqiptar, përmes gjuhës, monedhës apo reklamimit, do të kontrollohen si shitës vendas. Sipas draftit, çdo produkt që futet në treg duhet të ketë të vendosura emrin e kompanisë, adresën dhe të dhëna të sakta për kontakt. Nëse mungojnë, autoritetet doganore kanë të drejtë të ndalojnë menjëherë çlirimin për qarkullim të lirë. Kjo vlen edhe për markimet e rreme CE apo mungesën e udhëzimeve në gjuhën shqipe. Strukturat e kontrollit do të mund të veprojnë me ose pa paralajmërim dhe do të ndihmohen nga Policia e Shtetit. Krijohet, gjithashtu, një Zyrë e Vetme Ndërlidhëse që do të koordinojë të gjithë sistemin e mbikëqyrjes së tregut dhe një Pikë Kontakti për operatorët që kërkojnë sqarime për legjislacionin.
Produkti që paraqet rrezik nuk mund të kthehet më në treg pa certifikim të posaçëm. Nëse nuk përputhet me rregullat, pas kontrolleve, ai do të shkatërrohet ose bëhet jofunksional me shpenzimet e shitësit. Projektligji ngarkon ministrinë për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Mbikëqyrjes së Tregut, si dhe për miratimin e sistemit të komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave vendase dhe atyre të Bashkimit Evropian. Ligji do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa disa prej dispozitave do të aplikohen pas miratimit të akteve të posaçme nga Këshilli i Ministrave. Kjo paketë legjislative shënon një kthesë drejt një tregu më të sigurt dhe më të kontrolluar, në përputhje me rregullat evropiane. Shqipëria kërkon të mos jetë më një vend ku tregtohet çdo gjë pa përgjegjësi, produktet joushqimore nuk do të jenë më një rrezik i heshtur për konsumatorët.
PIKAT QË NDRYSHOJNË RREGULLAT E TREGTIMIT DHE KONTROLLIT
1. Produktet e rrezikshme mund të shkatërrohen Autoritetet shtetërore kanë të drejtë të urdhërojnë shkatërrimin ose bërjen jofunksional të produkteve që cilësohen si “të rrezikshme” për jetën, shëndetin apo mjedisin.
2. Shitjet online futen në mbikëqyrje të plotë Nëse faqja është në shqip, pranon pagesa në lekë ose shpërndan në Shqipëri, ajo i nënshtrohet detyrimeve të ligjit, si çdo dyqan fizik.
3. Asnjë produkt pa emër dhe adresë nuk hyn në treg. Çdo produkt duhet të shënojë emrin, adresën dhe kontaktet e operatorit ekonomik. Pa to, ndalohet tregtimi ose bllokohet që në doganë.
4. Strukturat shtetërore mund të hyjnë dhe kontrollojnë pa njoftim Inspektorët kanë të drejtë të hyjnë në dyqane, magazina, automjete dhe të marrin mostra, dokumente apo të ndalojnë menjëherë tregtimin e produkteve.
5. Paralajmërim vetëm herën e pare, më pas gjobë Në rast shkeljesh të lehta, operatorët marrin paralajmërim dhe afat për korrigjim. Nëse nuk reagojnë, gjobiten deri në 50,000 lekë.
6. Krijohet Zyra e Vetme Ndërlidhëse dhe Pika e Kontaktit Këto struktura do të koordinojnë mbikëqyrjen mes institucioneve dhe do ofrojnë informacion të përditësuar për konsumatorët dhe bizneset.
7. CE i rremë? Produkti bllokohet në kufi Nëse produkti mban markim CE të rremë, të pasaktë ose të dyshimtë, dogana ka të drejtë të ndalojë çlirimin për qarkullim të lirë.


