Tag: operacionit

  • Zbulimi i magazinës ku falsifikoheshin stampat e veshjeve në Tiranë, arrestohet edhe djali i ish-kandidatit për deputet

    Zbulimi i magazinës ku falsifikoheshin stampat e veshjeve në Tiranë, arrestohet edhe djali i ish-kandidatit për deputet

    NJOFTIMI I POLICISË:
    Policia e Shtetit
    Vijon operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Lokalizohen dhe kapen të 2 shtetasit e shpallur në kërkim. Njëri prej tyre, shtetas turk që koordinonte procesin e stampimit me logo false të veshjeve të kontrabanduara. I ndaluari tjetër, bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi. Dje, gjatë operacionit, u vunë në pranga 4 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 të tjerë.
    Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të operacionit “Fake Star 5”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin turk O.S., 46 vjeç, si dhe shtetasin L. H., 21 vjeç. Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, sepse dyshohet se janë përfshirë në veprimtaritë kriminale të magazinimit në 2 ambiente në fshatin Brrar, të veshjeve të kontrabanduara, të cilave iu stampoheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët

    Magazina ku falsifikoheshin stampat e veshjeve, arrestohen dy administratorët

    Vijon operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Lokalizohen dhe kapen të 2 shtetasit e shpallur në kërkim, Ozkan Sulun dhe Lindion Haka.
    Njëri prej tyre, shtetas turk që koordinonte procesin e stampimit me logo false të veshjeve të kontrabanduara.
    I ndaluari tjetër, bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi.
    Dje, gjatë operacionit, u vunë në pranga 4 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 të tjerë.
    Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të operacionit “Fake Star 5”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin turk O. S., 46 vjeç, si dhe shtetasin L. H., 21 vjeç.
    Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, sepse dyshohet se janë përfshirë në veprimtaritë kriminale të magazinimit në 2 ambiente në fshatin Brrar, të veshjeve të kontrabanduara, të cilave iu stampoheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Emrat/ Zbulimi i magazinës ku falsifikoheshin stampat e veshjeve në Tiranë, arrestohen edhe dy administratorët

    Emrat/ Zbulimi i magazinës ku falsifikoheshin stampat e veshjeve në Tiranë, arrestohen edhe dy administratorët

    Vijon operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Lokalizohen dhe kapen të 2 shtetasit e shpallur në kërkim, Ozkan Sulun dhe Lindion Haka.

    Njëri prej tyre, shtetas turk që koordinonte procesin e stampimit me logo false të veshjeve të kontrabanduara.
    I ndaluari tjetër, bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi.
    Dje, gjatë operacionit, u vunë në pranga 4 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 të tjerë.
    Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të operacionit “Fake Star 5”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin turk O. S., 46 vjeç, si dhe shtetasin L. H., 21 vjeç.
    Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, sepse dyshohet se janë përfshirë në veprimtaritë kriminale të magazinimit në 2 ambiente në fshatin Brrar, të veshjeve të kontrabanduara, të cilave iu stampoheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Teatri i Dumanit për të fshehur dështimin me Visin e Pojës

    Teatri i Dumanit për të fshehur dështimin me Visin e Pojës

    Nën presionin në rritje të opozitës, e cila e akuzon për zvarritjen e operacionit ndaj klanit “Troplini” në Durrës, me qëllim, sipas saj, për t’u lënë kohë anëtarëve të tij të punonin në fushatën e Partisë Socialiste, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, doli në një konferencë për shtyp për të forcuar alibinë e tij. Jo për të sqaruar vonesat në operacionin “Ura”, por të tregojë procedura të ngjashme duke servirur një aksion tjetër, këtë herë me letërporosi nga Finlanda, ku arrestimet kishin të bënin me një grup trafikantësh droge.

    Edhe pse operacioni i Finlandës ishte i përmasave më të vogla, Dumani e përdori për të mbështetur narrativën se data e ndërhyrjes në terren nuk është vetëm në dorën e SPAK-ut, por përcaktohet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

    Kjo nënkupton se dështimi me Visin e Pojës, i cili u la i qetë para zgjedhjeve, nuk është më përgjegjësi e tij, por një çështje “dakordësimi me partnerët”.

    Në përforcim të kësaj linje ishte edhe prezenca e një prokurori finlandez në sallën e konferencës dhe theksimi i faktit se operacioni kishte nisur që në vitin 2023 dhe kishte zgjatur dy vjet, për t’u finalizuar në 2025.

    Por, sa qëndron në këmbë kjo alibi?

    Finlanda: Arrestimet 24 orë pas firmës së gjykatësit

    Krahasimi mes dy dosjeve – asaj të “Troplinit” dhe asaj finlandeze – tregon qartë se nuk është partneri i huaj ai që përcakton ritmin e prokurorisë shqiptare, por vetë drejtuesit e saj. Në rastin e klanit të Durrësit, urdhër-arrestet ishin firmosur nga gjykata shqiptare më 30 prill, por operacioni në Shqipëri u krye 21 ditë më vonë, më 21 maj, duke shmangur arrestimin e trafikantëve të drogës gjatë fushatës së Partisë Socialiste. Ndërkohë, për operacionin e Finlandës, siç u deklarua publikisht nga prokurori i çështjes Alfred Shehu, gjithçka ndodhi brenda 24 orëve.

    “Nga ana e prokurorisë së posaçme u dërgua kërkesa për caktim mase për 11 persona dhe nga gjykata e posaçme me vendim datë 2.6.2025 ajo u pranua duke u caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale. Menjëherë u nxorrën urdhrat e ekzekutimit, duke u ngarkuar me zbatimin agjentët e Byrosë Kombëtare dhe oficerët e policisë së shtetit”, deklaroi Shehu.

    Dy versione për caktimin e datës së operacionit

    Por i njëjti prokuror, që në të kaluarën ka dalë publikisht me deklarata të pavërteta, si në rastin e Elbasanit, kur mohoi ekzistencën e materialeve zgjedhore në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani, kësaj radhe ra në kurth në të njëjtën konferencë.

    Siç e renditi Shehu ecurinë e veprimeve deri te arrestimet ato janë si vijon: Së pari, dërgimi i kërkesës për masë sigurie, së dyti, vendimi i gjykatës, së treti, nxjerrja e urdhrave të ekzekutimit dhe së katërti, caktimi i datës dhe orës së operacionit.

    Pra procedura standarde: kërkesë – vendim – urdhër arresti – operacion. Këtë hap të fundit Shehu e sqaroi si më tej: “Ora dhe data e aksionit janë biseduar gjerë e gjatë dhe u caktua që aksioni të kryhej në orët e para të mëngjesit të datës së sotme, me dakordësi edhe me autoritetet finlandeze, pasi morën pjesë edhe përfaqësues të policisë finlandeze”, tha prokurori Shehu.

    Por pak minuta më vonë, i ndikuar nga shefi i tij Altin Dumani që i kërkoi një përgjigje më të favorshme politikisht, prokurori Alfred Shehu u detyrua të ndryshonte version.

    Në një shkëmbim të drejtpërdrejtë, pyetje-përgjigje, pasi u ngacmua nga gazetarët, Altin Dumani e pyeti publikisht: “Alfred, sa kohë ka që është dakortësuar data 3 me palën finlandeze? Ka mbi 3 javë? Një muaj?”

    Dhe Shehu, duke harruar atë që kishte thënë , u përgjigj: “Më shumë se 2 muaj”.

    I kënaqur me përgjigjen e dytë, Dumani i përsëriti gazetarëve fjalët e vartësit të bindur: “Më shumë se dy muaj ka që është dakortësuar data. Dakort?”

    Kjo luhatje në versione, në një distancë kohore prej vetëm pak minutash dhe në të njëjtën konferencë për shtyp, ka vetëm një shpjegim. Jo vetëm që tregon mungesë koherence, por ngre hije të mëdha mbi besueshmërinë e SPAK dhe justifikimeve për dështimin e një operacioni shumë të rëndësishëm kundër trafikut të drogës dhe bandave.

    Alibia e Dumanit për operacionin “Troplini”

    I vënë nën presion nga pyetja e gazetarit Fatjon Gjini për caktimin e datës së operacionit në bashkëpunim me Antimafian Italiane, Dumani dha një shpjegim më të detajuar të procedurave duke nxjerrë faktin se pas firmosjes Irena Gjoka e mbajti vendimin 5 ditë në sirtar: “Kërkesa për caktim të masës së sigurisë është përcaktuar në datën 19 mars të vitit 2025. Vendimi i gjykatës na është dorëzuar në datën 5 Maj të vitit 2025. Në datën 7 maj është bërë një takim koordinativ në zyrat e SPAK me përfaqësues të Antimafias së Barit dhe është vendosur data 21 bashkërisht…”

    Dumani pretendon se vonesa për rastin “Troplini” ka qenë e pashmangshme për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe përfshirjes së shumë shteteve, duke theksuar: “E para, numri i personave që përfshiheshin tek procedimi tjetër ishin 29 të shtrirë në të gjithë Evropën. Ne i kishim të gjithë këtu te kjo çështje, e shpjegoi pak edhe shkallën e vështirësisë z.Rizai. E dyta, do përfshiheshin jo vetëm autoritetet italiane, por siç u përfshinë edhe shumica e personave që gjendeshin jashtë, janë arrestuar edhe për shkak të angazhimit të Europol, Eurojust në vende ku gjendeshin shtetas shqiptarë të cilët kërkoheshin”.

    Edhe këtu ka një manipulim. Argumentat bien ndesh me atë që u tha për operacionin e Finlandës, i cili sipas prokurorëve të çështjes, përfshinte edhe ai një rrjet ndërkombëtar të shpërndarë në Spanjë, Hollandë, Finlandë, madje me shtetas me origjinë nga Azia, Afrika dhe shumë vende të Evropës. Pra jo të gjithë personat që do arrestoheshin ishin në Shqipëri. Pavarësisht kësaj nuk u deshën as 24 orë për të kaluar nga gjykata në ekzekutim nga policia. Ndaj krahasimi thjesht e humb vlerën.

    Në përpjekje për të mbuluar një dështim të madh, arratisjen e një krimineli me mbështetje politike si Elvis Doçi (Visi i Pojës), kreu i SPAK u përpoq të bindë se procedurat janë të ngjashme edhe në raste të tjera. Por sikurse ndodh shpesh me shfaqjet e dobëta, më shumë se sa të bindin publikun, ato ekspozojnë më qartë dështimin. Dumani, që erdhi në krye të SPAK si “Altin Amerikani”, sot gjendet përballë një ironie të hidhur: po e mbyll mandatin me thirrjet “Altin Troplini”./ Lapsi.al

  • SYRI TV/ SPAK konfirmoi sot zvarritjet për arratisjen e Pojave, Dumani: Ishte më komplekse ‘Ura’

    SYRI TV/ SPAK konfirmoi sot zvarritjet për arratisjen e Pojave, Dumani: Ishte më komplekse ‘Ura’

    Operacioni i kryer në bashkëpunim me autoritetet finlandeze ka nxjerr sot në pah edhe zvarritjen e operacionit për arrestimet e bandës së Pojës deri pas zgjedhjeve të 11 Majit, duke u lënë kohë të arratiseshin. Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK, deklaruan sot gjatë konferencës se masat e sigurisë për 4 organizatat kriminale shqiptare që vepronin në Finlandë u dhanë sot dhe po sot u zbatuan, ndërkohë që në operacionin për organizatën e Pojëve, këto masa sigurie u zvarritën për 22 ditë dhe 3 muaj nga mbërritja e dosjes së Italisë.

    Ndërkohë që sot u ekzekutuan siç e parashikon procedura standarte e ekzekutimit të masave, kjo praktikë nxjerr zbuluar Prokurorinë e Posaçme në standartin e përdorur prej saj për ekzekuzimin e masave të sigurisë për anëtarët e organizatës kriminale të Troplinëve në kuadër të operacionit “Ura.” 

    Syri Tv i drejtoi pyetjen kreut të SPAK Altin Dumani se ku qëndron dallimi mes këtij operacioni dhe atij të koduar “Ura”, teksa SPAK-ut iu deshën 22 ditë nga vendimi i Gjykatës së Posaçme që të ekzekutonte urdhërat. Por ndërkohë kujtojmë se më 11 maj, pra në një datë të ndërmjetme, u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, ku Troplinët ishin denoncuar nga opozita se po mbështesnin kandidatët e Partisë Socialiste.

    Jo vetëm 22 ditë nga urdhër arrestet, por dosja “Ura” kishte mbërritur nga pala italiane 3 muaj para operacionit dhe argumenti ishte se vonoi përkthimi i saj.

  • VIDEO / “Mbytën” Finlandën me kokainë e amfetaminë, si u arrestuan 9 shqiptarët

    VIDEO / “Mbytën” Finlandën me kokainë e amfetaminë, si u arrestuan 9 shqiptarët

    Policia ka publikuar pamjet e operacionit “Pietari”, në kuadër të së cilit janë ekzekutuar 9 nga 11 urdhërarreste të lëshuara nga SPAK, pas hetimeve të përbashkëta me autoritetet finlandeze që zgjatën dy vite.
    Në kuadër të këtij operacioni u angazhuan rreth 110 efektivë të policisë së Shtetit, teksa në aksion u përfshinë Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, si dhe strukturat e Policisë në qarqet Tiranë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.
    Nga 11 masat e sigurisë të lëshuara, në bashkëpunim me BKH-në, janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e një shtetasi tjetër brenda territorit shqiptar.
    Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumente me vlerë për hetimin, kryesisht në gjuhën finlandeze, të cilat konsiderohen prova të rëndësishme që do të shërbejnë për vijimin e hetimeve të mëtejshme penale dhe hetimit pasuror.

  • Operacioni “Ura”, arrestohet një tjetër bashkëpunëtor në Belgjikë (EMRI)

    Operacioni “Ura”, arrestohet një tjetër bashkëpunëtor në Belgjikë (EMRI)

    Foto ilustruese

    BELGJIKË- Një tjetër person është arrestuar në vijim të operacionit policor të koduar “Ura”. Sipas njoftimit të Policisë sw Shtetit, 44-vjeçari  Gertin Aliu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Belgjikë. 44-vjeçari akuzohet ka pasur rolin e ndërmjetësit nga Italia në Shqipëri dhe njihet si pjesë e grupit të Adi Çobës. Por po ashtu, Aliu është dënuar nga Prokuroria e Barit me masën “arrest me burg”, gjithashtu i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Policia e Shtetit/Vijojnë bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”. Kjo fazë e operacionit, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST. Lokalizohet dhe kapet në Belgjikë, një shtetas i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
    Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç. Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale./ZËRI

  • Arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari

    Arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari

    Policia e Shtetit/Vijojnë bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”.
    Kjo fazë e operacionit, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST.
    Lokalizohet dhe kapet në Belgjikë, një shtetas i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
    Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç.
    Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

  • “Operacioni Shigjeta, helm për armikun”/ Beteja e Pashtrikut, si UÇK i dha grushtin e fundit Serbisë

    “Operacioni Shigjeta, helm për armikun”/ Beteja e Pashtrikut, si UÇK i dha grushtin e fundit Serbisë

    Ashtu si 26 vite më parë, u mblodhën sërish në të njëjtin vend, por këtë herë në paqe. Ish-anëtarë të UÇK nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, familjarë dhe qytetarë përkujtuan betejën e Pashtrikut, ose Operacionin “Shigjeta”, duke treguar edhe domethënien e madhe që ka kjo ngjarje e shënuar.
    Binak Gashi, ish-komandant i UÇK, u shpreh: “Kryebetejën e UÇK-së, projektin më të madh kombëtar që ka ndodhur në historinë e shqiptarëve është projekti i UÇK-së. Sot shënojmë ditën e fillimit të operacionit “Shigjeta”, kryebetejën e UÇK-së që ka filluar më 26 maj 1999 dhe ka zgjatur deri më 10 qershor 1999, ka qenë një ndër operacionet më të suksesshme të UÇK-së. Ka bashkëpunuar me forcat e NATO-s, forcat e NATO-s kanë qenë nga ajri, kurse pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë nga toka dhe bashkërisht e kemi kryer ashtu siç është më së miri. Humbjet tona kanë qenë shumë minimale, kurse nga ana e armikut kanë qenë shumë të mëdha”.
    Muhamer Ibrahimi, ish-luftëtar i UÇK, theksoi: “Është veshja e veteranëve, është solemne dhe në këtë ditë edhe të dëshmorëve dhe të operacionit, ne kemi vendosur si shokë t’i veshim këto, emocionin e kemi pak a shumë të njëjtë sikurse kur e kemi vesh uniformën e UÇK-së herën e parë… Tash secilën ditë e shoh rëndësinë dhe madhështinë e atij operacioni dhe efektin që e ka pasur… E di që ka qenë një prej operacioneve që ia kemi dhënë grushtin e fundit ushtrisë serbe”.
    Fexhri Asipi, ish-luftëtar i UÇK nga Tetova, thotë: “Kam qenë pjesë e operacionit ‘Shigjeta’ dhe nëse i dëgjon dikush lajmet apo programet serbe, operacioni ‘Shigjeta’ ka qenë helm për armikun. Operacioni ka qenë shtrirje e gjatë nga Prizreni deri në Gjakovë ka qenë pjesë e madhe ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar me një distancë shumë të gjatë”.
    Në këtë event u ndanë dhe mirënjohje për bashkëluftëtarë dhe përfaqësues nga shoqata “Tigrat” nga Kroacia, të cilët po ashtu ndanë mirënjohje për përfaqësuesit e Shoqatës së Operacionit “Shigjeta”.
    Operacioni “Shigjeta” u zhvillua nga 26 maj 1999 deri më 10 qershor 1999. Në atë operacion thuhet se ishin të angazhuar 8 mijë forca të UÇK-së.

  • “Enigma”/ 7 të arrestuar në gjyq, jepen masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe shokët e tij të kapur tek Gjiri i Lalzit

    “Enigma”/ 7 të arrestuar në gjyq, jepen masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe shokët e tij të kapur tek Gjiri i Lalzit

    Shtatë personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Enigma’ kanë dalë këtë të dielë për tu njohur me masën e sgurisë në Gjykatën e Durrësit. Ata u kapën nga policia teksa po drekonin në një resportant pranë Gjirit të Lalzit, ndërkohë që konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë.
    Në mesin e të arrestuarve është Xhevdet Plaku i njohur me nofkën ‘Akili’, i cili u arratis nga burgu i Ankonas në Itali në janar të këtij viti, ku po vuante dënimin për trafik droge. Në pranga ra edhe Flobens Mecia nga Shkodra i akuzuar nga SPAK për organizatë kriminale dhe sigurim të kushteve për vrasje.
    Një tjetër emër që del para togave të zeza i prangosur nga RENEA në operacionin ‘Enigma’ është edhe Voltan Xhani i cili akuzohet për sigurimin e kushteve të vrasjes së Elis Rroshkodolit në Shkodër një vit më parë.

    Po ashtu janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë që akuzohen për “Moskallëzimi të krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
    Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash, euro dhe sende të tjera, ndërsa 3 prej të arrestuarve thotë policia në momentin e bastistjes së lokalit, i kishin armët e zjarrit me fishekë në fole gati për qitje.
     /vizionplus.tv