Tag: operacionit

  • Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

    Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

    Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër, Emilian dhe Mikelian Filipi, pasi akuzohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike.
    Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Sheldija”, pas një hetimi proaktiv në bashkëpunim me Prokurorinë.
    Gjykata caktoi ndaj tyre masën “arrest në burg”, ndërsa bimët narkotike u zbuluan gjatë operacionit kombëtar “Koordinata” më 29 prill 2025.
    Njoftimi i plotë:
    Shkodër
    Finalizohet operacioni “Sheldija” për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike.
    Vihen në pranga dy vëllezërit, ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, siguruan informacion dhe prova për autorët e dyshuar të bimëve narkotike në fshatin Sheldi.
    Bazuar në këto prova, Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy vëllezërit.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sheldija”, u kapën dhe u vunë në pranga:
    E. F., 28 vjeç dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi.
    Nga hetimi dhe veprimet në terren, rezulton se E. F. dhe M. F. dyshohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike, të zbuluara nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më datë 29.04.2025, në fshatin Sheldi.
    Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Mbollën 8 miniparcela me kanabis në Lekaj të Kavajës, policia i zbuloi me dron

    Mbollën 8 miniparcela me kanabis në Lekaj të Kavajës, policia i zbuloi me dron

    Pas një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lekaj”, u kapën në flagrancë 2 shtetas, të cilët kishin kultivuar 1200 bimë narkotike në 8 miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj (Kavajë) (pranë depos së ujit të këtij fshati)” njofton Policia e Shtetit.
    Konkretisht, u vunë në pranga shtetasit Durim Mema, 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj dhe Armend Hoxha, 36 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Berat. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K., për të cilët, për shkak të hetimit, nuk jepen të dhëna të tjera.
    Në kuadër të këtij operacionit u kryen kontrolle në disa banesa dhe ambiente, prej të cilave u sekuestruan 20000 euro, 1000 fara Cannabisi, 1 armë sportive, municion dhe sende të tjera të kundërligjshme.
    Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pjesë e bimëve narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

    gijotina.com/ 

  • Zbulohet laboratori i kokainës në Valencia, të përfshirë edhe shqiptarë, nxirrnin deri në 30 kilogramë në ditë

    Zbulohet laboratori i kokainës në Valencia, të përfshirë edhe shqiptarë, nxirrnin deri në 30 kilogramë në ditë

    Një grup kriminale që merrej me prodhimin dhe trafikimin e kokainës në Valencia është shkatërruar nga Agjentët e Policisë Kombëtare, në një operacion të përbashkët me Departamentin e Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore në Spanjë.
    Të ndarë në dy lokacione, hetuesit vlerësojnë se, laboratori mund të prodhonte 20 deri në 30 kilogramë kokainë në ditë.
    Gjatë operacionit u arrestuan 25 persona (përfshirë krerët e organizatës kriminale), nga të cilët 12 me kombësi kolumbiane, 9 spanjollë, 2 shqiptarë, një meksikan dhe një italian.
    Ndërsa ishte në zhvillim e sipër faza e dytë e operacionit, një nga kokat e organizatës shqiptare u pikas nga agjentët ndërsa po përpiqej të largohej nga Spanja nëpërmjet Aeroportit El Prat dhe u arrestua.
    Gjatë operacionit u sekuestruan më shumë se 38 kilogramë pastë kokaine, 7.4 kg kokainë, makineri për prodhimin e kokainës, 87 gramë hashash dhe 94 gramë marijuanë.
    U sekuestruan gjithashtu pesë armë zjarri, së bashku me 30 karikatorë dhe deri në 1,000 fishekë, një silenciator, një armë trullosëse, më shumë se 32,000 euro kesh, pothuajse 39,000 euro të falsifikuara, 5 makina luksoze, si dhe 28 telefona dhe dokumente të ndryshme.

  • VIDEO / Nga Tirana në Durrës për të vjedhur monopatinën, arrestohet grabitësi serial

    VIDEO / Nga Tirana në Durrës për të vjedhur monopatinën, arrestohet grabitësi serial

    Policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Again” ka vënë në pranga një grabitës serial, i cili akuzohet për disa vjedhje të ndodhura në këtë qark.
    Si rezultat i operacionit, është arrestuar shtetasi Amarild Muka, 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur më herët në kërkim nga policia në kryeqytet për veprën penale “Mashtrimi”, si dhe i dyshuar për një sërë vjedhjesh të tjera.
    Nga hetimet e deritanishme, Muka dyshohet se ka kryer vjedhje në banesa, automjete, vjedhje të monopatinave elektrike, portofolave dhe sendeve të tjera me vlerë, në zona të ndryshme të qarkut Durrës.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Ndalohen shpërndarësit në Korçë, kishin gati dhjetëra doza kanabis

    Ndalohen shpërndarësit në Korçë, kishin gati dhjetëra doza kanabis

    Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza është goditur nga Policia e Korçës, në kuadër të operacionit të koduar “Dozat”.
    Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili u kap duke shitur doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kanabis.
    Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga i arrestuari.
    Si rezultat i operacionit, policia sekuestroi si prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, dy peshore elektronike si dhe dy aparate celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

  • “Anestezia nuk funksionoi, u zgjova në mes të operacionit”, modelja rrëfen makthin e ndërhyrjes estetike për të pasmet në Turqi

    “Anestezia nuk funksionoi, u zgjova në mes të operacionit”, modelja rrëfen makthin e ndërhyrjes estetike për të pasmet në Turqi

    Kayla, 30 vjeçe nga Zelanda e Re, ka ndarë përmes një videoje në TikTok përvojën traumatike gjatë një operacioni plastik në Turqi, ku pretendon se ka qenë e zgjuar dhe e vetëdijshme gjatë procedurës së dhimbshme për ngritjen braziliane të vitheve (BBL). Ajo kujton se ishte e paralizuar mbi tavolinën e operacionit, duke ndjerë çdo gjë pa mundur të reagonte, ndërsa lotët i rridhnin nga dhimbja. Pas ndërhyrjes, Kayla pësoi komplikacione serioze, si të vjella me gjak dhe humbje ndjenjash.

    “Gati sa nuk vdiqa nga operacioni im i parë në Turqi“, filloi ajo videon e saj tetëminutëshe në TikTok, e cila deri më tani është parë më shumë se 2 milion herë.
    Përveç dhimbjeve fizike, Kayla denoncon edhe përjetimin e ngacmimeve seksuale në spital nga një ndihmësmjek, që sipas saj e preku në mënyrë të papërshtatshme në dhomën e zhveshjes dhe më pas në ashensor, në një moment kur ishte ende në gjendje të dobët. Ajo tha se e kishte shtypur kujtimin për muaj me radhë, derisa e përjetoi sërish si një traumë që i shpërtheu papritur.

    Kayla kishte zgjedhur të kryente ndërhyrjen në Turqi për shkak të çmimit më të ulët dhe paketës “all-inclusive”, që përfshinte fluturimin, akomodimin dhe operacionin. Edhe pse mendonte se kishte bërë kërkimet e duhura, përfshirë komunikimin me mjekun në WhatsApp, ajo thotë se sapo mbërriti në vend, gjërat nisën të shkonin keq dhe ndjeu se ishte mashtruar.

    Pasojat shëndetësore ishin të rënda dhe ajo përfundoi duke anuluar rezultatin e operacionit në Australi. Ajo theksoi se historia e saj është një paralajmërim për vajzat e reja që të mos bien pre e ofertave të lira për kirurgji estetike jashtë vendit, pa kontroll të mirëfilltë profesional.
    Sot, Kayla është një nga krijueset më të njohura në OnlyFans, duke fituar rreth 40,000 paund në muaj. Ajo ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe po zhvillon linjën e saj të lodrave seksuale. Megjithatë, përvojat e errëta nga e kaluara e shtynë të tregojë historinë e saj për të ndërgjegjësuar të tjerët rreth rreziqeve të kirurgjisë kozmetike në destinacione të pakontrolluara.
    /vizionplus.tv

  • Kontrolle nga toka dhe ajri për kanabis, zbulohet plantacioni

    Kontrolle nga toka dhe ajri për kanabis, zbulohet plantacioni

    Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Fier, në kuadër të operacionit anticannabis të koduar “Koordinata”.
    Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori.
    Në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, në vendin e quajtur “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin kultivuar 223 fidanë narkotikë kanabis.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Cakran.
    Fidanët u asgjësuan nëpërmjet djegies.
    Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën dhe asgjësuan 90 fidanë narkotikë cannabis sativa, në territorin e njësisë administrative Portëz.Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të këtij rasti kultivimi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • U arrestua gjatë operacionit “URA”, belgët i dorëzojnë autoriteteve italiane shtetasin shqiptar

    U arrestua gjatë operacionit “URA”, belgët i dorëzojnë autoriteteve italiane shtetasin shqiptar

    Ekipi belg FAST i ka dorëzuar ditën e sotme autoriteteve italiane shqiptarin e arrestuar gjatë operacionit ndëkrombëtar “URA”.

    Shqiptari  arrestua në 21 maj në Arlon të Belgjikës.
    Mediat ndëkrombëtare raportojnë se  deri ëm sot operacioni, i koordinuar nga DIA e Barit në sinergji me autoritetet shqiptare, është pjesë e një hetimi më të gjerë që ka çuar tashmë në lëshimin e 52 urdhrave të paraburgimit paraprak të lëshuar nga GIP i Barit me kërkesë të Drejtorisë lokale të Antimafias së Qarkut (një hetim i kryer në fazën e hetimit paraprak, i cili kërkon verifikim procedural të mëvonshëm në marrjen në pyetje me mbrojtjen).

    Kapja e shtetasit shqiptar u bë e mundur falë kontributit vendimtar të Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe rrjetit evropian ENFAST (Rrjeti Evropian i Ekipeve të Kërkimit Aktiv të të Arratisurve), nëpërmjet bashkëpunimit midis Ekipeve FAST italiane, belge dhe të Luksemburgut.
    Aktiviteti hetimor transnacional, që synonte gjetjen dhe kapjen e burrit, i lejoi Ekipit FAST të Luksemburgut të kryente një aktivitet ndjekjeje deri në kufirin me Belgjikën, ku burri i kërkuar u gjurmua mbrëmjen e 20 majit. Burri i arrestuar u mor në paraburgim nga autoritetet belge dhe sot iu dorëzua zyrtarisht Italisë.

  • Asgjësohen 223 bimë kanabisi në Fier, në pranga 24 vjeçari

    Asgjësohen 223 bimë kanabisi në Fier, në pranga 24 vjeçari

    Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabid të koduar “Koordinata”.
    Në një njoftim për mediet, Policia e Shtetit bën me dije se është goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa është vënë në pranga autori.
    Sipas njoftimit, në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, në vendin e quajtur “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin kultivuar 223 fidanë narkotikë kanabis.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Renaldo Muskaj, 24 vjeç, banues në Cakran, ndërsa fidanët u asgjësuan nëpërmjet djegies.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Aksioni policor i koduar “Koordinata”, asgjëson 223 bimë kanabisi në Fier, vë në pranga 24-vjeçarin

    Aksioni policor i koduar “Koordinata”, asgjëson 223 bimë kanabisi në Fier, vë në pranga 24-vjeçarin

    Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”.Në një njoftim për mediet, Policia e Shtetit bën me dije se është goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa është vënë në pranga autori.

    Sipas njoftimit, në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, në vendin e quajtur “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin kultivuar 223 fidanë narkotikë kanabis.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Renaldo Muskaj, 24 vjeç, banues në Cakran, ndërsa fidanët u asgjësuan nëpërmjet djegies.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.