Tag: operacionit

  • Me shenjë në kokë, Biden i nënshtrohet operacionit për kancerin e lëkurës

    Me shenjë në kokë, Biden i nënshtrohet operacionit për kancerin e lëkurës

    Bota E Premte, 5 Shtator 2025 19:54
    Ish-presidenti amerikan, Joe Biden i është nënshtruar një operacioni. Mjekët i hoqën kancerin e lëkurës. Biden po e merr vetën nga operacioni. Mbetet e paqartë se kur saktësisht iu nënshtrua operacionit.
    Në fund të gushtit, ish-presidenti u fotografua duke dalë nga një kishë në shtetin e tij të lindjes, Delaware, me një fashë të dukshme në ballë. Një teknikë kirurgjikale e quajtur Mohs u përdor për të hequr kancerin e lëkurës, në të cilën shtresa të holla të lëkurës hiqen dhe ekzaminohen nën mikroskop derisa të mos dallohen shenja të kancerit, deklaroi më tej zyra e Biden, sipas mediave amerikane.

    Ky lloj trajtimi përdoret për format më të zakonshme të kancerit të lëkurës. Mjekët ia kishin hequr më parë kancerin e lëkurës Bidenit në vitin 2023, ndërsa ai ishte ende në detyrë. Sipas informacionit në atë kohë, ishte karcinoma e qelizave bazale, e njohur edhe si kanceri i lëkurës jo-melanoma. Biden sapo kishte zbuluar në maj se vuante nga një formë më agresive dhe e avancuar, por e shërueshme, e kancerit të prostatës. Në atë kohë, ai tha se kanceri i ishte përhapur në koçka.

  • “Saraje” me kanabis/ Goditet grupi në Malësi të Madhe, asgjësohen mbi 5000 bimë narkotike

    “Saraje” me kanabis/ Goditet grupi në Malësi të Madhe, asgjësohen mbi 5000 bimë narkotike

    Malësi e Madhe- Një familje është zbuluar në kultivimin e plantacioneve me hashash në zonën e thellë pyjore të Malësisë së Madhe, teksa dy persona janë arrestuar, u shpallën në kërkim dy vëllezër dhe nën hetim në gjendje të lirë po hetohet një grua.
    Burime zyrtare të Policisë së Shkodrës bënë sot me dije se finalizuan fazën e radhës të operacionit të koduar “Koordinata”, ku u zbuluan 5093 bimë narkotike të kultivuara, në fshatin Alijaj.
    Në pranga ranë Ermir Shabaj dhe Kadri Shabaj, 47 dhe 74 vjeç, të afërm mes tyre. Gjetja e parcelave u bë nëpërmjet mbikëqyrjes së territorit duke përdorur edhe dronët, përveç informacioneve të marra në rrugë operative.
    “Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasit E. Sh., 47 vjeç, dhe K. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Alijaj. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja S. Sh., 57 vjeçe, dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç (vëllezër), të afërm të gjithë me njëri-tjetrin”, bëri me dije policia në njoftimin zyrtar.
    Gjatë operacionit në terren, u zbuluan afër banesave të tyre parcelat e mbjella me kanabis satiova. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Dosja për hetime të mëtejshme i kaloi prokurorisë vendore për të thelluar hetimet që janë ende aktive dhe zbuluar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

  • EMRAT/ Një familje e tërë në kultivimin e plantacionit me mbi 5 mijë rrënjë hashashi, 2 të arrestuar, 2 vëllezër në kërkim dhe një grua nën akuzë

    EMRAT/ Një familje e tërë në kultivimin e plantacionit me mbi 5 mijë rrënjë hashashi, 2 të arrestuar, 2 vëllezër në kërkim dhe një grua nën akuzë

    Malësi e Madhe-

    Një familje është zbuluar në kultivimin e plantacioneve me hashash në zonën e thellë pyjore të Malësisë së Madhe, teksa dy persona janë arrestuar, u shpallën në kërkim dy vëllezër dhe nën hetim në gjendje të lirë po hetohet një grua.

    Burime zyrtare të Policisë së Shkodrës bënë sot me dije se finalizuan fazën e radhës të operacionit të koduar “Koordinata”, ku u zbuluan 5093 bimë narkotike të kultivuara, në fshatin Alijaj.

    Në pranga ranë Ermir Shabaj dhe Kadri Shabaj, 47 dhe 74 vjeç, të afërm mes tyre.

    “Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasit E. Sh., 47 vjeç, dhe K. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Alijaj. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja S. Sh., 57 vjeçe, dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç (vëllezër), të afërm të gjithë me njëri-tjetrin”, bëri me dije policia në njoftimin zyrtar.

    Gjatë operacionit në terren, u zbuluan afër banesave të tyre parcelat e mbjella me kanabis satiova. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

    Dosja për hetime të mëtejshme i kaloi prokurorisë vendore për të thelluar hetimet që janë ende aktive dhe zbuluar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

  • 1700 pacientë në vit i nënshtrohen operacionit/ Rriten rastet e ndërhyrjeve neurologjike

    1700 pacientë në vit i nënshtrohen operacionit/ Rriten rastet e ndërhyrjeve neurologjike

    Rritet numri i ndërhyrjeve neurologjike në Shqipëri. Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Artur Xhumari thotë se afro 1700 persona në vit kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në tru apo shtyllën kurrizore në spitalin e neurokirurgjisë.

    “Neve kemi afërsisht 1 mijë e 600 – 1 mijë e 700 operacione në vit. Operacionet e neurokirurgjisë janë sa të gjatë, edhe shumë të gjatë. Operacion që zgjat edhe 12 orë”, tha Artur Xhumari, shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë.

    Afro 30% e operacioneve kanë nevojë për përdorimin e mikroskopit për të bërë edhe ndërhyrjet më të imta në tru. Për të ofruar saktësi në ndërhyrje kirurgjikale dhe për të shkurtuar kohën e operacioneve, duke mundësuar edhe rritje të tyre në të ardhmen, në shërbimin e neurokirurgjisë po përdoren edhe pajisje teknologjike.

    “25-30% e operacioneve kanë nevojë për përdorimin e mikroskopit. Ajo na shërben neve për të zmadhuar pamjet gjatë operacionit dhe për të punuar në struktura shumë të imta, shumë të vogla, që ne t’i shohim me qetësi të madhe dhe duke arritur hyrjen në tru në vende të veçanta, të thella, pa bërë dëmtimin e trurit. Duke e shkurtuar pak kohën e operacionit, ky mikroskop të na lejojë të shtojmë numrin e të sëmurëve që ne t’u ofrojmë një operacion shumë të komplikuar.”

    Stroku, hemorragjia cerebrale janë problemet më të mëdha të trurit. Rritja e problemeve kardiake po shoqërohet edhe me rritje të numrit të dëmtimeve të trurit si pasojë e patologjive kardiake.

  • Pacientët mbipeshë kanë shanse më të mira mbijetese pas operacionit

    Pacientët mbipeshë kanë shanse më të mira mbijetese pas operacionit

    Njerëzit obezë kanë më pak gjasa të vdesin kur i nënshtrohen operacionit sesa ata me një peshë të “shëndetshme”, sipas një kërkimi të ri.

    Zbulimi se të rriturit mbipeshë përballen me një rrezik më të ulët vdekjeje pas një operacioni të madh sfidon udhëzimet aktuale për indeksin e masës trupore (BMI) “normal” tek personat që presin ndërhyrje kirurgjikale, thonë shkencëtarët amerikanë.

    Studimi sugjeron se personat mbi 65 vjeç që janë mbipeshë mund të kenë rrezik më të ulët vdekjeje gjatë 30 ditëve të para pas një operacioni elektiv të madh, krahasuar me ata me BMI normal.

    Studiuesit shqyrtuan rezultatet e ndërhyrjeve kirurgjikale tek pacientët e moshuar dhe zbuluan se të qenit “mbipeshë”, një BMI prej 25 deri në 29.9, lidhej me normat më të ulëta të vdekshmërisë afatshkurtër.

    Megjithatë, pacientët me peshë “normale” dhe ata “nën peshë” kishin një rrezik dukshëm më të lartë vdekjeje, sipas gjetjeve të botuara në JAMA Network Open.

    Autorja kryesore, dr. Cecilia Canales, nga David Geffen School of Medicine në UCLA, tha: “Udhëzimet tradicionale kirurgjikale shpesh theksojnë rëndësinë e një BMI normal para operacionit, por gjetjet tona sugjerojnë se këto rekomandime mund të kenë nevojë të rishikohen për të moshuarit.

    “Të moshuarit kanë konsiderata të ndryshme fiziologjike, dhe një tepricë e moderuar në peshë mund të jetë në fakt mbrojtëse në periudhën afatshkurtër pas operacionit.”

    Ekipi kërkimor analizoi të dhënat e 414 të rriturve mbi 65 vjeç që iu nënshtruan një operacioni elektiv të madh në Kaliforninë Jugore, mes shkurtit 2019 dhe janarit 2022.

    Pacientët u kategorizuan sipas BMI-së dhe u krahasuan për vdekshmërinë brenda 30 ditëve dhe një viti, delirin postoperativ, mënyrën e daljes nga spitali dhe komplikacionet.

    Pacientët në kategorinë mbipeshë kishin një normë vdekshmërie 30-ditore prej vetëm 0.8%, krahasuar me 18.8% për ata me BMI normal, një diferencë që mbeti “domethënëse” edhe pas rregullimit për faktorë si mosha, dobësia fizike dhe prania e kancerit.

    Nga ana tjetër, pacientët nën peshë kishin një normë vdekshmërie 30-ditore prej 15%.

    Profesoresha Catherine Sarkisian, nga Geffen School, tha: “Ky studim shton prova të reja tek ajo që njihet si ‘paradoksi i obezitetit’, ku një BMI më i lartë duket se lidhet me mbijetesë më të mirë tek disa grupe të të rriturve të moshuar.”

    Ajo shtoi: “Është e rëndësishme që vlerësimi paraoperativ të përshtatet me fiziologjinë e pacientëve të moshuar.”

    Ekipi kërkimor thotë se studimet e ardhshme duhet të eksplorojnë mekanizmat biologjikë dhe klinikë pas këtij asociacioni, për të përmirësuar udhëzimet kirurgjikale. / Talker News- Syri.net

  • Arrestimet në Shkozet/ Pamjet e operacionit, kush janë dy të ndaluarit

    Arrestimet në Shkozet/ Pamjet e operacionit, kush janë dy të ndaluarit

    Drejtori i policisë së Durrësit, Vilson Bala në konferencën e sotme për media dha detaje edhe për arrestimet e kryera mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozetit. Ai konfirmoi se janë ndaluar dy persona me rrezikshmëri të lartë në kuadër të operacionit të koduar “The next Gun”.
    “Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas, njëri me rrezikshmëri të lartë, konkretisht shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. H., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilëve në momentin e arrestimit iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje”, sqaroi Bala.
    Burime bëjnë me dije se të arrestuarit janë Erald (alias Aldi Mustafa) dhe Arbi Haxhiu.
    Mustafa në vitin 2023 ra pre e një atentati me shpërthim tritoli, në zonën e Shkozetit. Persona ende të paidentifikuar shpërthyen me telekomandë makinën e tij, por Mustafa doli i pa lënduar nga shpërthimi.
    Pak minuta para se të ndodhte ngjarja, ai kishte lënë në banesë gruan me fëmijën. 39-vjeçari po ashtu rezulton i përfshirë dhe në disa ngjarje të tjera kriminale.
    “39-vjeçari A. M., person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2025, në lagjen nr. 14, Durrës, ku është vënë lëndë eksplozive banesës së shtetasit I. Gj.”, zbuloi më tej kreu i policisë së Durrësit.
     

  • Të akuzuar për trafik droge në Itali, arrestohen tre të rinj në Fier

    Të akuzuar për trafik droge në Itali, arrestohen tre të rinj në Fier

    Tre të rinj, të akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike janë arrestuar nga policia në Fier.
    Blutë bëjnë me dije se të arrestuarit rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit në Itali iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i  narkotikëve”.
    “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara, kapën gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në qarkun e Fierit, 3 shtetas të kërkuar nga autoritetet italiane, konkretisht: 
    -Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në Fier;
    -Në kuadër të operacionit “Operacionalja 62” u kap dhe u vu në pranga A. M., 29 vjeç, banues në Fier;
    -Në kuadër të operacionit “Operacionalja 63” u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. F., 22 vjeç, banues në Fier.”
    Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdha droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit. Maksimumi i dënimit për tre të rinjtë fierakë është 10 vjet burgim.
    Sakaq, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën ka nisur procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

  • Po transportonte kallashë nga Burreli në Tiranë, 22 vjeçarit i vihen prangat tek Tuneli! Pamjet e operacionit

    Po transportonte kallashë nga Burreli në Tiranë, 22 vjeçarit i vihen prangat tek Tuneli! Pamjet e operacionit

    Një 22  vjeçar është arrestuar në në tunelin e Murrizit pasi në makinën e tij u gjetën 2 automatikë e 4 krehër.

    Policia publikoi pamjet e operacionit të arrestimit të Ardit Doçit si dhe sekuestrimin e armëve që iu gjetën në bagazhin e makinës.

    Nga hetimet i riu do transportonte armët nga Burreli në Tiranë për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, informoi sot policia.

    Operacioni u kodua ‘Tuneli’

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi: 

    A. D., 22 vjeç, banues në Burrel.

    Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte 22-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to.

    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas po i transportonte armët në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

    Materialet procdurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

  • Droga në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari. Çfarë deklaroi në gjykatë

    Droga në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari. Çfarë deklaroi në gjykatë

    Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 61-vjeçarin Shkëlqim Krrashi, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Shape” me një sasi të konsiderueshme droge dhe armë.
    Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku Krrashi deklaroi se lënda narkotike i kishte mbetur në një automjet në pronësi të tij prej disa vitesh, ndërsa shtoi se arma e gjahut që iu gjet ishte me leje.
    Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata vendosi që i dyshuari të vijojë të mbahet i izoluar. Gjatë operacionit, policia sekuestrua 17 kilogramë kanabis në formë çokollate, 22.5 litra vaj kanabisi, 65 gramë kokainë, një pistoletë dhe një armë gjahu.
    Sipas vlerësimeve paraprake, sasia e drogës së gjetur kap vlerën e rreth 500 mijë eurove në treg. Krrashi, i cili jetonte në zonën e Yzberishtit, pritet të hetohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

  • Torino, revolucion në mjekësi/ Pacienti operohet për tumor në prostatë… ndërsa ‘udhëton’ në Karaibe

    Torino, revolucion në mjekësi/ Pacienti operohet për tumor në prostatë… ndërsa ‘udhëton’ në Karaibe

    Në spitalin Le Molinette të Torinos është realizuar një ndërhyrje inovative për trajtimin e tumorit në prostatë, ku përveç teknikës së avancuar kirurgjikale, u përdor edhe realiteti virtual për të ulur nivelin e stresit të pacientit.

    Pacienti iu nënshtrua një operacioni në anestezi lokale për shkak të një kanceri prostatik, por gjatë gjithë procedurës, falë një syze 3D, ai ndodhej “me mendje” në Karaibe, duke përjetuar një ambient të qetë dhe relaksues. Ky përdorim i realitetit virtual synon të reduktojë ankthin dhe dhimbjen gjatë ndërhyrjeve mjekësore.

    Një teknikë e re: TPLA

    Operacioni u krye me metodën TPLA (Transperineal Laser Ablation), një procedurë mini-invazive që konsiston në futjen e fibrave shumë të holla lazer përmes rrugës transperineale. Energjia e lazerit shkatërron vetëm zonën e prekur nga tumori, duke ruajtur pjesën tjetër të prostatës. Kjo redukton ndjeshëm rreziqet e efekteve anësore si inkontinenca urinare apo problemet me ereksionin, duke përmirësuar cilësinë e jetës pas operacionit.

    “Pushime” gjatë operacionit

    Falë syzeve të realitetit të shtuar, pacienti mund të zgjidhte ambientin ku “shëtiste”: plazhet e Karaibeve, yjësinë e Rrugës së Qumështit apo vende të tjera relaksuese, gjithnjë të shoqëruara me muzikë qetësuese. Në çdo moment, ai kishte mundësinë të kthehej menjëherë në ndërveprim me sallën e operacionit.

    Ky kombinim i teknologjisë mjekësore me realitetin virtual përfaqëson një hap të madh në drejtim të një trajtimi më njerëzor dhe më pak stresues të sëmundjeve serioze si kanceri i prostatës.