Tag: operacionit

  • Telashe te Barcelona, lojtari do të mungojë 5 muaj pas operacionit, rrezikon botërorin

    Telashe te Barcelona, lojtari do të mungojë 5 muaj pas operacionit, rrezikon botërorin

    24 Shtator 2025

    12:07

    Telesport

    Lajm i keq për Gavi. Mesfushori i Barcelonës i është nënshtruar një operacioni artroskopik në meniskun medial.
    Ajo që supozohej të ishte një procedurë e thjeshtë, që pritej ta linte jashtë fushave vetëm për pesë javë, është shndërruar në një makth. Gjatë operacionit, mjekët zbuluan se ligamenti ishte shumë më i dëmtuar nga sa pritej.
    Gavi tani mund të jetë jashtë fushave për katër deri në pesë muaj, që do të thotë se ai nuk do të kthehet para fillimit të marsit, pikërisht në pjesën e fundit të sezonit, me Barcelonën vetëm tre muaj larg Kupës së Botës, e cila fillon më 11 qershor.
    Deklarata e klubit thotë: “Lojtari i ekipit të parë Pablo Páez Gavira Gavi iu nënshtrua një operacioni artroskopik për të riparuar një menisku medial të këputur, i cili u qep për të ruajtur meniskun. Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë rreth 4-5 muaj.”

  • VD-Operacion antidrogë në Peqin! 5 në pranga, 1 në kërkim…kanabis, kallashnikov e pistoleta

    VD-Operacion antidrogë në Peqin! 5 në pranga, 1 në kërkim…kanabis, kallashnikov e pistoleta

    armët e sekuestruara

    PEQIN-Një operacion antidrogë është zhvilluar në Peqin, ku në pranga janë vendosur pesë persona, një është vënë nën hetim dhe një është shpallur në kërkim. Konkretisht të arrestuar janë Qemal e Qazim Kaseja (babë e bir), Erges Juba dhe Altin e Ali Haskasa (babë e bir).
    Si rezultat i operacionit “Syri i natës”, Policisa e Peqinit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Elbasanit ka asgjësuar 112 bimë narkotike kanabis, të cilat ishin kultivuar ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë. Nga kontrolli i ushtruar në panesat e të arrestuarëve  Nga kontrollet në banesat e të arrestuarëve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.

    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Syri i natës”, goditen veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.
    Operacioni, nga Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive. Si rezultat i operacionit:
    -u asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë;-u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.
    Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Syri i natës”.
    Në kuadër të operacionit:-u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël.-nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç ;-u shpall në kërkim shtetasi A. J.
    Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.
    Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjne e shtetasve në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

  • Arrestohen tre grabitës në Tiranë/ Kamerat e sigurisë zbulojnë vjedhjet e tyre, nga celularët te vjedhja e motorëve

    Arrestohen tre grabitës në Tiranë/ Kamerat e sigurisë zbulojnë vjedhjet e tyre, nga celularët te vjedhja e motorëve

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Recidivisti”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. R., 26 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autori i 5 vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të portofolave, aparateve celularë dhe shumave të parave.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Duo”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë ndalimi i dy shtetasve të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, ku kanë vjedhur 1 motomjet në Astir, 2 dyqane ku kanë marrë sende të ndryshme dhe shuma parash, si dhe një send brenda një automjeti, në muajt gusht dhe shtator.

    Top Channel

  • Policia e Shtetit publikon pamjet e operacionit “XUEX” – goditet skema piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

    Policia e Shtetit publikon pamjet e operacionit “XUEX” – goditet skema piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

    Policia e Shtetit ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale pamjet e operacionit të koduar “XUEX”, një aksion i gjerë kundër një skeme mashtruese investimesh online me strukturë piramidale. Operacioni, i zhvilluar në disa qytete të vendit, përfshirë Fierin, Tiranën, Dibrën, Beratin dhe Gramshin, u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve.

    Gjatë operacionit, strukturat hetimore sekuestruan një sasi të konsiderueshme provash materiale, përfshirë:50 aparate celularë11 njësi kompjuterike1 DVR dhe 2 hard disk1 automjet4.2 milion lekë28 mijë euro1,750 dollarë amerikanë340 franga zvicerane6 llogari kriptomonedhash të ngrira
    Sipas hetimeve, grupi kriminal përdorte platforma të rreme investimi dhe aplikacione si Telegram për të rekrutuar qytetarë, duke u premtuar fitime të shpejta në këmbim të investimeve në kriptomonedha si USDT dhe TRON. Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: pjesëmarrësit duhej të sillnin të paktën pesë persona të rinj për të rritur përfitimet e tyre.Kriptomonedhat u përdorën si mjet për të shmangur gjurmimin dhe për të krijuar iluzionin e sigurisë, ndërkohë që vetëm individët në nivelet e para të skemës përfitonin realisht, ndërsa pjesa tjetër humbiste kursimet.
    Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit kanë bërë thirrje për kujdes dhe ndërgjegjësim qytetar, duke paralajmëruar se nuk ka “investime të sigurta” që premtojnë pasurim të menjëhershëm. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes platformave zyrtare të komunikimit

  • Fier – Goditet skema piramidale online, 6 persona arrestohen, 2 në kërkim

    Fier – Goditet skema piramidale online, 6 persona arrestohen, 2 në kërkim

    Një operacion i gjerë policor i koduar “XUEX”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit, ka goditur një skemë mashtruese online me karakter piramidal, që funksiononte përmes platformave të investimeve virtuale dhe kriptomonedhave.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Konferenca e përbashkët për shtyp u mbajt nga Drejtoreshë Ervina Gjana, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik, dhe Prokurorja Jonida Allushi, ku u bënë të ditura rezultatet e operacionit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Operacioni u zhvillua në disa qytete të vendit, përfshirë Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, dhe përfshiu gjithsej 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjatë operacionit u arrestuan:Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Arbër Çela – 38 vjeç, Lushnjë

    Emanuel Taullau – 21 vjeç, Lushnjë

    Flavio Mukaj – 23 vjeç, Lushnjë

    Marius Kodra – 28 vjeç, Tiranë

    Brunilda Todi – 38 vjeçe, Divjakë

    Brunilda Ndini – 38 vjeçe, Divjakë

    Ndërkohë, u shpallën në kërkim:

    E. Sh., 35 vjeç – Divjakë

    A. Sh., 29 vjeç – Divjakë

    Hetimet zbuluan se këta individë vepronin si agjentë kyç të skemës piramidale, ku qytetarët udhëzoheshin të rekrutoheshin të paktën 5 persona të tjerë për të përfituar nga investimet e pretenduara. Investimet, kryesisht në kriptomonedha si USDT dhe TRON, nuk ishin reale, por një mekanizëm mashtrimi që favorizonte vetëm nivelet më të larta të piramidës.

    Gjatë operacionit u sekuestruan:

    50 aparate celularë

    11 njësi kompjuterike

    1 DVR dhe 2 hardisk

    1 automjet

    4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë dhe 340 franga

    6 llogari kriptomonedhash

    Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit bëjnë apel ndaj qytetarëve për kujdes maksimal dhe për të mos u përfshirë në investime që premtojnë fitime të shpejta, si dhe për të denoncuar çdo aktivitet të dyshimtë në numrin 112, me garanci anonimiteti dhe reagim të menjëhershëm.

  • Policia godet firmat piramidale online/ 6 të arrestuar në qarkun e Fierit, 2 të tjerë në kërkim! Zbulohet baza e tyre (Emrat)

    Policia godet firmat piramidale online/ 6 të arrestuar në qarkun e Fierit, 2 të tjerë në kërkim! Zbulohet baza e tyre (Emrat)

    Është finalizuar mbrëmë, 13 shtator, një operacion masiv në Fier, Divjakë dhe Lushnje lidhur me firmat piramidale online.
    Drejtori i policisë së qarkut Fier bëri me dije se në kuadër të këtij operacioni janë kryer 83 kontrolle banesash e subjektesh.
    “Nisur nga shqetësimet e qytetarëve për mashtrimet online me premtimin për investime, nisi puna për hetimet dhe goditjen e këtyre skemave piramidale.”
    Mësohet se në pranga kanë rënë gjashtë persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
    TË ARRESTUARIT:
    Arbër Çela  38 vjeç nga Lushnja
    Emanuel Taullau nga Lushjna
    ⁠Flavio Mukaj 23 vjeç nga Lushnja
    ⁠Marius Kodra 28 vjeç nga Tirana
    Brunilda Todi 38 vjeçe nga Divjaka
    Brunilda Ndini 38 vjeçe nga Divjaka
    NË KËRKIM:
    E.Sh. 35 vjeç
    A.Sh. 35 vjeç
    Kujtojmë se i pari që ngriti alarmin e firmave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të marrë masa.
    Konferenca për mediat
    Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit për goditjen e skemave piramidale online.
    Përshëndetje, jemi sot këtu përpara jush, bashkë me Drejtoreshën e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Deparatamentin e Policsië Kriminale Drejtuese e Parë Ervina Gjana dhe Prokuroren pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Jonida Allushi,  për të bërë me dije rezultet e operacionit policor të koduar “XUEX”,  për goditjen e veprimtarisë kriminale online të skemave piramidale, operacion i cili u fillua dhe u finalizua në qarkun Fier.
    Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve  dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.
    Nga ana e strukturave të specializuara të Polcisië së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale  duke mashtuar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema pridamidale.
    Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e   Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
    Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash.
    Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe  TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.
    Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.
    Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.
    Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.
    Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.
    Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.
    Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç.,  38 vjeç,  E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.
    Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.
    Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
    50 aparate celularë,
    11 njësi kompjuterike,
    1 DVR, 2 hardisk,
    1 automjet,
    4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.
    Gjithashtu, u  ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.
    Duke përfituar nga rasti dua të siguroj qytetarët e qarkut Fier se strukturat e  Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla.
    Në këtë kuadër ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e professional nga ana e strukturave të policisë.
    Faleminderit dhe jemi të hapur për pyetje .

  • XUEX, mijëra euro, dollarë, lekë e../ Ja çfarë u zbulua në operacionin kundër skemave piramidale online? (Detajet)

    XUEX, mijëra euro, dollarë, lekë e../ Ja çfarë u zbulua në operacionin kundër skemave piramidale online? (Detajet)

    Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit zhvilluan operacionin e koduar “XUEX”, duke goditur një rrjet mashtrues që funksiononte përmes platformave online dhe kriptomonedhave. Pas hetimeve disa mujore, u ushtruan 83 kontrolle në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh.
    Në pranga ranë 6 persona, mes tyre banorë të Lushnjës, Tiranës dhe Divjakës, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Skema mashtruese funksiononte mbi modelin piramidal, ku qytetarëve u premtoheshin fitime të shpejta në këmbim të sjelljes së anëtarëve të rinj dhe investimeve në kriptomonedha.
    Gjatë operacionit u sekuestruan 50 celularë, 11 kompjuterë, 1 automjet, rreth 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë, 340 franga dhe 6 llogari kriptomonedhash.
    Policia dhe Prokuroria theksuan se hetimet vazhdojnë për të identifikuar organizatorët kryesorë dhe bënë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.
    Konferenca e policisë në Fier
    Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit për goditjen e skemave piramidale online.
    Përshëndetje, jemi sot këtu përpara jush, bashkë me Drejtoreshën e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Deparatamentin e Policsië Kriminale Drejtuese e Parë Ervina Gjana dhe Prokuroren pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Jonida Allushi,  për të bërë me dije rezultet e operacionit policor të koduar “XUEX”,  për goditjen e veprimtarisë kriminale online të skemave piramidale, operacion i cili u fillua dhe u finalizua në qarkun Fier.
    Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve  dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.
    Nga ana e strukturave të specializuara të Polcisië së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale  duke mashtuar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema pridamidale.
    Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e   Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
    Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash.
    Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe  TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.
    Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.
    Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.
    Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.
    Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.
    Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.
    Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç.,  38 vjeç,  E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.
    Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.
    Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
    50 aparate celularë,
    11 njësi kompjuterike,
    1 DVR, 2 hardisk,
    1 automjet,
    4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.
    Gjithashtu, u  ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.
    Duke përfituar nga rasti dua të siguroj qytetarët e qarkut Fier se strukturat e  Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla.
    Në këtë kuadër ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e professional nga ana e strukturave të policisë.

  • Tufa me para nëpër sirtarë e kuti/ Video e aksionit që goditi skemat piramidale online

    Tufa me para nëpër sirtarë e kuti/ Video e aksionit që goditi skemat piramidale online

    Këto janë pamjet e operacionit Xuex të Policisë së Fierit të shtrirë në 5 qytete, që goditi firmat piramidale online, përmes të cilave mashtroheshin qytetarët për të investuar shuma parash.
    Gjatë aksionit u arrestuan 6 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata janë agjentët në terren për të rekrutuar qytetarët. Ndërsa organizatorët janë në proces hetimi ende.
    Shuma të konsiderueshme parash, në Euro dhe Lekë, janë sekuestruar nga policia. Po kështu janë sekuestruar edhe telefona, kompjutera e shumë sende të tjera.
    Pjesë nga deklarata e policisë
    Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
    50 aparate celularë,
    11 njësi kompjuterike,
    1 DVR, 2 hardisk,
    1 automjet,
    4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.
    Gjithashtu, u  ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

  • “XUEX”, sekuestrohen shuma të mëdha parash në lekë, euro e dollarë! Policia ngrin gjashtë llogari të kriptomonedhave

    “XUEX”, sekuestrohen shuma të mëdha parash në lekë, euro e dollarë! Policia ngrin gjashtë llogari të kriptomonedhave

    Policia e Shtetit njoftoi sot rezultatet e operacionit policor të koduar “XUEX”, për goditjen e veprimtarisë kriminale online të skemave piramidale, operacion i cili u fillua dhe u finalizua në qarkun Fier.
    Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.
    Nga ana e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale duke mashtruar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema piramidale.
    Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
    Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle personash dhe banesash.
    Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.
    Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.
    Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.
    Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.
    Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.
    Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç., 38 vjeç, E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.
    Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.
    Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:50 aparate celularë,11 njësi kompjuterike,1 DVR, 2 hardisk,1 automjet,4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.Gjithashtu, u ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

    Top Channel

  • Posedonte mina me telekomandë, përfundon në pranga 25-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, dyshohet se…

    Posedonte mina me telekomandë, përfundon në pranga 25-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, dyshohet se…

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Together”, i cili çoi në arrestimin e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur më herët në kërkim për veprimtari kriminale që përfshin armë shpërthyese të programuara për atentate në distancë.
    Në kuadër të operacionit, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, u arrestuan dy persona:
    J. Sh., 25 vjeç, banues në Shkodër – i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të mëparshëm “Brothers”, pasi dyshohet se posedonte së bashku me vëllanë e tij (i arrestuar më parë), dy mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë. Dyshohet se këto mjete shpërthyese do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.
    G. H., 28 vjeç, gjithashtu banues në Shkodër – arrestuar nën dyshimet se ndihmonte J. Sh. të fshihej, duke e përkrahur gjatë kohës që ishte në kërkim.
    Të dy shtetasit u kapën në zonën e Selitës në Tiranë, ku po fshiheshin.
    Gjatë operacionit, policia sekuestroi një automjet dhe tre celularë, që dyshohet se janë përdorur për aktivitetin kriminal ose për të shmangur ndjekjen nga autoritetet.
    Materialet procedurale janë referuar tashmë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila do vijojë hetimet dhe procedurat përkatëse ndaj të arrestuarve.