Monika Marku dhe Suate Çeloaliaj janë dy vajza të arrestuara në lidhje me një pengmarrje. Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Kufizimi”.
Vihen në pranga 2 shtetase të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.
Punohet për kapjen e shtetasit K. N. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.
Tag: operacionit
-

“Kufizimi”/ Arrestohen 2 vajza, morën peng 27-vjeçarin, e rrahën dhe tentuan t’i merrnin para, shpallet në kërkim…
-

Morën peng dhe dhunuar 27-vjeçarin/ Pas vënies në pranga të dy të tjerëve, merr fund arratia e dy vajzave në Tiranë
Dy vajzat e shpallura në kërkim si bashkëpunëtore në rrëmbimin e një personi janë vënë në pranga.
Ngjarja u raportua tre ditë më parë teksa dy të tjerë u arrestuan atë ditë, ndërsa një tjetër mbetet në kërkim.
“Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Punohet për kapjen e shtetasit K. N”, thuhet në njoftimin e polici.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe: Morën peng të riun dhe e dhunuan për 5 mijë euro, identifikohen 5 autorët, arrestohen 2 prej tyreTop Channel
-

Pastronte paratë e grupit të “Vis Pojës”, ekstradohet nga Italia Erind Lasku
EKSTRADIMI
TIRANË-Erind Lasku pjesë e grupit të Ervis Doçit i njohur ndryshe si ‘Visi i Pojës’ është ekstraduar nga Italia. Lasku akuzohet se pastronte paratë e përfituara nga trafiku i drogës për llogari të ‘Pojës’. Ndaj ti GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Njoftimi i policisë:
Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L..
Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Operacioni “Ura” u finalizua një Maj dhe kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Nga përgjimet dhe monitorimet, përfshirë bisedat e koduara SkyECC, u dokumentuan transaksione CASH deri në 5 milionë. Paratë e trafikut depërtonin në ekonomi, përmes kompanive, pronave të paluajtshme, mediave lokale, transportit dhe bareve. Pjesë e organizatës ishin 3 nëngrupe kriminale, baza e njërit në Durrës dhe 2 të tjerët në Itali, në Puglia.Elvis Doçi është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ura”. Ai njihet ndryshe si “Visi i Pojës”, pasi është nipi i Xhevdet Troplinit, të njohurit si Poja. “Visi i Pojës” u bë i njohur mediatikisht kur autoritetet zbarkuan një vit më parë në banesën e tij dhe gjetën 3 mln euro cash të groposura. Vetë ai u shpall në kërkim, por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit dhe akuzat ndaj tij sa vijnë e shtohen, ende nuk është arrestuar. Doçi bashkëpunon më ngushtë me Adi Çobën, një personazh gjithashtu i dalë në dritë pas operacionit Ura. Përgjimet e këtij grupi flasin lidhur me rëndësinë e Pojës, i cili përshkruhet si një nga trafikantët kryesorë të drogës që vepronin në Shqipëri, e po ashtu një eksponent kryesor i një grupi të organizuar kriminal të fuqishëm./ZËRI
-

VIDEO/ Mrekulli në sallën e operacionit! 65-vjeçarja i bie klarinetës gjatë ndërhyrjes në tru
Një ngjarje e rrallë dhe mbresëlënëse ndodhi në Britaninë e Madhe, ku një 65-vjeçare me sëmundjen e Parkinsonit, Denise Bacon nga Sussex, luajti klarinetë gjatë një operacioni në tru, duke ofruar dëshmi të drejtpërdrejtë për suksesin e menjëhershëm të ndërhyrjes.
Denise vuante nga lëvizje të ngadalta dhe ngurtësi muskulore, që e pengonin të ecte, notonte, kërkonte dhe të luante instrumentin e saj të dashur. Pasi u diagnostikua me Parkinson në vitin 2014, cilësia e jetës së saj u përkeqësua ndjeshëm.
Gjatë një operacioni katërorësh në spitalin King’s College në Londër, ajo iu nënshtrua një procedurë të quajtur stimulim i thellë i trurit (DBS), një teknikë ku në tru implantohen elektroda që lëshojnë impulse elektrike për të lehtësuar simptomat e Parkinsonit. E veçanta ishte se pacientja qëndroi zgjuar gjatë operacionit dhe luante klarinetë, për të ndihmuar mjekët të matin në kohë reale efektin e ndërhyrjes.“Menjëherë pas aplikimit të stimulimit, ndjeva se dora e djathtë filloi të lëvizë më lirshëm dhe kjo përmirësoi ndjeshëm aftësinë time për të luajtur klarinetë”, tha Denise me entuziazëm. Ajo shtoi se tashmë ndien përmirësim edhe në ecje dhe mezi pret të provojë notin dhe kërcimin.
Profesori i neurokirurgjisë, Keyoumars Ashkan, tha se DBS është ndër trajtimet më të efektshme dhe afatgjata për të kontrolluar simptomat motorike të Parkinsonit, duke përfshirë dridhjet dhe ngadalësinë e lëvizjeve.
Pas operacionit, Denise u pajis me një bateri të rikarikueshme të implantuar në kraharor, e cila mund të zgjasë deri në 20 vjet dhe ndihmon në rregullimin automatik të stimulimit elektrik sipas nevojës.
Rasti i Denise përfaqëson një shembull frymëzues të fuqisë së mjekësisë moderne dhe shpresës për pacientët me sëmundje neurodegjenerative. -

Mashtronte vajza dhe i shfrytëzonte për prostitucion në Durrës, kapet kolumbiani
Një 28 vjeçar kolumbian është vënë në pranga nga policia nën akuzën e trafikimit të femrave për prostitucion.
Në vijim të operacionit “Storm 9” që u zhvillua në Durrës, është bërë i mundur arrestimi i D. G., i cili ishte në arrati prej disa ditësh.
Ky shtetas, dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion.
Arrestimi i tij u bë në pikën kufitare të Muriqanit.
2 shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shitnin lëndë narkotike. -

I premtonte punë me 3 mijë euro dhe i shfrytëzonte për prost*tucion, arrestohet 28-vjeçari
Policia e Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi kolumbian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Storm 9”, të zhvilluar katër ditë më parë për goditjen e trafikimit të femrave dhe shfrytëzimit të tyre për prostitucion.
I arrestuari është shtetasi D. G., 28 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Sipas hetimeve të kryera gjatë tre javëve të fundit me metoda proaktive, rezulton se ai rekrutonte shtetase kolumbiane, të cilave u premtonte punësim në Shqipëri kundrejt pagesës 3000 euro, por më pas i shfrytëzonte për qëllime prostitucioni.
Gjatë operacionit të zhvilluar në Durrës, në një apartament me qira në lagjen nr. 18, u kapën dy shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion dhe dyshohet se shpërndanin edhe lëndë narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit kriminal.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore. -

EMRAT/ Sekuestrohet mbi 40 kg drogë në Mirditë, arrestohen dy vëllezërit dhe miku i tyre
Është finalizuar pjesa e dytë e operacionit policor i koduar “Processing” në zonën e Mirditës, ku janë sekuestruar 40 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa në pranga kanë rënë tre të rinj.
Policia bën me dije se si rezultat i operacionit janë arrestuar Akil Reçi 33 vjeç, dhe vëllezërit Martin Zefi dhe Erjon Zefi, 34 dhe 38 vjeç.
Droga është gjetur afër një banese të vjetër në fshatin Shëngjergj, Mirditë, ku janë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale.
Nga hetimet, ka rezultuar se tre të arrestuarit në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë, në kuadër të fazës së parë të këtij operacionit, kanë kultivuar lëndë narkotike me qëllim shitjen., në fazën e parë të operacionit policor, u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Shtuf, Mirditë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.Top Channel
-

Goditet “Call Center” mashtrues në Tiranë, arrestohen dy persona – sekuestrohen mbi 100 mijë euro
Në kuadër të operacionit policor të koduar “SCAMS” u arrestuan në flagrancë shtetasit Kejsi Përgjegji, dhe Marjus Hysa.
Operacioni u organizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Departamentin për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjatë operacionit, u godit një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive.
Në pranga u vu administratori i subjektit, ku u gjetën 65210 euro.
Gjithashtu, në pranga u vu edhe një shtetas tjetër, te cilit në banesë iu gjetën 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundraligjshme.
Procedohen penalisht 38 shtetas të punësuar në call center.
Janë sekuestruar gjithsej 106710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara, etj.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, bazuar në informacionet e marra se në rrugën “Bardhok Biba”, në një subjekt të licencuar për marketing, suport dhe konsulence në çdo veprimtari të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, po ushtrohej veprimtari e kundraligjshme e Call Centerit me qëllim mashtrimin e qytetarëve evropianë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “SCAMS”.
Në kuadër të operacionit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DPPSH, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një subjekti me administrator shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit u konstatuan 38 operatorë, të cilët dyshohen se mashtronin qytetarë në vende të ndryshme të Evropës për të investuar në bursa fiktive.
Në ambientet e subjektit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
65210 euro pa dokumentacion për vërtetimin e burimit; lista e emrave që i ishte vendosur çdo operatori në momentin e prezantimit me viktimën; lista e shumave që secili operator kishte përvetësuar me anë të mashtrimit; lista e objektivave të vendosura nga menaxherët dhe bonuset që merrnin operatorët në bazë të objektivave, ku për muajin tetor ishte 1.5 milionë euro; 51 njësi kompjuterike dhe 14 aparate celular.
Në vijim të operacionit, janë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëpunëtorëve të afërt të shtetasit K. P., dhe nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit M. H., 38 vjeç, pa dokumentacion të burimit të të ardhurave.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. P. dhe M. H.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”; “Punësim i paligjshëm”; “Fshehje të ardhurash”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. -

Arrestohen dy persona/ Autorë të disa vjedhjeve, biçikletash shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të akuzuar për disa vjedhje të kryera në seri.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘Friday’, është arrestuar Arben Lleshi 42 vjeç, i akuzuar si autor i 7 vjedhjeve,5 biçikletave si dhe në 2 subjekte ka vjedhur sende të ndryshme.
Në kudër të operacionit ‘Bashkëpunimi’, policia ka arrestuar Eusedio Dumbollari 29 vjeç ndërsa u shpall në kërkim 28-vjeçari me iniciale O. Sh., 28 vjeç. Dumbollari dyshohet se ka vjedhur më datë 14 shtator vjedhur një shumë parash në subjektin e personit F. Q., ndërsa më datë 17.09.2025, në bashkëpunim me 28-vjeçarin, kanë vjedhur 3 laptopë në subjektin e personit A. F.
Nga kontrolli fizik, 29-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestruan një palë doreza të zeza të përdorura për të kryer vjedhje, një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe municion luftarak.“Finalizohen brenda 24 orëve, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.Zbardhen dhe dokumentohen 9 vjedhje. Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, municion luftarak dhe një palë doreza që njëri prej të arrestuarve i përdorte për të humbur gjurmët.Si rezultat i administrimit të kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm për vjedhje të pronës apo pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione. Konkretisht:
• në kuadër të operacionit “Friday” u arrestua shtetasi A. Ll., 42 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autor i 7 vjedhjeve, 5 biçikletave dhe në 2 subjekte ku ka vjedhur sende të ndryshme;
• në kuadër të operacionit “Bashkëpunimi” u arrestua shtetasi E. D., 29 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi O. Sh., 28 vjeç. Më datë 14.09.2025, 29-vjeçari ka vjedhur një shumë parash në subjektin e shtetasit F. Q., ndërsa më datë 17.09.2025, në bashkëpunim me 28-vjeçarin, kanë vjedhur 3 laptopë në subjektin e shtetasit A. F.Më tej, gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një palë doreza të zeza të përdorura për të kryer vjedhje, një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe municion luftarak.Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. -

Apartamente të kthyera në fole prostitucioni, arrestohet organizatori/ 37-vjeçarit nga Turqia i sekuestrohen telefonat
37-vjeçari nga Turqia është vënë në pranga, si organizatori i një rrjeti prostitucioni.
Në kuadër të operacionit “Space”, të organizuar më datë 22.09.2025, u konstatua se ai i kishte kthyer apartamentet në fole prostitucioni.
Gjatë fazës së parë të këtij operacionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve arrestoi 3 shtetase kineze dhe referoi materialet në Prokurori, për 5 shtetas.
”Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në një rast të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, identifikuan organizatorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka rekrutuar 3 shtetaset kineze (të arrestuara gjatë operacionit “Space”), për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës. Sekuestrohen 3 celularët e këtij shtetasi”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.Top Channel