Tag: operacionit

  • BE e shqetësuar për planet e reja të Izraelit për operacionet në Gaza

    BE ka shprehur shqetësimin pas deklaratave të  Netanyahut dhe synimet e qeverisë së tij për operacionit intensiv në Gaza. 

    Zëdhënësi i shërbimit diplomatik të BE, Anwar el-Announi, tha se zgjerimi i operacioneve nga ana e Izraelit do të sjellë më shumë viktima dhe vuajtje për popullin palestinez.

    “Bashkimi Evropian është i shqetësuar se zgjerimi i planifikuar i operacionit të forcave izraelite në Gaza do të çojë në viktima dhe vuajtje të reja për popullin palestinez. Ne i bëjmë thirrje Izraelit të tregojë vetëpërmbajtje”, tha zëdhënësi Anwar el-Announi në konferencën e përditshme për shtyp të Komisionit Evropian. 

    Plani i Izraelit i cili u miratua ditën e djeshme, ka si synim që të kontrollojë Rripin e Gazës dhe të dëbojë nga vendi organizatën rebele të Hamasit. Syri.net-CNN.gr.

  • Shkëmbim zjarri në Ekuador mes policisë dhe trafikantëve, shpëtohen dy pengje shqiptare

    Disa pengjet janë shpëtuar gjatë operacionit ushtarak në Santa Elena nga ushtria ekuadoriane, së bashku me institucione të tjera shtetërore.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Operacioni u zhvillua në një pronë të vendosur në sektorin e Rinconada dhe Ayampe, në provincën e Santa Elena, ku u pati shkëmbi zjarri. Gjatë përleshjes, një kriminel i dyshuar u qëllua. Pas kontrollit të zonës, pesë persona të rrëmbyer u shpëtuan, tre me kombësi ekuadoriane dhe dy shqiptarë. Në operacionin ushtarak, u arrestuan katër persona.

    Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri të tipit pistoletë, 74 fishekë kalibri 9 mm, 6 telefona celularë dhe 1 pako lidhëse plastike

    Personi i qëlluar, ende i paidentifikuar, dyshohet se i përkiste Grupit të Organizuar të Armatosur “Los Choneros”. Sendet e konfiskuara dhe sendet e sekuestruara i’u dorëzuan autoriteteve kompetente për procedurat e duhura ligjore. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Finalizohet faza tjetër e operacionit“The Wanted”/ Pritet të ekstradohet sot nga Dubai, i shumëkërkuari i drejtësisë…

    Finalizohet faza tjetër e operacionit“The Wanted”/ Pritet të ekstradohet sot nga Dubai, i shumëkërkuari i drejtësisë…

    Finalizohet me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Me qëllim ekstradimin, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara, pritet që pasditen e sotme të ekstradohet nga Dubai, i të shumëkërkuarit Florenc Çapja 44 vjeç, banues në Elbasan.
    Njoftimi i policisë:
    “Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
    Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan. Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas”.

  • Porositi kanabis në SHBA, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

    Porositi kanabis në SHBA, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

    Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, të trafikuar nga ShBA.
    Pakoja u mor nga 19-vjeçari M. H, i arrestuar 3 ditë më parë, po në kuadër të këtij operacionit.
    “Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në vijim të operacionit policor”Pako 2” , si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin G. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.
    Ky shtetas dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, të trafikuar nga ShBA. Pakoja u mor nga 19-vjeçari M. H, i arrestuar 3 ditë më parë, po në kuadër të këtij operacionit”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • “Destinacioni”/ Drogë me postë, nga SHBA në Shqipëri, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

    “Destinacioni”/ Drogë me postë, nga SHBA në Shqipëri, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

    Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Destinacioni” kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar. Vihet në pranga një 24-vjeçar që trafikonte nga SHBA në Shqipëri, lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC. Sekuestrohen rreth 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 50 000 euro.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “Destinacioni”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
    Si rezultat i operacionit policor të koduar “Destinacioni 5”, u arrestua shtetasi F. V., 24 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Trafik droge SHBA-Shqipëri/ Vihet në pranga 24-vjeçari, sekuestrohet kanabis me vlerë 50 mijë euro

    Trafik droge SHBA-Shqipëri/ Vihet në pranga 24-vjeçari, sekuestrohet kanabis me vlerë 50 mijë euro

    Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Destinacioni” kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
    Vihet në pranga një 24-vjeçar që trafikonte nga SHBA në Shqipëri, lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC.
    Sekuestrohen rreth 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 50 000 euro.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “Destinacioni”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
    Si rezultat i operacionit policor të koduar “Destinacioni 5”, u arrestua shtetasi F. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.
    Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Drogë me postë nga SHBA në Tiranë, pranga 24-vjeçarit

    Drogë me postë nga SHBA në Tiranë, pranga 24-vjeçarit

    DROGA E SEKUESTRUAR

    TIRANË-Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Destinacioni” kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
    Vihet në pranga një 24-vjeçar që trafikonte nga SHBA në Shqipëri, lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC.
    Sekuestrohen rreth 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 50 000 euro.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “Destinacioni”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.
    Si rezultat i operacionit policor të koduar “Destinacioni 5”, u arrestua shtetasi F. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.
    Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Goditet grupi i hajdutëve në Fushë Krujë, arrestohet një prej tyre, në kërkim dy të tjerë

    Goditet grupi i hajdutëve në Fushë Krujë, arrestohet një prej tyre, në kërkim dy të tjerë

    Një operacion policor për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje është finalizuar në Fushë-Krujë.
    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në pranga ka rënë një anëtar i grupit, i cili ishte shpallur në kërkim dy ditë më parë.
    Po ashtu, Policia bën të ditur se gjatë fazës së parë të operacionit u vunë në pranga 4 pjesëtarë të grupit dhe u zbardhën 2 vjedhje që ata kishin kryer.
    Ndërkohë po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
    Njoftimi i Policisë:
    Fushë Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Formacioni”, për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në Fushë Krujë.
    Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një pjesëtar i grupit, i shpallur në kërkim 2 ditë më parë.
    Gjatë fazës së parë të operacionit u vunë në pranga 4 pjesëtarë të grupit dhe u zbardhën 2 vjedhje që ata kishin kryer.
    Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ndaluan shtetasin L. K., 33 vjeç, banues në Kamzë.
    Ai ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në 2 biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025.
    Punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 

  • Shiko se çfarë mbanin në lokal! Policia i arreston (video)

    Shiko se çfarë mbanin në lokal! Policia i arreston (video)

    Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Mix” janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës.
    Shpallet në kërkim pronari i lokalit që kishte përshtatur lokalin për shitje e përdorim droge dhe në lokal mbante armë zjarri pa leje.

    Arrestohet gjatë operacionit “Mix” punonjësi i lokalit, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme.
    Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta që u gjetën në lokal të cilat  pronari i lokalit i mbante pa leje.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, në kuadër të operacionit policor “Mix” arrestuan shtetasin L. T., 18 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. C., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
    Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.
    Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Kanosën 33-vjeçarin me postime në rrjete sociale, vihet në pranga 27-vjeçari e pëson edhe bashkëpunëtorja e tij

    Kanosën 33-vjeçarin me postime në rrjete sociale, vihet në pranga 27-vjeçari e pëson edhe bashkëpunëtorja e tij

    Njoftim:
    Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.
    Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”.
    Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.