Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Xhevdet Plakut dhe gjashtë personave të tjerë, gjatë operacionit të koduar “Enigma”.
Siç duket, efektivët kanë ndërhyrë teksa grupi po darkonte në një restorant në Gjirin e Lalzit.
“Policia barkas, barkas të gjithë. Asnjë lëvizje”, thërrasin agjentët e policisë të armatosur që kanë kryer arrestimet.
Mes sendeve të sekuestruara janë edhe tre pistoleta, një prej të cilën e mbante Plaku, i njohur si “Akili”. Policia bëri me dije se arma ishte me fishek në fole, gati për qitje, e për këtë arsye ky aksion ishte i një rrezikshmërie shumë të lartë.
“Në kuadër të operacionit, në masa të larta sigurie, shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas”, njoftoi më herët drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala.
Përveç celularëve, të arrestuarit kishin me vete edhe një sasi të konsiderueshme parash, të sekuestruara nga uniformat blu tashmë.
Tag: operacionit
-

Shkatërrimi i grupit të fuqishëm kriminal/ Përse u la tani data e operacionit, a ka lidhje me zgjedhjet? Altin Dumani: Ne kushtëzohemi nga…
Në një konferencë për shtyp bashkë me kryeprokurorin e Barit Roberto Rossi, Drejtorin e Antimafias italiane, kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me megaoperacionin në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Eurojust, ku u lëshuar 40 urdhër arreste për trafikantë shqiptarë dhe italiane.
I pyetur se përse kjo datë e operacionit u la pikërisht tani dhe a ka lidhje kjo me zgjedhjet, ai sqaroi se aspak nuk lidhet me zhvillimet politike në vend, por se datat koordinohen me palën italiane në varësi të dinamikës së hetimit.
“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne datën e koordinojmë bashkë me autoritete italiane. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit dhe marrjen e vendimit nga gjykata dhe përgatitjen për ekzekutimin e operacionit. Ajo që është e sigurt është që është një datë e dakordësuar me autoritetet italiane dhe Eurojust”, u shpreh Dumani.
Ndërkohë, siç deklaruan prokurorët, ky grup bazën e kishte në Durrës dhe vepronte në vend, Itali, dhe deri në Amerikën Latine, dhe konsiderohet një nga bandat me të fuqishme të trafikut të lëndëve narkotike.Top Channel
-

“Kulla” me para dhe drogë “Audi, Paris dhe Leon”/ SKEMA-Si trafikohej droga nga Ekuadori në Europë
Pamje nga aksioni
TIRANË- Një tjetër video është zbuluar me planet e operacionit “Ura”, të zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë. Nga pamjet e publikuara nga mjetet italianë, zbulohet sesi paratë dhe droga lëvizin mes dy vendeve, duke u transportuar në mënyra të ndryshme. Droga nga vendet e Amerikës Latine, kryesisht nga Ekuadori, vinte me 3 kode të printuara: Paris, Audi dhe Leon. Me shumë gjasa, këto kode i përkasin pritësve të lëndës narkotike.
VIDEOJA E OPERACIONIT:Gjatë aksionit, Policia ka kapur edhe shuma të mëdha parash, të cilat ishin të lidhura dhe të futura nëpër çanta. Por për shkak të sasive të mëdha që kontrabandoheshin, trafikantët mbanin shënime në copa letrash, duke shënuar shifrat, datat dhe kode./ZËRI
-

Vijimi i operacionit policor ‘Koordinata’/ Asgjësohen 1288 fidanë kanabis në Shkodër…
Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1288 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1011 fidanë dhe 479 bimë cannabisi.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe asgjësuan 277 fidanë narkotikë cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit. -

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
Policia e Shtetit ka zbuluar një call center në Tiranë ku kryhej mashtrim kompiuterik. Sipas policisë është vënë në pranga njëri nga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, po punohet për kapjne e dy të tjerëve. Uniformave blu bënë të ditur se deri më tani janë arrestuar 6 punonjës në këtë subjekt, si dhe janë në hetim 4 të tjerë.
Sekuestrohen pajisje kompjuterike dhe celularë që i shërbenin mashtrimit.
“Në kuadër të operacionit “Recovery” dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të operacionit ndërkombëtar “Platforma”, shërbimet e Policisë konstatuan se kati i parë i një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”, ishte përshtatur si call center. Nga ndërhyrja në këtë subjekt, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga, punonjësit, shtetasit I. K., 33 vjeç, banues në Farkë, L. V., 22 vjeç, banues në Krujë, E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u kapën në flagrancë, punonjësit, shtetasit A. P., 40 vjeçe, V. A., 38 vjeçe, K. A., 24 vjeçe dhe S. M., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për të cilët nisi procedim në gjendje të lirë. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan 3 organizatorët e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet këtij call centeri, shtetasit A. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 34 vjeç dhe A. G., 38 vjeç.
Shtetasi A. Sh. u kap nga Policia dhe u vu në pranga, në kuadër të operacionit “Recovery”. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë së shtetit
Policia e Shtetit/Vijon në Shqipëri, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Platforma”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizon në këtë kuadër, operacionin policor të koduar “Recovery”. Zbulohet një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Vihet në pranga njëri nga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale. Punohet për kapjen e 2 të tjerëve. Gjithashtu, në pranga 6 punonjës në këtë subjekt, si dhe në hetim 4 të tjerë. Sekuestrohen pajisje kompjuterike dhe celularë që i shërbenin mashtrimit.
Në kuadër të operacionit “Recovery” dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të operacionit ndërkombëtar “Platforma”, shërbimet e Policisë konstatuan se kati i parë i një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”, ishte përshtatur si call center. Nga ndërhyrja në këtë subjekt, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga, punonjësit, shtetasit I. K., 33 vjeç, banues në Farkë, L. V., 22 vjeç, banues në Krujë, E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u kapën në flagrancë, punonjësit, shtetasit A. P., 40 vjeçe, V. A., 38 vjeçe, K. A., 24 vjeçe dhe S. M., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për të cilët nisi procedim në gjendje të lirë.
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan 3 organizatorët e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet këtij call centeri, shtetasit A. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 34 vjeç dhe A. G., 38 vjeç.
Shtetasi A. Sh. u kap nga Policia dhe u vu në pranga, në kuadër të operacionit “Recovery”. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtëjshme. -

Policia zbardh mashtrimet online: Goditet grupi kriminal dhe call center-i në Tiranë
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma” dhe operacionit policor “Recovery”, Policia e Shtetit ka zbuluar dhe goditur një grup kriminal që operonte përmes mashtrimeve kompjuterike, duke përdorur një call center të përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme.
Autoritetet kanë arrestuar një nga organizatorët dhe 6 punonjës të këtij call center-i, ndërsa punonjës të tjerë janë vënë në hetim.
Ky operacion është realizuar në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimeve kibernetike dhe financiare, dhe ka rezultuar në sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe celularëve të përdorur për mashtrimin.
Për veprime të mëtëjshme, materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizon në këtë kuadër, operacionin policor të koduar “Recovery”.
Zbulohet një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik.
Vihet në pranga njëri nga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.
Punohet për kapjen e 2 të tjerëve.Gjithashtu, në pranga 6 punonjës në këtë subjekt, si dhe në hetim 4 të tjerë.
Sekuestrohen pajisje kompjuterike dhe celularë që i shërbenin mashtrimit.
Në kuadër të operacionit “Recovery” dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të operacionit ndërkombëtar “Platforma”, shërbimet e Policisë konstatuan se kati i parë i një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”, ishte përshtatur si call center.
Nga ndërhyrja në këtë subjekt, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga, punonjësit, shtetasit I. K., 33 vjeç, banues në Farkë, L. V., 22 vjeç, banues në Krujë, E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u kapën në flagrancë, punonjësit, shtetasit A. P., 40 vjeçe, V. A., 38 vjeçe, K. A., 24 vjeçe dhe S. M., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për të cilët nisi procedim në gjendje të lirë.Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan 3 organizatorët e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet këtij call centeri, shtetasit A. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 34 vjeç dhe A. G., 38 vjeç.
Shtetasi A. Sh. u kap nga Policia dhe u vu në pranga, në kuadër të operacionit “Recovery”. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtëjshme.
-

Ylli i Bayern: Pas dëmtimit dhe operacionit kalova në ankth paniku dhe kam qarë shumë
Mbrojtësi i Bayern Munich, Alphonso Davies është ende duke kaluar një proces të gjatë rehabilitimi nga një dëmtim që pësoi së fundmi. Në një deklaratë për mediat kanadeze, pas fitimit të titullit kampion, ai foli për ndjenjat e tij për përballimin e kësaj periudhe të vështirë që po e mban larg nga fusha e lojës.
Duke kujtuar momentin që ka përjetuar pas operacionit të kryer më 30 mars, ai tha: “Kam pasur një krizë nervore. Bëra një dush dhe më pas shpërtheva në lot dhe në panik. Shpresoj të bëhet më mirë dita-ditës. Më duhet të luftoj për ta kaluar këtë moment. Fizikisht më dhemb, por mendërisht është rraskapitës“.
Një ditë pas operacionit të tij, më 31 mars, Davies iu drejtua mbështetësve të tij në një postim në Instagram, me një foto të tij të buzëqeshur, i veshur me paterica: “Faleminderit djema për të gjithë dashurinë, fjalët e mira dhe mbështetjen që më keni dhënë që nga lëndimi im”.
“Është keq të jem jashtë për kaq gjatë dhe sezoni im të përfundojë kaq shpejt, por do të punoj më fort për t’u siguruar që të kthehem“, shtoi më tej mbrojtësi Alphonso Davies. Ai pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gju, që e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni dhe do ta mbajë jashtë fushës për rreth gjashtë muaj. -

Krimet zgjedhore/ DETAJET e operacionit në Shkodër, kontroll me urdhër të GJKKO për 6 persona
Agjjentët e BKH me mbështetjen e bluve ndërmorën një operacion në qytetin e Shkodrës për krimet zgjedhore. Policia e Shkodrës doli me një deklaratë zyrtare ku dha detajet e operacionit. Me urdhër të GJKKO-së u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 personave, që sipas burimeve të Report Tv janë pjesë e subjekteve politike në Shkodër, përfshirë PSD e Tom Doshit. Blutë e Shkodrës informojnë se kanë kontrolluar 9 automjete, njëri prej tyre në pronësi të OSHEE-së, por në përdorim nga një prej personave për të cilin ishte lëshuar urdhri i kontrollit.
Njoftimi i plotëPunë intensive në bashkëpunim me SPAK, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve. U zhvillua në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit policor të koduar “Premtimi”. Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve.
Sekuestrohen celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që u gjetën këtyre shtetasve. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhore, të koduar “Premtimi“.
Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;
-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;
-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;
-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;
-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;
-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;
-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.
Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti. Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë. -

EMRI/ Plagosja në Durrës – Arrestohet autori, goditi me thikë dje 21-vjeçarin
Policia e Durrësit ka zbardhur plagosjen e rëndë me thikë të një 21-vjeçari, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 13 të qytetit. Në kuadër të operacionit të koduar “Baza”, është arrestuar autori i dyshuar, 38-vjeçari E. P., të cilit gjatë kontrollit në banesë iu sekuestrua arma e krimit si dhe pajisje të dyshuara për prodhimin e kriptomonedhave.
Po ashtu, u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ergys Pjeçi përballet me disa akuza penale, ndërsa hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet në kohë rekord plagosja e rëndë me thikë e 21-vjeçarit, e ndodhur dje, në lagjen nr.13.
Policia, në kuadër të operacionit “Baza”, identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes, si dhe sekuestron armën e krimit.
Gjatë operacionit, autorit të dyshuar i janë gjetur në banesë, pajisje që dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës, ishte paraqitur një shtetas i plagosur rëndë me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes. Në kuadër të operacionit “Baza”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur identifikimin në kohë rekord dhe kapjen shtetasit E. P., i cili dyshohet se në vendin e quajtur “Baza e Hekurudhave”, ka plagosur me thikë, shtetasin L. I., 21 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. P. janë gjetur thika me të cilën ai dyshohet se ka kryer krimin dhe disa pajisje të cilat dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Pajisjet janë sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të cilët vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
-

Finalizohet operacioni policor “Baza”/ Vihet në pranga 38-vjeçari, plagosi me thikë një person…
Në kuadër të operacionit “Baza”, policia zbardh në kohë rekord plagosjen e rëndë me thikë e 21-vjeçarit, e ndodhur dje, në lagjen nr.13. Gjatë operacionit, autorit të dyshuar i janë gjetur në banesë, pajisje që dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës, ishte paraqitur një shtetas i plagosur rëndë me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes. Në kuadër të operacionit “Baza”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur identifikimin në kohë rekord dhe kapjen shtetasit E. P., i cili dyshohet se në vendin e quajtur “Baza e Hekurudhave”, ka plagosur me thikë, shtetasin L. I., 21 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. P. janë gjetur thika me të cilën ai dyshohet se ka kryer krimin dhe disa pajisje të cilat dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Pajisjet janë sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të cilët vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
