Tag: operacionit

  • Pamjet e arrestimit të Rrajave/ 400 mijë euro, Rolex e makina luksoze, çfarë iu sekuestrua grupit kriminal

    Pamjet e arrestimit të Rrajave/ 400 mijë euro, Rolex e makina luksoze, çfarë iu sekuestrua grupit kriminal

    Pas operacionit të SPAK ku u lëshuan 14 masa sigurie, ka ardhur reagimi edhe nga Policia e Shtetit.

    Nga operacioni “Rikthimi”, u gjetën dhe sekuestruan qindra mijëra euro, dollarë, automjete luksoze, ora, dylbi, jelek antiplumb, si dhe celularë.
    Njoftimi:

    Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Rikthimi”.
    Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcën e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.
    Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në Gjermani.
    Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:
    R. Rr., 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;
    P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
    G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
    A. N. alias L. S., 51 vjeç, banues në Durrës;
    Z. A. alias Z. Ç., 47 vjeç, banues në Paskuqan;
    S. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë;
    M. B. alias M. K., 43 vjeç, banues në Tiranë;
    A. Gj. alias A. I., 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
    J. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
    I. S. alias I. X., 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).
    Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.
    Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.
    Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.
    Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme.
    Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • “U fikën dritat gjatë operacionit të 15-vjeçarit”, spitali i Durrësit reagon publikisht për rastin e Erion Bobës, si qëndron e vërteta

    “U fikën dritat gjatë operacionit të 15-vjeçarit”, spitali i Durrësit reagon publikisht për rastin e Erion Bobës, si qëndron e vërteta

    Spitali i Durrësit në një deklaratë publike ka reaguar dhe ka hedhur poshtë spekulime se gjatë operacionit disa ditë më parë të 15 vjecarit Erion Boba, janë fikur dritat në sallën kirurgjikale.

    Sipas bluzave të bardha të Durrësit, sqarohet se kjo nuk është e vërtetë.
    “Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik.
    Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.
    Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
    Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.
    Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.
    Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh.
    Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes”, sqaron publikisht spitali.

    Top Channel

  • Vdekja e 15 vjeçarit, Spitali i Durrësit: Nuk na ikën dritat gjatë operacionit, kishim gjenerator

    Vdekja e 15 vjeçarit, Spitali i Durrësit: Nuk na ikën dritat gjatë operacionit, kishim gjenerator

    Spitali i Durrësit ka reaguar pas vdekjen të 15-vjeçarit. Spitali teksa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës, thekson se i mituri mbërriti në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu në njoftim thuhet se ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedurat emergjente dhe kanë bërë më së miri punën e tyre. Reagimi i Spitalit erdhi pas disa pretendimeve në media se gjatë operacionit për pacientin në fjalë, në ambientet e spitalit kanë ikur dritat, diçka që sipas Spitalit është e pavërtetë.
    Deklarata për mediat e spitalit:

    Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik. Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.

    Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë: Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.

    Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme. Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh. Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes.

  • Ky është Ilir Dushku, personi që iu kap arsenal armësh në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje dhe pengmarrje

    Ky është Ilir Dushku, personi që iu kap arsenal armësh në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje dhe pengmarrje

    ilir dushku

    TIRANË- Personi që shihni në foton e mësipërme është Ilir Dushku, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme, gjatë një operacionit të policisë së Tiranës, pasi qarkullonte me armë zjarri në makinë.
    Dushku, 29 vjeç, banues në Tiranë, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
    Së bashku me të u arrestua dhe Bjorli Xhabrahimi, 22 vjeç, banues në Tiranë.

    Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi Ilir Dushku dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi Bjorli Xhabrahimi.
    Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e Ilir Dushkut Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

  • Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

    Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

    Dy persona, 29 vjeç dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hunter”.
    Këta shtetas qarkullonin me automjet, me armë me vete.
    Njëri prej tyre është dënuar më parë për krime kundër personit.
    Gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte 29-vjeçari  dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte 22-vjeçari.
    Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

  • Operacioni antidrogë/ Zbardhen tre emra shqiptarësh të arrestuar, por grupi dyshohet shumë më i gjerë

    Operacioni antidrogë/ Zbardhen tre emra shqiptarësh të arrestuar, por grupi dyshohet shumë më i gjerë

    Janë zbardhur emrat e 3 të arrestuarve në Shqipëri, në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Brescias.
    Bëhet fjalë për shtetasit, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj të cilët akuzohen si pjesë e grupit kriminal që merrej me shitjen dhe transportin e lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut, Shqipëria dhe Italia.
    Në kuadër të operacionit janë lëshuar 24 urdhër arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 10 prej tyre, mes të arrestuarve edhe Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.
    Hetuesit bënë me dije se bazat e grupit kriminal shqiptar ishin në Rovato dhe Palazzolo, ndërsa importi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare.

    Sipas mediave italiane, kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria. Transporti kryhej përmes kamionëve dhe autobuzëve, ndërsa të shpeshta ishin rastet kur shoferët nuk kishin dijeni për krimin që po bënin.
    Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe rreth 130 kilogramë lëndë narkotike, me vlerë të përafërt 12 milionë euro në treg.

  • Zbulohet ‘foleja’ e prost*tucionit në Durrës, arrestohen dy braziliane

    Zbulohet ‘foleja’ e prost*tucionit në Durrës, arrestohen dy braziliane

    Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy vajza të reja nga Brazili, të dyshuara për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit. Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Sotrm”.
    Sipas njoftimit të bluve, bëhet fjalë për B. B., 24 vjeçe, dhe H. D., 21 vjeçe, të lindura dhe rezidente në Brazil. Një shtetas tjetër, K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.
    Hetimet tregojnë se vajzat kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 2 të qytetit dhe e përdornin atë për prostitucion dhe konsum lëndësh narkotike.
    Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, shtetaset refuzuan të hapin derën e apartamentit, e cila u hap më pas me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
    Njoftimi:
    Pas disa javësh ndjekjeje me metoda proaktive, finalizohet faza e 10-të e operacionit “STORM”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
    Kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike, vihen në pranga dy shtetase braziliane.
    Procedohet penalisht edhe një shtetas për prostitucion.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi disajavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua faza e 10-të e operacionit policor të koduar “STORM”.
    Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, këto shtetase kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
    Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, një apartament dhe e shfrytëzonin për ushtrimin të prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • “STORM”/ Një tjetër rast prostitucioni në Durrës, arrestohen vajzat nga Brazili, të rejat i bënë rezistencë policisë…

    “STORM”/ Një tjetër rast prostitucioni në Durrës, arrestohen vajzat nga Brazili, të rejat i bënë rezistencë policisë…

    Pas disa javësh ndjekjeje me metoda proaktive, finalizohet faza e 10-të e operacionit “STORM”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike, vihen në pranga dy shtetase braziliane.
    Procedohet penalisht edhe një shtetas për prostitucion. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi disajavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua faza e 10-të e operacionit policor të koduar “STORM”.
    Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
    Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, këto shtetase kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
    Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, një apartament dhe e shfrytëzonin për ushtrimin të prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.
    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Durrës/ “Çmontohet” rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar (VIDEO)

    Durrës/ “Çmontohet” rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar (VIDEO)

    Policia e Durrësit ka shkatërruar një grup që shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave në këtë qytet.
    Në kuadër të operacionit të koduar “CLEANING 3”, u vunë  në pranga 12 shtetas, ndërmjet tyre edhe organizatori i grupit, dhe vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi.
    “Gjatë operacionit, shërbimet policore të Durrësit kanë ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me masë sigurie ”Arrest në burg”, për 12 shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, konkretisht: F. A., 30 vjeç (i dyshuar si organizator). Në ngarkim të tij janë vendosur gjithashtu veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
    B. O., 32 vjeç; A. P., 24 vjeç; E. Sh., 19 vjeç; T. D., 36 vjeç; F. C., 31 vjeç; G. K., 27 vjeç; I. H., 35 vjeç; S. Sh., 58 vjeç; I. D., 38 vjeç; dhe shtetasit M. K., 29 vjeç, dhe V. Sh., 20 vjeç, në ngarkim të të dyve është vendosur edhe vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, dhe vijon puna për kapjen e tij.
    Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë”, bëri me dije policia.
    Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit.