Tag: operacionin

  • Elbasan/ Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, 31-vjeçari theu arrestin shtëpiak për të djegur makinën

    Elbasan/ Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, 31-vjeçari theu arrestin shtëpiak për të djegur makinën

    Komisariati i Policisë Elbasan ka finalizuar operacionin policor të koduar “Night 2”, duke zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti në fshatin Katund i Ri. Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer ngjarjen, pavarësisht se ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

    Ngjarja u shënua në rrugën “Caush Asllani”, ku automjeti i një 29-vjeçari u përfshi nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore organizuan operacionin me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të djegies.

    Falë administrimit të pamjeve filmike dhe veprimeve hetimore, policia identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin Xh. M., 31 vjeç, banues në Katund të Ri. Hetimet kanë treguar se ai e ka djegur automjetin më 20.11.2025, duke përdorur lëndë djegëse, për motive të konsideruara të dobëta.

    Gjatë verifikimeve rezultoi gjithashtu se i arrestuari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale “Vjedhja”.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore.

  • Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, 31-vjeçari theu arrestin shtëpiak për të djegur makinën

    Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, 31-vjeçari theu arrestin shtëpiak për të djegur makinën

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 12:30
    Komisariati i Policisë Elbasan ka finalizuar operacionin policor të koduar “Night 2”, duke zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti në fshatin Katund i Ri. Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer ngjarjen, pavarësisht se ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
    Ngjarja u shënua në rrugën “Caush Asllani”, ku automjeti i një 29-vjeçari u përfshi nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore organizuan operacionin me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të djegies.

    Falë administrimit të pamjeve filmike dhe veprimeve hetimore, policia identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin Xh. M., 31 vjeç, banues në Katund të Ri. Hetimet kanë treguar se ai e ka djegur automjetin më 20.11.2025, duke përdorur lëndë djegëse, për motive të konsideruara të dobëta.

    Gjatë verifikimeve rezultoi gjithashtu se i arrestuari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale “Vjedhja”.

  • Autoritetet e Rios identifikojnë trupat, thirren protesta pas bastisjeve vdekjeprurëse të policisë

    Autoritetet e Rios identifikojnë trupat, thirren protesta pas bastisjeve vdekjeprurëse të policisë

    Autoritetet e Rio de Janeiros thanë të premten se kishin identifikuar shumicën e të vrarëve në operacionin më vdekjeprurës policor në historinë e Brazilit, ndërsa u thirrën protesta për të denoncuar numrin e lartë të viktimave.

    Operacioni që synonte bandën Comando Vermelho që kontrollon tregtinë e drogës në disa geto – lagje të varfra dhe me popullsi të dendur të endura nëpër terrenin kodrinor të qytetit – vrau 121 persona të martën, përfshirë katër oficerë policie.

    Felipe Curi, sekretari i policisë civile të Rios, u tha gazetarëve se deri të premten në mëngjes, ishin identifikuar 99 trupa. Nga këta, 42 kishin urdhër-arreste të pazbatuara dhe 78 kishin precedentë të mëparshëm penalë, tha ai.

    Zyrtarët shtetërorë e kanë përshkruar operacionin si një sukses, me guvernatorin Claudio Castro që tha se “viktimat e vetme të vërteta” ishin oficerët e vrarë, ndërsa ai pretendoi se të gjithë të tjerët të vrarë ishin kriminelë.

    Numri i lartë i të vdekurve ka tërhequr kritika nga zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe specialistët e sigurisë. “Këto akte mund të përbëjnë vrasje të paligjshme dhe të gjitha duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe tërësisht”, thanë të premten ekspertët e OKB-së.

    Disa vendas thanë se kishin gjetur kufoma me gjymtyrë të lidhura dhe shenja torture, duke shkaktuar protesta dhe reagime të ashpra politike.

    Lëvizjet shoqërore, përfshirë sindikatat kryesore të punës, grupet e të drejtave të njeriut dhe partitë e krahut të majtë, bënë thirrje për një demonstratë të premten pasdite pranë kompleksit të getos Penha ku ndodhi bastisja.

    Protestuesit po kërkojnë fundin e “inkursioneve ushtarake” në geto dhe përgjegjësi për viktimat, sipas një deklarate të përbashkët. Ata gjithashtu bëjnë thirrje për rrëzimin e Guvernatorit Castro.

    Pavarësisht kritikave në rritje, zyrtarët lokalë të sigurisë vazhduan ta mbronin operacionin. “Ne vepruam në mënyrën më transparente të mundshme. Ishte një veprim legjitim nga shteti pas një viti hetimesh”, tha Curi. “Nuk kemi asgjë për të fshehur”./ Reuters.

  • Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

    Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

    Rreth 64 persona kanë humbur jetën në Rio de Janeiro gjatë ditës më të përgjakshme të dhunës në qytet, ndërsa mbi 2,500 policë dhe forca speciale sulmuan një zonë të favelave pranë aeroportit ndërkombëtar, ku konsiderohet se ndodhet selia e një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Brazil.

    Operacioni, i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në favelat Alemão dhe Penha, shkaktoi shkëmbim të fuqishëm zjarri. Trafikantët e drogës nga fraksioni Red Command ngritën barrikada, dogjën makina dhe përdorën për herë të parë dronë të armatosur për të sulmuar forcat speciale.
    Derisa viktimat u transportuan në spital gjatë mëngjesit, raportohet se në mesin e të vrarëve janë katër policë, ndërsa tetë efektivë dhe katër banorë të tjerë mbetën të plagosur. Qindra banorë raportuan frikë dhe pasiguri, duke përshkruar ditën si një “masakër të sponsorizuar nga shteti”.
    Guvernatori i krahut të djathtë, Cláudio Castro, e shpalli qytetin “në luftë” dhe e përshkroi situatën si operacionin më të madh policor që nga viti 2010. “Kjo nuk është më krim i zakonshëm, kjo është narco-terrorizëm,” tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.
    Më shumë se 80 persona u arrestuan dhe u sekuestruan mbi 75 armë automatike, duke nxjerrë në pah arsenalën e fuqishme të trafikanëve që kontrollojnë favelat e Rio-s që nga fundi i viteve 1980.
    Aktivistë dhe politikanë opozitarë kanë reaguar me indinjatë, duke e cilësuar operacionin si një “masakër të sponsorizuar nga shteti” dhe duke akuzuar autoritetet për kthimin e favelave në zona lufte.
    Situata mbeti e tensionuar edhe pasdite, me forcat policore në gatishmëri të lartë dhe rrugët kryesore të qytetit të bllokuara nga përpjekjet e kriminelëve për të penguar operacionin.
    Ngjarja shënon një moment historik dhune në Rio, duke tejkaluar operacionin e majit 2021 në Jacarezinho, ku u vranë 28 persona, dhe tregon për sfidën e vazhdueshme të autoriteteve për të kontrolluar fuqinë e grupeve kriminale në favelat e qytetit.

    Top Channel

  • OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

    OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

    Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat e rindërtimit në Gaza, thotë se më shumë se 80% e të gjitha ndërtesave në Rrip janë shkatërruar ose dëmtuar, ndërsa në kryeqytet, Qytetin e Gazës, shifra është deri në 92%.
    Një zëdhënës i UNDP-së në Gjenevë e përshkruan situatën nga terreni si “shkatërruese”. Organizata vlerëson se të paktën 55 milionë tonë rrënoja duhet të pastrohen.
    UNDP thotë se ka filluar disa operacione pastrimi, por prania e municioneve të pashpërthyera po pengon punën, duke shtuar se po gjenden trupa.

  • Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkët e Javorrit, Bashkia Tropojë nis operacionin e shpëtimit

    Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkët e Javorrit, Bashkia Tropojë nis operacionin e shpëtimit

    Bashkia Tropojë njofton se, pas marrjes së informacionit për disa qytetarë të bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës në zonën e Bjeshkës së Javorrit, një grup i parë mjetesh dhe punonjësish është nisur menjëherë drejt vendngjarjes.
    Megjithatë, për shkak të kushteve tejet të vështira atmosferike dhe trashësisë së dëborës mbi 70 cm, mjetet nuk kanë mundur të arrijnë deri në pikën ku ndodhen të bllokuarit.
    Në këto rrethana, Bashkia ka vendosur të dërgojë trupa de mjete shtesë, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve të bllokuar, si edhe të forcave që po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit.
    Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e ndërhyrjes me helikopter, nëse kushtet në terren e kërkojnë një gjë të tillë.
     
     
    Bashkia Tropojë mbetet e angazhuar maksimalisht dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.

  • Britania, Franca dhe Italia reagojnë për operacionin në Ujman

    Britania, Franca dhe Italia reagojnë për operacionin në Ujman

    Kosova E Mërkurë, 30 Korrik 2025 21:22
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar koordinimin mes misionit të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacionin e kërkim-shpëtimit per 33-vjeçarin që ishte zhdukur në liqenin e Ujamanit në Zubin Potok.
    Në reagim nënvizohet se ky operacion është dëshmi e aftësive të shkëlqyera të FSK-së në kërkim dhe shpëtim dhe se bashkëpunimi me KFOR-in është në përputhje me marrëveshjet mes dy institucioneve. Edhe Ambasadori i Francës në Kosovë ka shprehur mbështetjen e plotë të shtetit francez për KFOR-in dhe Komandantin e tij.

    ”Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në garantimin e sigurisë për të gjithë. Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon”, shkroi ambasadori Olivier Guerot në platformën ‘X’.
    Në lidhje me operacionin ka reaguar edhe Ambasada e Italisë në Kosovë, e cila thekson se KFOR ka vepruar brenda kufijve të mandatit të tij, përballë një rrethane fatkeqe që kërkonte ndërhyrjen e ekipit për arsye humanitare.

  • I mori nëpërmjet mashtrimit 10 mijë euro qytetarit, ‘Fraud’ prangos 33-vjeçarin në Tiranë

    I mori nëpërmjet mashtrimit 10 mijë euro qytetarit, ‘Fraud’ prangos 33-vjeçarin në Tiranë

    Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Fraud” (Mashtrimi), duke vënë në pranga të riun Elton Dumani, banues në kryeqytet.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë”, bëri me dije policia ditën e sotme.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë qytetarit G. D., shumën totale prej 10 mijë eurosh, me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • FSK-ja përfshihet në operacionin e kërkimit në Ujman

    FSK-ja përfshihet në operacionin e kërkimit në Ujman

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkërendim me KFOR-in, kanë nisur operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës, pasi dy ditë më parë nga njëra nga urat e këtij liqeni dyshohet se një person kërceu dhe nuk doli më nga uji.
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se FSK-ja u angazhua në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të një mërgimtari, që kërceu nga ura në Liqenin e Ujmanit.
    “Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejt të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t’i lehtësohet dhimbja familjes”, shkroi Maqedonci në Facebook.
    Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.
    Një 33-vjeçar dyshohet se kërceu nga ura në Ujman pasditen e së dielës. Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Deri tani, operacionet e kërkim-shpëtimit janë realizuar nga Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Ndërkaq, pas këtij rasti Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura në Ujman.
    Ndryshe, FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028./REL

  • Zjarri në landfillin e Elbasanit, ministri i Mbrojtjes ndjek operacionin nga afër

    Zjarri në landfillin e Elbasanit, ministri i Mbrojtjes ndjek operacionin nga afër

    Vijon për të tretën ditë që të çlirohet tymi toksik nga djegia e pakontrolluar e mbetjeve urbane në landfillin e inceneratorit të Elbasanit. Mjete të rënda të firmave private, por edhe të ushtrisë hedhin vazhdimisht inerte në grumbullin e mbetjeve me qëllim izolimin e vatrës së zjarrit.
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndjekur nga afër operacionin e trupave në terren, teksa u aktivizua nga ajri për hedhjen e ujit edhe helikopteri Cougar i ushtrisë.

    Në terren janë dhjetëra forca, mbi 20 mjete të rënda dhe shërbime të tjera, që po përpiqen të izolojnë dhe shuajnë vatrën e zjarrit, që ka shkaktuar edhe një re të dendur tymi toksik, e rrezikshme për shëndetin e banorëve.