Tag: operacioneve

  • Stërvitje elitare SHBA-Shqipëri, gatishmëri për reagim të menjëhershëm në krizë

    Stërvitje elitare SHBA-Shqipëri, gatishmëri për reagim të menjëhershëm në krizë

    Bota E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 12:44
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur zhvillimin e një stërvitjeje të posaçme gatishmërie nga Forcat e Operacioneve Speciale të Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA për Europën (SOCEUR), e cila u realizua javën e kaluar në bazën ushtarake të Zall Herrit, në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura Shqiptare.
    Stërvitja u zhvillua gjatë natës dhe përfshiu mbërritjen e forcave amerikane me dy avionë CV-22 Osprey, mjete të avancuara të Forcave Ajrore të SHBA të specializuara për operacione taktike, zhvendosje të shpejtë dhe misione me rrezik të lartë.

    Në njoftimin e Ambasadës thuhet se: “Nën errësirë dhe në koordinim me aleatët tanë shqiptarë, Forcat e Operacioneve Speciale të SOCEUR zhvilluan një stërvitje gatishmërie për vendosje emergjente në bazën ushtarake të Zall Herrit. Forcat mbërritën me dy aeroplanë CV-22 Osprey në një operacion me dukshmëri të ulët gjatë natës.”

    Ambasada vuri në dukje se operacioni konsolidoi bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve dhe konfirmoi angazhimin e përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

    “Ushtrimi testoi aftësinë për vendosje të shpejtë dhe reagim efektiv ndaj situatave të mundshme emergjente në rajon, duke përforcuar bashkëpunimin dhe sigurinë kolektive,” theksoi Ambasada amerikane.

  • Lëvizje e papritur në Ministrinë e Drejtësisë, ja vendimi që mban firmën e Llamallarit

    Lëvizje e papritur në Ministrinë e Drejtësisë, ja vendimi që mban firmën e Llamallarit

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka emëruar drejtorin e ri të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, z.Indrit Doda.
    Indrit Doda është një oficer me karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në radhët e Policisë së Shtetit.
    Më herët ai ka mbajtur edhe postin e Koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
    Doda ka qenë pjesë edhe e disa operacioneve në Siri për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në kampet në Lindjen e Mesme, për të cilat është dekoruar me medalje trimërie. Në atë periudhë, Indrit Doda mbante detyrën e shefit të operacioneve speciale.
    Ai është diplomuar në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe është njohës i disa gjuhëve të huaja.

  • 1700 pacientë në vit i nënshtrohen operacionit/ Rriten rastet e ndërhyrjeve neurologjike

    1700 pacientë në vit i nënshtrohen operacionit/ Rriten rastet e ndërhyrjeve neurologjike

    Rritet numri i ndërhyrjeve neurologjike në Shqipëri. Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Artur Xhumari thotë se afro 1700 persona në vit kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në tru apo shtyllën kurrizore në spitalin e neurokirurgjisë.

    “Neve kemi afërsisht 1 mijë e 600 – 1 mijë e 700 operacione në vit. Operacionet e neurokirurgjisë janë sa të gjatë, edhe shumë të gjatë. Operacion që zgjat edhe 12 orë”, tha Artur Xhumari, shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë.

    Afro 30% e operacioneve kanë nevojë për përdorimin e mikroskopit për të bërë edhe ndërhyrjet më të imta në tru. Për të ofruar saktësi në ndërhyrje kirurgjikale dhe për të shkurtuar kohën e operacioneve, duke mundësuar edhe rritje të tyre në të ardhmen, në shërbimin e neurokirurgjisë po përdoren edhe pajisje teknologjike.

    “25-30% e operacioneve kanë nevojë për përdorimin e mikroskopit. Ajo na shërben neve për të zmadhuar pamjet gjatë operacionit dhe për të punuar në struktura shumë të imta, shumë të vogla, që ne t’i shohim me qetësi të madhe dhe duke arritur hyrjen në tru në vende të veçanta, të thella, pa bërë dëmtimin e trurit. Duke e shkurtuar pak kohën e operacionit, ky mikroskop të na lejojë të shtojmë numrin e të sëmurëve që ne t’u ofrojmë një operacion shumë të komplikuar.”

    Stroku, hemorragjia cerebrale janë problemet më të mëdha të trurit. Rritja e problemeve kardiake po shoqërohet edhe me rritje të numrit të dëmtimeve të trurit si pasojë e patologjive kardiake.

  • Ushtria amerikane paralajmëron veteranët në Florida: Ata që shërbyen në Irak dhe Siri mund të shënjestrohen nga terroristët

    Ushtria amerikane paralajmëron veteranët në Florida: Ata që shërbyen në Irak dhe Siri mund të shënjestrohen nga terroristët

    Komanda e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane lëshoi një paralajmërim dy ditë më parë për disa personel të lartë ushtarak në pension që shërbyen në Irak ose Siri pasi ata ishin shënjestër e një kërcënimi të mundshëm terrorist.

    Paralajmërimi, i cili u drejtohet atyre që aktualisht jetojnë në Florida, nuk specifikoi se çfarë lloj kërcënimi ose grupi terrorist ishte i përfshirë, as cili vend ose entitet dha informacionin. Megjithatë, zyrtarët e konsideruan atë mjaftueshëm të besueshëm për të lëshuar paralajmërimin, sipas Kolonelit Ali Scott, një oficer komandues.
    Paralajmërime të tilla nuk janë të rralla dhe lëshohen kur autoritetet ushtarake marrin informacione relevante në lidhje me kërcënimet kundër anëtarëve të shërbimit, tha Kolonel Scott, i cili nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

    📺: The United States Army Special Operations Command (USASOC) recently published a Duty to Warn Notification.
    In the U.S. intelligence and military community, a “Duty to Warn” (DTW) is a formal protocol based on Intelligence Community Directive 191.
    It requires agencies to… pic.twitter.com/RZY0jM3zLd
    — Kagan.Dunlap (@Kagan_M_Dunlap) July 17, 2025

    Forcat e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane kanë kryer sulme kundër militantëve të al-Kaedës dhe Shtetit Islamik për vite me radhë në Irak dhe Siri.
    Zyrtarët ushtarakë shpesh refuzojnë të emërojnë komandot e përfshirë në operacione të tilla, nga frika se anëtarët e shërbimit ose familjet e tyre mund të jenë shënjestër për hakmarrje, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara.
    Komanda e Operacioneve Speciale të Ushtrisë ka selinë qendrore në Tampa të Floridës. Shumë forca të operacioneve speciale, si dhe personel tjetër ushtarak, jetojnë si pensionistë në këtë shtet.
    Siç raporton New York Times, kërcënimi nuk kishte në shënjestër drejtpërdrejt personelin e operacioneve speciale në detyrë aktive, por i paralajmëroi ata të “mbeteshin vigjilentë ndaj mjedisit përreth tyre, si në detyrë ashtu edhe jashtë saj dhe të raportonin çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet përkatëse”.
    Paralajmërimi, i nënshkruar nga shefi i shtabit të komandës, Kolonel Mark A. Katz, i inkurajoi anëtarët e shërbimit aktiv të njoftonin çdo pensionist të operacioneve speciale që jetonte në Florida dhe të “mbeteshin vigjilentë”.

    Top Channel

  • “Nuk ka marrëveshje armëpushimi!” Irani: Izraeli duhet t’i japë fund agresionit të tij

    “Nuk ka marrëveshje armëpushimi!” Irani: Izraeli duhet t’i japë fund agresionit të tij

    Aktualisht nuk ka marrëveshje për armëpushim ose ndërprerje të operacioneve ushtarake. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi në X, sipas të cilit përgjigjja e Iranit do të vazhdojë derisa Izraeli të ndërpresë agresionin.
    “Siç e ka bërë të qartë vazhdimisht Irani: Izraeli nisi luftë kundër Iranit, jo anasjelltas. Deri më tani, nuk ka asnjë “marrëveshje” për ndonjë armëpushim ose ndërprerje të operacioneve ushtarake. Megjithatë, me kusht që regjimi izraelit të ndalojë agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian jo më vonë se ora 4 e mëngjesit sipas kohës së Teheranit, ne nuk kemi ndërmend të vazhdojmë përgjigjen tonë më pas”, shkroi Araghchi, përcjell A2 CNN.
    Sipas ministrit iranian, “vendimi përfundimtar për ndërprerjen e operacioneve ushtarake nga Teherani do të merret më vonë dhe me kusht që regjimi izraelit të ndërpresë agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian” deri në mëngjesin e sotëm.
    Më herët Donald Trump njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit.

  • Rama inspekton repartin e operacioneve speciale në Zall Herr: Brenda kësaj dekade do të jemi eksportues të prodhimeve ushtarake

    Rama inspekton repartin e operacioneve speciale në Zall Herr: Brenda kësaj dekade do të jemi eksportues të prodhimeve ushtarake

    Kryeministri Edi Rama inspektoi sot repartin e operacioneve speciale në Zall Herr.

    Ai ndoqi nga afër stërvitjen e forcave të FA.
    Rama: Në 10 vitet e fundit qeveria ka 10-fishuar investimet në Mbrojtje. Kemi nisur program mbështetje për familjet e efektivëve, 179 efektivë që kanë përfituar nga një kredi me 0 interes për shtëpi dhe ky program do zgjerohet, sidomos rekrutët e rinj, do duhet të martohen se beqarët na duhen në front 24 orë, kur të ndani frontin mes luftës dhe dashurisë do të keni akses në një kredi të butë, është 5- fishuar numri i studentëve në akademi. Ambicia jonë është që të jetë një qendër stërvitore arsimore që t’i kalojë kufijtë e republikës sonë. Janë bërë një sërë përmirësimesh, s’dua t’ju mërzis me kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve. Ka rritje të pjesëmarrjes së vajzave, ishte 10%, ka shkuar në 20.8%. ishte shumë e vështirë të dilej nga humnera ku ra FA. Brenda kësaj dekade të na japë jo vetëm një aset të munguar të Shqipërisë, asetin e kësaj industrie, por edhe një kapacitet të ri të fitimit në aspektin financiar për të riinvestuar në jetën e vendit.
    Rama: Prodhim, prodhim, jo bëj kontrata për gjëra ekskluzive, merr, ble e lër aty se s’ka mirëmbajtje, por fto kompanitë e huaja që duan të bëjnë biznes duke shitur dhe të jenë partnerë me KAJO dhe prodho për prodhimin vendas dhe për jashtë. Do të jemi vend eksportues i prodhimeve ushtarake, brenda kësaj dekade.

    Top Channel

  • Rama dhe Vengu në Zall Herr, kryeministri: Forcat tona të Armatosura, në rrugën e një transformimi historik

    Rama dhe Vengu në Zall Herr, kryeministri: Forcat tona të Armatosura, në rrugën e një transformimi historik

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishin sot në Zall Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes.
    Me rastin e 16-vjetorit të hyrjes së Shqipërisë në NATO në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr u mbajt një ceremoni, ku u prezantuan armatimet më të reja të ushtrisë shqiptare..
    Fjalën e hapjes së mbajti drejtori i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Haki Çako, i cili bëri një rezyme të punëve të bëra deri tani nga struktura që drejton dhe me objektiv arritjen e synimeve dhe ndihmën që Shqipëria të avancojë në rrugën drejt integrimit në BE.
    Çako tha se Mbrojtja Civile dhe Emergjencat janë përfshirë në dhjetëra operacione shpëtimi brenda vendit, por edhe në disa të tjera jashtë Shqipërisë, ku ndihmuan partnerët e tyre, si në Greqi apo Turqi.
    Në këtë prezantim, Rama është njohur me kapacitetet e Ushtrisë.
    “Forcat e Armatosura janë në rrugën e një transformimi historik”, tha kryeministri.
    Armët në përdorim të Repartit të Operacioneve Speciale në Zall-Herr janë ndër më modernet në NATO, duke përfshirë armatimin e rëndë që përdor grupi special si mitrolozë, snajper, armatimi personal, armë e vogël, armë e gjatë, radiot e komunikimit që përdor grupi në të gjitha llojet e operacioneve speciale, pajisjet e shëndetësisë që duhen një grupi kur merr pjesë në detyra të caktuara, pajisjet e alpinizimit, pajisjet xheniere për shpërthime të ndryshme si dhe të pajisjes së zhytjes, që mund të përdoren vetëm për operacionet specifike.
    Gjithashtu Repartit të Operacioneve Speciale i është shtuar edhe një motoskaf që mund të përdoret në çdo lloj operacionesh.
    Ndërsa Batalioni i Komandos përdor armatime në operacione luftarake dhe stërvitore si aramatimi muratjë, pajisjet e komunikimit, pistoleta, armatimi i cili është nga më modernet dhe i shërben operatorit komando për të kryer çdo lloj operacioni.