Tag: operacionales

  • Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

    Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

    Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli në një lokal në Kamzë.
    Mësohet se një nga të arrestuarit është edhe ish-oficeri i operacionales Jeton Lami, i cili më parë ka qenë i arrestuar për shpërdorim detyre, pasi akuzohej se shoqëronte Ervis Martinajn para se ai të zhdukej.
    Në pranga përfunduan edhe shtetasit Florin Domi dhe Flogert Mezhika, ndërsa u shpall në kërkim Ervis Lami,  31 vjeç, person me rekorde të theksuara kriminale.
    Në janar të këtij viti, në banesën e tij u gjet automatiku me silenciator, ndërsa Ervis Lami u shpall atëherë në kërkim, gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës në Kamëz.
    Tre të arrestuarit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me tritolin, janë gjithashtu pjesë e një grupi të dyshuar për gjobvënie. Nga ana tjetër, mendohet se edhe dy kunetërit të cilëve iu vendos tritoli, kanë qenë pjesë e grupit të gjobëvënies.
     
     
     

  • Siguri e lartë për Veliajn, shefi i Operacionales së Burgjeve çohet në këmbë sa herë ngrihet dhe Veliaj

    Siguri e lartë për Veliajn, shefi i Operacionales së Burgjeve çohet në këmbë sa herë ngrihet dhe Veliaj

    Po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës.
    Veliaj është i pranishëm në seancë dhe në sallën e gjyqit shoqërohet nga shefi i Operacionales se Burgjeve, Besim Cara.
    Gjatë dhënies së përgjigjeve teksa Veliaj çohet në këmbë, në të njëjtën kohë me të, çohet dhe Cara.