Tag: operacion

  • Operacion anti-droge në Gjermani, arrestohen 6 shqiptarë

    Operacion anti-droge në Gjermani, arrestohen 6 shqiptarë

    FOTO ILUSTRUESE

    GJERMANI- 6 shqiptarë janë arrestuar në Gjermani si pasojë e një aksioni antidroge në Mynuh. Të arrestuarit ishin të përfshirë në trafikun më të madh të kokainës në Ingolstadt.
    Sipas autoriteteve gjermane, ata ushtruan kontrolle në 11 apartamente, një bujtinë dhe në një park lojërash në qytet.
    Gjatë kontrollit në një banesë u sekuestruan rreth 3.1 kilogramë kokainë, 15.000 euro, dhe disa enë të ndryshme të përdorura për të përpunuar kokainën. Në një banesë u gjetën edhe 7 bimë marihuane dhe u sekustrua një Mercedes AMG dhe një Jaguar. Në pranga kanë rënë 5 shqiptarë, një prej tyre nga Kosova, të moshës 25 deri në 41 vjeç, të dyshuar për trafik kokaine./ZËRI

  • Goditet rrjeti pedofil “Kidflix”/ Operacion ndërkombëtar i Europol, arrestohet një 29 vjeçar në Shqipëri

    Goditet rrjeti pedofil “Kidflix”/ Operacion ndërkombëtar i Europol, arrestohet një 29 vjeçar në Shqipëri

    Agjencia Europiane e Zbatimit të Ligjit, Europol, ka kryer operacionin më të madh ndonjëherë kundër pedofilisë në internet, i shtrirë edhe në vendin tonë.
    Në këtë operacion të quajtur “Stream” morën pjesë 35 vende nga e gjithë bota, dhe u godit platforma më e madhe që përdorej për shfrytëzimin seksual të fëmijëve, Kidflikx. Operacioni ka rezultuar në zbërthimin e platformës së pedofilisë, e cila kishte globalisht rreth dy milionë përdorues, dhe mbylljen e saj.
    Hetimi 3-vjeçar çoi në identifikimin e 1393 personave të dyshuar, 79 të arrestuar, marrjen në mbrojtje të 39 fëmijëve, si dhe sekuestrimin e mbi 3000 pajisjeve elektronike.

    Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjencitë ligjzbatuese të vendit tonë, ndërsa është proceduar penalisht një 29-vjeçar shqiptar, të cilit iu sekuestruan tre celularë dhe një laptop.
    Kidflix ishte krijuar në vitin 2021 nga një kriminel kibernetik dhe ishte platforma më e njohur mes pedofilëve.
    Sipas autoriteteve, 91,000 video me përmbajtje pornografike me të mitur ishin ngarkuar gjatë kohës që aplikacioni ishte aktiv. Abuzuesit seksualë të fëmijëve kishin të drejtë të ngarkonin apo shkarkonin materiale me pagesë, të cilat bëheshin në kriptovalutë dhe tokens.
    Njoftimi:
    Policia e Shtetit, pjesë e  operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Stream”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve, në internet.
    Në operacion morën pjesë agjencitë ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit.
    Operacioni ndërkombëtar “Stream” u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe nga Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), dhe u mbështet nga EUROPOL.
    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe EUROPOL, se dhe një shtetas shqiptar ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale, i ka referuar materialet procedurale Prokurorisë së Tiranës, e cila ka regjistruar procedim për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.
    Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, u mundësua identifikimi i të dyshuarit, shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.
    Gjithashtu, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e kontrolleve në banesën e 29-vjeçarit, ku u sekuestruan në funksion të hetimit, 3 celularë dhe 1 laptop.
    Paisjet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime kompjuterike të mëtejshme.
    Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, në vendin tonë.

  • Shfrytëzimi seksual i të miturve në internet/ Operacion ndërkombëtar në 35 shtete, arrestohet një 29-vjeçar në Tiranë

    Shfrytëzimi seksual i të miturve në internet/ Operacion ndërkombëtar në 35 shtete, arrestohet një 29-vjeçar në Tiranë

    Policia e Shtetit ka marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar “Stream”, i cili synon goditjen e rasteve të shfrytëzimit seksual të të miturve në internet. Ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të 35 shteteve dhe është drejtuar nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik, me mbështetjen e EUROPOL-it.
    Në kuadër të këtij operacioni, autoritetet gjermane dhe EUROPOL kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për përfshirjen e një shtetasi shqiptar në këtë veprimtari kriminale. Si rezultat, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka nisur procedurat për veprën penale të “Pornografisë” me të mitur.
    Pas hetimeve, është identifikuar i dyshuari, shtetasi M.Z., 29 vjeç, banues në Tiranë. Me vendim të Gjykatës së Tiranës, është kryer kontroll në banesën e tij, ku janë sekuestruar tre celularë dhe një laptop, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve kompjuterike për prova të mëtejshme.
    Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht këtë rast dhe për të zbuluar ndërlidhje të mundshme me rrjete të tjera kriminale që veprojnë në fushën e abuzimit online të të miturve.