“Opera Gala” këtë mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një përmbledhje ariesh dhe duetesh nga veprat më të njohura të repertorit botëror, kjo shfaqje do të jetë dy mbrëmje në skenën e TKOB-së dhe në realizimin e saj janë 150 artistë. Orkestra Simfonike e TKOB, kori, trupa e baletit dhe solistët në “Operën Gala”. Dirigjent Sergio Alapont, koreograf dhe regjisor Renato Zanella. Nga ariet më të dashura të Mozart, Verdit, Puccini-t, Bizet, Offenbach, Lehar e Bernstein, deri te koreografitë mbi muzikën e Johann Strauss II vijnë në “Opera Gala”. Gjatë konferencës për mediat në TKOB u ndanë detaje mbi repertorin e pasur të galasë, bashkimin e të gjitha trupave artistike të TKOB-së në një produksion unik dhe emocionet që ky spektakël pritet të përcjellë.
“Opera Gala” vjen me regji nga Reanto Zanella, i cili shprehet se është një shfaqje që ka në qendër dashurinë. “Kjo është një mënyrë për të celebruar muzikën dhe të gjithë artistët me një program shumë të mirë. Një gala jo si ato që jemi mësuar të shohim, ku marrin pjesë kori solistët baleti dhe muzika gjithashtu. Kemi Verdin, Puccini-n, Mozartin, Strauss dhe të gjithë këta vijnë në një shfaqje të vetme, një shfaqje që ka në qendër një tematikë, dashurinë, atë ndjenjë që vjen e shpërfaqur në forma të ndryshme nga secili kompozitor”, tha regjisori Renato Zanella. “Opera Gala” do të presë publikun e kryeqytetit dhe jo vetëm në datat 17 dhe 18 prill në orën 20.00. Pas dy mbrëmjeve me “Opera Gala” të tjera shfaqje dhe koncerte do të jenë në programin artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Tag: opera
-

“Opera Gala” në Teatrin e Operës dhe Baletit, Reanto Zanella: Një shfaqje që ka në qendër një tematikë, dashurinë
-

Opera gala/ Shfaqja që bën bashkë korin, orkestrën dhe trupën e baletit në TKOB
Mbi 150 artistë do të ngjiten në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në dy mbrëmje GALA.
E konceptuar si një festë shqiptare mes artistëve dhe publikut, si rrallë herë, kjo shfaqje bën bashkë solistët, korin, orkestrën dhe trupën e baletit, nën regjinë dhe koreografinë e Renato Zanellas e dirigjimin e Sergio Alapont.
“Është një mënyrë për të celebruar muzikën me të gjithë artistët, me një program shumëngjyrëshe me disa numra muzikor me kompozitor të ndryshëm si Puçini, Strauss, Verdi. Secili shpërfaq idenë e dashurisë në forma të ndryshme”, shprehet Zanella.
“Dua të nënvizoj fjalën gëzim, filli që na lidh së bashku, që lidh artistët me publikun dhe ky koncept nuk duhet të ndodhë vetëm në shtresat e borgjezisë, por dhe në popull. Ai popull që 125 vite më parë ka mbushur sallat ku është bërë muzikë”, thotë Alapont.
Një spektakël unik, që për dy orë sjell ariet më të dashura të Mozartit, Verdit, Puccinit, Strauss, shoqëruar me koreografitë e përgatitura nga trupa e baleti.
Në 120 minuta shfaqje, artistët premtojnë të emocionojnë publikun, teksa nuk fshehin gëzimin për këtë bashkëpunim.
Opera Gala vjen në 17 dhe 18 prill, si ngjarja më e madhe të pranverës në TKOB.Top Channel
-

“Opera Gala” në skenën e TKOB, shfaqja vjen për publikun në 17 dhe 18 prill
Në datat 17 dhe 18 prill, skena e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të përcjellë magjinë e tingujve klasike përmes shfaqjes “Opera Gala”.
Si një përmbledhje ariesh dhe duetesh nga veprat më të njohura të repertorit ndërkombëtar, kjo shfaqje i ofron publikut një udhëtim përmes emocioneve të Verdit, Puccinit, Mozart si dhe kompozitorëve të tjerë që kanë lënë vulën e tyre në muzikën lirike.
“Kjo është një mënyrë për të celebruar muzikën dhe të gjithë artistët me një program shumë të mirë. një Gala jo si ato që jemi mësuar të shohim, ku marrin pjesë kori solistët baleti dhe muzika gjithashtu. kemi Verdin, Pucinin, Moxartin, Straus dhe të gjithë këta vijnë të gjithë në një shfaqje të vetme, një shfaqje që ka në qendër një tematikë, dashurinë, atë ndjenjë që vjen e shpërfaqur në forma të ndryshme nga secili kompozitor”, tha regjisori Renato Zanella.Ky produksion bashkon të gjithë trupat artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në një performancë që bashkon mjeshtërinë, pasionin dhe shpirtin artistik të disa prej zërave më të fuqishëm të operës.
“Opera Gala” do të prese të gjithë publikun e kryeqytetit dhe jo vetëm në datë 17 dhe 18 prill në orën 20.00./vizionplus.tv -

Artistët e TKOB në skenë me ariet e autorëve të njohur dhe koreografitë mbi muzikën e Johann Strauss II
Nga Julia Vrapi
Trupat artistike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të bëhen bashkë në dy mbrëmje gala këtë muaj. Muzika e autorëve të njohur botërorë do të jetë pjesë e këtyre mbrëmjeve, që do të bashkojnë të gjitha trupat artistike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në vijim të programit artistik në TKOB, artistët do të vijnë në skenë me ariet e autorëve të njohur, ku nuk mungojnë dhe koreografitë. “Nga ariet më të dashura të Mozart, Verdi, Puccini, Bizet, Offenbach, Lehar e Bernstein, deri te koreografitë magjepsëse mbi muzikën e Johann Strauss II, çdo çast është një dhuratë për shpirtin!”, thuhet nga TKOB, për mbrëmjet gala që do të jetë në datat 17 dhe 18 këtë muaj. Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë nën drejtimin e dirigjentit të njohur Sergio Alapont. Mbrëmjet gala sjellin në skenë solistët, trupën e baletit dhe korin e TKOB-së. Regjisor e koreograf Renato Zanella.
Sergio Alapont është dirigjenti spanjoll që ka qenë dhe më parë në produksionet e TKOB-së. Ai ka drejtuar në disa nga teatrot më të famshëm të operës në botë, si Teatro Real në Madrid, Opera-Theatre de l’Eurometropole de Metz, Opera National du Rhin dhe Glyndebourne Festival. Gjithashtu, ka debutuar me sukses në Shtetet e Bashkuara duke dirigjuar La Rondine në Minnesota Opera. Puna e tij përfshin një repertor të pasur operistik dhe simfonik, ku ka bashkëpunuar me disa nga orkestrat më të njohura, si London Philharmonic Orchestra, RTÉ Concert Orchestra, Orchestre National d’Ile de France dhe Arena di Verona. Edhe regjisori e koreografi Renato Zanella ka bashkëpunuar edhe më parë me TKOB. Ai studioi baletin klasik për disa vite përpara se të bëhej koreograf për kompani të ndryshme profesionale. Për shkak të suksesit të tij, ai ka fituar shumë çmime dhe tituj nderi në komunitetin e baletit.
Mbrëmjet gala në programin artistik
Mbrëmjet gala që do të bëjnë bashkë të gjitha trupat artistike janë në vijim si pjesë e programit këtë muaj në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, që përmban edhe shfaqje dhe koncerte. E para në programin artistik këtë muaj ishte opera “Il Maestro di Cappella” për të vijuar më pas dhe me koncerte të ndryshme. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bën me dije gjithashtu se këtë muaj do të vijojë dhe bashkëpunimi me Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë apo dhe Universitetin e Arteve. Opera “Il Maestro di Cappella” u shfaq në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 6 prill, ndërsa koncerti instrumental simfonik “W.A Mozart” do të jetë në skenë më 9 prill në mbrëmje. Me interpretimin e Orkestrës Simfonike të TKOB-së, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, dhe me interpretimin e dy pianisteve nga Universiteti i Arteve, Hera Marku dhe Odesa Meti, ky projekt sjell në skenë koncertet për piano dhe orkestër të W.A. Mozart. Në datë 24 këtë muaj do të jetë një tjetër opera, ajo me titull “Stabat Mater”. Në vijim të programit është një koncert pianistik në datën 26 prill, ndërsa “Sot në Opera” është në programin në fund të këtij muaji. -

Shfaqje dhe koncerte përgjatë muajit prill në TKOB, e para në program opera “Il Maestro di Cappella”
Nga Julia Vrapi
Shfaqje, koncerte apo dhe mbrëmje gala janë pjesë e programit artistik përgjatë këtij muaji në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. E para në programin artistik këtë muaj është opera “Il Maestro di Cappella” për të vijuar më pas dhe me koncerte të ndryshme. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bën me dije gjithashtu se këtë muaj do të vijojë dhe bashkëpunimi me Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë apo dhe Universitetin e Arteve. “Ky prill çel siparin me të qeshura në hollin koncertor, ku opera për fëmijë dhe familje “Il Maestro di Cappella” sjell magjinë e muzikës në gjuhën më të dashur për të vegjlit – lojën dhe gëzimin. Bashkëpunimi ndërinstitucional me Liceun Artistik dhe Universitetin e Arteve sjell dy koncerte, pjesë e projektit “Mozart”, interpretuar nga artistët e së ardhmes”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Opera “Il Maestro di Cappella” do të jetë më datë 6 prill, ndërsa koncerti instrumental simfonik “W.A Mozart” do të jetë në skenë më 9 prill në mbrëmje, ndërsa në datën 10 do të jetë koncerti instrumental simfonik “Projekti Mozart”. Teatri bën me dije se mesi i muajit prill e gjen me dyer të hapura në dy net gala, ku të gjitha trupat artistike të teatrit bashkohen në një mbrëmje magjike. Opera Gala do të jetë në datat 17 dhe 18 prill. Në vijim të programit në skenë janë dhe artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku më 25 prill është koncerti “Me ritmet e Tropojës “K’cimin në Unesco”, etj. Në datë 24 këtë muaj do të jetë një tjetër opera, ajo me titull “Stabat Mater”. Në vijim të programit është një koncert pianistik në datën 26 prill, ndërsa “Sot në Opera” vjen në programin artistik në datën 30 këtë muaj.
“Il Maestro di Cappella”
Edhe më parë artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit kanë sjellë shfaqje opere për fëmijët. Këtë herë është “Il Maestro di Cappella” që vjen këtë muaj. Një opera për fëmijë, ku asgjë nuk shkon sipas partiturës! Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se është një shfaqje argëtuese dhe edukative që u mëson fëmijëve, përmes të qeshurave, si funksionon një provë me orkestrën, çfarë roli ka dirigjenti dhe si funksionon një orkestër e vërtetë. “Me këtë vepër të përshtatur posaçërisht për ta, fëmijët do të njihen më nga afër me botën e muzikës dhe do të edukohen për të qenë dëgjues të vëmendshëm dhe plot pasion në të ardhmen. Merrni fëmijët tuaj për dore dhe ejani të kaloni një të diel ndryshe në TKOBAP”, thuhet nga teatri për shfaqjen që do të jetë në hollin koncertor më 6 këtë muaj. Dirigjent në shfaqje Dritan Lumshi, solist Artur Vera dhe muzika luhet nga Orkestra Simfonike e TKOB. “Il Maestro di Cappella” është një intermezzo operistik në një akt nga Domenico Cimarosa. Shfaqja e parë e njohur e veprës ishte më 2 korrik 1793 në Berlin, Gjermani. Megjithatë, ka të ngjarë që ky të mos ishte prodhimi kryesor dhe historianët e muzikës besojnë se opera debutoi diku midis viteve 1786 dhe 1792.
-

Opera “Maria Stuarda” në Hamburg, në role sopranoja Ermonela Jaho dhe baritoni Gëzim Myshketa
Opera “Maria Stuarda” nga Gaetano Donizetti pati në role dy artistë shqiptarë me famë ndërkombëtare, sopranoja Ermonela Jaho si Maria Stuarda dhe baritoni Gëzim Myshketa interpretoi Cecil. Vepra e kompozitorit Donizetti u soll në skenë në Operën e Hamburgut (Staatsoper Hamburg). Vetë sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho që ishte në skenë me rolin Maria Stuarda ka ndarë në rrjete sociale një mesazh për këtë shfaqje operistike. “Ky produksion ka qenë më shumë se një seri shfaqjesh. Ka qenë një rrahje zemre e përbashkët, një vend ku muzika dhe arti na kanë lidhur në mënyra që fjalët nuk mund të arrijnë kurrë”, shprehet sopranoja Ermonela Jaho. “Maria Stuarda” është një opera tragjike në dy akte, nga Gaetano Donizetti dhe libret nga Giuseppe Bardari, bazuar në dramën e Schiller-it.
Opera trajton jetën e Marisë, mbretëreshës së Skocisë (Mary Stuart) dhe kushërirës së saj mbretëresha Elizabeth I. Schiller kishte shpikur përballjen e dy mbretëreshave, të cilat në fakt nuk u takuan kurrë. Ermonela Jaho ka ndarë në rrjete sociale dhe foto nga opera “Maria Stuarda-s”, ku ajo shfaqet me një “look” goditës e mbresëlënës. Kjo opera u shfaq në datat 16, 19, 22, 25, 28 dhe 30 mars dhe vijoi edhe mbrëmë më 2 prill në skenë. Gjatë gjithë karrierës së tij, Donizetti shkroi 74 pjesë muzikore, duke përfshirë opera, masa, kantata, psalme, etj. Shpejtësia e autorit ishte veçanërisht e habitshme. Për dallim nga kompozitorët e tjerë, ai kompozoi kryeveprat e tij brenda pak ditësh. Baza e veprës së tij ishte melodramatizmi i thellë, talenti i madh poetik dhe një sens shumë i dashur për teatralitetin. Gaetano Donizetti ishte një kompozitor i njohur italian. Së bashku me autorët e njohur Gioachino Rossini dhe Vincenzo Bellini, Gaetano Donizetti ishte një kompozitor kryesor i stilit bel canto opera gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX.