Tag: openai

  • ChatGPT në macOS integrohet në aplikacionet e kodimit

    ChatGPT në macOS integrohet në aplikacionet e kodimit

    ChatGPT në macOS është bërë më i dobishëm për programuesit. Me përditësimin e fundit të aplikacionit versioni 1.2025.057, ChatGPT tani mund të editojë kodin direkt në IDE pa pasur nevojë të bëni “copy” dhe “paste.”

    Listën e plotë të IDE që mbështeten mund ta gjeni në uebsajtin e OpenAI por disa prej emrave të shquar janë Xcode, Visual Studio Code, Android Studio, Intellij dhe PyCharm.
    Sipas OpenAI, integrimi me IDE ka qenë një prej veçorive më të kërkuara nga përdoruesit e macOS që kur kompania lançon strukturën “Works with app” në Nëntor.

    Nëse jeni një përdorues i planeve Plus, Pro ose Team, mund ta përdorni integrimi që prej ditës së sotme. Sa i përket përdoruesve të planeve Enterprise, Edu dhe atyre pa pagesë, aplikacioni i përditësuar vjen javën e ardhshme.
    /PCWorld Albanian

     

  • o1-pro është modeli më i kushtueshëm i OpenAI lançuar ndonjëherë

    o1-pro është modeli më i kushtueshëm i OpenAI lançuar ndonjëherë

    OpenAI lançoi një version më të fuqishëm të modelit “arsyetues” o1-pro në API-në e saj të zhvilluesve. Sipas OpenAI, o1-pro përdor më shumë fuqi kompjuterike sesa o1 për të ofruar përgjigje më cilësore.

    Aktualisht është i disponueshëm vetëm për zhvilluesit të cilët kanë shpenzuar të paktën 5 dollarë në shërbimet API dhe është shumë i kushtueshëm.
    OpenAI tarifon 150 dollarë për një milionë tokenë (750 mijë fjalë) të futen në model dhe 600 dollarë për një milionë tokenë që gjenerohen nga modeli. Është dyfishi i çmimit të GPT-4.5 të OpenAI dhe 10 fishin e çmimit të o1.

    Kompania po mbështetet tek performanca e përmirësuar e o1-pro për të bindur zhvilluesit të paguajnë shuma të tilla. Përshtypjet e para për o1-pro, i cili ka qenë i disponueshëm përmes chatbotit ChatGPT për abonentët e ChatGPT Pro që prej Dhjetorit nuk kanë qenë pozitive.
    Modeli kishte vështirësi me gjëegjëzat Sudoku. Gjithashtu testimet e brendshme të OpenAI vitin e kaluar tregonin se o1-pro kishte diferenca shumë të vogla me o1 në problemet matematikore dhe të kodimit. /PCWorld Albanian

  • Modeli më i fundit i DeepSeek rindez konkurrencën me OpenAI

    Modeli më i fundit i DeepSeek rindez konkurrencën me OpenAI

    Startupi Kinez i inteligjencës artificiale DeepSeek lançoi një përditësim madhor për modelin AI V3 duke intensifikuar konkurrencën me gjigantët Amerikanë të teknologjisë si OpenAI dhe Anthropic.

    Modeli i ri, DeepSeek-V3-0324, i cili u bë i disponueshëm përmes platformës së zhvillimit AI Hugging Face, është përpjekja më e fundit e kompanisë për të krijuar një prezencë të fortë në tregun AI që po zhvillohet me ritme të larta.
    Modeli më i fundit demonstron përmirësime e ndjeshme në hapësira si arsyetimi dhe kodimi krahasuar me paraardhësin ndërsa testimet e para tregojnë një performancë të shtuar mes disa parametrave teknikë.

    DeepSeek u shfaq si një kandidat i fortë në peisazhin global AI në muajt e fundit duke lançuar një seri modelesh që konkurrojnë me rivalët perëndimorë duke ofruar kosto më të ulëta operacionale.
    Kompania lançoi modelin e sja V3 në Dhjetor ndjekur nga modeli R1 në Janar. /PCWorld Albanian

  • OpenAI thotë se asistenti zanor tashmë më mirë në bashkëbisedim

    OpenAI thotë se asistenti zanor tashmë më mirë në bashkëbisedim

    OpenAI lançoi ditën e Hënë përditësime të reja për Advanced Voice Mode, funsksionalitetin zanor AI që mundëson bashkëbisedim në kohë reale me ChatGPT duke e bërë asistentin më personal.

    Ky përditësim vjen për të adresuar një problem të zakonshëm me asistentët zanorë AI të cilët ndërpresin fjalën e përdoruesit kur këta të fundit pushojnë për të menduar apo bëjnë një frymëmarrje.
    Përdoruesit pa pagesë të ChatGPT tashmë do të kenë qasje në një version të ri të Advanced Voice Mode ku përdoruesit mund të bëjnë ndërprerje pa ndërhyrë asistenti AI.

    Ndërkaq përdoruesit me pagesë përfshirë planet Plus, Teams, Edu, Bussines dhe Pro do të kenë më pak ndërprerje dhe një personalitet të përmirësuar.
    Përmirësimet në modalitetin e avancuar të zërit vijnë mes presionit intensiv nga konkurrentët në këtë hapësirë. /PCWorld Albanian