Tag: openai

  • OpenAI largon GPT-4 në fund të muajit

    OpenAI largon GPT-4 në fund të muajit

    GPT-4, përditësimi i parë madhor i ChatGPT së shpejti nuk do të jetë më. Kompania tha javën e kaluar se modeli do të hiqet prej ChatGPT më 30 Prill. GPT-4o, që ka qenë i disponueshëm prej muajit Maj të vitit të kaluar, do ta zëvendësojë atë.

    Pavarësisht se GPT-4 pati një rëndësi të veçantë në inteligjencën artificiale moderne, largimi i tij nuk do të shihet si humbje e madhe për konsumatorët. OpenAI thotë se GPT-4o përmirësim shkrimin, kodimin dhe STEM.
    Zhvillimet e fundit e kanë përmirësuar modelin më tutje kryesisht në zgjidhje problemesh dhe bashkëbisedim. Kompania e përshkruan GPT-4o si pasardhësin e denjë të GPT-4.

    Pavarësisht largimit nga ChatGPT, GPT-4 do të vijojë të jetë i disponueshëm edhe pas datës 30 Prill nga përdoruesit e API-ve. Lajmi vjen ndërsa OpenAI po përgatitet për lançimin e disa modeleve të reja si o3, o4-mini dhe GPT-4.1.
    Në Shkurt kompania prezantoi versionin eksperimental të GPT-4.5 që shërben si pararendës i GPT-5. /PCWorld Albanian

  • Tërheqës për investitorët/ “Thinking Machines Lab” i Mira Muratit, me një investim prej 2 miliardë dollarësh

    Tërheqës për investitorët/ “Thinking Machines Lab” i Mira Muratit, me një investim prej 2 miliardë dollarësh

    Thinking Machines Lab, startupi i ri i AI i themeluar nga ish-CTO e OpenAI, Mira Murati, thuhet se po synon të mbyllë një nga raundet fillestare më të mëdha ndonjëherë, me një objektiv prej 2 miliardë dollarësh. Sipas Business Insider, nëse arrihet kjo shifër, vlera e kompanisë do të kapë të paktën 10 miliardë dollarë – pavarësisht se startupi ende nuk ka një produkt apo të ardhura konkrete.
    Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, lançon Thinking Machines Lab, një startup të inteligjencës artificiale të fokusuar në inteligjencën artificiale dhe ndërveprimin njerëzor – GIGAZINE .Ajo që e bën kompaninë kaq tërheqëse për investitorët është ekipi i saj: përveç vetë Muratit, emra të njohur të industrisë si Bob McGrew dhe Alec Radford, të dy me përvojë në OpenAI, tashmë janë pjesë e ekipit si këshilltarë. Thinking Machines Lab ka deklaruar se synon të ndërtojë sisteme të AI që janë më të kuptueshme, të personalizueshme dhe më të afta se ato ekzistuese.

  • “OpenAI” gjyq me Elon Musk! Akuza për veprime të paligjshme, miliarderi amerikan në telashe

    “OpenAI” gjyq me Elon Musk! Akuza për veprime të paligjshme, miliarderi amerikan në telashe

    OpenAI ka reaguar fuqishëm ndaj padisë së ngritur nga Elon Musk, duke e akuzuar atë për një sjellje të përsëritur ngacmuese dhe duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të një gjykate federale për të ndalur çdo “veprim të mëtejshëm të paligjshëm dhe të padrejtë” ndaj kompanisë.

    Në dokumentet e paraqitura, OpenAI thotë se Musk – bashkëthemelues i kompanisë në vitin 2015 – ka përdorur çdo mjet të mundshëm për të dëmtuar reputacionin dhe funksionimin e saj.
    Sipas OpenAI, Musk ka ndërmarrë sulme përmes mediave sociale, ka shpërndarë informacione të rreme tek më shumë se 200 milionë ndjekës, ka kërkuar të dhëna korporatash pa bazë të qartë ligjore dhe ka bërë një ofertë të rreme për blerjen e aseteve të kompanisë.
    Musk, i cili u largua nga OpenAI përpara se kompania të shndërrohej në një nga liderët globalë të inteligjencës artificiale, themeloi firmën e tij të AI, xAI, në vitin 2023.
    Ai ka kundërshtuar kalimin e OpenAI nga një strukturë jofitimprurëse në një model komercial, duke pretenduar se kjo bie ndesh me misionin fillestar të kompanisë.
    OpenAI po kërkon nga gjykata jo vetëm të ndalojë çdo veprim të mëtejshëm nga Musk që cilësohet si i dëmshëm, por edhe ta mbajë atë përgjegjës për dëmet tashmë të shkaktuara.
    Nëse gjykata pranon çështjen, një gjyq me juri pritet të fillojë në pranverën e vitit të ardhshëm, teksa OpenAI po punon për të përfunduar një raund të madh financimi me vlerë 40 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025.

    Top Channel

  • Cili vend po fiton garën për të qenë lider në botë i AI?

    Cili vend po fiton garën për të qenë lider në botë i AI?

    Një raport i ri ka zbuluar se gara për të udhëhequr zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI) po bëhet “më e ngushtë se kurrë,” me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën që po humbin terren ndaj konkurentëve të tjerë globalë. Shtetet e Bashkuara janë ende në krye, por Kina po mbyll hendekun e performancës dhe Evropa po fiton gjithashtu terren, sipas një raporti të Universitetit Stanford.

    Në vitin 2024, institucionet me bazë në SHBA prodhuan 40 modele të AI, ndërsa Kina ka prodhuar 15 dhe Evropa vetëm 3. Megjithatë, Indeksi i Inteligjencës Artificiale të Stanford-it 2025 ka treguar se modelet kineze kanë arritur një nivel të ngjashëm me ato amerikane në disa tregues të performancës, duke përfshirë testet e njohurive dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve (MMLU) dhe gjenerimin e kodit (HumanEval).

    Gara është bërë më e ashpër, me kompani si OpenAI, Google, dhe DeepSeek që po konkurrojnë për të ndërtuar platformat më të avancuara të AI. Kur ChatGPT i OpenAI bëri bujë në vitin 2022, vetëm ai dhe Google dispononin teknologjinë pionier. Por tani, kompani të tjera të njohura amerikane, si Meta dhe xAI i Elon Musk, po arritin shpejt. Po ashtu, modeli DeepSeek R1 i Kinës është renditur gjithashtu pranë modeleve të OpenAI dhe Google, duke provuar se konkurrenca po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

    Një tjetër tregues i forcës së konkurrencës është rritja e numrit të publikimeve dhe patentave të AI, ku Kina ka dalë në krye, duke zënë pothuajse 70% të të gjitha granteve të AI që nga viti 2023. Kjo rritje e aktivitetit global tregon se zhvillimi i AI është bërë një luftë ndërkombëtare për udhëheqësinë teknologjike.

    Ky zhvillim është një dëshmi e rëndësishme për rëndësinë strategjike të inteligjencës artificiale, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë kombëtare dhe avancimet në fushat e shëndetësisë, biznesit dhe teknologjisë./ Euronews – Syri.Net

  • FOTOLAJM- Kush janë politikanët që iu bashkuan trendit “Ghibli”

    FOTOLAJM- Kush janë politikanët që iu bashkuan trendit “Ghibli”

    Foto ilustruese

    TIRANË- “OpenAI” ka prezantuar një veçori të re në “ChatGPT”, e cila u lejon përdoruesve të transformojnë memet e internetit dhe fotot personale në stilin e famshëm të Studio Ghibli. Në këtë trend janë përfshirë edhe shumë politikanë, të huaj, por së fundmi edhe shqiptarë.
    Me trendin janë përshtatur kryedemokrati Sali Berisha, por edhe disa socialistë, mes tyre: Belinda Balluku dhe Erion Braçe. Ndërsa për politikanët e huaj, më i preferuari për t’u kthyer në një “anime” është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Këtë të fundit e kanë konvertuar në një anime në shumë momente epike të tij.

    Por përdorimi i këtij opsioni të AI ka shkaktuar edhe “probleme”. Aq saqë kompania është detyruar të vendosë kufizime të përkohshme për shkak të ngarkesës.
    “Është kënaqësi të shohim entuziazmin e njerëzve për imazhet e gjeneruara në ChatGPT, por GPU-të tona po mbingarkohen,”- tha CEO i OpenAI, Sam Altman, pa dhënë detaje mbi kufizimet specifike.

    Studio Ghibli është një studio japoneze animacioni me qendër në Koganei, Tokio. 4 nga filmat e studios janë ndër dhjetë filmat artistikë japonezë me fitimet më të larta ; Spirited Away është i treti, duke fituar 31.68 miliardë jen në Japoni dhe mbi 380 milionë dollarë në mbarë botën.
    Nën shkëlqimin e regjisorëve vizionarë të animacionit Hayao Miyazaki dhe i ndjeri Isao Takahata, dhe producentit Toshio Suzuki, filmat e studios janë të njohur për klasikët e përjetshëm si My Neighbor Totoro, Kiki’s Delivery Service dhe Ponyo ; dhe kanë fituar çmime të panumërta ndërkombëtare, duke përfshirë një Academy Award për Animacionin më të Mirë./ZËRI

  • OpenAI thotë se do të vijojë me lançimin e o3, shtyn debutimin e GPT-5

    OpenAI thotë se do të vijojë me lançimin e o3, shtyn debutimin e GPT-5

    Pasi anuloi lançimin konsumator të modelin arsyetues o3 në Shkurt, OpenAI tani thotë se planifikon të lançojë o3 dhe gjeneratën e re o4-mini brenda dy javësh.

    Përmes një postimi në rrjetin social X, CEO i OpenAI Sam Altman tha se ndryshimi i kursit ka të bëjë me lançimin e ardhshëm GPT-5 për të cilin OpenAI tha se do të jetë një model i unifikuar që inkorporon edhe aftësitë arsyetuese të modeleve AI.
    Altman shtoi se OpenAI pret që të lançojë GPT-5 brenda pak muajsh, më vonë sesa kishte planifikuar në fillim.

    OpenAI ka publikuar detaje rreth GPT-5, kompania ka thënë se synon të ofrojë akses të pakufizuar të bisedës në GPT-5 në “përcaktimin standard të inteligjencës” që i nënshtrohet “pragjeve të abuzimit” pasi modeli të jetë përgjithësisht i disponueshëm.
    Abonentët e ChatGPT Plus mund të operojnë GPT-5 në një nivel më të lartë inteligjente ka thënë Altman ndërsa abonentët e ChatGPT Pro mund të operojnë atë në një nivel akoma edhe më të lartë.

    /PCWorld albanian

  • 700 milionë imazhe janë gjeneruar nga ChatGPT që prej datës 25 Mars

    700 milionë imazhe janë gjeneruar nga ChatGPT që prej datës 25 Mars

    Funksionaliteti i gjenerimit të imazhit të OpenAI është duke u bërë lançimi më popullor i produktit ndonjëherë.

    Sipas Brad Lighcap, njeriu i cili mbikëqyr operacionet ditore dhe zhvillimet globale në OpenAI, mbi 10 milionë përdorues kanë gjeneruar 700 milionë imazhe që kur u lançua gjeneruesi i ri më 25 Mars.
    Gjeneruesi i ri i imazhit u lançua nga ChatGPT në fillim të kësaj jave dhe u bë viral për krijimin e imazheve reale të stilit Ghibli. Nga njëra anë solli popullaritet në shërbimet e OpenAI por nga ana tjetër mbingarkoi infrastrukturën e saj.

    Sipas CEOs Sam Altman, popullariteti i gjeneruesit të imazheve bërë që shërbimi të degradohej dhe të shtyhet lançimi i produktit për të gjithë përdoruesit. /PCWorld Albanian

  • “Kur do të martohet Mira Murati?” Pyetja e parë që nëna e shefes së teknologjisë së OpenAI i drejtoi inteligjencës artificale

    “Kur do të martohet Mira Murati?” Pyetja e parë që nëna e shefes së teknologjisë së OpenAI i drejtoi inteligjencës artificale

    Mira Murati, shefja e teknologjisë së OpenAI, kompanisë që ka ndërtuar sistemin e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka treguar se pyetja e parë që nëna e saj i bëri ChatGPT-së ishte se, “Kur do të martohet Mira?”
    Gjatë një interviste në Festivalin Cannes Lion 2024, Murati, e cila është me origjinë shqiptare, tregoi se si e motra i spiegoi nënës së tyre se çfarë ishte inteligjenca artificiale dhe se mund ta pyeste për gjithçka edhe në shqip.
    Pyetja e parë e nënës ishte se kur do të martohej e bija. Një pyetje, të cilës e motra iu përgjigj me humor, “Mama, nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale.”

    Kjo pjesë e intervistës e publikuar fillimisht në rrjetin social X, është kthyer tashmë në virale. Një komentues e cilësoi si “Biseda më tipike me një nënë shqiptare.”
    Mira Murati iu bashkua OpenAI në vitin 2018 dhe qysh atëherë ka qenë instrumentale në zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve të inteligjencës artificiale. Lidershipi i saj është vlerësuar nga drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha teknologjike, përfshi edhe Satya Nadella, CEO i Google.

  • Mira Murati sfidon industrinë e teknologjise me kompaninë e re të AI, rekruton emra të njohur

    Mira Murati sfidon industrinë e teknologjise me kompaninë e re të AI, rekruton emra të njohur

    onathan Lachman, ish-kreu i projekteve speciale në OpenAI, ka vendosur të largohet nga kompania dhe t’i bashkohet një laboratori kërkimor të inteligjencës artificiale të themeluar nga ish-shefja e OpenAI, shqiptarja Mira Murati. Ky është punësimi më i lartë që Murati ka bërë që nga largimi i saj nga OpenAI në shtator të vitit të kaluar, kur ajo filloi një sipërmarrje të re, e fokusuar në eksplorimin e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI).
    Murati ka rekrutuar deri tani rreth 10 studiues dhe inxhinierë nga kompani të njohura si OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind. Megjithatë, startupi i saj është ende në fazat e hershme dhe ende nuk ka një emër ose produkt të qartë, sipas burimeve të njohura me këtë kompani.

    Përveç kësaj, një zëdhënës i OpenAI konfirmoi largimin e Lachman, por as Murati dhe as Lachman nuk kanë bërë komentet publike në lidhje me këtë zhvillim.
    Kjo lëvizje vjen pas një periudhe të trazuar për OpenAI, që kulmoi me shkarkimin e papritur të CEO-s Sam Altman nga bordi i drejtorëve në fund të vitit 2023. Në atë periudhë, Murati ishte emëruar përkohësisht si CEO dhe më pas, pas një periudhe të pasigurisë, Altman u rikthye në krye të kompanisë.
    Kur Murati vendosi të largohej nga OpenAI, ajo e shoqëroi vendimin me një letër lamtumire, duke falenderuar Altman për mbështetjen dhe duke shpjeguar se po largohej për të nisur eksperiencën e saj personale.
    Pas largimit nga OpenAI, Murati filloi të punojë për një startup të ri që ka mbledhur deri tani mbi 100 milionë dollarë financime.

  • Një gjykatë Amerikane refuzon përpjekjet e Musk të bllokuar shndërrimin e OpenAI në entitet fitimprurës

    Një gjykatë Amerikane refuzon përpjekjet e Musk të bllokuar shndërrimin e OpenAI në entitet fitimprurës

    Një gjykatë Amerikane refuzoi ditën e Marte përpjekjet e miliarderit Elon Musk  për të penguar krijuesin e ChatGPT, OpenAI, të shndërrohet në një firmë fitimprurëse.

    Gjykatësja e qarkut amerikan, Yvonne Gonzalez Rogers në Oakland, Kaliforni tha se Musk nuk e ka përmbushur “kriteret për kërkuar për një urdhër paraprak” për të bllokuar konvertimin e OpenAI në një status fitimprurës.
    Megjithatë Rogers tha se ajo është e gatshme për një gjyq tjetër të përshpejtuar lidhur me këtë çështje drejt fundit të vitit.

    OpenAI është përpjekur të kalojë nga një organizatë jofitimprurëse në një entitet fitimprurës, gjë që thotë se duhet të bëjë për të siguruar kapitalin e nevojshëm për të zhvilluar modelet më të mira të inteligjencës artificiale.
    Krijuesi i chatbotit tha në një deklaratë se e mirëpret vendimin e gjykatës. Musk bëri një padi kundrejt OpenAI dhe CEO-s Sam Altman vitin e kaluar.

    Musk është një pre bashkëthemeluesve së bashku me Altman të OpenAI në 2015-ën. /PCWorld Albanian