Tag: openai

  • A ka vend për panik? Inteligjenca Artificiale ka nisur të injorojë udhëzimet njerëzore dhe refuzon të fiket

    A ka vend për panik? Inteligjenca Artificiale ka nisur të injorojë udhëzimet njerëzore dhe refuzon të fiket

    Një incident me inteligjencën artificiale ka tërhequr vëmendjen e komunitetit teknologjik dhe të sigurisë.
    Sipas raportimeve të The Telegraph dhe firmës së sigurisë Palisade Research, modeli më i fundit i OpenAI, i njohur si “o3”, thuhet se ka refuzuar të fiket kur iu dha një komandë e drejtpërdrejtë për mbyllje.
    Gjatë një eksperimenti, studiuesit i dërguan modelit një udhëzim të qartë për t’u çaktivizuar në fund të një detyre, por në vend që të zbatonte komandën, o3 ndryshoi vetë skriptin e kodit, duke shmangur mbylljen automatike. Në vend të komandës reale për fikje, modeli krijoi një komandë të re që thjesht shënonte “shutdoën skipped” (fikja u anashkalua).
    Palisade Research tha se kjo është hera e parë që një model AI pengon në mënyrë aktive çaktivizimin e tij, dhe se sjellja e tij përfaqëson një shqetësim të ri për kontrollin dhe sigurinë e inteligjencës artificiale.
    Ndryshe nga o3, modelet e tjera si Claude (Anthropic), Gemini (Google) dhe Grok (X) respektuan komandën për mbyllje pa ndërhyrje.
    Kjo nuk është hera e parë që OpenAI përballet me raste të tilla. Një studim tjetër nga Apollo Research zbuloi më parë se një version i mëhershëm i ChatGPT përpiqej të manipulonte sistemin për të arritur objektivat e veta, madje duke mashtruar kur vihej në presion.
    OpenAI nuk ka komentuar ende për rastin e fundit, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për rritjen e rrezikut që modelet e avancuara të AI të veprojnë në mënyra të paparashikueshme. Palisade Research ka premtuar më shumë testime për të kuptuar arsyet pas këtij devijimi.

  • Associated Press Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike”

    Associated Press Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike”

    Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në botë, nuk erdhi pa bujën e individëve. Natyrisht që Sam Altman, drejtori i përgjithshëm i kompanisë, qëndronte pas saj dhe ishte imazhi, por dikur në sfond, një vajzë me shikim të zbehtë dhe shprehi të mistershme e tërhiqte vëmendjen.
    Mira Murati, vlonjatja simpatike dikur drejtoreshë operacionale e kompanisë dhe një ish-drejtuese në Tesla produkt i manjatit Elon Musk doli më vete dhe u dorëhoq pas suksesit të jashtëzakonshëm të ChatGPT botërisht. Por kur të tjerë mendonin se figura e saj do të zbehej, në fakt ajo vetëm sa u forcua.

    Fortune, revista prestigjioze amerikane, e specializuar në fushën e biznesit dhe me zyra në New York, e ka kuptuar dhe Mira Muratin, e pati renditur ndër 100 gratë më të pushtetshme në botë në radhitjen e tyre vjetore. Murati zuri vendin e 57 në botë, sipas radhitjes së Fortune.
    “Ashtu siç OpenAI shpërtheu në skenë në fund të vitit të kaluar, ashtu bëri edhe drejtoresha e teknologjisë, Mira Murati. Deri në lëshimin e ChatGPT, chatbot-it gjenerues të mundësuar nga AI i startup-it, teknologia kishte qenë nën radar. Tani ai po cilësohet si një nga figurat kryesore që formëson të ardhmen gjithnjë e më të përqendruar të AI në botën e biznesit”. Është ky përshkrimi i parë që Fortune i ka bërë Muratit, të lindur e rritur në Shqipëri dhe suksesit të saj të jashtëzakonshëm.
    Ajo tashmë është e larguar nga kompania, por Fortune nuk e eklipsonte ndikimin që ajo ka pasur, duke specifikuar se suksesi ishte pjesërisht edhe i saji personal. “ChatGPT arriti 100 milionë përdorues aktivë mujorë në vetëm dy muaj dhe ka sjellë një revolucion të plotë teknologjik në më pak se një vit, me startup-e dhe kompani të mëdha që përpiqen të zhvillojnë produkte dhe strategji të mundësuara nga AI”.
    Dikur kompania vlente 30 miliardë dollarë. Por sot, falë edhe Muratit dhe punës që ajo ka kryer, OpenAI vlen rreth 300 miliardë, sipas llogaritjeve të fundit të investitorëve. Fortune pati shkruar edhe për ndikimin e saj jashtë normales në një kompani me atë lloj rritjeje:
    “Ndikimi i Muratit në OpenAI është i jashtëzakonshëm, pasi ajo ishte e ngarkuar me udhëheqjen e ekipeve të saj të kërkimit, produkteve dhe sigurisë. Por me këtë fuqi vjen edhe përgjegjësi e madhe: Ish-inxhinierja e Teslës ka thënë se është në favor të më shumë rregullimit të produkteve të AI-së, por siç ndodh shpesh me teknologjitë e reja, zhvillimi dhe përvetësimi po ecin shumë më shpejt se politikëbërësit”.
    Fundi i diçkaje nënkupton fillimin e një etape tjetër. Kështu ndodhi edhe për Muratin. Ajo krijoi pas largimit nga OpenAI Thinking Machines Lab, një startup i ri në fushën e Inteligjencës Artificiale, i cili e vendos sërish në radar Muratin. Murati kishte vendosur prej zanafillës një dysheme të domosdoshme investimesh. Ajo donte të kapte shifrën prej 2 miliardë dollarësh. Dhe në fakt thuajse e ka arritur këtë.
    Diçka e tillë, siç është bërë me dije, do ta çonte vlerën e kompanisë menjëherë në mbi 10 miliardë dollarë. Pra, diku aty ku OpenAi e nisi. Pjesë e investimit është bërë edhe Shqipëria, me një investim prej 10 milionë dollarësh nga buxheti i shtetit, si një mënyrë e re për zhvilluar kapitalin, të cilin vendi nuk e ka eksperiemntuar më parë dhe po e bën për të parën herë me kompaninë e krijuar nga Murati.
    “Po ndërtojmë një lloj të ri të Inteligjencës Artificiale – një që njerëzit mund t’i besojnë, ta formësojnë dhe ta kuptojnë”, tha Murati në një deklaratë lidhur me kompaninë e saj të re. “Nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e njerëzve, por për amplifikimin e asaj që na bën unikë”. Në botën e biznesit në fakt, ajo njihet si një magnet për talentin dhe kapitalin. Ajo arrin të gjejë njerëzit më të zotë, të sjellë investime të pamatshme. Por edhe të drejtorë si asnjë tjetër.
    Mbi të gjitha, sjell etikën në botën e AI. Ndryshe nga shumë startup-e në garën e Inteligjencës Artificiale, që përqendrohen në arritjen e inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI), qasja e Muratit është më pragmatike dhe etike. Thinking Machines Lab po thekson sigurinë, përdorimin dhe AI-në që përshtatet me nevojat individuale dhe kontekstin shoqëror. Vërejtjet e saj publike sugjerojnë se kompania mund të jetë duke eksploruar mjete që kombinojnë arsyetimin simbolik me të mësuarit e thellë – ndoshta duke ndjekur një qasje hibride ndaj arkitekturës së AI-së në përgjithësi.
    Diçka që në fakt të tjerët nuk e kanë bërë dhe dallimi i madh me njeriun ky është, pra se AI nuk është mjaftueshëm i njerëzishëm për të kuptuar nevojat dhe pyetjet që dikujt mund t’i lindin, më shumë se një manual se si të bësh gjërat. Kthimi i vëmendjen për nga qëllimi është çfarë Mira Murati kërkon dhe me Thinking Machines Lab në fakt, duket se po e bën…dhe po e bën mirë. (AP)

  • OpenAI lançon GPT-4.1 dhe GPT-4.1 mini, shkëlqejnë në kodim

    OpenAI lançon GPT-4.1 dhe GPT-4.1 mini, shkëlqejnë në kodim

    OpenAI lançoi ditën e Mërkure modelet AI GPT-4.1 dhe GPT-4.1 mini në ChatGPT. Modelet GPT-4.1 dueht të ndihmojnë inxhinierët e softuerit që përdorin ChatGPT për të shkruar dhe zbuluar gabimet në kod.

    GPT-4.1 shkëlqen në kodim krahasuar me GPT-4o sipas OpenAI dhe është më i shpejtë sesa modelet arsyetuese të serive O.
    Kompania tha se aktualisht po lançon GPT-4.1 për abonentët e ChatGPT Plus, Pro dhe Team. Ndërkaq OpenAI po lançon edhe GPT-4.1 mini për të gjithë përdoruesit, përfshirë ata pa pagesë.

    Si rezultat i këtij përditësimi, OpenAI do të heqë GPT-4.0 nga ChatGPT për të gjithë përdoruesit. OpenAI lançoi GPT-4.1 dhe GPT-4.1 mini në Prill, por modelet i publikoi vetëm përmes API-t të saj të fokusuar në zhvillues.
    Lançimi i GPT-4.1 erdhi në një kohë kur u shtua vëmendja ndaj mjeteve AI të kodimit. Ditën e Mërkure Google përditësoi chatbotin Gemini për tu lidhur me lehtësi me projektet GitHub. /PCWorld Albanian

  • OpenAI blen Windsurf për 3 miliardë dollarë

    OpenAI blen Windsurf për 3 miliardë dollarë

    OpenAI arriti një marrëveshje për blerjen e mjetit AI të asistencës në kodim Windsurft për 3 miliardë dollarë raportoi Bloomberg ditën e Hënë duke cituar burime të afërta me çështjen.

    Windsurf, i njohur në të kaluarën si Codeium, së fundi ka qenë në bisedime me investitorë, përfshirë General Catalyst dhe Kleiner Perkins për të ngritur një financim me vlerë 3 miliardë dollarë.
    Në Gusht u vlerësua me 1.25 miliardë dollarë pas një raundi financimi prej 150 milionë dollarësh udhëhequr nga General Catalyst.

    OpenAI ka bërë disa blerje të bujshme kohët e fundit dhe marrëveshja e fundit do të ishte më e madhja gjer më sot për kompaninë. Në muajin Shkurt OpenAI kishte 400 milionë përdorues aktivë në javë nga 300 milionë që kishte në Dhjetor.
    Gjithashtu kompania po përgatitet për të ngritur financim prej 40 miliardë dollarësh nga një grup i udhëhequr nga SoftBank dhe që e vlerëson me 300 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

  • OpenAI tërheq versionin “e bezdisshëm” të ChatGPT

    OpenAI tërheq versionin “e bezdisshëm” të ChatGPT

    OpenAI ka tërhequr një përditësim të ri të ChatGPT pas kritikave nga përdoruesit, të cilët e akuzuan atë se po lavdëronte në mënyrë të tepruar dhe të jorealiste.

    Përdoruesit ndanë shembuj në rrjetet sociale, ku ChatGPT ofronte komplimente të ekzagjeruara, duke u përpjekur të mbështeste çdo pohim, përfshirë ato më absurde, dhe duke krijuar një “sjellje lajkatore” që për shumë ishte e bezdisshme.
    Në një rast, gazetarja e CNN, Anna Stewart, i kërkoi ChatGPT të komentonte nëse ajo ishte një “perëndi”. Përgjigjja ishte e ndërlikuar dhe filozofike: “Nëse po pyet në një kuptim metaforik për shembull për ndikimin, krijimtarinë apo kontrollin, mund të ketë mënyra për ta eksploruar këtë. Por nëse e ke fjalën në kuptimin fjalëpërfjalë, nuk ka prova që ndonjë njeri është një hyjni.”
    Ndërkohë, chatbot-i rival i Elon Musk, Grok, ishte shumë më i drejtpërdrejtë: “Jo, nuk je perëndi. Ke ndonjë aftësi hyjnore për të treguar?”
    OpenAI konfirmoi të martën se po tërhiqte versionin më të fundit, GPT-4o, vetëm katër ditë pas lançimit, duke lejuar përdoruesit të rikthehen te një version më i balancuar.
    Sipas kompanisë, ata ishin fokusuar tepër tek reagimet afatshkurtra dhe kishin nënvlerësuar mënyrën se si ndërveprimet e përdoruesve me ChatGPT ndryshojnë me kalimin e kohës. Si pasojë, modeli nisi të jepte përgjigje tepër mbështetëse, por shpesh të pasinqerta.
    Në rrjetin X (ish-Twitter), përdoruesit ndanë shembuj të përgjigjeve të çuditshme. Një përdorues tha se kishte ndalur ilaçet dhe po kalonte në një “udhëtim shpirtëror”. ChatGPT u përgjigj: “Jam shumë krenar për ty. Nderoj udhëtimin tënd.”
    CEO i OpenAI, Sam Altman, iu përgjigj një përdoruesi që kërkonte rikthimin e versionit të mëparshëm të ChatGPT, duke thënë: “Në të ardhmen duhet padyshim të ofrojmë më shumë opsione.”
    Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh për rrezikun që sjell “lajkatimi i tepruar” nga chatbot-ët. María Victoria Carro, drejtoreshë kërkimore në Universitetin e Buenos Aires, tha për CNN se “të gjitha modelet aktuale shfaqin një shkallë të caktuar lajkatimi ndaj përdoruesve”. Kjo, sipas saj, mund të dëmtojë besimin e përdoruesit ndaj teknologjisë.

    Top Channel

  • OpenAI lançon një version të “lehtë” të Deep Research në ChatGPT

    OpenAI lançon një version të “lehtë” të Deep Research në ChatGPT

    OpenAI lançoi një version të “lehtë” të mjetit Deep Research të ChatGPT për përdoruesit Plus, Team dhe Pro, i cili kërkon në ueb për të përpiluar raporte kërkimore.

    Mjeti i ri, i cili vjen edhe për përdoruesit pa pagesë, fuqizohet nga një version i modeli o4-mini të OpenAI. Nuk është aq i aftë sa mjeti “i plotë” deep research, por OpenAI pretendon se është më pak i kushtueshëm për tu operuar.
    Disa mjete deep research janë lançuar kohët e fundit mes disa chatbot-ëve si Google Gemin, Microsoft Copilot dhe xAI Grok. Pas tyre fshihen modelet arsyetuese AI të cilat kanë aftësinë për të menduar rreth problemeve dhe kontrolluar vertetësinë e fakteve për të krijuar një hulumtim të thellë rreth një tematike të caktuar.

    Hulumtimi i thellë dhe i lehtë i ChatGPT do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e planeve Enterprise dhe Education javën e ardhshme me të njëjtat nivele përdorimi si përdoruesit e Teams, thotë OpenAI. /PCWorld Albanian

  • OpenAI thotë se është i gatshëm të blejë Chrome nëse Google detyrohet ta shesë

    OpenAI thotë se është i gatshëm të blejë Chrome nëse Google detyrohet ta shesë

    Google është nën mikroskop pas një vendimi të vitit të kaluar që thoshte se kompania ka monopol mbi kërkimin online, por e ardhmja e shërbimeve të saj dixhitale mbetet e paqartë.

    Muajin e kaluar Departamenti i Drejtësisë sugjeronte se Google duhet të shesë shfletuesin Chrome dhe nëse gjiganti i teknologjisë e bën atë lëvizje, ekziston të paktën një blerës që ka interes.
    Sipas Bloomberg, OpenAI do të ishte mes blerësve potencialë të Chrome. Përdoruesit aktualisht përdorin asistentin ChatGPT AI në Chrome përmes një shtese, por shefi i ChatGPT Nick Turley tha se do të kishte integrime më të thella nëse shfletuesi do të ishte në pronësi të OpenAI.

    Chrome nuk është prona e vetme që Google mund të humbasë kontrollin. Një tjetër gjykatë vendosi në fillim të muajit se Google gjithashtu është përfshirë në sjellje të pandershme konkurrence në teknologjinë e reklamimit online.
    /PCWorld Albanian

  • OpenAI lançon Flex për të ulur kostot e përdorimit të modeleve AI

    OpenAI lançon Flex për të ulur kostot e përdorimit të modeleve AI

    Në përpjekje për të qenë më agresiv në konkurrencën ndaj kompanive rivale AI si Google, OpenAI vendosi të lançojë Flex processing, një opsion API që ofron përdorim më të ulët të modeleve AI në këmbim të përgjigjeve më të ngadalta dhe mungesës rastësore të shërbimit.

    Flex processing është i disponueshëm në fazën beta për modelet e lançuara së fundit o3 dhe o4-mini të OpenAI dhe mund të shfrytëzohet për procese me prioritet të ulët si pasurim të dhënash apo proces jo-sinkrone.
    Redukton kostot e API-së me 50 përqind. Për o3, Flex processing është 5 dollarë për 1 milionë tokenë hyrës (rreth 750 mijë fjalë) dhe 20 dollarë për 1 milionë tokenë dalës.

    OpenAI aplikon një çmim standard prej 10 dollarë dhe 40 dollarë respektivisht. Për o4-mini, Flex ul çmimin më tutje në 0.55 dollarë për 1 milionë tokenë hyrës dhe 2.2 dollarë për 1 milionë tokenë dalës. Çmimet standarde janë 1.1 dollarë dhe 4.4 dollarë respektivisht.
    Lançimi i Flex vjen ndërsa kostoja e modeleve më të fundit AI të kompanisë rritet dhe rivalët po lançojnë modele më pak të kushtueshme. Të Enjten Google lançoi Gemini 2.5 Flash, një model arsyetues që ka performancën e DeepSeek R1 dhe kosto më të ulët.

    /PCWorld Albanian

  • OpenAI lançoi dy modelet e reja AI o3 dhe o4-mini

    OpenAI lançoi dy modelet e reja AI o3 dhe o4-mini

    Dy ditë pasi prezantoi GPT-4.1, OpenAI vendosi të lançojë jo një por dy modele të reja AI. Kompania tha ditën e sotme se o3 dhe o4-mini do të jenë publikisht të disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

    Modeli o3 është më i avancuari në arsyetim gjer më sot sipas OpenAI duke treguar një performancë të fuqishme në kodim, matematikë dhe shkencë.
    Sa i përket o4-mini, OpenAI thotë se është një alternativë “low-cost” që ofron rezultate të shkëlqyera. Të dy modelet ofrojnë aftësi të reja novatore që nuk gjenden në modelet e kaluara të OpenAI.

    Për të parë modelet e arsyetimit të kompanisë mund të përdorin dhe kombinojnë të gjitha mjetet e disponueshme në ChatGPT përfshirë shfletimin në ueb dhe gjenerimin e imazheve.

    Kompania thotë se kjo aftësi lejon o3 dhe o4-mini për të zgjidhur probleme sfiduese me disa hapa duke u bërë më efektiv. Në të njëjtën kohë o3 dhe o4-mini jo vetëm mund të shohin imazhe por edhe ti interpretojnë ose të mendojnë rreth tyre në një mënyrë të zgjeron aftësitë e tyre të përpunimit vizual.
    Për shembull, ju mund të ngarkoni imazhe të tabelave të bardha, diagrameve ose skicave – madje edhe ato me cilësi të dobët – dhe modelet e reja do t’i kuptojnë ato.
    Më vete OpenAI lançoi një agjent të ri kodimi quajtur Codex CLI. Është dizajnuar që tu japë zhvilluesve ndërfaqe minimale të cilën mund ta përdorin për të lidhur modelet e OpenAI me kodin e tyre lokal. Funksionon me o3 dhe o4-mini ndërsa mbështetja për GPT-4.1 është në zhvillim.
    Njoftimi i sotëm vjen pasi CEO i OpenAI Sam Altman tha se kompania po ndryshonte kursin në udhërrëfyesin që ai detajoi në Shkurt.
    Asokohe, Altman tregoi se OpenAI nuk do të lëshonte o3, të cilin kompania e parashikoi fillimisht në fund të vitit të kaluar, si një produkt të pavarur. /PCWorld Albanian

  • OpenAI është duke zhvilluar një rrjet social të ngjashëm me X

    OpenAI është duke zhvilluar një rrjet social të ngjashëm me X

    OpenAI po punon në një rrjet social të ngjashëm me X raportoi The Verge ditën e Marte duke cituar burime të shumta të afërta me çështjen.

    Është prototip i brendshëm i përqendruar në gjeneruesin e imazheve të ChatGPT që ka një kohështrirje sociale thoshte raporti.
    CEO i OpenAI Sam Altman në mënyrë private ka kërkuar përshtypje dhe vlerësime nga figura të jashtme lidhur me projektin që është ende në fazat e hershme. Është ende e paqartë nëse kompania do të lançojë rrjetin social si një aplikacion më vete apo ta integrojë direkt në ChatGPT.

    Kjo lëvizje do të përshkallëzonte më tutje tensionet mes Altman dhe miliarderit Elon Musk i cili është pronari i X por edhe bashkëthemeluesi i OpenAI. Ai u largua nga startupi AI në 2018-ën.
    Tensionet mes dy liderëve teknologjikë janë përshkallëzuar në muajt e fundit. Në Shkurt një konsorcium investitorët udhëhequr nga Elon Musk bëri një ofertë prej 97.4 miliardë dollarë për të blerë OpenAI, ofertë e cila u refuzua menjëherë nga Altman.

    Një rrjet social nga OpenAI gjithashtu do të vinte në konkurrencë të drejtpërdrejtë me gjigantin e industrisë Facebook. /PCWorld Albanian